20/09/2002 © Koha Jone 2001 All Rights reserved

http://www.kohajone.com/

 35 deputete bashkohen per camet
Ceshtja came pritet te debatohet nga Kuvendi shqiptar. Dje, 35 deputete nga pothuaj i gjithe spektri politik shqiptar firmosen nje rezolute te inicuar nga deputeti i PBK-se, Shpetim Rroqi. Rezoluta "Rroqi" ka si qellim respektimin e te drejtave te popullsise came. Dokumenti i mbeshtetur ne deklaraten universale te te drejtave te njeriut synon integrimin e Shqiperise ne strukturat europiane. Rezoluta qe pritet te firmoset sot nga deputetet e Partise Demokratike do t'i drejtohet Kuvendit grek, Parlamentit Europian dhe kongresit amerikan. Rroqi nuk perjashtoi mundesine, qe ceshtja e popullsise came te shqyrtohet edhe ne gjykaten e Strasburgut. Ne nje interviste per "KJ" deputeti i PBK, Shpetim Rroqi, shprehet se beson ne vullnetin e deputeteve per te mbeshtetur rezoluten dhe ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes edhe nga Kuvendi grek.

Z. Rroqi, ju keni ndermarre nje iniciative per mbrojtjen e ceshtjes se popullsise came. Per cfare behet fjale konkretisht?

Kjo eshte nje rezolute e Kuvendit shqiptar, pra, eshte nje projekt qe une e kam pergatitur, duke bashkepunuar me specialiste dhe duke u konsultuar me arkiven. Rezultati i punes tremujore eshte nje rezolute, e cila kerkon respektimin e standardeve nderkombetare. Nuk behet fjale per destabilizim apo per rivendikime territoriale, sic po mundohet dikush ta thote. Ky nuk eshte nje problem qe mund te cenoje marreveshjen e asociim-stabilizimit. Kjo eshte nje rezolute per kete popullsi te traumatizuar, qe eshte masakruar dhe qe eshte njohur edhe nga dokumentet nderkombetare, per te cilen eshte i interesuar Keshilli i Europes, Parlamenti Europian dhe kongresi amerikan. Greqia, duke qene nje nga anetaret e Komunitetit Europian qe ka permbushur me teper standarde nga sa ka permbushur Shqiperia duhet ta shikoje me vemendje kete problem pa pasur tabu dhe ky eshte qellimi i kesaj rezolute. Ne dokumentin ne fjale une i jam drejtuar edhe Kuvendit grek qe te shikoje mundesine e zgjidhjes se ketij problemi, pasi prona eshte e shenjte, e paprekshme dhe e patjetersueshme.

Pse eshte ndermarre tani nje iniciative e tille?

Sepse ne kete moment vete shoqata "Cameria" ka bere nje pune vertet te mire per sensibilizimin. Nje arsye tjeter eshte se vitin tjeter ne baze te ligjit, qe ka miratuar Kuvendi grek skado afati i regjistrimit te pronave te paluajtshme. Ne jemi ne kohe per te mundesuar ate qe u takon dhe qe eshte e parashikuar edhe nga konventat nderkombetare.

Folet per shkelje te te drejtave te njeriut. Ne cilat nene te deklarates universale eshte shkelur kjo e drejte?

Ne kete rezolute shprehet shqetesimi. Nuk ka pretendim per trajtimin aspak serioz te problemeve te popullsise came. Konkretisht, mbeshtetur ne protokollin numer 4 te Konventes Europiane, ne nenin tre thuhet se, "askush nuk mund te debohet me dhune ne mase individuale ose kolektive". Kjo ka ndodhur me popullsine came, pra, eshte perzene me dhune. Mbeshtetur ne nenin 6 te deklarates universale thuhet se, "cdo njeri ka te drejten qe t'i njihet personaliteti juridik ne cdo vend dhe ne cdo rast". Pra, cdo njeri, ne menyre individuale, kerkon nenshtetesine ne nje vend ku te doje ai. Neni 15 i deklarates universale thote se, "askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij". Kjo ka ndodhur me popullsine came pikerisht permes nje dekreti te vitit 1953 te Presidiumit te Kuvendit Popullor te atehershem, i pambeshtetur ne asnje ligj te asaj kohe.

Sa deputete e kane firmosur Konventen dhe cilen force politike perfaqesojne?

Ne rastin konkret, kjo eshte nje iniciative e grupit parlamentar te Ballit Kombetar, por rezoluten e kam formuluar une dhe duke menduar qe ky formulim eshte i nje deputeti, une u kam kerkuar ne menyre individuale deputeteve ta lexojne dhe ta firmosin. Sot ishte dita e pare qe une kam punuar me deputetet ne seance. Numri eshte i kenaqshem dhe ka kaluar te 35-en. Pergjithesisht kam punuar me qendren dhe me ate te majte per te kaluar aty ku une besoj se, do ta kem shume me te lehte, perkrahjen nga deputetet e djathte te Kuvendit shqiptar.

Deputetet e PD ende nuk e kane firmosur rezoluten. A keni kontaktuar me ata per kete ceshtje dhe nese po, cili eshte qendrimi qe ata mbajne paraprakisht?

Besoj se ne funksionojme si koalicion dhe nuk ka asnje arsye per te pasur probleme ne kete rezolute, sepse po sot kam degjuar se nje rezolute e tille mund te hape probleme per asociimin e Shqiperise. Nuk ka lidhje. Respektimi i te drejtave te njeriut nuk mund te hape probleme. Po na kerkohet qe te respektohen keto te drejta ne menyre qe te hapen edhe negociatat. Ne rast se nuk firmoset nga deputetet demokrate, pergjegjesite jane personale, por edhe kolektive si force politike.

Une jam i sigurte se do te kete mbeshtetje kjo rezolute, sepse kjo ka nje fryme europiane dhe mbeshtetet ne nenet e Kartes Europiane. Nuk ka arsye qe ne t'i nxjerrim probleme Europes kur ne i referohemi asaj. Une jam vertet iniciator i nje rezolute te tille, por tashme autoresia ka kaluar nga Shpetim Rroqi tek te gjithe ata qe tashme jane deputete firmetare.

Kujt do t'i drejtohet kjo rezolute?

Kjo rezolute i eshte drejtuar Kuvendit grek, qe te gjendet mundesia per zgjidhjen e problemit, pra, po kerkohet qe problemi i kesaj popullsie te masakruar t'u lihet e drejta sepse jane gjithsej 280.000, ndoshta me shume qe presin.

A ekziston mundesia qe kjo ceshtje te shkoje deri ne Strasburg, meqenese behet fjale per shkelje te te drejtave te njeriut?

Patjeter. Nese nuk ekziston vullneti, do te veprojne gjykatat dhe gjykatat japin vendime perfundimtare, qe kane edhe pasoja me pas. Une nuk besoj qe te mos kete mirekuptim nga Kuvendi grek qe i drejtohet se pari kjo rezolute, PE, Kongresi amerikan, parlamenteve te vendeve nenshkruese te ketyre konventave, qe jane shkelur dhe per te cilen ngarkohet Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi per t'ua percjelle autoriteteve qe u jemi drejtuar. Une besoj shume ne demokracine greke, ne eliten intelektuale greke qe nuk kane probleme te agravuara, sic ka ne Shqiperi, ku cdo person mund te behet deputet, minister, etj. Ne Greqi vleresohet e verteta dhe une besoj se, ata njerez duke qene te detyruar nga disa kushte nga BE nuk do t'i nxjerrin probleme vetes.

Mendoni se nje iniciative e tille mund te cenoje marredheniet shqiptaro-greke?

Aspak. Une kam pershtypjen se kjo do t'i rregulloje keto marredhenie. Ka shume njerez qe nuk duan ta pranojne se ky eshte nje problem qe realisht ekziston. Nese nuk duhet ta shikojme kete problem, atehere situata do te agravohet. E mira do te ishte qe te mos ngjallen fobira, sepse cdo tabu ngjall nje fobi. Kjo largon nga ana psikologjike edhe nje tension ipotetik ne marredheniet midis Greqise dhe Shqiperise. Dua te sqaroj se nuk po kerkohet me ngulm qe Cameria eshte e jona. Ketu kerkohet vetem respektimi i te drejtave te njeriut.

Intervistoi: Nevila Perndoj


Pjese nga rezoluta e firmosur dje nga 35 deputetet
Kuvendi pasi vlereson se, zgjidhja e ketij problemi do te ndihmonte pozitivisht ne zhvillimin e sigurise dhe bashkepunimit paqesor rajonal ne Ballkan, pasi vlereson se, zgjidhja e ketij problemi do te shenonte nje hap te madh per respektimin e te drejtave te njeriut ne zbatim te deklarates universale, pasi vlereson se, zgjidhja e ketij problemi do te zhvillonte me tej marredheniet e fqinjesise midis Shqiperise dhe Greqise ne kuadrin e politikave integruese, vendosi qe t'i beje thirrje Parlamentit grek te ushtroje kompetencat e tij ne zgjidhjen e problemit te popullsise came, t'i beje thirrje PE, Kongresit amerikan, Parlamentit te vendeve nenshkruese te deklarates universale, te perdorin te gjithe autoritetin e tyre per korrigjimin e nje padrejtesie historike mbi popullsine e martirizuar came nen respektimin e te drejtave te njeriut.

 Kthim ne realitet
Nga Gavrosh Levonja /Hapat e koheve te fundit ne marredheniet me Italine e Berluskonit dhe sidomos vizita e kryeministrit Nano ne Rome, nuk kishin si te mos sillnin reagime nga qarqe te ndryshme te fqinjit jugor, Greqise. Kjo, jo me shume per faktin se Greqia eshte nje konkurent qe mund te barabitet me Italine, fuqine e gjashte ekonomike te botes, sesa per ate qe keto pese vitet e fundit Athina ka dominuar ne Shqiperi ne te gjitha drejtimet sidomos ekonomikisht dhe politikisht. Gjate ketyre pese viteve Greqia pak nga pak spostoi Italine duke u shnderruar ne partnerin numer nje per Shqiperine. Konkretisht sot, tregu shqiptar dominohet nga produktet greke, apo qofte dhe ato te markes shqiptare, por qe jane filiale te ndonje kompanie nga Greqia. Nga ana tjeter, ngulitja e firmave greke ne Shqiperi u shoqerua dhe me nje braktisje te vendit tone nga pjesa dermuese e firmave italiane. Natyrisht ketu nuk perjashtohen dhe shkaqe te tjera sic ishte mungesa e sigurise, apo partneritetit dhe konkurences se ndershme. Gjithashtu, fillimi i privatizimit te sektoreve strategjike paralajmeroi se pronaret e ketyre sektoreve jetike do te ishin kompanite greke, ose filiale greke te ndonje ndermarrjeje te ndonje vendi tjeter. Keshtu, sot telefonia e levizshme eshte ne doren e grekeve "Cosmote" dhe "Panafon", ndonese kjo e dyta eshte filial i britanikes "Vodafone". Ne menyre te ngjashme ne tregun financiar shqiptar dominojne bankat greke, pa qene nevoja per t'u zgjatur ne fusha te tjera. Ndersa politikisht, Greqia filloi te konsiderohej nga zyrtaret shqiptare si nje aleat strategjik, ndonese akoma nuk ka abroguar fantazmen e absurde te ligjit te luftes. E njejta gje mund te thuhet dhe lidhur me qendrimin e Athines zyrtare per pronat e cameve, te debuar nga Greqia ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Nga ana tjeter, pavaresisht nga qendrimet korrekte zyrtare, nuk mund te kaloje pa krijuar nje ndjenje shqetesimi dhe fakti se ne Greqi operojne lirisht organizata qe ne baze te statuteve te tyre kane pretendimet per territoret e Shqiperise se Jugut. Deri ne nje fare mase, perpjekjet per te pasur nje vend dominues perligjeshin me pretendimet e Athines per te qene lidershipi i vendeve te ballkanit per t'u integruar ne Evrope. Mirepo, duke lene menjane oreksin grek si dhe entusiazmin momental dhe te pabazuar te ndonje zyre ne ndonje institucion, apo shtet te Evropes dhe, duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike te Greqise si dhe problemet qe vazhdon te kete me fqinjet, ne radhe te pare Turqine, ideja e nje Ballkani nen lidershipin grek ishte vetem nje utopi. Fakt eshte se BE vazhdon akoma dhe sot i jep lemosha Athines, per te mbajtur ne caqet e normalitetit parametrat e ekonomise se saj. Ne rastin e Shqiperise, pavaresisht nga ofertat me te leverdisshme ne privatizimin e ndonje sektori strategjik te ekonomise, kompanite greke veshtire se mund te jene ne gjendje qe te avancojne keta sektore ne nivelet optimale. Tani, duke kaluar tek Itaia, pa dyshim qe "persekutimi" i bere ndaj fqinjit te pertej detit ka qene absurditeti me i madh i politikes shqiptare te ketyre pese viteve. Madje, ndonese ne permasa minore kjo ka ndodhur edhe ne vitet e qeverisjes se PD-se. Dhe, kjo, ne menyre te natyrshme do t'i leshonte vendin bashkepunimit dhe lidhjeve midis mafieve te te dy vendeve, misherim i te cilit u be industria e skafeve. Duke mos vene ne diskutim pozicionin e Italise si anetare e klubit te shtateshes se vendeve me te industrializuara, historikisht Roma ka qene e interesuar per Ballkanin, si nje domosdoshmeri per te mbajtur ne eficense lidhjet e saj edhe me vendet e Lindjes se Mesme dhe te Afrikes Veriore. Nuk mund te harrohet se vendi qe Roma ka konsideruar si me te pershtatshmin per te ndertuar kemben e ures qe e lidhe me Ballkanin, ka qene Shqiperia. Por, ne konjunkturat e meparshme Italia per arsyen e mesiperme ka qene dhe ne rolin e mbrojteses se Shqiperise nga pretendimet e ndonje fqinji. Ahmet Zogu ne momentin e nenshkrimit te Paktit te Miqesise me Italine, shprehej se "jam i ndergjegjshem per interesat e politikes italiane, por per ne eshte me mire qe te shfrytezojme Italine per t'u mbrojtur nga dy fqinjet e tjere". Pas hapjes se Shqiperise, ishte pikerisht Italia ajo qe dha ndihmen kryesore ne perballimin e veshtiresive me te cilat ballafaqohej populli shqiptar ne ate fillim tranzicioni. Nga kujtesa e shqiptareve nuk mund te shlyhet lehte ajo qe u be gjate operacionit "Pelikan" nga ushtria italiane. Ne menyre te ngjashme, Italia me ushtaret e saj ishte forca e kryesore e operacionit "Alba" per te nxjerre Shqiperine nga kaosi i vitit 1997. Por, do te ishte gabim qe gjithcka ne "ngecjen" e marredhenieve shqiptaro-italiane te mbetej ne fushen e Tiranes zyrtare. E verteta eshte se perballe joshjeve nga Athina, politikanet shqiptare u gjenden dhe para nje ftohtesie dhe indiferentizmi nga e majta italiane ne pushtet. Praktikisht, pranvera e re ne marredheniet shqiptaro-italiane filloi lulezimin e saj fill pas ardhjes ne pushtet te te djathtes me ne krye Silvio Berluskonin. Keshtu, pas nje kohe te gjate, kryeministrat shqiptare te pas zgjedhjeve te 24 qershorit te vitit te kaluar, pa filluar akoma pune gjenin mbi tryeze ftesen e Berluskonit per te vizituar Romen. Perfundimisht, percaktimi i Italise si "terminal i Shqiperise per ne Evrope" eshte me i sakti dhe i bazuar ne realitetin e gjerave.