Copyright 2002 Shekulli - 30/12/2002 http://www.shekulli.com.al/

 Xhaferri : les entretiens de la guerre et les rapports avec l'ancien UĒK

 Ekskluzivisht nė kėtė prag viti flet pėr “Shekullin” kryetari i PDSH-sė, z. Arbėn Xhaferi

 NĖ MES TĖ KUDHRĖS DHE ĒEKANIT

Lideri i Partisė Demokratike tė shqiptarėve tė Maqedonisė, z.Arbėn Xhaferi nė kėtė prag fundviti ekskluzivisht pėr “Shekullin” rrėfen pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me partinė tė cilat ai e drejton. Cili ishte roli i PDSH-sė gjatė periudhės sė konfliktit, takimi i parė nė Tiranė me ish-liderin e UĒK-sė, z. Ali Ahmetin. Trysnia e ndėrkombėtarėve, qė tė hiqte dorė nga nėnshkrimi i marrėveshjes sė Prizrenit. Cila ishte kundėrpėrgjigja e z. Xhaferit. Pse PDSH-ja humbi zgjedhjet parlamentare. Cilat ishin rezultatet e PDSH -sė gjatė qeverisjes sė saj. Komenti i tij ndaj akuzave qė i drejtohen PDSH-sė pėr korrupsion dhe kontrabantė, cilat janė sfidat qė i presin shqiptarėt e tė gjitha hapėsirave pėr vitin 2003 pėr kėto dhe ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme Xhaferi i sqaron nė kėtė intervistė.
Z Xhaferi, gjatė periudhės qė ishin nė qeveri, Ju gjithnjė jeni shprehur se Kushtetuta ėshtė gjenerator i krizės. Mendoni se ndryshimet kushtetutore, mund tė ndodhnin pa luftė, apo kjo e fundit erdhi si rezultat se mllefit ndaj politikės sė PDSH-sė?
Pėrgjigje: Pėr ta kuptuar mė drejt raportin mes politikės dhe vazhdimit tė saj me mjete lufte duhet marrė parasysh konteksti kohor, por do tė thoja edhe ai hapėsinor. Ėshtė e qartė se opsioni i luftės u shfaq nė hapėsirat jugosllave pėr shkak se ky shtet hyri nė njė fazė tė destabilizimit, tė shthurjes, kur vetvetiu hapen tema tė mėdha. Kėto tema, si ēėshtja e pėrkatėsisė sė territorit apo pasurisė qė gjendet nė tė zakonisht nuk mund tė zgjidhen lehtė me mjete politike.Gjatė historisė sė njerėzimit luftėrat kanė shpėrthyer pėr shkak tė territoreve dhe tė pasurisė natyrore apo ekonomike qė gjendet nė tė. Ėshtė njė teori qė thotė se territori fitohet me luftė, ndėkaq tė drejtat fitohen me politikė. Maqedonia ėshtė njė vend i paradokseve tė shumėfishta, prandaj me politikė vėshtirė fitohen tė drejtat. Sė kėndejmi shpėrtheu lufta, por jo pėr territor, por pėr tė drejta. Them qė, duke u pėrpjekur t'u iket teorive tė konspiracionit, apo zhvleftėsimit tė motiveve patriotike tė dėshmorėve tė rėnė, konteksti i jashtėzakonshėm historik e solli nė skenė luftėn si mjet pėr pėrkufizime tė reja tė pozicionimeve dhe interesave kombėtare. Lufta si fenomen mund tė sjellė tė mira nėse grupi politik qė e nis atė e kontrollon nisjen, zhvillimin dhe pėrfundimin e saj, mirėpo mund tė lerė pasoja tė rėnda nėse nuk ekziston ky kontroll politik. Kur zvetėnohet kontrolli ose qėllimi politik, atėherė humbet kohezioni ushtarak dhe shfaqen elemente tė ndryshme destruktive, qė personalizojnė gjithēka dhe e degjenerojnė situatėn e sigurisė. Pyetja juaj le hapėsirė pėr ide se lufta nė Maqedoni u bė pėr shkak tė mosbesimit tek uniformimi i politikės. Refuzoj tė besoj se lufta nė Maqedoni tė ketė pasur njė motiv kaq banal, pra detronizimin e PDSH-sė, ngaqė do tė ishte absurde vdekja e shumė dėshmorėve pėr qėllime tė tilla. Nga ana tjetėr PDSH-ja, sidomos ajo, s'mund tė cilėsohet nė asnjė mėnyrė se ka pasur politikė tė ngurtė, por pėrkundrazi ajo ka zhvilluar njė politikė kreative dhe duke marrė parasysh tė gjithė faktorėt, ajo ka arritur tė japė maksimumin. Gjatė mandatit tonė shqiptarėt kishin pėrgjigje politike pėr cdo situatė dhe sfidė, madje edhe pėr luftėn. Shqiptarėt kishin siguri, qarkullonin lirshėm nė tėrė territorin e Maqedonisė, ndėrkaq sot s' kanė siguri nė lagjen e vet e lė mė tė shkojnė nė Week-end. Nuk fajėsoj, por thjesht konstatoj. Kam bindjen se populli me nostalgji do ta pėrkujtojė kėtė fazė tė qeverisjes sė PDSH-sė.
2. Shpesh janė hedhur hipoteza se partia qė ju drejtoni, krijon njė lloj komoditeti nė institucionet e sistemit. Pyetja konkrete ėshtė kjo: Ēfarė realizuat gjatė qeverisjes dhe sa i pėrmbushet synimet tuaja pėr tė cilat i premtuat elektoratit, sa qėndron teza se nuk arritėt tė ēoni deri nė fund proceset e nisura?
Pėrgjigje: Ēdo parti politike i ka vlerėsimet e veta pėr atė se ēka mund tė realizojė dhe ē'ėshtė prioritare pėr mandatin e saj tė qeverisjes. Por, qeverisja nuk ėshtė tėrėsia e veprimit politik. Ka dhe forma tė tjera tė veprimit politik qė nuk kanė tė bėjnė fare me ēėshtjen e qeverisjes. Siē dihet PDSH-ja u paraqit nė skenėn politike me njė qasje tė re pėr modalitetet e funksionimit tė shteteve multietnike dhe pėr ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Kėto pėrcaktime PDSH-ja i formėsoi nė kuadėr tė njė teorie politike, koherente dhe plauzabile, tė pranueshme. Sa i pėrket Maqedonisė shpjeguam pėr vėshtirėsitė e funksionimit tė demokracisė sė shumicės brenda njė shoqėrie multietnike. Vlerėsuam saktėsisht se kjo formė e demokracisė e transformon atė nė njė procedurė eliminimi, kryesisht mbi baza etnike. Kjo praksė,qė lirshėm zbatohej nė periudhėn e kaluar synoi qė, njė realitet multietnik ta vė nė kallėpin e njė koncepti etnocentrik pėr shtetin. Konstatuam se kjo shpėrputhje nė mes konceptit dhe realitetit ėshtė burim i krizės, madje paralajmėruam dhe mundėsinė e konfliktit ndėretnik. Kur e morėm pushtetin filluam t'i ndėrrojmė pak nga pak tė gjithė ata faktorė qė i margjinalizonin shqiptarėt nė sistem nė mėnyrė ekstreme. Punėn e parė qė bėmė ishte vendosja e raporteve tė partneritetit nė koalicion pėr tė treguar qartė se dėshirojmė tė marrim pjesė nė proceset e vendimmarrjes nė tė gjitha fushat, veēmas nė ato qė kishin tė bėnin ngushtė me ēėshtjen shqiptare nė Ballkan. Pėr sė pari herė njė parti politike manifestoi peshėn e votės sė lirė tė shqiptarit nė institucione tė sistemit duke u bėrė garant i interesit dhe i sigurisė shqiptare. Mendoj se kjo fazė e parė, para shpėrthimit tė konfliktit ishte faza ku shqiptarėt pa marrė parasysh nga janė, ata e ndienin veten shumė tė sigurtė nė Maqedoni, duke filluar nga pelegrinėt kosovarė qė ndaloheshin nė kufi pėr shkak tė procedurave tė ndryshme mjekėsore e deri te ata, tė plagosurit nė luftėn e Kosovės qė shėroheshin nė spitalet tona, e tė mos flas pėr lulėzimin e ndėrtimtarisė, ekonomisė, kulturės etj. Qė nė fillim tė mandatit tonė qeverisės qė ka tė bėjė me ēėshtjet ekzekutive filluam bashkė me partnerin tonė tė koalicionit t'i eliminojmė ata faktorė qė krijonin mosbesim. I liruam tė burgosurit politikė, kryetarėt e komunave, zgjodhėm ēėshtjen madhore tė arsimit sipėror nė gjuhėn shqipe duke ndėrtuar njė institucion universitar me standarde evropiane pėr vlerat e tė cilit ende nuk jemi tė vetėdijshėm, arritėm marrėveshjen pėr kanalin e tretė televiziv etj. Gjatė mandatit tanė morėm poste drejtuese nė shumė institucione shtetėrore qė pėrpara ishte njė ēėshtje e paimagjinueshme. Do tė humbja shumė hapėsirė dhe kohė po tė bėja krahasimin me periudhėn e kaluar me atė ēka fituam ne, gjithsesi ėshtė e pamohueshme sė bėmė ndėrrime cilėsore, tė pakrahasueshme, ēka nuk mund tė mohohet as nga kritikuesit tanė mė tė rreptė. Gjatė mandatit tonė plasėn dy luftėra ajo e Kosovės dhe kjo e Maqedonisė, tė cilat kryesisht i menaxhuam nė shumė aspekte. Ishim bartės tė procesit negociues dhe duke i fisnikėruar motivet e luftės arritėm deri te njė marrėveshje historike qė e sugjeronim qė nga fillimi i paraqitjes sonė nė skenė. Nėse analizoni Marrėveshjen e Ohrit dhe platformėn tonė politike do tė shihni njė pėrputhshmėri tė madhe. Mirėpo, ne nuk ishim vetėm parti qė ushtronte pushtet nė Maqedoninė perėndimore, qė i artikulonte interesat e shqiptarėve tė Maqedonisė, por ishim edhe nė funksion tė artikulimit e interesit tė gjithėmbarshėm kombėtar tė shqiptarėve nė Ballkan ose mė saktėsisht tė krijimit tė opinionit se kėto ēėshtje kanė ndėrlidhje kauzale mes tyre. Ne arritėm tė ndėrrojmė nė esencė qasjen e Maqedonisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės duke e shkėputur atė nga pėrqafimi paternalist dhe posesiv i Serbisė. Takimi i befasueshėm i kryeministrit tė Maqedonisė z. Ljubēo Georgievski me kryeministrin e qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės, z. Hashim Thaēi ėshtė vetėm maja e njė dukurie tė re qė i eliminonte gjedhet e armiqėsive tipike ballkanike. Kėto dukuri dhe shumė tė tjera qė me kėtė rast nuk mund tė pėrmenden, nuk mund tė kuantifikohen, por kanė njė peshė tė madhe politike. Politika e mirėfilltė ndėrron klimėn brenda njė shoqėrie dhe bėn tė mundshme mugullimin e vlerave tė reja.
Politika e PDSH-sė ishte e tillė.
3. Njė pyetje e cila ka hapur shumė polemika nė disa qarqe. Pse ndodhi lufta nė Maqedoni: si rezultat i padrejtėsive tė shqiptarėve apo si kundėvėnie e politikės sė gabuar tė partisė tuaj siē preferojnė tė etikojnė zėra tė ndryshėm. Pra cili do tė ishte komenti juaj nė kėtė rast?
Pėrgjigje: Do tė ishte tragjike sikur lufta nė Maqedoni tė ketė ngjarė si kundėrvėnie ndaj politikės" sė gabuar tė PDSH-sė". Po tė kishte qenė e saktė, atėherė kjo do tė ishte hera e parė nė historinė tonė, shpėrthimi i luftės qytetare nė mes tė shqiptarėve. Ndoshta dikush ka pasur motive tė tilla, por ne patėm tepėr kujdes qė tė mos ndodhė kjo. Pra, gjatė luftės, pas saj dhe gjatė zgjedhjeve ne vepruam qė tė evitojmė luftėn qytetare qė do tė kishte pasoja katastrofale, jo vetėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė, por edhe mė gjėrė. Fundja lufta u zhvillua nė mes popullatės shqiptare dhe sistemit tė sigurisė maqedonase ku nuk pati shqiptarė. Thashė edhe nė fillim se lufta nė Maqedoni duhet vendosur nė kontekst tė shthurjes sė Jugosllavisė ku fituan ose humbėn tė drejtat fondamentale ose territoret. 4. Kritikuesit e politikės sė partisė qė ju drejtoni, aludojnė vetėm nė njė pikė, korrupsioni dhe kontrabanda. Ndėrkohė mungojnė kritikat nė rrafshin politik, kombėtar dhe strategjik pse ndodh kjo?
Pėrgjigje: Kėto kritika burojnė nga vetė fakti, konstatimi se ne nuk kemi bėrė gabime politike, por pėrkundrazi kemi patur suksese tė pamohueshme politike dhe qeverisėse. Natyrisht se askush nuk ėshtė i marrė qė tė kritikojė dikė pėr ēėshtje ku ai ka treguar suksese tė jashtėzakonshme. Prandaj zgjedhin floskula tė pėrgjithshme siē ėshtė kontrabanda, prostitucioni apo korrupsioni. Kėto kritika janė aq tė pėrgjithėsuara saqė vlejnė pėr ēdo shoqėri, tė hapura apo tė mbyllura. Nėse ka pasur devijime tė tilla gjithsesi ato kanė qenė tė nivelit mė tė ulėt se nė fazėn e kaluar. Me kėtė rast ju pėrkujtoj vetėm dy gjėra. E para, privatizimi i pronės shoqėrore kishte marrė fund nė mė se 90% tė rasteve dhe e dyta nė atė kohė nuk kishte fare embargo ndaj asnjė shteti fqinj. Korrupsioni paraqitet kryesisht gjatė privatizimit ku tjetėrsohet pasuria shoqėrore apo gjatė embargos. Kritikuesit tanė, LSDM-ja dhe grupimet qė i aderojnė asaj pikėrisht nė kėtė fazė tė privatizimit dhe embargos sė NATO-s ndaj Jugosllavisė, jo vetėm qė pėruruan korrupsionin, por mblodhėn edhe mazėn. Gjatė mandatit tonė ne arritėm tė eliminojmė edhe burimin e tretė tė korrupsionit siē janė tenderėt duke inkuadruar Maqedoninė nė Organizatėn Tregtare Botėrore, pėrkatėsisht duke liberalizuar konkurrencėn nė treg. Jo vetėm kaq, PDSH-ja nuk ka marrė metalik nė formė tė haraēit nga populli, kėshtu qė s'ka pasur shans pėr t'i keqpėrdorur ato. Them qė mungesa e gabimeve politike rezulton me bartjen e topit nė terren tjetėr, apo me pėrdorim tė kritikave tė kėsaj natyre.
Nė Ballkan ekziston njė sindrom i ēuditshėm, njė parti politike qė humbet nė zgjedhje, emėrtohen dėshtake nė politike, mendoni se vota ėshtė vlerėsuesja reale e njė politike tė caktuar. Nė kėtė kontekst, PDSH-ja humbi zgjedhjet apo ishte e papėrshtatshme nė rrethanat e reja tė krijuara nė kėto hapėsira?
Pėrgjigje: Nė shumicėn e rasteve, votimi nuk ėshtė ekuivalent me meritėn e partive politike qė konkurrojnė nė skenė. Shpesh populli voton parti politike dhe lider me prirje diktatoriale me ēka e rrezikojnė ekzistencėn e vetė popullit. Bie fjala, sa herė populli serb e votoi diktatorin Milosheviē qė e mori nė qafė vetė thotė populli? Shembulli ėshtė i pahijshėm, por efektiv pėr tė shpjeguar misterin e votimit. Ka raste tė ngjashme nė historinė politike tė popujve tė ndryshėm. Popujt qė s'kanė traditė demokratike, kryesisht votojnė pėr alternativa tė forta, prandaj huntat dhe variantet e ngjashme tė qeverisjes rigjide janė mė tė pėrhapura te popujt me traditė tė ulėt demokratike. Nga ana tjetėr, popujt qė kanė njė traditė tė gjatė demokratike votojnė pėr ide dhe pėr alternativa politike. Por natyrisht se ka edhe mjaft pėrjashtime nga ky shpjegim skematik. PDSH-ja humbi zgjedhjet tė paktėn pėr dy shkaqe: 1. Nuk vendosi raporte antagoniste me luftėn dhe pasuesit e saj, por pėrkundrazi u bė argate e luftės, artikulues i ideve, motiveve qė e nxitėn atė duke ofruar zgjidhje pėr krizėn e shfaqur. PDSH-ja e suspendoi veten pėr tė menaxhuar njė fenomen tė shkaktuar nga tė tjerėt, kėshtu qė nė kėtė mision me vetėdije bėri zbrapsje nga pozicionet e veta dhe, 2. Po tė mbronte fuqimisht pozicionet e veta, PDSH-ja mund t'i fitonte zgjedhjet, por jam i bindur se do tė krijonte njė krizė tė thellė brenda kontekstit shqiptar.
Z Xhaferi, nė intervista apo prononcime, disa herė u jemi drejtuar se cili ka qenė nė tė vėrtetė roli i PDSH-sė gjatė luftės, nė kėtė aspket gjithnjė keni preferuar tė ndani ēmimin me tė tjerėt. Nė fakt ku qėndron roli i PDSH-sė nė menaxhimin e konfliktit?
Pėrgjigje: Roli i PDSH-sė gjatė kėsaj periudhe ishte katėrcipėrisht i vėshtirė. Plasi njė luftė pa qenė tė informuar faktorėt relevantė shqiptarė. Nė atė kohė bėnim hulumtime konkrete tė qėndrimit tė faktorit politik shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri lidhur me mundėsinė e shpėrthimit tė luftės nė Maqedoni. Tė gjithė ata e pėrjashtonin kėtė mundėsi, ngaqė besonin se njė luftė tė tillė do t'i dėmtonte pozitat strategjike tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Tė gjithė pajtoheshin se duhet tė investohet nė imazhin politik tė shqiptarėve dhe tė mos hyjmė nė lojėn e kundėrshtarėve tanė qė thonin se shqiptarėt janė elementi kryesor turbullues i Ballkanit. Pra, nė kuadėr tė klasės legjitime politike nuk ekzistonte dijenia dhe pėrkrahja pėr njė krizė tė re. Por ja qė lufta shpėrtheu dhe duhej ēdo ditė tė merreshin qėndrime, tė artikuloheshin motive dhe tė menaxhohej situata nė pėrgjithėsi. Faktori ndėrkombėtar e priti kėtė luftė me vlerėsime dhe reagime tė ashpra, qarqet antishqiptare ndėrtonin projektin e fajėsisė shqiptare duke akuzuar madje edhe intervenimin e NATO-s dhe lirimin e Kosovės nga zgjedha serbe, ngaqė sipas tyre shqiptarėt turbulentė tė liruar nga kontrolli, filluan ta rrezikojnė tėrė rajonin. Argumentet kryesore tė tyre ishin kriza nė Luginėn e Preshevės, Lufta nė Maqedoni dhe paralajmėrimet e njė lufte hipotetike nė Ēamėri. Kėto qarqe antishqiptare ēdo ditė prodhonin fakte pėr tė argumentuar tezėn e tyre se Maqedonia, kjo oazė e paqes na qenkėsh viktimė e makuterisė shqiptare. Nė kėtė kohė nga pėrfaqėsuesit e faktorėve tė mėdhenj ndėrkombėtarė pėrdoreshin fjalė tė rėnda, akuza qė paralajmėronin mundėsinė e ftohjes tė raporteve tė faktorit vendosės ndėrkombėtar me ēėshtjen shqiptare. Kėta pėrfaqėsues si gjest tė fundit, apo shans tė fundit pėr kėndellje tė faktorit tė gjithėmbarshėm politik shqiptar ofronin pėr nėnshkrim kumtesa tė hartuara nė Bruksel ku dėnohej lufta. Kėto kumtesa u nėnshkruan nga liderėt e brengosur shqiptarė, sidomos nė Kosovė. Pra, PDSH-ja ishte nė mes tė kudhrės dhe ēekanit. Kundėr vetes e kishte objektivisht UĒK-nė qė e trajtonte atė si element tė shtetit, e kishte faktorin maqedonas qė e trajtonte si pjesėtar tė UĒK-sė, madje dhe si demiurg tė njė plani konspirativ shqiptar pėr shkatėrrim tė Maqedonisė, pastaj faktorin ndėrkombėtar qė kėrkonte dėnim dhe distancim pa ekuivok nga lufta.
Populli thotė: hip se tė vrava, zbrit se tė vrava. Kjo ishte pozita e PDSH-sė. Ne zgjodhėm tė vetmen rrugė tė dobishme dhe produktive, por duhej ecur si nė njė fushė tė minuar. Filluam t'i artikulojmė motivet e luftės, duke i luftuar tė gjitha tezat, tė pėrpunuara deri nė imtėsi nė laboratoret antishqiptare pėr kinse involvim tė Kosovės nė kėtė luftė. Duhej vepruar nė dimensionin multilateral, tė mbaheshin relacionet me palėn maqedone, me palėn ndėrkombėtare dhe me UĒK-nė. Ishte njė garė e madhe pėr ndėrrim tė opinionit brenda faktorit ndėrkombėtar pėr motivet historike tė konfliktit etnik nė Maqedoni. Kjo ishte njė luftė e madhe nė mes tė propagandės sistematike antishqiptare dhe argumenteve politike, tė fuqishme qė i pėrdorte PDSH-ja. Kėtė betejė e fitoi PDSH-ja ngaqė arriti t'i mposhtė tezat pėr njė karakter terrorist tė luftės duke e afirmuar karakterin nacional ēlirimtar.Nga ana tjetėr duheshin vendosur raporte me UĒK-sė pėrkatėsisht me liderin e saj, z. Ali Ahmeti. Takimi i parė u mbajt nė Tiranė me ndihmesė tė miqve dhe zyrtarėve tė lartė tė shtetit. Nė kėtė takim, unė haptas i dhashė vėrejtjet e mia pėr luftėn, nė formė shumė mė tė sinqertė se sa nė opinion. Takimi ishte i suksesshėm dhe objektivisht prej atij momenti unė nuk pashė rrugėdalje tjetėr, pos qė ta vazhdoj kėtė bashkėpunim. Deri te ky konstatim me siguri ka ardhur edhe z. Ahmeti. Kam kėnaqėsinė tė shpreh falenderime edhe organeve tė partisė sime qė e mbėshtetėn kėtė punė, ndonėse tė gjithė ishin tė vetėdijshėm se prej kėtij momenti filloi ndėrrimi i agjendave tė punės. Ne me keqardhje konstatuam se duhet tė heqim dorė nga agjenda jonė shumė e pasur qė synonte ta shfrytėzojė shansin, mbase tė papėrsėritshėm pėr ēmontim tė strukturave rigjide, projugosllave, antishqiptare dhe tė hapė krahun pėr konstelacione tė reja ballkanike. Ne me vetėdije hymė, ngaqė kjo ishte tashmė prioritare, nė agjendėn e luftės, i shėrbyen asaj. Pastaj pasuan takimet e tjera qė kulminuan me Marrėveshjen e Prizrenit. Vendosja e paktit, unifikimit tė qėndrimeve politike nė mes tė PDSH-sė dhe UĒK-sė pėr nxjerrjen e njė platforme unike i skandalizoi si maqedonasit, ashtu edhe faktorin ndėrkombėtar. Informata pėr arritjen e Marrėveshjes sė Prizrenit doli nga qarqet diplomatike. Nga ana e faktorit ndėrkombėtar, tė nxitur nga reagimet histerike maqedonase filluan presionet e papara ndaj PDSH-sė pėr t'u distancuar nga kjo marrėveshje, e cila e inauguronte nė planin ndėrkombėtar rolin politik tė UĒK-sė dhe tė z.Ali Ahmeti. Ju sugjeroj t'i shfletoni shkrimet e gazetave qė botoheshin nė atė kohė. Ne nuk u gjunjėzuam, por tė tjerėt u pajtuan me faktin se UĒK-ja ėshtė njė faktor serioz me tė cilin duhen vendosur raporte racionale. Nė atė kohė kundėr atyre, zyrtarėve ndėrkombėtarė tė rangut mė tė lartė qė insistonin tė distancohesha nga "Marrėveshja e Prizrenit" u thoja: Ju s'keni tė drejtė morale qė tė kėrkoni nga unė tė vendos paqe me maqedonas e tė nis luftėn me shqiptarėt. Kjo nuk ishte njė frazė efektive retorike, por njė aksiomė politike dhe morale e njė partie politike shqiptare. Ky bashkėpunim me UĒK-nė, konkretisht me z. Ali Ahmeti, por edhe me tė tjerėt vazhdoi edhe gjatė bisedimeve tė Ohrit, kėshtu qė njė pjesė tė madhe tė kohės e kaloja nė makinė duke udhėtuar nga Ohri pėr nė Prizren.Me siguri nė kėtė ecejake kam qenė i ndjekur nga shėrbimet pėrkatėse maqedonase. Kėtė e zbulon me naivitet fėmijėror Fėrēkovski, i cili nė njė kolumn i ironizon kėto relacione, pėrpjekjet tona pėr ta ruajtur paqen e brendshme shqiptare. Tė gjithė ne nė PDSH jemi krenarė pėr kėtė fazė tė politikės, ndonėse hymė, thėnė kushtimisht nė agjendė tė huaj. Krahas ndėrrimit tė opinionit, tė qasjes tė faktorit ndėrkombėtar ndaj karakterit tė luftės, PDSH-ja menaxhoi edhe pėrditshmėrinė e zonave tė krizės, kėshtu qė mund tė thuhet me plot gojė se lufta nė Maqedoni ka qenė lufta mė e monitoruar nė botė qė rezultoi me zvogėlim maksimal tė viktimave dhe me parandalimin e eksodeve masive. Nė Maqedoni nuk ndodhi ajo qė ndodhi nė Kosovė, nė planin politik dhe atė praktik, nė Maqedoni pati njė rrėfim qė nė vete nuk i pėrmbante dobėsitė dhe gabimet e mjediseve tė tjera shqiptare. Pėr kėtė tė gjithė duhet tė jemi krenarė.
Opinioni shqiptar dhe mė gjerė, ju njeh si politikan, por njėkohėsisht gėzoni respekt tė pakontestueshėm si person qė kėmbėngulni tė sillni nė kėto hapėsira njė filozofi tė re. Nė disa tema qė Ju i keni bėrė tashmė publike, shihet se individė tė ndryshėm nuk arrijnė tė thithin nektarin, pse ndodh kjo?
Pėrgjigje: Gjatė mandatit tė PDSH-sė, nėse vetėm bėni njė shfletim sipėrfaqėsor tė shtypit ma merr mendja se do tė konstatoni se shqiptarėt e Maqedonisė e kishin rrėfimin e vet tė plotė, tė shėndetshėm pėr tė gjitha dukuritė, jo vetėm nė planin e ngushtė maqedonas, por edhe mė gjėrė. Nuk mund tė ketė politikė efektive parciale, nėse ajo politikė nuk buron nga njė gurrė e thellė e mendimit teorik. Ėshtė imanente pėr qenien njerėzore qė tė ndėrtojė njė aparaturė kategorish, njė botėkuptim, pėrmes sė cilit do qė ta kuptojė realitetin, tė shpjegojė lehtė antagonizmat dhe tė anticipojė proceset e ardhshme. Mendoj se PDSH-ja e ka kėtė qasje, kėtė teori politike, me tė cilėn arrin jo vetėm ta qartėsojė misionin e saj nė shoqėri, por ta bėjė atė njėherėsh tė pėrputhshėm me tendencat globale. Mendoj se njė politikė e vėrtetė, ajo qė e dallon atė nga demagogjia duhet gjithmonė tė pėrballet me problemet e vėrteta tė njė shoqėrie pa marrė parasysh reagimet qė mund tė paraqiten.Politika e vėrtetė duhet tė jetė gjithsesi e moralshme ashtu si pėrkufizon Zbigniev Bėrzhezhinski apo si apelon ish- presidenti shqiptar z. Meidani. Vetėm morali e shpėton politikėn nga demagogjia apo instrumentalizimin e saj pėr qėllime jashtė politike. Politika duhet haptazi tė pėrballet me shumė faktorė, qė mund tė destabilizojnė njė shoqėri nė tė tashmen apo nė tė ardhmen. Unė kohėt e fundit i hapa disa tema tė ndjeshme, nė mėnyrė po aq tė ndjeshme dhe tė pėrgjegjshme, ngaqė me shqetėsim parashikoj se nė tė ardhmen, nėse proceset do tė zhvillohen ashtu siē kanė nisur do tė kemi telashe tė pariparueshme. Nėse ne sot nuk arrijmė njė konsensus tė brendshėm pėr kodin unik, kombėtar, kulturor dhe qytetetėrues pėr shqiptarėt, atėherė pres qė do tė hyjmė nė njė krizė tė thellė nga e cila s'ka shpėtim. Brenga ime, pėr shkak tė proceseve globalizuese ėshtė mė e madhe, mė e dhimbshme se sa kritikat qė mė bėhen nga njerėz qė nuk kanė afinitet pėr pėrsiatje gjithėpėrfshirėse, pėr ardhmėrinė tonė nė Evropė, apo nė Ballkan, tė rrethuar tash pėr tash me popuj qė nuk na dėshirojnė tė mirėn.
Tashmė ndodheni nė opozitė, qė tė krijon mundėsinė t’i shoshitės gabimet dhe sukseset gjatė periudhės sė qeverisjes mė Georgievskin. Nė fakt cilat ishin ato?Po nėse do tė kishit njė partner, njė tjetėr subjekt politik maqedonas, ēfarė do tė ndodhte?
Pėrgjigje: Nuk mund tė jap pėrgjigje parimore kėsaj pyetjeje meqė nė hapėsirat jugosllave, pas hapjes sė Kutisė sė Pandorės, tė luftėrave ndėretnike, ndodhėn shumė gjėra tė jashtėzakonshme qė i nėpėrkėmbėn standardet teorike, politike apo morale. Nė kėtė kontekst tė jashtėzakonshėm historik, parimi kryesor qė u ndoq ishte interesi ekskluziv, i zhveshur kombėtar. Ne hymė nė koalicion me VMRO-nė pėr shkaqet qė vijojnė: -VMRO-ja i fitoi zgjedhjet; -Ishte parti antikomuniste; -Ishte parti qė historikisht synonte ta ēlirojė popullin maqedonas nga kthetrat apo paterniteti serb; -Ajo pranoi qė koalicioni tė ketė njė platformė. Me tė bėhej e mundshme sendėrtimi i objektivave kruciale tė PDSH-sė pėr kėtė mandat, si bie fjala lirimi i tė burgosurve politik, arsimi sipėror, avancimi i pėrdorimit tė gjuhės shqipe, pėrfaqėsimi adekuat, kanali i tretė televiziv, partneriteti nė qeverisje etj. LSDM-ja, qoftė pėr shkak se qeverisi nė kohėn e lulėzimit tė nacionalizmit sllav, qoftė pėr shkak tė partnerit tė dobėt nė koalicion pati njė politikė fyese, nėnēmuese ndaj ēėshtjes shqiptare. Kjo ėshtė karakteristikė primordiale e politikės sė saj nga e cila nuk heq dorė edhe sot. Dallimet nė mes tė dy periudhave tė qeverisjes janė evidente dhe ato vetė flasin pėr arsyeshmėrinė e koalicionimit tonė me VMRO-nė. Por, t'i pėrgjigjem pyetjes suaj hipotetike. Me siguri ne do t'i impononim objektivat tona edhe partnerėve tė tjerė tė mundshėm, ose s'do tė kishte fare koalicion. Ėshtė e qartė se do tė ishte absurde, po tė merrej parasysh fryma e veprimit tė PDSH-sė, tė hiqnim dorė nga pozicionet tona tė rėndėsishme. Nėse do tė shohim zhvillimet dhe proceset qė kanė shoqėruar shoqėrinė shqiptare nė Maqedoni, tė bie nė sy mungesa e zėrit tė fuqishėm tė intelektualėve, pra ka apo nuk ka elitė intelektuale nė Maqedoni?
Pėrgjigje: Gjatė regjimit komunist, shqiptarėt e Maqedonisė kanė qenė nė mėnyrė ekstreme tė margjinalizuar nė sistem, ndėrkaq maqedonasit, pėr shkak tė njė krize proverbiale tė identitetit ishin tė toleruar nė nacionalizmin e tyre agresiv. Ata arritėn qė nacionalizmin e tyre ta mbjellin nė institucionet e sistemit, kėshtu qė ato u bėnė bastione tė njė koncepti tėpėr rigjid, nacionalist pėr shtetin. Gjatė tėrė periudhės sė komuzmit ato arrinin qė t'i survejojnė shqiptarėt, t'i ndėshkojnė dhe pėrfundimisht, deri nė shpėrfillje t'i margjinalizojnė. Nga kjo betejė ata, maqedonasit, dolėn tė strukturuar, tė shtresuar, tė seleksionuar, tė institucionalizuar, ndėrkaq shqiptarėt mbetėn nė nivel tė turmės qė gulēonte, por pa struktura, pa institucione, pa shtresime, pa selektime, veēmas pa elitė politike dhe intelektuale qė do tė mund t'i printe popullit nė suksese. Elita intelektuale e njė populli ėshtė kuintesenca e potencialit tė tij. Ashtu tė margjinalizuar ne nuk mund tė prodhonim elitė politike, por suplementet e saj krejtėsisht tė pamjaftueshme, nė kuadėr tė partisė politike. Tė pėrkujtojė se maqedonasit e kishin klasėn e etabluar politike me pėrvojė tė madhe nga ish-sistemi, administratėn shtetėrore, Akademinė e Shkencave, universitete dhe institucione tė tjera kultorore, arsimore dhe shkencore. Shqiptarėt, le qė tė gjitha kėto nuk i kishin, por nėpėrmjet njė mekanizmi tė mistershėm ishin tė menjanuar nga institucionet e maqedonizuara. PDSH-ja ishte e vetėdijshme pėr njė trashėgimi tė tillė, por hyri me guxim nė njė betejė politiko-intelektuale me kėto bastione tė nacionalizmit maqedonas, me bindje se do tė fitojė ngaqė koha e re politike, fryma e re politike qė vinte nga perėndimi tashmė i kishte brejtur premisat, themelet e ngrehinave tė tilla anakronike. E dinim qartė se e gjithė kjo klasė, strukturė potente politike, intelektuale, administrative, financiare, maqedonase ishte e detyruar, pėr shkak tė ndėrrimeve nė makroplan, tė rrahė ujė nė havan. Arroganca jonė nuk synonte t'i zhvleftėsojė potencialet e tyre individuale, por kahjen e tyre. Nė politikė mund t'i kesh tė gjithė faktorėt nė favorin tėnd, por nėse bėn gabim nė orientim kjo mund tė ketė pasoja fatale. Kjo ndodh shpeshherė dhe me njerėz tė thjeshtė, tė cilėt kanė bėrė plane shumė tė bukura pėr t'i kaluar pushimet diku, por mjerisht hutohen nė stacion tė trenit dhe hipin nė trenin e gabuar. Shumėkush nė ish-Jugosllavi ka hipur nė trena qė kanė destinacione tė gabuara, po kėshtu edhe maqedonasit, ndėrkaq pėr shqiptarėt ende s'ka pėrfunduar ky proces. Rolin e elitės intelektuale e shoh nė sinjalizime qė i parandalojnė devijimet, shkarjet, nismat e gabuara tė njė populli tė tėrė apo tė partive politike. Kėtė rol, elita politike shqiptare ende nuk a ka luajtur. Elita politike shqiptare nė Maqedoni do tė formohet kur do tė kemi njė masė kritike, tė konsiderueshme intelektuale. Atė do ta kemi kur do tė kemi institucione qė prodhojnė kuadro tė reja. Tani pėr tani janė disa burime, ato nė kuadėr tė institucioneve maqedonase, ato nė kuadėr tė institucioneve shqiptare nė Maqedoni, nė Kosovė dhe nė Shqipėri dhe ato nė kuadėr tė institucioneve ndėrkombėtare. Pėr t'u formuar elita politike shqiptare duhet tė zgjidhet ēėshtja e kontekstit, pra ēėshtja e Maqedonisė dhe ēėshtja shqiptare nė tė. Pa zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtje mendoj se nuk mund tė formohet njė elitė qė pranon tė ketė mision brenda njė konteksti shoqėror.
Ēfarė, sipas Jush, i pret shqiptarėt nė hapėsirat ku ata jetojnė gjatė vitit 2003?
Pėrgjigje: Shqiptarėt e Maqedonisė do tė ballafaqohen me ruajten e paqes sė brishtė, me vėshtirėsitė rreth implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, me krizė tė thellė ekonomike dhe sociale, shqiptarėt e Kosovės me ēėshtjen e statusit final tė Kosovės, me ndėrkėmbėza rreth kėsaj ēėshtje, me pakėnaqėsi sociale dhe me progres tė pahetueshėm nė funksionimim e institucioneve, ndėrkaq shqiptarėt e Shqipėrisė me avancim tė tendencave pėr vendosje tė shtetit ligjor, tė paktit social dhe atij politik. Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės dhe Malit tė zi do tė mbeten nė dimensionet e deritashme.
Z Xhaferi, jeni marrė shumė me ēėshtjen e Kosovės, madje nė disa raste kulminante iu keni paraprirė fenomeneve tė cilat dhe mund tė rezultonin negativisht atje. Cila do tė ishte pėrqasja juaj nė planin politik, intelektual, diplomatik, kulturor dhe kombėtar me qėllim qė Kosova tė arrijė objektivin e saj madhor?
Pėrgjigje: Do tė ishte njė qasje e gabuar tė pohohet me kompetencė e siguri se ēfarė mendon me siguri faktori ndėrkombėtar kur merret me ēėshtjen e Kosovės, jo vetėm pėr shkak tė dobėsisė apo tė mosekzistimit tė njė shėrbimi unik kundėrzbulues kombėtar, por edhe pėr shkak se kėto qėndrime shpesh ndryshojnė. Nuk duhet harruar fakti se nuk ekziston njė faktor harmonik ndėrkombėtar dhe rrjedhimisht nuk mund tė pritet njė qėndrim unik i tyre rreth ēėshtjes sė Kosovės. Ėshtė e qartė se tė gjithė kėta faktorė e shohin ēėshtjen e Kosovės, nė kontekst jo tė parimeve ndėrkombėtare, por tė interesit tė tyre kombėtar. Bie fjala kinezėt, si anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit e shohin ēėshtjen e Kosovės nė kėndin e implikimeve tė mundshme, korelacioneve tė dėmshme me ēėshtjen e Tibetit. Rusėt, nga ana tjetėr e lidhin kėtė ēėshtje nė atė tė Ēeēenisė, ndėrkaq tė tjerėt druajnė prej implikimeve tė natyrave tė tjera. Pėr t'u ēliruar nga ky dimension i mėshirės sė dikujt ndaj nesh, nga kjo barrė e sėkėlldisė se dikush e ka fatin tonė nė duart e tij, ne duhet tė faktorizohemi nė planin politik, ushtarak, ekonomik etj. Vetėm nė kėtė mėnyrė, duke u bėrė kockė e fortė ne ikim nga mundėsia qė tė shėrbejmė si monedhė pėr kusuritje nė allishverishe ndėrkombėtare. Asnjėherė nuk duhet harruar fakti se bota ende vepron sipas skemės sė real-politikės, pėrmes sė cilės zgjidhet shumica e problemeve ndėrkombėtare. PDSH-ja qėndrimin e vet ndaj ēėshtjes sė Kosovės e ka definuar nė kuadėr tė njė dekalogu argumentesh: 1. Jugosllavia ishte sajuar mbi bazat e njė kontrate tė lidhur nė mes tė njėsive federale, qoftė nė Konferencėn e Jajcės, apo nė vazhdimin e saj nė Prizren mė 1945. Pjesė e kėsaj kontrate ishte edhe Kosova; 2. Jugosllavia u shthur pėr shkak tė ndėrrimeve tė njėanshme tė kontratės nga faktori serb dhe nė situata tė tilla, rėndom tėrhiqen hiset. Nė Konferencėn e Prizrenit, Kosova u pyet formalisht a do tė jetė pjesė e Jugosllavisė dhe natyrisht, tani kur nuk ekziston ajo mė, duhet tė pyetet ku dėshiron tė shkojė; 3. Kosova historikisht gjithmonė ka qenė entitet i veēantė, administrativ dhe kulturor qė nga koha e antikės dhe deri nė ditėt e sotme; 4. Nė periudhėn e Jugosllavisė sė dytė u pėrcaktuan kufijtė e Kosovės, madje nė dėm tė saj, kėshtu qė me rastin e pavarėsisė sė saj nuk mund tė pėrmendet argumenti i ndėrrimit tė kufijve, ashtu si nuk u pėrmend nė rastin e pavarėsisė sė entiteteve tė tjera konstituive tė ish- federatės jugosllave; 5. Struktura etnike e popullatės ėshtė homogjene, ku mė se 90% e popullatės janė shqiptarė. Ky popull ka origjinė, gjuhė dhe kulturė tjetėr nga sllavėt dhe me referendum ėshtė pėrcaktuar pėr shkėputje. Referendumi i vitit 1992 ka precedencėn e vet nė Konferencėn e Bunjajt ku u vendos pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė. Nga aspekti gjeografik, Kosova ėshtė homogjene me hapėsirat e tjera shqiptare; 6. Nė Kosovė ka filluar historia e pėrpjekjeve shqiptare pėr krijim tė shtetit modern shqiptar si bie fjala Lidhja e Prizrenit, ndėrkaq nė kėtė hapėsirė nuk ėshtė zhvilluar asnjė projekt me rėndėsi historike pėr serbėt pėr krijimin e shtetit modern serb; 7. Me pavarėsinė e Kosovės, vendoset drejtėsia, stabilizohet ajo vetė, por edhe Serbia dhe i gjithė rajoni dhe e kundėrta, me rianeksimin e Kosovės nga Serbia vendoset padrejtėsia, dhunohet njė realitet, sfidohet lufta dhe destabilizohet rajoni; 8. Nuk ka asnjė argument gjeopolitik kundėr pavarėsisė sė Kosovės, ngaqė ajo mėton tė jetė pjesė aktive e proceseve demokratike, si dhe pjesė pėrbėrėse e Unionit Evropian dhe NATO-s; 9. Po kėshtu nuk ka asnjė argument gjeo-strategjik qė mund tė pėrdoret edhe nga vetė pala serbe kundėr pavarėsisė sė Kosovės, meqė ajo nuk pengon fare komunikimin serb me Malin e zi dhe Detin Adriatik, si dhe me Maqedoninė, Greqinė dhe Detin Egje; 10. Mbajtja me dhunė e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė kundėr vullnetit tė popullatės shumicė paraqet shkak lufte, qė jo vetėm do t'a destabilizojė rajonin, por do tė ketė nė rend tė parė pasoja tė rėnda ekonomike. Serbia nuk ka kapacitete ekonomike pėr njė fushatė tė re pėr aneksim tė Kosovės. Me pavarėsimin e saj, serbėt lirohen nga njė barrė e rėndė ekonomike, ndėrkaq shqiptarėt fitojnė njė nxitje pėr zhvillin mė tė hovshėm ekonomik qė do tė ndikojė nė transformimin ekonomik tė tėrė rajonit .
“Sfida identitetit” njė shkrim autorial i juaji ka ngjallur interes tė jashtėzakonshėm nė opinion. Nė fakt ju jepni njė lloj alarmi qė duhet tė jemi tė kujdesshėm.
Mendoni se identiteti ynė ndodhet nė njė moment delikat? Pėrgjigje: Po gjithsesi, meqė rrėnjėsisht ėshtė ndėrruar konteksti historik, politik, shoqėror, do tė thoja edhe sistemi i vlerave nė tėrėsi. Sot jemi nė kohėn e globalizimit tė gjithēkasė, tė sė mirės dhe tė sė keqes. Globalizohen tė drejtat e njeriut, por edhe terrorizmi. Globalizohen edhe ndikimet, pra globalizohet ajo qė ka potenciale tė tilla. Ēėshtja shqiptare nuk ka potenciale globalizuese ,por brenda saj, nė segmentin e identitetit kombėtar, funksionojnė mekanizma globalizues siē ėshtė religjioni. Mekanizmat kombėtarė janė mė tė dobėt sesa ata religjioz. Kėto mekanizma globalizues mė shumė merren me kode dalluese sesa me dogmėn, qė nė esencė ėshtė identike nė tė tri konfesionet. Nga ana tjetėr, identiteti ynė i deritashėm ėshtė i ndėrtuar kryesisht mbi premisat emotive sesa konjitive, racionale. Emocionet sipas definicionit janė tė pėrkohshme dhe tė ndryshueshme dhe patjetėr duhet tė kalojmė nė plan racional. Unitetet tė ndėrtuara mbi kėtė plan janė mė funksionale dhe mė afatgjata.
Periudha paszgjedhore ende po kalon nė shenjė tė rikonstruimeve kadrovike, ndėrkohė qė ka vėrejtje pėr sa i pėrket ngecjes sė ndryshimeve tė parapara sipas Marrėveshjes sė Ohrit. LSDM po e akuzon VMRO-nė pėr kėtė ngecje. Sipas jush, cili do tė duhej tė ishte roli i BDI-sė nė kėto momente konfuzioni dhe sa pritni qė tė arrihet njė konsensus brendashqiptar nė Parlament pėr sa i pėrket tejkalimit tė ēėshtjeve tė hapura nė sferėn legjislative? Pėrgjigje: Pėr kėtė do tė flasim kur tė kalojnė tre muajt e parė tė qeverisjes dhe do tė vilen rezultatet e para. Tė presim edhe pak...