OBORRI MBRETOR SHQIPTAR                      ROYAL COURT OF ALBANIA

 

Rezidenca: Vishnje, Petrelė                               TEL/FAX: 00355 4 271 191                       P.Box. Kutia postare Nr.8170,

Tiranė, SHQIPĖRI                                        

Tirana , ALBANIA

 

Tiranė, 5 korrik 2004

NMT LEKA I: Takime dhe angazhime nė mbėshtetje tė

Lėvizjes pėr zhvillim Kombėtar

-Njoftim pėr shtyp-

 

Kėto ditė NMT Leka I ėshtė takuar me pėrfaqėsues tė disa partive politike, me personalitete publike, profesorė tė Universitetit tė Tiranės, tė Magjistraturės, ekonomistė, specialistė tė agrobiznesit, tė financave, gazetarė, shkrimtarė, etj. nga tė gjitha krahinat e trojet shqiptare. Janė shkėmbyer mendime pėr pjesėmarrjen e tyre aktive nė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Pjesėmarrėsit nė kėto takime i vlerėsuan drejtimet dhe synimet e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar si shumė tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme nė situatėn aktuale politike, ku kompromiset dhe marrėveshjet po vazhdojnė nė dėm tė Shqipėrisė dhe tė Kombit Shqiptar. Si shembuj pėr kėtė u permenden rezultatet e Samitit tė Stambollit, raportet nga SHBA dhe BE, veprimet dhe qėndrimet e papėrgjegjshme pėr Ligjin e Pronave dhe pėr Kompensimin e tė Pėrndjekurėve Politikė, me votimin, ku u vodh hapur vota e deputetėve, Marrėveshja pėr Komisionin Parlamentar pėr korigjimin e Kodit Elektoral dhe votimi i pėrshpejtuar pa zbatuar procedurat parlamentare.

Njėkohėsisht, NMT Leka I ka marrė shumė letra dhe mesazhe nga subjekte tė ndryshme pėrfaqėsimi nga e gjithė Shqipėria, nga Prizreni, Ferizaj, Peja, Mitrovica, Tetova, Dibra, nga pėrfaqėsues tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, nė Svicer, nė Francė, nė Belgjikė, nė Suedi, nė SHBA, nė Britaninė e Madhe, nė Itali, etj. Ata mbėshtesin Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar dhe angazhohen pėr tė dhėnė ndihmesė aktive pėr tė sjellė ndryshimet, qė kėrkon populli shqiptar dhe ka marrė pėrsipėr kjo Lėvizje e drejtuar nga Leka I.

Me kėtė rast po ju pėrcjellim deklaratėn e plotė tė disa shkrimtarėve: Hysen Sinani, Sadik Bejko, Ibrahim Gani, Izet Shehu, Kastriot Mahilaj, Koēi Petriti, Mexhit Premēi, Pano Taēi, Perikli Jorgoni, Qazim Sheme, Shpėtim Kelmendi, Zimo Krutaj:

ME SYTĖ E BALLIT, TĖ ZEMRĖS DHE TĖ MENDJES

Deklaratė e njė grupi shkrimtarėsh nė mbėshtetje tė

Lėvizjes pėr zhvillim Kombėtar

Naltmadhėria Juaj,

Ne, njė grup shkrimtarėsh shqiptarė, qė e kemi ndjekur me vėmendje dhe interesim tė veēantė nisjen Tuaj tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, kemi besuar qėllimin Tuaj tė lartė pėr tė bashkuar nė kėtė Lėvizje tė gjithė ata, qė munden dhe duan t’i shėrbejnė popullit shqiptar pėr tė dalė nga gjendja e mjerueshme, nė tė cilėn ndodhen.

Ne, si shkrimtarė tė njė vendi tė bukur por fatkeq, dimė ta shohim realitetin me tri palė sy, me sytė e ballit, me sytė e zemrės dhe me sytė e mendjes, prandaj dhe mundemi ta kuptojmė mė mirė se disa tė tjerė, qė mund ta shohin kėtė realitet tė dhimbshėm vetėm me sytė e ballit.

Duke e parė me kėto tri palė sy kėtė politikė tė keqe ekonomike, qė ia bėn mė tė rėndė jetėn shqiptarit jo vetėm sot, por edhe pėr tė nesėrmen, e pėrshėndesim Lėvizjen Tuaj.

Duke e parė me kėto tri palė sy polirazimin e padurueshėm tė politikės shqiptare, e cila, pėr mė shumė se dhjetė vjet tranzicion, nuk ka sjellė veē varfėri pėr popullin dhe pasurime marramendėse pėr njė grup pushtetarėsh tė pandėrgjegjshėm pėr detyrėn ndaj atyre qė i kanė zgjedhur, e mbėshtesim Lėvizjen Tuaj.

Duke e parė, gjithashtu, me kėto tri palė sy, njė politikė tė jashtme krejt servile, atje ku nuk duhet tė jetė arrogante, atje ku duhet tė jetė e urtė dhe e menēur pėr t’i shėrbyer interesave tė popullit, ne, qė dimė tė ndiejmė e tė mendojmė ndryshe nga ata, qė, si kuptim tė pare, i japin jetės sė tyre vetėm pėrfitimin personal,i bashkohemi Lėvizjes Suaj me gjithė zemrėn dhe mendjen tonė, tė cilėn do tė dimė ta vemė nė shėrbim tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, sapo tė na krijohen mundėsitė.

…Me kėtė Deklaratė ne shprehim vullnetin tonė.