Koha Jone

http://www.kohajone.com/

21/08/2002

PLL: Fajin e ka qeveria
Legalistet akuzojne qeverine shqiptare per neglizhence lidhur me gjendjen e veshtire te krijuar ne kufirin me Greqine. Kryetari i PLL-se Ekrem Spahia, e cilesoi racist qendrimin e autoriteteve greke me emigrantet shqiptare ne te dyja pikat e kufirit ne Kapshtice dhe Kakavije, duke kerkuar nga Kryeministri Fatos Nano nderhyrje urgjente ne menyre qe kjo rraskapitje dhe lodhje e gjate te marre fund. "Socialistet e kane shpallur aleat strategjik te Shqiperise Greqine, fakt qe u deklarua edhe nga Kryeministri Nano ne parlament gjate paraqitjes se programit qeveritar. Shtetit, grek nuk i mjafton shfrytezimi i emigranteve shqiptare deri ne skllaverim, por ditet e fundit po demonstron me nje histeri te papare, racizmin ndaj shqiptareve", tha Spahia. Sipas tij ferri qe po perjetojne emigrantet ne Kakavije dhe Kapshtice, ka ardhur si pasoje se partneri strategjik i Shqiperise, ka bllokuar kalimin emigranteve pa asnje arsye te mireqene. Duke iu referuar situates se renduar te ketyre diteve ne kufirin jugor, legalistet japin alarimin e nje katastrofe humanitare, ne rast mos nderhyrjeje nga te dyja shtetet. Nderkaq sipas Spahise qeveria shqiptare eshte mjaftuar vetem me disa deklarata te thata per shtyp, duke ia lene fajin pales greke. Jashte vemendjes se PLL-se nuk ka ngelur edhe situata kritike ne pajisjen me pasapota, ku serish nuk mungojne radhet e pafund, kete radhe jo per faj te grekeve.

A.R

Shekulli 21/08/2002 http://www.shekulli.com.al/

Kreu i legalistėve fajėson ngathtėsinė e diplomacisė shqiptare pėr emigrantėt
Spahia: Bllokimi nė kufi vjen nga racizmi i grekėve

TIRANĖ - Partia Lėvizja e Legalitetit ėshtė shprehur me nota tė ashpra ndaj palės greke dhe shqiptare pėr bllokimin e mijėra shqiptarėve nė dy pikat e kalimit tė kufirit, Kapshticė dhe Kakavijė. Sipas kryetarit tė kėsaj partie, Eqerem Spahia, njė situatė e tillė vjen si pasojė e racizmit qė Greqia tregon ndaj shqiptarėve, edhe pse kėta tė fundit janė me dokumenta tė rregullta. "Pėrveē shfrytėzimit tė emigrantėve shqiptarė nė shtetin e vet, Greqia po tregon njė racizėm tė paparė ndaj shqiptarėve, duke bllokuar kalimin e tyre nė kufi me ditė tė tėra",- vuri nė dukje Spahia. Ai e quajti tė pajustifikueshme heshtjen e qeverisė shqiptare, e cila prej ditėsh flet pėr masa tė marra, por nuk ka dhėnė asnjė rrugė se si mund tė zgjidhet kjo situatė e rėnduar nė pikat e kalimit tė kufirit me Greqinė. Kreu i legalistėve kėrkoi nga qeveria shqiptare qė tė jetė mė efektive dhe mė e shpejtė nė kontaktet diplomatike me palėn greke, nė mėnyrė qė qytetarėt shqiptarė qė presin me ditė nė kufi, tė shpresojnė qė kjo situatė jo vetėm tė kalohet shpejt, por edhe tė mos pėrsėritet mė. "Partia Lėvizja e Legalitetit i kėrkon kryeministrit Nano qė tė angazhohet nė zgjidhjen sa mė shpejt tė situatės",- u shpreh Spahia. Ai bėri tė ditur se pala shqiptare duhet tė kishte reaguar, madje protestuar ndaj kėtij fenomeni, qė nė momentin kur nė kufirin me Greqinė makinat filluan tė mbanin radhėn. Heshtjen e zyrtarėve shqiptarė ndaj kėsaj situate, Spahia e quajti paaftėsi dhe dėshtim tė qeverisė dhe diplomacisė shqiptare, qė duhet tė kishin dalė nė mbrojtje tė qytetarėve shqiptarė. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet t'u kushtojė vėmendje mijėra qytetarėve qė vazhdojnė tė presin duke i ēuar atyre nė vend ndihmėn mjekėsore. Pėr Spahinė, ambulancat qė dėrgohen nė Kakavijė dhe Kapshticė janė tė pamjaftueshme pėr t'u dhėnė ndihmėn e duhur njerėzve qė presin me tre katėr ditė nė kufi, veēanėrisht kjo ndihmė duhet tė jepet shpejt pėr fėmijėt qė kėto ditė po jetojnė jashtė ēdo kushti normal tė jetės.