Faqja 6 - POLITIKE & EKONOMI

Tetor 1, 2003

 
SHKURT

Spahia: T'u kthejmė nderin shqiptarėve

Kryetari legalist Eqerem Spahia ka vazhduar fushatėn e tij elektorale nė komunat e Macukullit dhe Sejamit tė rrethit tė Matit. Spahia i ka kėrkuar votėn elektoratit sepse ardhja e nacionalistėve nė pushtet do t'u kthejė atyre dhe gjithė shqiptarėve nderin, dinjitetin dhe qeverisjen qė do ta ēojė Shqipėrinė drejt integrimit europian. Nė kemi qėndruar tė vegjėl sepse kemi rritur PD-nė. Me socialistėt nė pushtet realiteti shqiptar ėshtė i dhimbshėm, por ne do ta ndryshojmė.


E Merkure, 01 Tetor 2003 Copyright ? KOHA JONE http://www.kohajone.com/

DOKUMENTI SEKRET PD-PBDNJ

Marreveshje bashkepunimi e percaktuar sot me date 10.9.2003 ne Himare ndermjet Partise Demokratike dega Vlore, perfaqesuar nga kryetari i kesaj dege zoti Shpetim Xhymeri dhe ndermjet kandidatit per kryetar bashkie i paraqitur nga PPDNJ, zoti Vasil Bollano, kjo marrveshje percaktohet si me poshte:

-Partia Demokratike nuk do te paraqese kandidat per kryetar bashke ne Himare dhe mbeshtet publikisht zotin Bollano.

-Nga komisioneret te pakten dy ne KZQV dhe ne cdo KQV do te miratohen edhe nga zoti V.Bollano.

-Nga ana e saj PPDNJ merr persiper qe keshilltaret ne vendet perkatesisht ne listen proporcionale 2,4,7,9 te miratohen detyrimisht edhe nga perfaqesuesit e PD-se ne Himare.

-Po ashtu pas fitores te z V.Bollano ne pushtetin qe do te vije dy nga postet drejtuese "ndermjet nenkryetarit te Bashkise, kryetarit te keshillit bashkiak dhe sektretarit) do te propozohen nga Partia Demotratike.

-Te dy palet marrin persiper te respektojne kete marreveshje.

-Te kater personat qe futen ne listen shumeemerore te PPDNJ, krahas kesaj marreveshje te bejne deklara te motivuar per doreheqje nga Keshilli Bashkiak, ne rast se prishetmarreveshja deri 12.10.03.

Per degen e PD, Vlore, kryetari Shpetim Xhyheri

Vasil Bollano PBDNJ

 

DOKUMENTI QE TRONDIT SKENEN POLITIKE

Ky eshte teksti integral i marreveshjes konfidenciale lokale mes Partise Demokratike dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per Bashkine e Himares. Deklaratat e derisotme te krereve te larte te te dy partive politike e kane mohuar ekzistencen e nje dokumenti autentik, i cili te mund te jete nenshkruar zyrtarisht nga funksionare, perfaqesues apo te zgjedhur te dy forcave politike. Por redaksia e gazetes "Koha jone", permes botimit te dokumentit origjinal, hedh drite realisht mbi marreveshjen konkrete te arritur mes perfaqesuesve te dy forcave politike. Botimi i ketij dokumenti i ve kreret e larte dhe institucionet e komunikimit publik te partive ne fjale, para detyrimit te pranimit te kesaj marreveshjeje konkrete e cila deri me sot eshte komentuar si nje kthese e papritur e kreut te opozites dhe e kreut te partise qe kryesohet nga perfaqesues te pakices greke.

Nenshkrimi i nje dokumenti te tille natyrisht qe ka hapur komente dhe debate te ndryshme mes anetaresise se te dy partive, nderkohe qe ajo sipas deklarimeve lokale nuk eshte mbeshtetur nga kjo anetaresi edhe per shkak te pozicionimeve te ndryshme gjate periudhes politike te tranzicionit. Gjithesesi dokumenti autentik hed perfundimisht drite mbi bashkepunimin konkret lokal mes dy forcave politike, njera prej te cilave kreyson opoziten, ndersa tjetra zyrtarisht vazhdon te konsiderohet parti ne koalicinin qeverises, duke pasur ne qeveri me socialistet edhe nje minister. Botimi i ketij dokumenti, perfundimisht ekspozon te verteten qe lidhet me qendrimin politik te PBDNJ-se, e cila nenshkruan marreveshje bashkepunimi me opoziten per zgjedhjet lokale dhe ende mban poste ministrore ne qeverisjen qendrore.