06/05/2003

 

Thaci: "Enigmat" e vizites ne Tirane
Lideri i PDSH mohon lajmet e gazetave, se eshte takuar me Sekretarin Amerikan te Shtetit, gjate vizites se tij ne Shqiperi. Ne nje konference te jashtezakonshme shtypi ne Prishtine, ai ka shpjeguar idene e vendosjes se nje Moraturimi ne bisedimet per statusin e Kosoves. Ai e ka quajtur "trimeri" mbeshtetjen e perfaqesive diplomatike te shteteve perendimore ne Kosove

Lideri i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci deklaroi dje se vizita e tij ne Tirane, fundjaven e kaluar, ka qene nje vizite private dhe nuk ka pasur te bej asgje me viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit ne Shqiperi, Kolin Pauell. Thaci e beri kete deklarate per te pergenjeshtruar disa njoftime te shtypit ne Shqiperi, te cilat qe thoshin se ai eshte takuar me Sekretarin ne Tirane.

"Vizita ime ne Shqiperi ka qene nje vizite private, jam takuar me miq shqiptare dhe nderkombetare. Viziten e sekretarit Pauell e vleresoj per Shqiperine dhe rajonin, por takimi i perfolur nga mediat mes meje dhe sekretarit Pauell nuk ka ndodhur,"- sqaroi ai. Mirepo kjo nuk ka qene arsyeja kryesore pse kryetari i Partise Demokratike, Thaci, ka mbajtur nje konference te jashtezakonshme shtypi.

Ai pjesen qendrore te saj ia ka kushtuar idese se tij per vendosjen e nje Moratoriumi ne bisedimet per statusin e Kosoves si dhe mbeshtetjes ne parim te kesaj ideje nga perfaqesite diplomatike te shteteve perendimore ne Prishtine. Zoti Thaci ka deklaruar se e mbeshtetja ne parim e kesaj ideje, eshte nje hap trimerues qe te vazhdohet ne zbatimin e nje platforme te tille. Lideri demokrat Thaci eshte shprehur mirenjohes posacerisht ne ate qe ai e ka cilesuar mbeshtetje te moratoriumit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.



Qendrimi amerikan

Zyra amerikane ne Prishtine, permes nje komunikate eshte deklaruar se Shtetet e Bashkuara, e mbeshtesin pjeserisht, idene e Thacit. Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin pjesen e idese se Moratoriumit per bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves, por jane kunder venjes se afateve kohore dhe mekanizmave per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves, sic theksohet ne idene e zotit Thaci.

Permes nje komunikate per media te leshuar nga zyra e saj ne Prishtine, SHBA sqaron se mbeshtet cdo apel te zotit Hashim Thaci, drejtuar te gjitha elementeve politike te perfshira ne ceshtjen e Kosoves, si brenda ashtu edhe jashte saj, per te nderprere bisedimet per statusin perfundimtar dhe per t'u perqendruar ne zbatimin e Rezolutes 1244. Shefi i zyres amerikane ne Prishtine, Reno Harnish ka thene se prioriteti kryesor i SHBA-ve ne Kosove kete vit eshte qe UNMIK-u t'i transferoje te gjitha kompetencat e parezervuara tek institucionet e perkohshme veteqeverisese dhe qe te perqendrohen te gjitha perpjekjet ne zhvillimin e nje qeverisjeje te mire".

Nje korrespondent i BBC-se thote se sidoqofte propozimi i Hashim Thacit per vendosjen e Moratoriumit ne bisedimet per statusin e Kosoves, tani per tani nuk e ka mbeshtetjen e dy forcave te tjera politike, Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, partnere ne qeverine e koalicionit. Dhe nese kjo mbeshtetje nuk sigurohet ne fazat e mevonshme, atehere Moratoriumi rrezikon qe te mbetet vetem nje ide.

BBC

5 Maj, 2003 - Copyright 2002 Shekulli - http://www.shekulli.com.al/

Nė qytetin iraken tė Mosulit kompania shqiptare ėshtė vendosur nė njė nga ish-rezidencat e diktatorit

Komandot shqiptare nė pallatin e Sadamit

TIRANE - Kompania e 71 komandove shqiptarė, e cila prej dy javėsh gjendet nė Irak, vendoset nė njė nga pallatet presidenciale tė ish-presidentit Sadam Husein. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanė dje se komandot shqiptare kanė zėnė vend pranė Divizionit tė 111-tė tė kėmbėsorisė amerikane dhe kanė marrė nė ruajtje spitalin e kėtij qyteti. Sipas tė njėjtave burime, forca ushtarake shqiptare po shoqėron si eskortė Divizionin e 111-tė tė kėmbėsorisė amerikane, drejtues i sė cilės ka qenė edhe sekretari aktual i Shtetit, amerikani Kolin Pauell, qė vizitoi para katėr ditėsh Tiranėn. Njėkohėsisht, komandot shqiptare po vijojnė stėrvitjen dhe misionin e tyre paqeruajtės nė Irakun e pasluftės. Ata janė tė angazhuar nė patrullime dhe nė vrojtime.
Vetėm para njė jave, ushtarakėt shqiptarė u zhvendosėn nga baza amerikane e Kuvajtit nė kryeqytetin e Irakut, Bagdat, nė njė mision patrullues. Pas mbarimit tė luftės, sipas njė marrėveshjeje tė bėrė qė mė parė si dhe sipas vendimit tė qeverisė, ata do tė hynin nė Irak pas pėrfundimit tė veprimeve sulmuese nga nga ana e amerikane dhe e britanikėve. Qeveria shqiptare, e pozicionuar hapur pro SHBA-sė dhe Britanisė sė Madhe nė kofliktin me Irakun, miratoi rrufeshėm vendimin pėr dėrgimin e 71 komandove shqiptare atje. Po kėshtu, dhe parlamenti, vetėm me njė abstenim, e legjitimoi vendimin, duke u vėnė nė dispozicion trupave aleate bazat tokėsore dhe detare, si dhe hapėsirėn ajrore.



03/05/2003 Korrieri

http://www.korrieri.com/

 

Ja marreveshja qe firmosin Nano e Pauell


Kryeministri shqiptar dhe sekretari amerikan i Shtetit do te hedhin sot firmat mbi nje dokument qe u siguron ushtarakeve dhe zyrtareve te SHBA, te cilet ndodhen ne Shqiperi, imunitet nga Gjykata Nderkombetare Penale. Si u arrit te marreveshja, nje tjeter levizje proamerikane e qeverise se drejtuar nga Nano

Elton METAJ

Fatos Nano e Kolin Pauell do te hedhin sot firmat mbi nje marreveshje, qe do t'u siguroje shtetasve amerikane imunitet nga Gjykata Nderkombetare Penale. Nje koncension qe Tirana zyrtare i ben Uashingtonit per te konfirmuar, ate qe cilesohet si "nivel i shkelqyer i marredhenieve mes dy vendeve". Marreveshja, nje kopje te se ciles "Korrieri" e disponon, bazohet ne nenin 98 te Statutit te Romes per Krijimin e Gjykates Nderkombetare Penale, i cili parashikon qe Gjykata nuk mund te veproje me nje kerkese per dorezim ndaj nje shteti, kur kjo e con kete shtet ne nje shkelje te nje marreveshje nderkombetare me nje shtet te trete. Gjithashtu, ne marreveshje, e propozuar nga ambasada amerikane ne Tirane dhe miratuar nga qeveria shqiptare, shprehet synimi i paleve per te hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale te parashikuara nga Statuti i Romes per Gjykaten Nderkombetare Penale, brenda juridiksionit te tyre. Ne te parashikohet qe qeveria e Tiranes nuk do te dorezoje apo transferoje ne asnje menyre ne Gjykaten Nderkombetare Penale, ose ne nje entitet ose vend te trete me qellim dorezimin, apo transferimin ne kete Gjykate, te zyrtareve te tanishem, apo te meparshem te qeverise, te punesuarve, ose personelit ushtarak, apo nenshtetasve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Firmosja nga Shqiperia e marreveshjes me SHBA per te mosdorezuar ne Gjykaten Nderkombetare Penale shtetasit amerikane synon te rikonfirmoje edhe pozicionimin e Tiranes zyrtare perkrah Uashingtonit. Nje levizje diplomatike e startuar me mbeshtetjen per luften ndaj Irakut dhe pjesmarrjen ne koalicionin nderkombetar antiterror. Kryeministri shqiptar Nano dhe sekretari amerikan i Shtetit Pauell do te vulosin sot, ate qe mund te cilesohet si "amerikanizmi i Tiranes".

Cfare parashikon marreveshja Nano-Pauell

Bazohet ne nenin 98 te Statutit te Romes per Krijimin e Gjykates Nderkombetare Penale, i cili parashikon qe Gjykata nuk mund te veproje me nje kerkese per dorezim ndaj nje shteti, kur kjo e con kete shtet ne nje shkelje te nje marreveshjeje nderkombetare me nje shtet te trete.

Palet synojne te hetojne dhe ndjekin penalisht veprat penale te parashikuara nga Statuti i Romes per Gjykaten Nderkombetare Penale, brenda juridiksionit te tyre.

Qeveria e Republikes se Shqiperise nuk do te dorezoje apo transferoje ne asnje menyre ne Gjykaten Nderkombetare Penale, ose ne nje entitet ose vend te trete me qellim dorezimin, apo transferimin ne kete Gjykate, te zyrtareve te tanishem, apo te meparshem te Qeverise, te punesuarve, ose personelit ushtarak, apo nenshtetasve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Eshte propozuar nga Ambasada e SHBA ne Tirane.


3 Maj, 2003 Copyright 2003 Shekulli

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, dje me kreministrin Nano
 
Nano me Pauell: Marrėveshja, partneritet strategjik me SHBA dhe hap drejt Evropės

TIRANE-Kryeministri Fatos Nano nuk ka harruar dje pėr asnjė ēast qė pas deklaratave publike pėr forcim tė partneritetit strategjik me SHBA tė shtonte se nė tė njėjtėn kohė, marrėveshja e firmosur me Pauell pėr mosdorėzim tė shtetasve amerikanė nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare ėshtė njė hap i ri edhe drejt Europės dhe standardeve e institucioneve europiane dhe euroatlantike.
Pas njė takimi kokė mė kokė 30 minutėsh nė zyrėn e kryeministrit shqiptar, Nano dhe Pauell nėnshkruan para gazetarėve marrėveshjen pėr mosndjekjen e shtetasve amerikanė nga Gjykata Penale Ndėrkombėtare.
Sekretari amerikan i Shtetit vlerėsoi pėrkrahjen e Shqipėrisė pėr Shtetet e Bashkuara. "Nėnshkrimi i Kartės sė Adriatikut dhe mbėshtetja qė kemi marrė, sidomos nga Shqipėria, nė luftėn kundėr terrorizmit dhe pėrpjekjet tona pėr tė ēliruar popullin irakian, ushtarėt shqiptarė nė terren nė Irak qė na ndihmojnė ashtu si dhe nė Afganistan, e gjithė kjo ėshtė tregues i drejtimit nė tė cilin Shqipėria dėshiron tė shkojė, tė jetė pjesė e kėsaj Evrope tė integruar, tė tėrė nė liri dhe nė paqe dhe pjesė e partneritetit euroatlantik", - tha Pauell.
Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano tha se bashkė me sekretarin Pauell kishin kėmbyer qėndrimet mbi prioritetet qė ka Shqipėria dhe rajoni. "Politika mė e mirė qė mund ta kemi tė pėrbashkėt me SHBA-nė dhe partnerėt e tjerė globalė, ėshtė njė politikė e fuqishme e brendshme e orientuar drejt reformave euroatlantike", - tha Nano.
"Ne ramė dakord qė duhet tė vazhdojmė pėrshkallėzimin e luftės kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, dhe trafikut tė jashtėligjshėm qė edhe mė tej kalon nėpėr Shqipėri dhe rajon. Unė i garantova sekretarit Pauell se politika shqiptare, qeveria dhe shoqėria shikojnė me simpatinė e duhur praninė, ndihmėn e vazhdueshme dhe monitorimin e shtuar nga agjencitė amerikane dhe qeveria amerikane nė arritjen e kėtyre objektivave tė pėrbashkėt", -tha kryeministri shqiptar.

 

Sekretari shpjegon arsyet e ndėrrimit tė planit. “Kam dashur prej kohėsh tė vizitoj Shqipėrinė”

Pauell: Pse e ndryshova udhėtimin pėr tė ardhur nė Tiranė

TIRANE- “Nuk besoj se vendimi pėr tė firmosur marrėveshjen nė Tiranė do tė shkaktojė ndonjė pėrplasje mes tre Ministrave tė Jashtėm”,-tha dje sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell duke qeshur, ndėrsa i pėrgjigjej njė gazetari kroat pėr arsyen e zgjedhjes sė kryeqytetit shqiptar mes Shkupit dhe Zagerbit. Ndėrsa tre pyetje qė iu drejtuan sekretarit Pauell, dy kishin tė bėnin me vendin e takimit, Tiranėn. Vendimi pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr tė sigluar marrėveshjen qė ishte paracaktuar nė Uashington sipas sekretarit tė Shtetit erdhi pasi Departamentit tė Shetit iu duk se ishte vendi dhe momenti i pėrshtatshėm pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. “Unė jam duke bėrė njė udhėtim i cili mbulon Evropėn dhe sot nė mbrėmje do tė shkoj nė Siri. Kjo ishte diēka qė kam dashur ta bėj prej kohėsh, pra tė vizitoj Shqipėrinė”,-tha Pauell nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me kryeministrin Nano. Ai sqaroi mė tej se “Ne e dinim se Karta ishte gati dhe, se tė gjitha dallimet, qė ishin diskutuar gjatė muajve tė kaluar, ishin zgjidhur. Eshtė njė dokument i shkėlqyer dhe nuk besoj se mund tė gjendej njė vend mė i mirė se Shqipėria pėr ta nėnshkruar atė, pra e ndryshova tė gjithė udhėtimin tim qė tė vij kėtu dhe bashkė me udhėheqėsit e Kroacisė dhe Maqedonisė tė nėnshkruajmė kėtu Kartėn. Mendoj se kjo ėshtė njė shprehje e miqėsisė ndaj Shqipėrisė si edhe ndaj Kroacisė dhe Maqedonisė”.
Ndėrsa komentet e shefit tė diplomacisė amerikane u dukėn mė tė zbutura pėr kėtė ēėshtje pas firmosjes sė “Kartės sė Adriaktikut” kur ai kishte nė krah jo vetėm ministrin e Jashtėm shqiptar por edhe atė maqedonas Mitreve dhe kroatin Picula. “"Ku ka njė partneritet mes disa vendeve, njė konkurrencė e tillė nuk ekziston", -duke shtuar se, prej kohėsh kishte pasur njė dėshirė pėr tė vizituar Tiranėn.
A. S

 

 
Faqja 2 - FAQE E PARE

Maj 3, 2003

 

KOLIN PAUELL NE TIRANE
 
VIZITA E SEKRETARIT AMERIKAN TE SHTETIT
 
Pauell: Faleminderit, zoti Nano
SHBA premton paketė financiare pėr Shqipėrinė
 

"Nėpėrmjet vizitės sime dhe nėpėrmjet urimeve mė tė mira tė presidentit Bush, ne i themi popullit dhe qeverisė shqiptare: 'Rrini me ne, vazhdoni tė ecni pėrpara, vazhdoni tė ecni pėrpara me reformat e me pėrpjekjet pėr ta vendosur shoqėrinė dhe vendin tuaj nė bazat e shtetit ligjor dhe do tė shihni se keni shumė miq qė duan t'ju ndihmojnė pėr tė realizuar endrrat e popullit shqiptar'. Pra, kjo ėshtė vėrtet njė vizitė tė cilėn shpresoj se populli shqiptar do ta shohė si njė akt miqėsie"

TIRANE

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, i premtoi dje kryeministrit Nano, nė takimin kokė mė kokė, se SHBA-ja do tė drejtojė njė bum investimesh nė Shqipėri. Duke shprehur mirėnjohjen pėr mbėshtjetjen nė luftėn e Irakut, Pauell i tha Nanos se forcimi i sigurisė dhe i shtetit ligjor ėshtė kushti qė amerikanėt tė nisin njė seri financimesh dhe investimesh masive nė Shqipėri. Kėtė e konfirmoi dje edhe kryeministri shqiptar pas takimit me sekretarin e Shtetit. "Nė presim tani nga Shtetet e Bashkuara jo vetėm financime, por edhe investime tė kompanive private dhe shtetėrore amerikane nė Shqipėri", deklaroi Nano. Pauell rikonfirmoi dje se Shqipėria do tė marrė pjesw nė procesin e rindėrtimit tė Irakut.
"Nėpėrmjet urimeve mė tė mira tė presidentit Bush, ne i themi popullit dhe qeverisė shqiptare: 'Rrini me ne, vazhdoni tė ecni pėrpara'", deklaroi Pauell nė konferencėn e pėrbashkėt me kryeministrin Nano. Ai shtoi se bashkėpunimi mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė do tė jetė mė i ngushtė nė tė ardhmen.

Takimi
Pauell dhe Nano biseduan sė bashku pėr gjysmė ore kokė mė kokė nė ambientet e Kryeministrisė. Pas takimit kryeministri tha se kishte shkėmbyer mendime me sekretarin e Shtetit rreth pėrparėsive tė Shqipėrisė dhe rajonit. "Unė pėrsėrita angazhimin e qeverisė pėr tė kryer reforma tė fuqishme nė vend, tė cilat do ta afrojnė vendin me standardet euroatlantike", deklaroi Nano. Sipas tij, tė dyja palėt ranė dakord qė ta intensifikojnė sė bashku luftėn kundėr korrupsionit, trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar. "Do tė vazhdojmė tė luajmė rolin tonė pozitiv pėr tė forcuar bashkėpunimin dhe stabilitetin rajonal", shtoi ai.

Lufta
Sekretari amerikan i Shtetit shprehu mirėnjohjen e tij pėr mbėshtetjen qė qeveria i dha SHBA-sė pėr luftėn e Irakut. "Ju e bėtė kėtė gjė pėr arsye tė drejta dhe tani jeni nė anėn e fitimtarėve. Ju na mbėshtetėt me vendosmėri dhe ne do tė jemi po aq tė vendosur nė mbėshtetjen ndaj jush", u shpreh Pauell. Ai shtoi se kishte ardhur nė Tiranė pėr tė demonstruar angazhimin konkret tė SHBA-sė nė mbėshtetje tė reformave qė ka nisur Shqipėria pėr tė pėrmbushur standardet e NATO-s dhe tė BE-sė. Pauell vlerėsoi arritjet e qeverisė nė luftėn ndaj trafiqeve dhe inkurajoi iniciativat rajonale nė kėtė drejtim.

 

 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Maj 3, 2003

 

KOLIN PAUELL NE TIRANE
 
I jep urdhrin "Kastrioti"
 
Moisiu dekoron Kolin Pauellin
 

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, nė takimin me presidentin Moisiu e vuri theksin te nevoja e forcimit tė shtetit tė sė drejtės, qė ndihmon nė tėrheqjen e investimeve tė huaja. Por, sipas Pauellit, investitorėt duan tė kenė ambient tė sigurt pėr biznesin e tyre, tė mos kenė pengesa burokratike dhe aktivitete korruptive. Ai shprehu besimin e tij, se Shqipėria nuk do tė ketė luhatjet e mėparshme: "Ne duam tė jemi tė sigurt qė tė mos pėrsėriten oshilacionet e sė shkuarės". Sekretari amerikan i Shtetit e siguroi Moisiun, se SHBA-ja do tė jetė nė krah tė Shqipėrisė pėr t'u integruar nė BE, "megjithėse nuk jemi anėtarė tė saj". Nė fund tė kėtij takimi presidenti e dekoroi sekretarin amerikan tė Shtetit me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu", me motivacionin pėr rolin e luajtur nė mbėshtetje tė demokracive tė reja dhe pėr angazhimin e tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, pėrfshi kėtu edhe Shqipėrinė.

 

 
Faqja 5 - POLITIKE

Maj 3, 2003

 

KOLIN PAUELL NE TIRANE
 
Biseda kokė mė pėr 15 minuta
 
Pauell nė ambasadėn e SHBA takon Hashim Thaēin e PDK
 

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell ėshtė takuar pėr 15 minuta kokė mė kokė me Hashim Thaēin. Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės ndodhej dje nė Tiranė. Nė minutat e fundit tė vizitės sė tij nė Shqipėri Pauell ėshtė zhvendosur nė ambjentet e brendėshme tė ambasadės amerikane nė Tiranė. Gjatė kėsaj kohe ai ka diskutuar pėr 15 minuta me Hashim Thaēin, njoftojnė burimet e Gazeta Shqiptare. Detajet e kėsaj bisede qė nuk ėshtė bėrė publike, nuk janė zbardhur. Takimi me liderin kosovar nuk ėshtė njoftuar as nė axhendėn zyrtare tė takimeve tė kryediplomatit amerikan nė Tiranė. Vizita e tij 4 orshe nė Shqipėri ka pėrfshirė kontakte edhe me liderė tė forcave politike kosovare, siē ėshtė Hashim Thaēi, kryetar i PDK. Ende nuk ėshtė mėsuar se cilat kanė qenė temat e diskutimit mes Pauell e Thaēit.


 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 7, No. 84, Part II, 5 May 2003

 
SOUTHEASTERN EUROPE

U.S. PRESIDENT WELCOMES ADRIATIC PACT.
George W. Bush said in a
statement in Washington on 3 May that he welcomes the U.S.-Adriatic
Partnership Charter among the United States, Albania, Croatia, and
Macedonia aimed at promoting NATO membership for those three western
Balkan countries, Hina reported (see "RFE/RL Newsline," 2 May 2003
and "RFE/RL Balkan Report," 22 November 2002). Bush added that the
agreement reflects Washington's determination to integrate the three
states into the Euro-Atlantic community and their commitment to NATO
values and principles. Secretary of State Colin Powell signed the
pact in Tirana the previous day along with his three counterparts. He
also signed a bilateral agreement with Albanian Prime Minister Fatos
Nano prohibiting the handing over of each other's citizens to the
International Criminal Court (ICC) in The Hague. PM

WHITE HOUSE

For Immediate Release
Office of the Press Secretary
May 2, 2003

President Welcomes Signing of the Adriatic Charter Partnership
Statement by the Deputy Press Secretary

President Bush welcomes today's signing of the Adriatic Charter Partnership between the United States and Albania, Croatia, and Macedonia.

The Adriatic Charter initiative demonstrates dedication by Albania, Croatia, and Macedonia to strengthen their individual and cooperative reform efforts as they seek NATO membership. The Charter affirms the signatories' political commitment to the values and principles of the NATO Alliance.

The United States remains committed to NATO's "Open Door." U.S. support for the Adriatic Charter underscores our continued support for the shared aspirations of Albania, Croatia, and Macedonia to full integration into the Euro-Atlantic community.

# # #

 

 

Nano-Moisiut: Pauell tė dekorohet me urdhėrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu"

Lajmi i ores 1:00 PM

Kolin Pauell

TIRANE (30 Prill) - Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, dekorimin e Sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, me urdhėrin "Gjergj Kastriot Skėnderbeu, nė kuadėr tė vizitės qė ai do tė zhvillojė nė Tiranė pas dy ditėsh. Ky dekorim do t'i akordohet Pauellit me motivacionin, "Pėr vizionin e tij tė veēantė, lidershipin dhe rolin e tij tė ēmuar nė mbėshtetje tė demokracive tė reja, qė ndajnė vlera tė njėjta me Shtetet e Bashkuara dhe pėr vlerėsimin e tij tė veēantė pėr rėndėsinė e Shqipėrisė dhe Europės Juglindore nė lidhje me stabilitetin rajonal dhe njė Europė nė paqe; pėr angazhimin e tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, duke pėrfshirė dhe partnerėt fqinjė tė Adriatikut, si dhe pėr inkurajimin dhe mbėshtetjen pėr integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike; pėr vėmendjen e tij personale dhe mbėshtetjen entuziaste ndaj pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr t'u bėrė njė shoqėri e vėrtetė demokratike dhe konsolidimin e marrėdhėnieve tė shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara; pėr mbrojtjen e vendosur nė pėrmbushjen e vizionit tė presidentit Bush, pėr njė Europė tė bashkuar, tė lirė dhe tė begatė, si dhe pėr vlerėsimin prej tij tė kontributit tė dhėnė nga Shqipėria nė krijimin e kėtij realiteti dhe Pėr njohjen e kontributit tė tij tė pakrahasueshėm si njė lider botėror dhe njė luftėtar i paqes". ro/anjo (BalkanWeb)