Nena Mbreteresha, mbreti
Leka, mbreteresha Suzane dhe princi Leka do te largohen nga Vila 4, prane selise
se qeverise. Banesa e re, nje vile moderne me 15 dhoma, ne periferi te
kryeqytetit, dy pishina, nje fushe basketbolli dhe nje oborr te bollshem. Oborri:
Arsyet e spostimit
Elton METAJ
Familja mbreterore shqiptare
do te ndryshoje serish vendbanimin. Por kete here jo per te shtuar listen e
gjate te shteteve ku ajo ka banuar prej largimit nga Shqiperia me 6 prill 1939.
Burime nga oborri mbreteror i thane dje "Korrieri"-t se Nena
Mbretereshe, mbreti Leka, mbreteresha Suzane dhe princi Leka do te zhvendosen ne
nje vile ne dalje te Tiranes, ne krah te autostrades qe lidh kryeqytetin me
qytetin e Durresit. Ne kete menyre, Leka Zogu dhe familja e tij do te lere Vilen
4, vetem pak metra larg selise se qeverise, ku ishte vendosur prej rikthimit ne
Shqiperi me 28 qershor.
Sipas oborrit mbreteror, arsyet
e transferimit, qe pritet te behet brenda nje jave dhe ndoshta te dielen apo te
henen, jane te lidhura me ndotjen e larte te ambjentit, qe ka rezultuar ne Vilen
4 dhe rreth saj. Permiresimi i shendetit te Nenes Mbretereshe dhe fillimi prej
saj i levizjeve, kerkojne, sipas oborrtareve, kushte me te qeta, qe duket se nuk
i ploteson vila prane bulevardit qendror te Tiranes dhe shume prane
institucioneve te rendesishme shteterore. Gjithashtu, arsye tjeter e spostimit
te vendbanimit te familjes mbreterore mesohet te jete edhe hapesira me e madhe
qe nevojitet tashme, pasi pritet mberritja brenda nje jave e bibliotekes,
mobiljeve dhe kujtimeve te mbretit Ahmet Zogu. Nje arkiv ky shume i rralle per
te cilin familja mbreterore dhe vete Leka Zogu mesohet te kene qene te
interesuar per ta sistemuar ne kushte sa me te mira. Dhe vila e re, ne dalje te
Tiranes, duket se ploteson nevojat e familjareve te mbretit Zog, pasi ajo ofron
dyfishin e kubatures se baneses aktuale, qe ndodhet pas hotel
"Rogner".
Banesa e re e Geraldines, Leka
Zogut dhe bashkeshortes e djalit te tij, eshte nje vile trekateshe, me kushte
shume moderne. E gjitha vila ka rreth 14-15 dhoma, te mobiluara me shije dhe me
nje sistem shume modern ndricimi. Gjithashtu, vila eshte e pajisur me dy pishina,
njera prej te cilave e destinuar per femijet. Nuk mungon ne kete kompleks edhe
nje fushe basketbolli. Per te cilen ndoshta princi Leka do te personi me i
interesuar. Gjithashtu, oborri perpara dhe rreth viles ofron te gjitha kushtet
shplodhese, mjaft te nevojshme edhe per Nenen Mbretereshe Geraldina, me nje
moshe te thyer.
Familja mbreterore mesohet te
kete mbetur e kenaqur nga ambjentet moderne dhe hapesirat e bollshme qe ofron
banesa e tyre e re, prone e presidentit te klubit te futbollit "Partizani",
Albert Xhani. Vila eshte pare gjithashtu edhe nga sherbimi i sigurimit te
familjes mbreterore per te marre masat e duhura. Ashtu si ne vilen 4, edhe ne
banesen e re te familjes mbreterore, masat e sigurise pritet te jene ne nje
shkalle te larte.
Ndonese data e transferimit te
Zogolleve ne banesen e re nuk eshte percaktuar ende, vila prane selise se
kryeministrise shume shpejt do te zbrazet. Ate do ta lene edhe truprojat e
shumte qe cdo terheqin vemendjen e kalimtareve. Tashme, per te disaten here prej
prillit 1939, familja mbreterore do te kete nje adrese te re. Ndoshta ne pritje
te zgjidhjes se problemit te pronave te mbretit Zog.
Cfare ofron vila
Vile trekateshe, ku do te banoje
prej javes se ardhshme familja mbreterore, eshte me kushte shume moderne. E
gjitha vila ka rreth 14-15 dhoma, te mobiluara me shije, si dhe me nje sistem
shume modern ndricimi. Gjithashtu, vila eshte e pajisur me dy pishina, njera
prej te cilave e destinuar per femijet. Ne kete kompleks modern ka edhe nje
fushe basketbolli. Ne te njejten kohe, oborri perpara dhe rreth viles ofron te
gjitha kushtet shplodhese, mjaft te nevojshme edhe per familjen mbreterore.
Nena Mbretereshe Geraldine
doli per here te pare ne ambiente publike, gjate diteve te fundit, qe pas
kthimit nga Franca, ne atdhe. Sipas Oborrit Mbreteror, gjendja mjaft e mire
shendetesore, pas nje rekonvaleshence te suksesshme, mundesoi daljen e Saj
publike, ne ambientet e Hotel "Rogner Europa Park" dhe ne qytetin e
Durresit. Nena Mbretereshe Geraldine, ne Hotel "Rogner", shtroi nje
dreke per nder te Konteshes Julia Hendriks, mbesa e Nenes Mbretereshe, me banim
ne Bruksel; baroneshes Miro Darenyi, mikeshe e femijerise se Nenes Mbretereshe,
me banim ne Keln te Gjermanise, si dhe baroneshes Mogdy Darenyi, vajza e
Baroneshes Miro Darenyi, me banim ne Sao Paolo te Brazilit, te ardhura enkas per
t'u njohur nga afer me shendetin e Geraldines. Sipas Oborrit, dreka kaloi mjaft
kendshem dhe zonjat mysafire mbeten teper te kenaqura nga pritja e mrekullueshme
e Nenes Mbretereshe Geraldine, e cila komunikoi me ta ne hungarisht, gjermanisht,
frengjisht dhe shqip. Gjithashtu, mjaft e kendshme mesohet te kete qene edhe
vizita e Nenes Mbretereshe ne qytetin e Durresit, vizite ne te cilen ajo ishte
shume e interesuar per te pare nga afer ndertesat publike te kohes se
mbreterimit te Saj gjate periudhes prill 1938-prill 1939. Dalja e pare ne publik
e Nenes Mbretereshe pas sherimit te plote eshte shfrytezuar nga perkrahesit e
monarkise dhe te familjes mbreterore per t'i uruar Madherise se Saj shendet e
jete te gjate, shoqeruar edhe me komplimenta dhe urime reciproke. Madje, takimet
e Madherise se Saj me adhuruesit durresake, mesohet te kene qene mjaft prekese
dhe mbreselenese, sepse evokuan kujtime dhe njohje te vjetra. Nena Mbreteresha
eshte rithyer ne atdhe prej pak javesh, pas nje kurimi disaditor ne France.
Pretendenti i fronit
mbreteror, Leka Zogu, duket se ka shtyre turin e tij ne disa rrethe te
Shqiperise. Sipas burimeve zyrtare te Oborrit Mbreteror, shkaqet e shtyrjes se
turit, te nisur me nje vizite ne Burgajet, fshati i lindjes se mbretit Zog,
jane te lidhura me ndryshimin e baneses se familjes mbreterore. Gjithashtu,
situata e krijuar ne vend si pasoje e permbytjeve te javes se fundit, ka
ndikuar ne shtyrjen e turit mbreteror, qe kishte percaktuar si etapa te tij te
ardhshme Shkodren dhe Vloren. Vete pretendenti i fronit mbreteror ishte
shprehur ne nje konference shtypi se do te zhvillonte nje tur te ngadalte ne
disa rrethe te Shqiperise. Duke paralajmeruar ne kete menyre se takimet e tij
me perkrahesit e monarkise nuk do te ishin intensive.
Etapat e nje turi 63 vjecar
Ne prag te Luftes se Dyte
Boterore, me 6 prill 1939, Mbreteresha Geraldine u largua nga Shqiperia, duke
qendruar perkohesisht ne Greqi. Dhe me pas ne Turqi, Rumani, Poloni, Letoni,
Suedi dhe Norvegji. Per te mberritur ne mesin e gushtit te vitit '39 ne
France, ku Familja Mbreterore qendroi deri ne maj te '40-tes. Me ftese te
Mbretit Xhorxh VII te Mbreterise se Bashkuar, vendosen ne Liverpul, ne nje
vile ne Sanindeil Esket, 60 km larg Londres. Ne kete zone ishin vendosur pas
emigrimit edhe disa familje te tjera mbreterore evropiane, si ajo e Holandes,
Belgjikes dhe familjet mbreterore nga Ballkani. Nga janari i vitit '46 deri ne
gusht te vitit '55, mbreti Zog dhe mbreteresha Geraldine, me oborrin mbreteror,
qendrojne ne Kajro si te ftuar te mbretit Faruk (me lidhje gjaku nga e ema,
Sadije Zogu). Ne oborrin e mbretit Faruk ndodheshin edhe shume familje
mbreterore te merguara si Romanovet e Rusise, Heset, Otomanet, dhe ajo e
Bullgarise (Mbreteresha Xhovana, Princi Simeon, Princesha Mari Luiza). Me
influencen qe fitoi Bashkimi Sovjetik ne Egjipt, ndikoi per largimin e
familjes mbreterore shqiptare nga ky vend. Ne gusht te '55-es Mbreti Zog dhe
oborri, rikthehen ne France, ku fillimisht vendosen ne Kane e me vone ne
Paris. Me 9 prill te vitit 1961, Mbreti Zog u nda nga jeta. Presidenti francez
Sharl De Gol jep urdher te vecante per organizimin zyrtar te ceremonise se
varrimit, gjate se ciles u hapen per shqiptaret nga e gjithe bota te gjitha
pikat kufitare. Me 15 prill te po ketij viti, ne prani te deputeteve te
Parlamentit te kohes se Mbreterise shqiptare dhe 70 te deleguarve nga
komunitetet e mergimtareve shqiptare, princ Leka beri betimin si Mbret i
Shqiptareve. Mbreteresha Geraldine tashme eshte Nena Mbretereshe. Nga viti '62
deri ne vitin '82, Nena Mbretereshe Geraldine vendoset ne Madrid te Spanjes.
Gjate kesaj kohe ndermerr udhetime ne SHBA, Kanada, Itali, Zvicer, Belgjike
etj., ku organizon takime me personalitetet boterore, si Papa Gjon Pali II dhe
kryetare shtetesh. Ne kete periudhe themelon fondacionin e saj "Nena
Mbretereshe". Ne vitin '82 deri ne vitin 2002 vendoset ne Afriken e Jugut.
Ndersa me 28 qershor te ketij viti rikthehet ne Tirane se bashku me familjen
mbreterore.