26/01/2002 - http://www.kohajone.com/

 
Gjykata per Zogun: Burg, po e beri edhe nje here
Tirane - Fajtor, por i lire. retendenti per fronin mbreteror Leka Zogu dje eshte shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranes, por kjo s'do te thote aspak se ai nuk eshte i lire. Dy vjet denim me kusht ka qene vendimi perfundimtar i trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ilir Celiku per pasardhesin e mbretit Zog. E interpretuar me thjeshte sipas ketij vendimi Leka Zogu eshte nje person i lire, por brenda dy vjeteve ai nuk duhet te kryeje asnje veper penale ne token shqiptare, sepse perndryshe mund t'i vihen prangat. Gjithsesi ky vendim e ka kenaqur mjafat palen e paditur. Avokati i Zogut, Vladimir Germenji ka pretenduar pafajesine per klientin e tij. Por nje fitore e tille ne shkallen e pare te gjyqesorit ka shume mundesi qe ne dy shkallet e tjera me te larta te kthehet ne pafajesi. Gjithsesi Leka Zogut dje nepermjet vendimit te Gjykates se Tiranes i jane rihapur perseri te gjitha rruget per t'u rikthyer ne Shqiperi.

Akuza dhe ngjarja

Organizator i kryengritjes se armatosur ishte akuza, qe prokuroria e Tiranes ngriti menjehere pas 3 korrikut te vitit 1998, ndaj pretendentit per frronin e mbretit te shqiptareve. Por menjehere pas ngritejs se kesaj akuze Zogu kaloi kufijte shqipatre te cilet nuk i ka shkleur me qe nga ai moment. Zogu ishte ne krye te demostruesve qe protestuan ne sheshin Skenderbej kunder manipulime qe sipas tyre ishin bere ne votimet per referedum. Referendum i zhvilluar ne 29 qershor po te vitit 1998 e hodhi poshte kerkesen e Zogut per rikthimin e monarkise ne Shqiperi. Nderkohe ky vendim i shpallur nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i kenaqi aspak monarkistet, te cilet si gjithmone iu drejtuan sheshit "Skenderbej" per te protestuar. Gjate mitingut pati jo vetem shkrehje te armeve te zjarrit, por edhe persona te vrare. Akuzat per keto vrasje kane qene te ndersjellta, organizuesit e mitingut ia hodhen fajin policise, ndersa keta te fundit pjesmarresve ne miting. Gjithsesi ne banken e te akuzuarve u ulen vetem dy persona (asnjeri fizikisht) Leka Zogu dhe ministri i Oborrit Mbreteror Abedin Mulosmani. Pas vdekjes se ketij te fundit ne Amerike i vetmi i akuzuar mbeti Zogu. Pas nderrimit te prokuroreve dhe zvarritjes se se procesit, prokurori i ri i ceshtjes Saimir Hysa ka kerkuar tre vjet burg, per te pandehurin, por jo per vepren penale te organizimit te kryengritjes, por te mitingjeve te paligjshme. Ndersa avokati mbrojtes ka kerkuar pafajesi duke thene se mitingut nuk e ka organizuar Leka, por Partia e Legalitetit dhe nese mund te akuzohej dikush per ate miting ishte pikerisht kjo e fundit. Gjykata e Tiranes ne vendimin e djeshem ka pranuar pothuajse te dyja kerkesat e para shpalljen fajtor te Zogut pavaresisht denimit me kusht dhe e dyta lenia e lire e tij.

Margarita Shehu

© Koha Jone 2001 All Rights reserved

 

 

http://www.shekulli.com.al/

Albanian  Independent Daily News Paper

Fifth  year Nr. 23(1393)

Editor-in-chief  ROBERT RAKIPLLARI

Saturday  26  /  1 /  2002

Gjyqtari Ilir Ēeliku e zbuti dje vendimin pėr Zogun. Prokuroria kėrkoi dėnimin e tij me 3 vjet burg 
Mbreti Zog, 2 vjet burg me kusht

Leka Zogu ėshtė i lirė tė kthehet nė Shqipėri pas mė shumė se 4 vjetėsh
Nga Alma Ēuka
TIRANĖ - Gjykata e Tiranės deklaroi dje fajtor tė pandehurin Leka Zogu, trashėgimtar i fronit mbretėror, dhe vendosi dėnimin e tij me dy vjet heqje lirie me kusht. Tashmė Leka Zogu ėshtė i lirė tė kthehet nė Shqipėri, por me njė kusht qė brenda dy vjetėve tė mos kryejė asnjė vepėr tjetėr penale. Gjykata tha dje se i pandehuri nuk mund tė dėnohet pėr grusht shteti apo pėr kryengritje nė 3 korrik, pasi njė akuzė e tillė nuk ėshtė vėrtetuar. Leka Zogu u dėnua pėr akuzėn e manifestimit tė turmave tė armatosura nė 3 korrik tė vitit 1997. Ky manifestim u organizua nga legalistėt kundėr Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve qė sipas tyre kishte manipuluar me votat e referendumit nė 29 qershor.
Vendimi
Njė javė mė parė, avokati Vladimir Germenji kėrkoi nga gjykata pafajėsinė e tė pandehurit. Dje avokati tha se ishte i kėnaqur me vendimin e dhėnė nga gjyqtari Ilir Ēeliku. Ndryshe u shpreh prokurori Ylli Basha. Ai tha se vendimin e dhėnė nga gjykata do ta apeloj, pasi nuk ishte dakord. Prokurori Basha kėrkoi nga gjykata dėnimin e tė pandehurit me 3 vjet heqje lirie. "Leka Zogu ka dalė pėrpara turmės, ka qenė i armatosur, ka udhėhequr turmėn, ėshtė ndeshur i pari me policinė. Duke parė gjithė kėto elementė nuk mė mbetet gjė tjetėr vetėm t'i kėrkoj gjykatės dėnimin e tij me tre vjet burg, pėr akuzėn e organizimit, tė grumbullimit dhe manifestimeve tė paligjshme me pjesėmarrje tė personave tė armatosur". Kjo ishte fjali e vetme me tė cilėn pėrmblodhi gjithė konkluzionet pėrfundimtare prokurori Ylli Basha. Por konkluzionet e tij nuk u morėn tė mirėqėna nga gjykata, e cila e dėnoi tė pandehurin me dy vjet burg me kusht.
3 korriku
Mė 3 korrik tė vitit 1997, Leka Zogu, sė bashku me Abedin Mulosmanin, i cili tashmė ka vdekur, kanė organizuar njė tubim tė madh proteste nė sheshin kryesor tė kryeqytetit me simpatizantė tė legalitetit dhe mbėshtetės tė monarkisė. Mė pas turma, nė krye tė sė cilės ishin Leka Zogu dhe Mulosmani, ėshtė drejtuar pėr nė Pallatin e Kongreseve ku ishte i vendosur Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve. Gjykata  tha se kanė qenė rreth 500 veta tė grumbulluar dhe rreth tyre nė njė distancė tė largėt, kanė qenė edhe 300 forca policie. Sipas gjykatės, nė turmė kishte edhe shumė persona tė armatosur. Gjykata tha se Leka Zogu ka tentuar tė futet brenda nė pallat, por ka hasur me gatishmėrinė e policisė. Para turmės, Leka Zogu,  ka deklaruar se monarkia nė referendum ka fituar dhe se votat janė manipuluar. Mė tej  Leka Zogu ėshtė shprehur se do tė mbrojė me ēdo kusht verdiktin e shqiptarėve. Thirrja qė Leka ka bėrė nė shesh ka qenė "do t'i mbroni votat apo jo". Kjo thirrje ka irrituar turmėn, e cila ėshtė nisur drejt Pallatit tė Kongreseve, ku si pasojė e plumbave tė gjuajtura pa njė drejtim tė caktuar, gjeti vdekjen shtetasi Agim Gjonpali. Sipas vendimit tė dhėnė nga gjykata, pjesėmarrjen e Leka Zogut nė tubimin e 3 korrikut e kanė pohuar edhe dėshmitarėt, shumica e tė cilėve kanė qenė nga radhėt e policisė. Por vendimi i djeshėm i gjykatės i ka krijuar mundėsinė Leka Zogut qė tė rikthehet nė Shqipėri pas mė shumė se 4  vjetėsh. Tashmė ai nuk ka ndonjė pengesė nga policia pėr tė hyrė nė Shqipėri, me pėrjashtim tė faktit se nuk duhet tė kryejė njė vepėr penale tė dytė, pasi rrezikon tė marrė dy dėnime njėherėsh.      
 

 

Tiranė: Gjykata e Faktit dėnon me 2 vjet burg (me kusht) Leka Zogun

TIRANE, 25 Janar/ATSH- G.Nako/.-Gjykata e Faktit e Tiranės dėnoi tė Premten me dy vjet burg me kusht Leka Zogun. I vetėshpalluri si pretendent pėr fronin mbretėror nė Shqipėri u gjykua nė mungesė pėr "organizimin dhe grumbullimin e manifestimit tė paligjshėm pėr rrėzimin e rendit kushtetues", pas zgjedhjeve tė Qershorit '97, si dhe pėr armėmbajtje pa leje". Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Ēeliku, vendosi tė shpallė fajtor Leka Zogun, duke e dėnuar atė nė mungesė me "dy vjet heqje lirie me kusht". Sipas Gjykatės, kjo do tė thotė se nėse gjatė kėtyre dy viteve, ndaj Leka Zogut do tė hapet ndonjė procedim i ri penal, atėhere ai do tė vuajė dėnimin e dhėnė sot. Dy seanca mė parė, prokurori i kėsaj ēėshtjeje, Ylli Basha, i kėrkoi Gjykatės deklarimin fajtor tė Zogut dhe dėnimin e tij me 3 vjet burg. Fillimisht, Leka Zogu dhe Abedin Mulosmani (ndaj tė cilit ėshtė pushuar akuza pėr shkak tė vdekjes sė tij), u akuzuan pėr veprėn penale tė "organizimit e grumbullimit tė manifestimit tė paligjshėm pėr rrėzimin e rendit kushtetues, pas zgjedhjeve tė 29 qershorit '97, si dhe pėr armėmbajtje pa leje". Nėn kėtė akuzė, ata u dėnuan me nga 3 vjet burg mė 25 Nėntor tė vitit 1999 nga Gjykata e rrethit tė Tiranės. Prej njė viti, dosja nė ngarkim tė tyre ndodhet nė tė njėjtėn Gjykatė, me vendim tė Gjykatės sė Apelit, e cila e cilėsoi "tė parregullt gjykimin e ēėshtjes". /rimi/
2002-01-25  


Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.