GAZETA55 - 03/04/2003 - http://www.gazeta55.com/

Mati nė rrjedhat e historisė tonė kombėtare zė vend nė panteonin e nderit!

(vijon nga  numri i kaluar)

Mati! nė pjesėn e dytė tė shekullit tė 19 vazhdon tė nxjerrė tė tjerė patriotė e atdhetarė, ashtu si Rexhep Pashė Mati qė do t'i jepnin aq shumė atdheut dhe kombit, nė njė  periudhė tė tillė historike, ku po rizgjohej fuqishėm ndjenja jonė kombėtare.

Ishte kohė e pėrpjekjeve tė mėdha tė rilindasve dhe burrave trima tė kombit tonė pėr tė bėrė Shqipėrinė tė pavarur e pėr tė vendosur pėrfundimisht njė alfabet tė gjuhės shqipe. Nė kuadrin e kėtyre pėrpjekjeve gjigante spikasin figurat e mėdha tė Dr.Ibrahim Temos e tė Dervish Himės nga treva e Matit.

4.Ibrahim Temo lindi nė vitin 1841 nė fshatin Gurė i Bardhė, nė familjen Vogli. Pėr arsye ekonomike, familja e tij kur Ibrahimi ishte vetėm 8 vjeē, pra nė vitin 1849 emigron pėr nė Strugė buzė liqenit tė bukur tė Ohrit. Kėtu mbaroi shkollėn fillore. Pastaj vazhdoi mė tej nė shkollėn  Ruzhdie nė Manastir dhe Selanik. Studimet e larta i mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė Akademinė e Lartė Ushtarake nė Mediana Staint sė bashku me mikun e tij Dervish Himėn edhe ky njė patriot nga Mati. Tė dy sė bashku me kėto  vitet mbėshteten lėvizjen xhonturke. Nė vitin 1895 Ibrahim Temo e ndihmon Dervish Himėn tė dalė nga burgu i Stambollit dhe tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Po nė kėtė vit Ibrahim Temo shkon nė Bukuresht tė Rumanisė  pėr tė vazhdouar studimet nė mjekėsi ku merr edhe gradėn shkencore "Doktor i shkencave mjekėsore". Nė vitin 1897 Temo sė bashku me Himėn njihen ( dhe kryejnė veprimtari nė dobi tė kombit) me Kristo Luarasin e Jashar Erebarėn. Nė vitin 1989 Ibrahim Temo merr pjesė aktive nė Kongresin e Kolonisė Shqiptare tė Bukureshtit qė kryesohej nga Faik Konica. Mė vonė do tė bashkėpunojė nė gazetėn "Pavarėsia Shqiptare" qė drejtohej nga Dervish Hima. Nė vitin 1902 merr pjesė pėrsėri nė Kongresin e Shqiptarėve tė Rumanisė, organizuar nga Albert Gjika, i biri i Elena Gjikės ku sė bashku me Himėn dhe patriotė tė tjerė kėrkuan me forcė autonominė e Shqipėrisė. Temo bashkėpunoi me gazetėn "Shqipėria e Re" ku nė rubrikat e saj shkroi shumė artikuj pėr gjuhėn shqipe e ēėshtjen shqiptare. Pėr zotėsinė, menēurinė dhe kontributin  u zgjodh senator i shtetit rumun. Nė vitin 1908 dr.Ibrahim Temo merr pjesė nė Kongresin e Manastirit pėr tė vendosur alfabetin shqip, ku qe pėrkrahės i zjarrtė i alfabetit latin si bazė pėr alfabetin shqip.

Nė vitin 1909 merr pjesė nė Kongresin kryengritės sė Dibrės. Nė raportet e konsujve austriakė tė kohės Temo pėr  aktivitetin e tij diplomatik nė dobi tė ēėshtjes shqiptare cilėsohet si njeriu mė popullor shqiptar.

Megjithė obligimet e tij tė mėdha si doktor por edhe si senator nė shtetin rumun, ai vazhdonte tė punonte me pėrkushtim tė madh pėr Shqipėrinė. Nė vitin 1912 sė bashkė me tė gjithė patriotėt e tjerė nė shoqėritė shqiptare tė Rumanisė ndihmuan dhe pėrkrahėn Ismail Qemalin pėr tė shpallur pavarėsinė dhe denoncoi fqinjėt shovinistė qė kėrkonin copėtimin e trojeve shqiptare. Dr.Temo gjatė veprimtarisė sė tij patriotike theksonte gjithmonė se "rreziku i Shqipėrisė janė Greqia dhe Jugosllavia, kurse Italia ėshtė njė kundėrpeshė ndaj tyre. Pėrkrahu pa rezerva nga pikėpamja politike dhe diplomatike ardhjen nė fuqi nė  krye tė shtetit shqiptar mė 1924 tė Ahmet Zogut ( mė vonė mbreti Zog i I-rė). Eshte pritur nga Zogu katėr herė nė audiencė dhe dy herė nė mbledhjen e kėshillit ministror. Pas takimeve z.Temo ėshtė shprehur: "Ahmet Zogu ėshtė shqiptari mė i zgjuar qė kam hasur deri mė sot. Ai i njeh mirė Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ai ėshtė edhe  njė trim e atdhetar i madh. Jam i bindur se ai e do Shqipėrinė mė shumė se tė tjerė.

Dr.Ibrahim Temo e vazhdoi veprimtarinė e tij atdhetare gjer nė fund tė jetės, me bindjen e plotė qė Shqipėria do tė bėhet, do tė rrojė e pėrparojė nė mes kombeve tė tjerė.

Dervish Hima njė patriot i shquar i ēėshtjes shqiptare, njė intelektual e publicist i shquar i fundshekullit tė 19-tė dhe  fillimshekullit tė 20-tė. Ai lindi nė Ohėr nė vitin 1875 por familja e tij kish migruar nga fshati Kurdari i trevės sė Matit pėr arsye  ekonomike, ashtu si shumė familje matiane qė kanė migruar nė atė kohė pėr nė Ohėr, Strugė dhe Manastir. Dervish Hima u arsimua nė Ohėr, Manastir dhe Selanik. Liceun ushtarak e kreu nė Stamboll dhe kreu gjithashtu Akademinė Ushtarake tė Medicinės. Nė Stamboll ai sė bashku me patriotin Ibrahim Temo nė kėtė kohė filluan veprimtarinė patriotike e atdhetare. Nė vitin 1895 u burgos nė Stamboll, por me ndihmėn e Dr.Temos doli nga burgu dhe u kthye nė Shqipėri, ku nuk e   reshti veprimtarinė e tij. Nė kėtė periudhė bie nė kontakt me Murat Toptanin, Dervish Bej Elbasanin dhe Xhemal Pashė Zogun. Kur lindi Ahmet Zogu -1895 Dervish Hima i vuri emrin meqė ishte mik i nderuar i shtėpisė.

Nė gusht 1897 shkoi nė Bukuresht ku punoi sė bashku me Dr.Temon, Jani Mihalin, Kristo Luarasin, Jashar Erebarėn etj, pėr ēėshtjen kombėtare. Mori pjesė nė Kongresin e Vidonisė shqiptare nė Bukuresht qė u mbajt  mė 13 nėntor 1898. Nė kėtė kohė u zgjodh kryetar i Qarkut tė studentėve tė Bukureshtit. Pas disa protestave turke pranė qeverisė rumune u detyrua tė largohet pėr nė Itali. Nė Romė sė bashku me Mehmet Bej Frashėrin botuan gazetėn "Zėri i Shqipėrisė". Mė  vonė botoi gazetėn me titull "Albania" duke vazhduar pėrpjekjet pėr ēėshtjen shqiptare. Por edhe qeveria italiane ia revokoi qėndrimin. Ai u kthye pėrsėri nė Bukuresht. Kėtu boton pėrsėri gazetėn "Albania" dhe veprėn e tij "Ujanahim" (tė zgjohemi). Nė vitin 1900 sė bashku me Ismail Qemalin shkojnė nė Egjipt pėr tė krijuar njė shoqėri patriotike tė shqiptarėve. Nė vitin 1901 mori pjesė nė Kongresin shqiptar nė Napoli. Aty filloi tė botojė pėrsėri gazetėn "Albania". Kėtu shkroi shumė broshura midis tė cilave "Mjeti i shpėtimit tė shqiptarėve ėshtė besa-besė","Sulltani dhe unė","Njė pasqyrė e krimeve tė Sulltanit","Varri i njerėzve liridashės" etj. Pėr veprimtarinė e tij ai u shtrėngua  tė largohej pėrsėri nga Italia nė maj 1902 pėr nė Manastir ku sė bashku me Dimitri Papavoglin krijuan njė komitet shqiptar nė shtator tė atij viti. Merr pjesė nė Kongresn e Bukureshtit organizuar nga princ Albert Gjika. Me iniciativėn e Albert Gjikės dhe Faik Konicės mė 1904 shkoi nė Londėr pėr tė marrė pjesė nė njė kongres Armeno - Maqedonas pėr tė pėrfaqėsuar interesat shqiptare. Nga fundi i vitit 1904 kthehet nė Shkodėr dhe pėr  veprėn patriotike xhonturqit e dėnojnė me 8 muaj burg. E dėrguan nė burgun e Selanikut. Nė burg shkoi veprėn "Njė jehonė nga burgu nė periudhėn e lirisė. Pasi bėri 4 muaj burg me ndihmėn e shokut tė tij dr. Temos ( qė folėm mė lart) del nga burgu. Nė korrik 1909 sė bashku me Rexhep Pashė Matin, Ibrahim Temon marrin pjesė nė Kongresin e Dibrės ku u takua me Ahmet Zogun. Nė gusht 1909 mori pjesė nė kongresin e Elbasanit ku luajti njė rol tė rėndėsishėm. Nė dhjetor  1909 gjendet nė Stamboll ku botoi gazetėn "Shqipėtari" bashkė me Hile Mosin. Mė 20 mars 1910 filloi Kongresi i Manastrit ku hapjen e tij dhe fjalimin zyrtar e mbajti Dervish Hima. Nė fjalėn e tij ai tha:"Nė kėtė kongres pėrfaqėsojmė tė gjithė Shqipėrinė dhe do tė bisedojmė pėr dituritė, lulėzimin e gjuhės dhe mbarėsinė e kombit shqiptar.

Nė kėtė periudhė Hima ishte shqiptari mė i sulmuar nga qarqet xhonturke. Nė vitin 1911 erdhi pėrsėri nė Shqipėri pėr tė organizuar ngjarjet e ardhme vendimtare. Gjatė kėsaj periudhe ai vizitoi gati gjithė Shqipėrinė. Nė korrik 1912 ai bashkė me Hilė Mosin shkojnė nė Korfuz pėr tė pėrgatitur kryengritjen  shqiptare. Nė gusht 1912 udhėhoqi kryengritėsit nė Ohėr  e Manastir. Mė 28 nėntor 1912 mori pjesė nė ngritjen e flamurit nė Vlorė. Nga 1 - 3 mars 1913 nė Trieste mbahet njė Kongres i madh shqiptar me 200 delegatė, ku morėn pjesė Hima dhe Konica. Nė vjeshtėn e 1917 organet austriake e emėrojnė Himėn inspektor shkollash pėr qarkun e Tiranės. Nė fillim tė vitit 1918 formohet nė Elbasan shoqėria letrare me pjesėmarrės: Aleksandėr Xhuvani, Zef Nosi, Dervish Hima, Dervish Bej Elbasani etj.

Mbėshteti pa rezerva ardhjen nė krye tė shtetit tė Ahmet Zogut dhe punoi si shef i zyrės sė shtypit tė qeverisė. Mė 21 maj  vdes enciklopedisti, patrioti, publicisti,diplomati, gjuhėtari, qė aq shumė punoi e sakrifikoi pėr mėmėdheun e tij, shqiptari   i madh Dervish Hima.

Kujtim PORJA