PĖRSHĖNDETJE ME RASTIN E

90-VJETORIT TĖ FESTĖS SONĖ KOMBĖTARE

28 NĖNTOR 1912 – 28 NĖNTOR 2002

Tė dashur motra dhe vėllezėr Shqiptarė,

 Ne pėrkujtojmė me nderim ngjarjen mė tė rėndėsishme tė Historisė Kombėtare, Shpalljen e Pavarėsisė dhe krijimin e Shtetit Shqiptar, Festėn tonė Kombėtare, ditėn e paharruar nga tė gjithė Shqiptarėt – 28 Nėntorin e vitit 1912.

 Ngritja e Flamurit Kombėtar nga Ismail Qemali nė Vlorėn historike, shėnoi fillimin e Shtetit modern Shqiptar nė atė kohė tė vėshtirė, kur po coptoheshin trojet tona amtare. Shqipja e filloi fluturimin e saj me shumė dhimbje, por e vendosur tė valėvitet krenare. Ndaj nė krah tė Ismail Qemalit ishin patriotėt mė tė mėdhenj tė kohės, nga Veriu e nga Jugu, nga Kosova e nga Ēamėria… Ata luftuan dhe derdhėn shumė gjak qė Flamuri Kombėtar tė valėvitet nė tė gjitha trojet shqiptare, qė Shteti Shqiptar tė vazhdonte me dinjitetin iliro-arbėror, qė ishin nė themelet e Historisė sė Tij. Dhe ky dinjitet u mbajt pėrballė sfidave mė tė mėdha tė kohės, nė luftra tė pabarabarta me armiq tė shumtė. Me kėtė rast duhet vlerėsuar njė gjė tepėr e rėndėsishme: Shqipėria ka pėsuar prej mėse dy mijė e ca vjetėsh invazione tė huaja. Janė ato qė filluan romakėt, barbarėt, sllavėt, osmanllinjtė, fashistėt. Por Kombi Shqiptar nuk u zhduk. E pra ka kombe nė botė, qė nuk patėn vazhdimėsinė historike si shqiptarėt, qė vinė nga Ilirėt dhe Arbėrit. Kombi shqiptar ėshtė vital dhe u ruajt, me ato qė janė tapia jonė: Gjuha Shqipe dhe Flamuri Kombėtar.

 Ne shqiptarėt, jemi krenarė: Atdheun dhe Kombin e kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmė gjithmonė, sepse e dimė mirė nga na vinė rreziqet. Kjo u duk me gjithė madhėshtinė e saj gjatė luftės nė Kosovė dhe ngjarjeve nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Shqipėria dhe shqiptarėt i treguan botės se kanė  dinjitet, se janė pėrkrah komunitetit ndėrkombėtar dhe nuk bėjnė genocid e shovinizma. Historikisht, Shqipėria nuk ka sulmuar asnjė prej komshinjve tanė. Ka qenė dhe ėshtė vatėr e qytetėrimit e civilizimit.  

Populli shqiptar e kujton me nderim Historinė Kombėtare. Tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė, e pėrkujtojnė me nderim tė veēantė Ditėn e Flamurit. Kėshtu ka ndodhur pėr 90 vjet rresht dhe kėshtu do tė ndodhė gjithmonė. Dita e Flamurit ėshtė njė ngjarje e shenjtė, qė bėn thirrje pėr bashkim tė tė gjithė shqiptarėve pėr Atdheun, pėr tė nderuar Flamurin Kombėtar dhe pėr t’i shėrbyer atij me dinjitet dhe me zemėr shqiptari.

 Motra dhe vėllezėr,

 Tashti edhe ne kemi ardhur pėr tė jetuar pėrgjithmonė nė Atdheun tonė tė dashur, me Ftesėn e mė shumė se gjysmės tė Deputetėve tė Kuvendit Shqiptar. Ne po e shohim se Shqipėria jonė e shtrenjtė ka vėshtirėsi tė mėdha nė rrugėn e saj. Kanė ndodhur edhe mė pėrpara gjėra jo tė mira nė Shqipėri. Qė nga eksodet me anije dhe shkatėrrrimet e mėdha tė vitit 1997. Vazhdojnė edhe sot trafiqet e korrupsioni. Ka filluar dhe gjakmarrja. Kjo vjen nga qė nuk janė zgjidhur akoma mirė problemet ekonomike e politike, prona dhe tė drejtat e njeriut, drejtėsia dhe ligji. Nė analizat e sotme ato pėrshkruhen si “liria nėpėrmjet ligjit”, “demokracia nėpėrmjet votės” dhe “autoriteti i qeverisjes”. Por kėto probleme nuk duhet tė pengojnė tė sotmen dhe tė ardhmen e gjeneratave tė rinisė shqiptare. Gjithmonė ka alternativa pėr tė siguruar punė pėr tė gjithė shqiptarėt, qė ata tė mos shkojnė si refugjatė nė vende tė tjera. Atdheu ynė i bukur ka pasuri tė mėdha pėr t’i shfrytėzuar pėr tė mirėn e popullit, qė tė mos mungojnė dritat dhe uji, qė shqiptarėt tė jetojnė nė paqe dhe begati nė trojet e tyre iliro-dardane. Por ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė gjithė bashkė tė kuptojmė se Shqipėrinė e begatojnė vetė shqiptarėt, duke punuar sėbashku me moton “Atdheu mbi tė gjitha!” Nė kėtė mėnyrė ne do sigurojmė rrugėn pėr t’u pėrfaqėsuar me dinjitet jo vetėm nė Ballkan e nė Europė, por edhe nė botėn e sotme moderne. Dhe kjo rrugė kėrkon qė mbi bazėn e pronės private, tė zbatojmė ligjin dhe drejtėsinė, tė forcojmė ekonominė, duke u siguruar punė tė gjithė shqiptarėve, pėr t’u dhėnė atyre mundėsinė qė ta ndreqin e ta zbukurojnė vetė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt, kėtė Atdhe qė na ka dhėnė emrin e nderuar tė Shqiptarit.

Nė kėtė ditė tė shėnuar tė Historisė sonė Kombėtare, u pėrcjellim vėllazėrisht pėrshėndetjet tona tė gjithė shqiptarėve, nė Shqipėri e nė Kosovė, nė tė gjitha trojet e tė parėve ku ata jetojnė, por edhe nė vende tė tjera, ku kanė shkuar pėr tė punuar. Ne besojmė se Flamuri ynė Kombėtar dhe dinjiteti i emrit tė Shqiptarit do tė na ndriēojnė gjithmonė nė rrugėn tonė.

 

 Vėllazėrisht

  

LEKA I – MBRET I SHQIPTARĖVE

 

 Tiranė, 28 nėntor 2002

 Site officiel de la Maison Royale d'Albanie