http://www.kohajone.com/

20082002 © Koha Jone 2001 All Rights reserved

Leka Zogu i afrohet pronave


Anila Basha/ Oborri Mbreteror po behet gati per te rimarre disa prona te trasheguara nga Mbreti Zog. Trashegimtari i Fronit Leka Zogu, i cili qendron ne Tirane, ne nje rezidence dhe zyra te marra me qira, menjehere pas kthimit te tij ne Shqiperi ka filluar tratativat per marrjen e pronave te te atit. Por, nje ligj ende ne fuqi, i vitit 1993 per ndarjen e pronave, madje nje nen i posacem i ketij ligji, pengon familjen mbreterore dhe vete pretendentin e fronit per marrjen e godinave dhe tokave qe i takojne. Sipas nje prononcimi zyrtar te shefit te Zyres se Oborrit Mbreteror, Fluturak Germenji, aktualisht po punohet per te gjetur mundesite ligjore per kthimin e pronave te Familjes Mbreterore. Ne fakt, pretendenti per Fronin do te perfitoje si shume ish-pronare te tjere, te cilet do te gezojne pronat e tyre, pas ndryshimit te ligjit te vitit '93. Aktualisht, ka 3 projekte per kthimin dhe kompensimin e pronave. Nje i paraqitur nga qeveria, nje tjeter nga nje grup deputetesh me iniciative te PR-se, dhe i fundit i hartuar nga Shoqata Pronesi me Drejtesi. Te tre variantet konvergojne ne piken e shfuqizimit te nenit te posacem qe pengon Leka Zogun per te marre pronat e tij. Kjo i jep edhe me shume garanci mbreteroreve se mund te marrin trashegimite e tyre, si Pallatin e Brigadave, Vilen e famshme te Durresit, Pallatin e Pioniereve, Biblioteken e Vjeter te Tiranes, godina ku eshte tani Akademia e Shkencave, prona ne Shiroke, Divjake, Delvine dhe Burgajet. "Ne nuk kemi ndermend qe te nxjerrim njeri jashte", thote Germenji. Ideja eshte qe te gjithe ata qe ndodhen aktualisht ne pronat e Zogut ta demshperblejne ate si pronar qe eshte. Ka edhe nje absurd. Vila e Durresit eshte komplet pa zot, duke i rene suvaja, flitet se aty qendron nje repart me ushtare italiane, kur Leka Zogu eshte me qira. Ndersa per Pallatin e Brigadave ka nje pikepyetje. Ka dy teza, qe Zogu ka qene dhe qe nuk ka qene pronar i kesaj godine. Mbreteroret thone se kane te gjithe dokumentacionin e nevojshem qe verteton se ajo godine ka qene prone e Ahmet Zogut. Germenji shpreson se kjo ceshtje do te mund te zgjidhet brenda ketij viti.

Mundesia e ktimit te pronave te Zogut, sipas te dhenave, po shihet edhe nga Qeveria Shqiptare. Burime te "KJ" prane Keshillit te Ministrave thane per gazeten se duhet nje kohe e gjate per t'u finalizuar nje ide e tille dhe behet fjale qe pretendentit te Fronit Mbreteror t'i kthehet vetem Vila e Durresit. Megjithate, duhet te pergatiten nje varg aktesh ligjore te cilat duhet te kalojne nga Ministria e Drejtesise dhe me pas Ministria e Ekonomise, per t'u miratuar dhe kaluar parimisht nga qeveria shqiptare dhe me pas me nje ligj te posacem ne Parlament.

Kryeministri Nano, disa dite me pare, pas nje takimi qe pati me kryetarin e Partise Demokratike te Shqiptareve te Maqedonise Arber Xhaferri tha se "qeveria shqiptare po sheh mundesite ligjore per t'i kthyer Leka Zogut disa nga ish-pronat qe kishte ne dorezim". Kaq ka mjaftuar te deklarohet nga Qeveria, ndersa idete kane filluar te ravijezohen edhe ne Keshillin e Ministrave. Iniciativa ende nuk eshte bere konkrete, por eshte duke e diskutuar ne nje rreth te ngushte ekspertesh. Pas vendimit te marre nga Parlamenti Shqiptar per kthimin ne Shqiperi te pretendentit per Fron Leka Zogu, ky eshte nje tjeter vendim i rendesishem qe pritet te merret nga qeveria e me pas nga Parlamenti. Sigurisht duhet pak konsensus politik. Por Leka Zogu gezon jo pak mbeshtetje nga te dy kampet, pozite e opozite.