Korrieri, 12/28/2001

Kadare: Pengjet kosovare, racizem i ri

Shkrimtari i madh, leter te hapur Presidentit te Frances, Zhak Shirak: Ka nje vend "demokratik" si Jugosllavia, ku njerezit mbahen ne pranga per shkak te ideve te lirise. Eshte shqetesuese qe ndaj popullit shqiptar lejohen gjera qe tashme jane te tejkaluara dhe qe nuk lejohen kunder asnje populli tjeter ne Europe

Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, nepermjet nje letre derguar, Presidentit francez Zhak Shirak, ka kerkuar ndihmen e zyrtarit te Larte ne zgjidhjen e ceshtjes se te burgosurve politike shqiptare, qe mbahen ende ne burgjet ne Jugosllavi.

Shkrimtari i madh, thote se shkak per riperseritjen e kesaj kerkese u be deshmia e shqiptarit me emrin Besim Zymberi, qe arriti te dale nga burgu i Mitrovices se Sremit, ne Serbi. Kete deshmi, thote Kadare, ma ka drejtuar boterisht mua si shkrimtar, bashke me thirrjen deshperuese qe t'ia bej te njohur publikut europian dhe mundesisht atij boteror.

"Une, nje peng shqiptar ne nje kamp serb te perqendrimit ju kerkoj ndricimin e nje deshmie per nje ankth qe mbahet i fshehte nga institucionet e fuqishme nderkombetare", fillon letren-deshmi Besim Zyberi, duke e perfunduar ate me "Ne, pengjet shqiptare, jemi hebrejte e fundit qe mbahemi ne kampet hitleriane te Milloshevicit, edhe pas renies se tij... Dhe te gjithe bejne sikur nuk na shohin!!!"

Ismail Kadare, ne letren drejtuar Presidentit francez Shirak, duke perfshire deshmine e shqiptarit te posa-liruar shprehet: "Zoti President ky eshte thelbi i ceshtjes: Ne kontinentin tone europian, te kesaj hapesire perendimore, qe eshte ne balle te luftes per nje bote te re demokratike e morale, ka nje vend me emrin Jugosllavi, ku mbahen ende njerez te vene ne pranga, per shkak te ideve te lirise. Dhe ky vend pretendon te quhet demokratik, dhe ketij vendi i hapen cdo dite dyert gjithkund, pa u kujtuar kush ta detyroje te heqe dore nga kjo mizori".

"E kuptoj fare mire se c'do te thote te mos kapercehet masa e gjerave, e kuptoj sidomos se bota e sotme ka probleme te tjera dramatike dhe nuk mund t'i lejoje vetes luksin per t'iu kthyer e rikthyer halleve te nje populli, qofte edhe kur ky popull ka arsye. Jam i ndergjegjshem pra, per te gjitha keto, e megjithate dicka tronditese me shtyu te kapercej kete arsyetim e t'ju drejtohem publikisht me kete leter", i shkruan Kadare Presidentit francez.

Shkrimtari i madh, thote se ndryshe nga c'trumbeton propaganda antishqiptare populli shqiptar eshte teper i duruar dhe i matur ne kerkesat e tij, dhe per te vertetuar kete fakt ai jep deshmine e shqiptarit besim Zyberi i cili shkruan: "Me 10 qershor 1999, fill pas Marreveshjes se Kumanoves, qe i dha fund konfliktit midis NATO-s dhe Milloshevicit, rreth 1 milion shqiptaret e Kosoves u turren te kthehen ne token e tyre, prej nga ishin shperngulur mizorisht. Po ate dite, me 10 qershor 1999, trupat serbe, duke u larguar nga Kosova rrembyen 2050 shqiptare per t'i marre me vete e per t'i lidhur me hekura ne burgjet e tyre. Cdo burgim pa faj eshte nje tragjedi, por te burgosesh diten e lirise, tragjedia eshte e dyfishte, e dhjetefishte".

"Njeriu qe me letren e tij me ka shtyre t'ju drejtohem Ju eshte nje nga personazhet e kesaj tragjedie. Me te drejte ai ben pyetjen: Si eshte e mundur qe Kryqi i Kuq Nderkombetar, Komisariati i Larte per te Drejtat e Njeriut ne OKB, Keshilli i Europes (Komiteti kunder tortures) te jene kaq shperfilles per pengjet shqitpare? A do te ndodhte keshtu ne qofte se keta pengje do te ishin amerikane, gjermane apo franceze? Si eshte e mundur qe presidenti i shpallur demokrat, Kostunica, e aq me teper me profesion jurist, te tregoje te njejten pandjeshmeri, te njejten egersi e racizem si Milloshevici ndaj te burgosurve shqiptare? Se fundi si eshte e mundur qe askush nuk e qorton per kete gje?", shprehet Kadare.

"Pavaresisht se c'mund te keni degjuar per mbrapeshtite dhe gabimet e shqiptareve, une me pergjegjesi te plote Ju perseris se ky eshte nje popull teper i duruar dhe aspak ankimtar. Duke iu referuar letres nga burgu, po Ju kujtoj bombardimin prej avioneve te NATO-s te burgut famekeq te Dubraves ne Jugosllavi, ku ishin mbyllur qindra shqiptare. Me qindra ishin te vraret e te plagosurit. Sikur te mos majftonte ky tmerr, shhqiptaret duhej te duronin talljet cinike te rojeve serbe. Po prisni lirine prej NATO-s? Ja, c'ju erdhi prej saj!

C'fare ka ndodhur ne te vertete, askush nuk e tregon. Si eshte e mundur qe qindra shqiptare te tjere u vrane prej clirimtareve te tyre, ne rrethana misterioze? Si ndodhte qe rojet serbe largoheshin gjithmone perpara bombardimit, kurse te burgosurit shqiptare mbeteshin nen meshiren e fatit, shpesh here te lidhur ne pranga? C'loder makabre dhe e pashpirt eshte luajtur nen kurriz te tyre prej zbulimit serb dhe agjenteve te tyre ne organizmat europiane?

Loja makabre u perserit disa here. E megjithate, zoti President, besoj se nuk keni degjuar ndonjehere prej popullit shqiptar as ankime, as protesta, as mitingje per kete tmerr. Populli shqitpar, duke qene mirenjohes ndaj Perendimit qe po i sillte lirine, e uli koken, as mallkoi, as uleriu kunder avioneve perendimore, por ne heshtje e rezinjacion varrosi viktimat e tij.

Keshtu ndodhi ne pranveren e vitit 1999, por keshtu nuk mund te vazhdoje me. Pasi e ke shtypur dhe masakruar nje popull per vite te tera, pasi i ke shkuar ne thike se paku 1000 foshnja nen 5 vjec, sic e ka pohuar vete shtypi serb (gazetari Filipovic ne gazeten "Le Monde" e "Liberation"), pasi i ke perdhunuar qindra vajza e gra te reja, se fundi pasi i ke shperngulur barbarisht rreth 1 milion njerez, te vazhdosh prape ta provokosh, ta fyesh, te tallesh me tragjedine e tij, t'ia mohosh martirizimin, ta shtysh drejt deshperimit dhe akteve qe pjell deshperimi, kjo zoti President eshte e papranueshme per cdo ligj te njerezimit.

Mbajtja e te burgosurve politike shqiptare ne Jugosllavi ben pjese ne strategjine e provokimit sistematik, strategji e perpunuar me cinizem vite me rradhe. Me ane te ketij provokacioni synohet qe shqiptaret te bejne gabime, ne menyre qe te justifikohet pastaj goditja kunder tyre. Kjo loje ka vite qe vazhdon ne Ballkan. Ju e dini zoti President se nuk eshte hera e pare qe une kam ngritur perpara jush ceshtjen e te burgosurve politike shqiptare. Nuk e di ne qofte se gjate vizites tuaj ne Beograd u fol per kete ceshtje.

Eshte shqetesuese qe ndaj popullit shqiptar lejohen gjera qe tashme jane te tejkaluara dhe qe nuk lejohen kunder asnje populli tjeter ne Europe. Kjo tregon se nje racizem i ri po lind ne kontinent. Ideja e Europes, realiteti i saj, nuk mund te bashkejetojne perbri asnje lloj racizmi. Ndergjegja europiane nuk mund te jete e qete me kete njolle brenda saj. Liria e Europes nuk mund te jete e plote pa lirine e popujve qe se paku perfshihen brenda kufijve te kontinentit.

Per kete hall te madh te popullit tim, e sidomos per tragjedine e pengjeve te tij, qe ishte dhe shtysa e kesaj letre, une ju drejtova juve, zoti President. Franca aq shume e degjuar si ne Shqiperi, si ne Jugosllavi, e ka ne dore te ndermarre nje aksion te ngutshem per keta njerez te lidhur ne hekura, oret e te cileve jane teper te gjata, sic jane oret e roberise. Ju drejtohem me shprese se ju do ta beni kete zoti President, me shprese se ky do te jete fillimi i nje aksioni me te gjere per kthjellimin e atmosferes se renduar te krejt gadishullit te vuajtur ballkanik" perfundon Ismail Kadare, letren drejtuar Presidentit Francez, Zhak Shirak.

ATSH

Nje shqiptar i burgosur ne qelite serbe, Besim Zymbeli, i shkruajti shkrimtarit te njohur Ismail Kadare me 9 nentor, nepermjet nje letre te hapur ne gazeten "Korrieri". "Kam pershtypjen, i dashuri shkrimtar, se edhe mendjes Suaj te thelle, i ka shpetuar permasa e gjere dhe e dhimbshme e tragjedise se pengjeve shqiptare", shkruan i burgosuri i burgut te Mitrivoces se Sremit, Serbi. "Ne, pengjet shqiptare ne burgjet serbe, jemi hebrenjt e fundit, qe mbahemi ne kampet hitleriane te Milloshevicit edhe pas renies se tij", shkruante me pas ai ne letren per shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare. I cili i eshte pergjigjur te nesermen, me 10 nentor, po nepermjet "Korrieri"-t, letres se Besim Zymberit, i burgosur ne burgjet serbe. "Ju jeni pjese e takses se rende qe populli shqiptar ka paguar e vazhdon te paguaj per lirine. Dy grupe te medha njerezore ishin ne balle te flijimit. Te vraret e te masakruarit nga njera ane. Te lidhurit me hekura, ne anen tjeter", shkruante Kadare.


 http://www.korrieri.com/  © Copyright 2001 Korrieri