03/04/2003 - http://www.korrieri.com/

Trajtimi i ri i familjes Mbreterore
Projekti i Partise Levizja e Legalitetit per trajtim te posacem te familjes se Leka Zogut, parashikon futjen e saj ne protokolloin zyrtar te festave kombetare, kthimin e eshtrave te Mbretit Zog ne atdhe dhe rregullimin ligjor te ceshtjes se mbajtjes se koleksionit te armeve. Por, edhe kthimin e disa pronave...

Nga Arben Muka



Partia Levizja e Legalitetit ka pergatitur nje projektligj me te cilin synohet qe te arrihet nje trajtim i posacem i familjes mbreterore ne Shqiperi. Per te mesuar dicka me teper rreth ketij projektligji dhe veshtiresive qe mund te ndeshe ai ne diskutimet ne parlament, flet nje prej iniciatoreve te ketij projektligji, deputeti legalist Bahri Kollcaku.



C'fare ju shtyu per te hartuar kete projektligj?



Ne kuader te nje emancipimi te politikes shqiptare, ne kuader dhe te bashkepunimit mazhorance- opozite, shtetit shqiptar, i kerkohet qe te krijoje tashme nje imazh po aq emancipues edhe per familjen mbreterore ne Shqiperi.

Ne nuk kerkojme asgje te tepert ne trajtimin e kesaj familjeje, nese e shohim problemin ne kuader te trajtimit qe behet ne keto raste ne vendet e tjera ish- komuniste te Evropes Lindore. Kjo nuk ka as fature finaciare, nuk ka asnje gje qe bie ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. E theksoj qe eshte nje perpjekje realiste per ta ndryshuar imazhin e politikes shqiptare dhe te qeverise, per trajtimin e familjes mbreterore.



A mund te na thoni me konkretisht se cfare kerkohet ne projektligjin qe keni dorezuar per diskutim ne Parlament?



E para, qe qeveria te kete nje trajtim te vecante per familjen mbreterore ne festat kombetare. Kjo familje te kete vendin e vet protokollar ne keto festa. E dyta, ne nje nga nenet qe ne kemi percaktuar me ane te eksperteve ligjore brenda Partise Levizja e Legalitetit, percaktohet mbajtja dhe pasurimi i koleksionit te armeve te familjes mbreterore. Ne kete aspekt deri me tani ka boshllek ligjor. E treta, lidhet me kthimin ne atdhe te eshtrave te Mbretit Ahmet Zogu. Nese do te diskutohet ndonje pengese per motive financiare, kjo mund te merret persiper dhe nga vete familja mbreterore. E katerta, eshte qe te dihet emertimi i personave dhe emrave te familjes mbreterore, te percaktohet qarte perberja dhe hierarkia brenda saj. Esencialisht keto jane disa momente kryesore te projektligjit, por ka dhe ndonje ceshtje tjeter teknike qe nuk do te kete peshe gjate debatit ne Komisionin e Perhershem Parlamentar te Ligjeve dhe me pas ne seance plenare.



Zoti Kollcaku, nga kontaktet qe keni pasur me deputete te partive te tjera politike ne parlament deri tani, a ka dale ndonje ceshtje qe pritet te hase pengese ne debatet e ardhshme?



Pengesa qe une parashikoj se do haset gjate diskutimit te projektligjit ne Parlament ka te beje me trajtimin politik qe i behet kesaj ceshtjeje. Normalisht po ta trajtojme kete teme ne planin moral, jane 84 ose 86 deputete, nga te gjitha grupet parlamentare te maxhorances dhe opozites, te cilet kane firmosur pak kohe me pare qe familja mbreterore te kthehet ne Shqiperi.

Atehere, familja mbreterore nuk mund te trajtohet si te gjitha familjet shqiptare, sepse ajo ka vlera historike me te medha se familjet e tjera. Gjate debatit politik qe do te zhvillohet, te majtet shqiptare do ta kene te veshtire te pranojne pjesetaret dhe trashegimtaret e familjes mbreterore. Por po ta shikosh me gjakftohtesi do te thosha se me shume nder, ne kete rast do te marre PS dhe qeveria aktuale qe ndryshojne imazhin qe kane pasur, apo qe vazhdon ta kete nje pjese e paket ne Shqiperi.

"Dojce Vele"