PLL nesėr ēel fushatėn elektorale pėr kreun e Bashkisė e Tiranės

Lajmi i ores 5:45 PM
TIRANE (2 Shtator) - Kandidati i Partisė Lėvizja e Legalitetit pėr kryetar bashkie nė Tiranė, Robert Papa, bėri tė ditur sot pėr mediat se, do tė zyrtarizojė nesėr hapjen e fushatės elektorale, nė ambjentet e Hotel "Tirana". Nė lidhje me kėtė fushatė Papa theksoi se, "do tė sjellė njė stil ndryshe nga sallat e mbyllura tė mitingjeve"."Nė platformėn time unė do tė jem konkret pėr atė qė synoj tė realizoj", tha ai. Sipas Papa, platforma elektorale e tij "synon decentralizimin e pushtetit vendor dhe zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave". "Unė premtoj gjėra tė realizueshme dhe qė janė nė kompetencat e bashkisė", shtoi kandidati i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Robert Papa. dxh/dxh (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 

 
Faqja 4 - POLITIKE 2 Shtator

Shtator 2, 2003

 
 
Shėn Naumi, zėdhėnėsi i Lekės replikon me Milon: Eshtė historian i komunizmit

Zėdhėnėsi i oborrit mbretėror nė Tiranė, Fluturak Gėrmenji, reagoi dje pas deklaratės sė historianit Paskal Milo se "Ahmet Zogu i dhuroi nė vitin '25 Shėn Naumin Serbisė, pasi Pashiqi e mbėshteti atė tė rikthehej nė pushtet". Sipas Gėrmenjit, kjo tezė e Milos ėshtė e nxjerrė nga tekstet e vjetra tė diktaturės komuniste. "Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, sesa mendėsia pėr tė politizuar sipas kuzhinės sė vjetėruar", deklaroi Gėrmenji. Ai shpjegoi se Shqipėria bėri asokohe shkėmbim tokash me Serbisė, pasi i leverdiste kėshtu. "Nė mbledhjen e 19 tetorit 1925 tė dy dhomat e Parlamentit miratuan me vota unanime marrėveshjen mes qeverisė shqiptare dhe asaj jugosllave, sipas propozimit transaksional tė Konferencės sė Ambasadorėve, ku Shqipėria, pėrkundėr ndėrtesės sė Shėn Naumit qė nuk kishte asnjė banor, merrte katundin e Peshkėpisė me 60 shtėpi dhe 300 frymė, kodrėn e Ēėrravės, kishėn e Ajazmės, kodrat strategjike tė Shėn Naumit, me karakollin e Serbisė duke fituar njė tokė prej 22 kilometrash katrorė", thuhet nė replikėn e Gėrmenjit.

 
 
Faqe 22 - Rajon & Bota   http://www.panorama.com.al/

2Shtator 2003

 
Ushtria dhe policia maqedonase vazhdon aksionin pėr kapjen e Avdil Jakupit
 
Banorėt e Kumanovės lėnė shtėpitė
AKSH, ultimatum: “Ikni pėr 24 orė, ndryshe luftė”
 
AKSH

 

Mė shumė se njėmijė banorė tė fshatrat Vaksincė dhe Llojan tė Kumanovės i kanė braktisur deri tani shtėpitė nga frika se do tė hasin nė njė zjarr tė kryqėzuar mes grupeve ekstremiste dhe forcave maqedonase tė sigurisė, tė cilat vazhdojnė operacionin pėr arrestimin e Avdil Jakupit, tė njohur si komandant “Ēakalla”.

Fshati Vaksincė i Kumanovės u shpėrngul tėrėsisht gjatė fundjavės, ndėrsa vazhdon edhe shpėrngulja e fshatit fqinj kufitar Llojan - konfirmuan burime tė sigurisė nga terreni. Rreth 400 familje qė jetojnė nė Vaksincė, sipas pohimeve tė tyre, nė frikė dhe panik pėr shkak tė pranisė sė rritur tė policisė, por edhe tė grupeve tė armatosura tė uniformuara, e braktisėn fshatin. Popullata shqiptare nga ky fshat niset pėr nė Kumanovė, Likovė, ndėrsa njė pjesė edhe te farefisi nė Kosovė. Sipas informatave tė njė banori tė Vaksincės, ata janė tė frikėsuar pėr shkak tė asaj qė nė njė kohė tė caktuar nė Vaksincė operon njė grup mė i madh i armatosur nga Haraēina dhe Kosova, e cila ka bashkėpunuar me individė nga fshati, mirė tė njohur te popullata lokale pas sjelljes ekstreme dhe kriminale. Shumica, gra dhe fėmijė, kanė kėrkuar strehė nė fshatrat e Luginės sė Preshevės. “Brenda 24 orėve tė gjitha forcat ushtarake, policore me gjithė armatimin e tyre tė madh tė tėrhiqen plotėsisht nga Kumanova dhe tė gjitha rrethinat shqiptare”, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Armatės Kombėtare Shqiptare. “Nė rast se gjatė kėtij afati kohor kėto forca ushtarako-policore sllavomaqedone nuk tėrhiqen pėr t’i lėnė tė qetė shqiptarėt nė truallin e tyre, Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH legjitimohet tė urdhėrojė forcat e saj tė veprojnė pėr ta realizuar me ēdo mjet kėtė obligim atdhetar, qytetar dhe demokratik”, thuhet ndėr tė tjera nė kėtė ultimatum. “Apelojmė para faktorit ndėrkombėtar veprues nė Maqedoni, qė tė ndikojė urgjentisht pėr t’u plotėsuar shqiptarėve autoktonė kėtė tė drejtė demokratike dhe tė ligjshme, tė drejtėn pėr tė mos patur kolonizator tė armatosur nė trojet dhe shtėpitė e tyre”, thuhet nė komunikatėn e AKSH-sė.