GAZETA55 - 01/04/2003

PLL mban pezull punėn e komisionit hetimor pėr fajdet

Puna e komisionit hetimor parlamentar pėr transparencėn e firmave piramidale dhe tė grupit mbikqyrės ngritur pėr to, ėshtė bllokuar prej dy javėsh nga pretendimet e opozitės, ėshtė shprehur  nismėtari i kėsaj kėrkese pėr ngritjen e kėtij komisioni, deputet i PAD-sė, Preē Zogaj. Z.Zogaj pohoi se "kėtė radhė ėshtė vetė opozita qė po e mban pezull fillimin e veprimtarisė normale tė komisionit hetimor pėr fajdet, ku Partia Lėvizja e Legalitetit kėrkon medoemos tė ketė pėrfaqėsuesin e saj nė komision". Kuvendi miratoi nė 20 mars ngritjen e komisionit, pėrbėrjen e tij prej 11 anėtarėsh, objektin e hetimit, afatin e punės prej 3 muajsh, si dhe detyrimet e kryetarit tė Kuvendit pėr mbarėvajtjen e punės. Por nuk u miratuan 11 emrat konkretė tė anėtarėve tė komisionit, (6 pėrfaqėsues tė mazhorancės dhe 5 tė opozitės), pasi deputetėt e PLL‑sė paraqitėn kėrkesėn pėr t'u pėrfaqėsuar nė kėtė komision. Sipas ndarjes aktuale, opozita pėrfaqėsohet nė komision me 2 anėtarė tė PD‑sė, 2 tė PAD‑sė dhe 1 i Partisė Demokrate (PDr).

Sipas z.Zogaj, edhe propozimi i PD‑sė pėr rritjen e numrit tė anėtarėve nga 11 nė 13 nuk ėshtė pranuar nga Partia Socialiste (PS) me arsyetimin se "numri i anėtarėve ėshtė votuar nga Kuvendi tashmė". PAD dorėzoi nė byronė parlamentare nė 31 janar, njė kėrkesė tė firmosur nga 37 deputetė tė opozitės pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr procesin e transparencės sė firmave piramidale dhe punėn e grupit mbikqyrės, ngritur nga qeveria nė vitin 1997 pėr kėtė ēėshtje. Po ashtu, synohet edhe identifikimi i rasteve tė mundshme tė implikimit tė zyrtarėve tė lartė nė kėto aktivitete.

e.gj