03/06/2003   3 Qershor 2003   http://www.korrieri.com/

Kompromis Tirane-Beograd per Kosoven

Diplomatet shqiptare kane djersitur jo pak paraditen e djeshme per te arritur perfshirjen e Kosoves ne deklaraten finale te Samitit te Ohrit. Punimet jane zhvilluar te mbyllura per shtypin, ndersa mesohet se nuk kane munguar perplasjet. Fillimisht ne fjalen e tij, Presidenti Moisiu ka kerkuar, qe ne deklaraten finale te perfshihet edhe referimi se Kosova duhet te jete pjese e procesit te stabilizim-asociimit dhe konkretisht ne Samitin e Selanikut me 21 qershor. Pas tij, ka folur Presidenti serbo-malazez Marovic, i cili ka shmangur cdo referim per Kosoven ne fjalen zyrtare. Delegacionet kane debatuar me pas per formulimin e deklarates, ku pika me e ndezur ka qene Kosova. Shqiptaret kane kembengulur per formulimin e tyre, se "Samiti i Selanikut eshte momenti i duhur per te perfshire edhe Kosoven ne procesin e stabilizim-asociimit me BE-ne". Por diplomatet e Beogradit jane mbrojtur, duke u shprehur se Kosova nuk mund te renditej ne nje nivel me pese shtetet e tjera, per sa kohe ajo nuk eshte shtet dhe nuk ka te percaktuar statusin final. Megjithate, burime brenda Samitit i thane "Korrieri"-t se te dy palet duket te kene patur deshiren per te arritur ne nje kompromis. Qendrimi i delegacioneve te tjera ka qene pak a shume i ftohte, pervec disa nderhyrjeve te diplomateve maqedonas. Negociimi ka cuar edhe ne gjetjen e kompromisit. Kosova ka zene vend ne deklaraten finale, ndonese jo sipas formulimit te Presidentit shqiptar Moisiu. "Statusi final i Kosoves (Rezoluta 1244 e KS te OKB) nuk eshte zgjidhur ende. Megjithate, ne jemi dakort se te gjithe qytetaret e Evropes Juglindore kane nje te ardhme evropiane, pa perjashtime", thuhet ne deklarate. Presidenti i Serbi-Mali i Zi ka mohuar, gjate nje prononcimi per shtypin, qe pala shqiptare te kete bere presion per kete ceshtje, ndersa eshte shprehur per arritjen e standarteve, perpara diskutimit te statusit. Edhe ministri i Jashtem grek Papandreu ka vleresuar se ceshtja e Kosoves, eshte e pazgjidhur, por ajo nuk mund te marre fund si nje ceshtje ditesh. Megjithate diplomatet shqiptare jane larguar nga Ohri, me ate qe ata e cilesuan nje sukses. Kosova ishte perfshire ne deklaraten finale, qe mbante edhe firmen e serbo-malazezit, Svetozar Marovic.

 BE: Lobing per Ballkanin
Greqia, kryetare e rradhes e Bashkimit Evropian, propozoi krijimin e nje lobi ne favor te vendeve te Ballkanit Perendimor. Jorgos Papandreu, minister i Jashtem i Athines, u shpreh gjate Samitit te Ohrit, se nje lobing ne kryeqytetet kryesore te Bashkimit Evropian, do te ndihmonte vendet e Ballkanit te prezantonin arritjet ne luften kunder krimit dhe trafiqeve, si dhe ne rritjen e bashkepunimit rajonal. Papandreu kerkoi nderkohe, qe Samiti i Selanikut nuk duhet te jape pershtypjen se gjithcka eshte zgjidhur per vendet e rajonit, ndersa aty do te behet nje rikthim i vemendjes nderkombetare drejt gadishullit, pas krizave te fundit nderkombetare. Gjithashtu, shefi i diplomacise greke tha se ne Selanik me 21 qershor do te behet edhe nje bilanc i ecurise se procesit te stabilizim-asociimit. Duke folur per politiken e jashtme te BE-se, Papandreu u eshte referuar fjaleve te Presidentit Bush: "Te jesh anetar i BE-se dhe mik i Amerikes, nuk eshte nje kontradite".

Moisiu: Jo pakesim te ndihmes nga BE
Shqiperia u shpreh ne Samitin e Presidenteve te vendeve te Stabilizim-Asociimit, se rajoni i Ballkanit ka nevoje per vemendje, mbeshtetje dhe ndihma nga BE dhe strukturat e saj. "Cdo zvogelim i paketes se ndihmes se BE-se per Ballkanin Perendimor ne vitet e ardhshme, do te ndikonte negativisht ne zhvillimin tone", tha Presidenti Moisiu, ne fjalen e tij. Ai vleresoi se per pese vendet ka ikur koha e emergjencave humanitare, por nevojat kane lidhje me zhvillimin e gjitheanshem te ekonomise dhe infrastruktures. Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh se nje aspekt tjeter qe do ta ndihmonte zhvillimin, sigurine, stabilitetin dhe integrimin eshte levizja e lire. "Kjo kerkese (levizja e lire) duhet te realizohet fillimisht midis vete vendeve tona, per t'u zgjeruar me pas ne drejtim te BE-se", tha Moisiu. Ai permendi se qeveria shqiptare pak dite me pare hoqi vizat per qytetaret e Bosnje-Hercegovines dhe Kroacise. "Ne presim te njejten gje edhe nga ju", u tha prere Presidenti, kolegeve te tij. Duke u shprehur se nga regjimi i ashper i vizave preken ne rradhe te pare bizneset, studentet, qarqet akademike e intelektuale, si dhe shtresa e qytetareve te ndershem, kategori qe ne pergjithesi perbejne koalicionin me te madh e te qendrueshem properendimor ne vendet e Ballkanit Perendimor. Edhe lideret e tjere te Ballkanit kane qene dakort ne parim me idene liberalizimit te vizave brenda rajonit, duke u angazhuar te nisin nje proces bisedimesh per kete qellim.

Moisiu-Ahmeti, takim sekret ne Pogradec
Presidenti Alfred Moisiu dhe lideri i shqiptareve te Maqedonise, Ali Ahmeti jane takuar te dielen ne mesdite ne qytetin e Pogradecit. Ka qene ky takimi i pare mes Presidentit shqiptar dhe kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim. I pyetur per takim, kreu i shtetit shqiptar eshte treguar i rezervuar te komentoje. "Pata nje takim jozyrtar me zotin Ahmeti. E ftova per t'u njohur, sepse partia qe kryeson Ahmeti eshte nje nga partite kryesore qe jane ne pushtet ne Maqedoni dhe sigurisht desha te njihesha dhe me problemet qe ai mendon se duhen zgjidhur sa me pare ne marredheniet mes dy etnive qe banojne ne Maqedoni", tha Moisiu, gjate nje prononcimi ne Oher.

 

Copyright 1999 Zeri i popullit  

 

Moisiu: Integrimi i Ballkanit veper e ballkanasve me vulė europiane

OHER.- Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, i cili mori pjese ne Samitin e Presidenteve te vendeve te Procesit te Stabilizim-Asociimit, qe u zhvillua dje ne Oher te Maqedonise, ne fjalen e tij tha ndėr tė tjera se "integrimi i Ballkanit duhet te jete veper e vet ballkanasve, por qe mban vulen e Europes", thekson atsh.

"Shqiperia po vazhdon me bisedimet per marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Integrimi eshte proēes kompleks, por me nje te ardhme te sigurt, sepse vetė Europa, eshte e vetedijshme se Bashkimi Europian nuk mund te jete i plote pa Ballkanin", tha Presidenti Moisiu.

Me tej, ai theksoi se "Shqiperia mendon se vendet e rajonit kane nevoje per vemendje, mbeshtetje dhe ndihme nga BE dhe strukturat e saj. Ēdo zvogelim i paketes se ndihmes se BE-se per Ballkanin ne te ardhmen, do te ndikonte negativisht ne zhvillimin e vendeve tona".

Sipas tij, nje aspekt i rendesishem qe do ta ndihmonte zhvillimin, sigurine stabilitetin dhe integrimin eshte levizja e lire e njerezve. Kjo kerkese do te realizohet fillimisht mes vendeve tona dhe me pas ne drejtim te BE-se. "Ne e shohim Samitin e Selanikut si nje rast tjeter, ku Bashkimi Europian do t'i hape horizonte te reja integrimit ne teresi te rajonit, duke njohur problemet dhe sfidat tona dhe duke ndihmuar ne kapercimin e tyre. Shqiperia gjykon se Samiti i Selanikut eshte momenti i duhur per te perfshire edhe Kosoven, ne Proēesin e Stabilizim-Asociimit", theksoi me tej Presidenti Moisiu. Ai propozoi qe ne deklaraten perfundimtare te ketij takimi, te perfshihet edhe kjo ēeshtje.

Gjithashtu gjate fjales se tij, Presidenti Moisiu vuri ne dukje arritjet qe ka bere Shqiperia ne rrugen e integrimit, duke permendur arritjet ne reformen zgjedhore, punen e bere per zgjidhjen e ēeshtjes se pronave, reformat ne drejtesi, perpjekjet per zhvillim dhe stabilitet politik, arritjet ne proēesin e ndarjes se pushteteve, forcimin e institucioneve te shtetit, luften kunder krimit dhe organizuar dhe trafiqeve, etj.

 

Te nisė dialogut mes autoriteteve tė Kosovės dhe Serbisė

Presidenti i Republikės Alfred Moisiu, nė njė konferencė pėr shtyp tė Hėnėn, pas takimit nė Ohėr tė Presidentėve tė vendeve tė Stabilizim-Asociimit, rikonfirmoi edhe njė herė angazhimin qė ka Shqipėria nė kordinimin e qėndrimeve dhe pėrpjekjeve tė pėrbashkėta tė vendeve, qė kėrkojnė tė integrohen nė Bashkimin Europian, thekson atsh.

Presidenti Moisiu, vlerėsoi propozimin e hedhur nė kėtė takim nga Ministri i Jashtėm i Greqisė, George Papandreu, pėr krjimin e njė lobi ballkanik. Sipas kėtij propozimi, krijimi i njė lobingu tė tillė, do tė ndihmonte vendet e Ballkanit, tė prezantonin arritjet nė luftėn kundėr krimit dhe trafiqeve, si dhe nė rritjen e bashkėpunimit rajonal.

Mė tej, Presidenti Moisiu, sqaroi gazetarėt nė lidhje me bisedimet dypalėshe qė zhvilloi sot me homologėt e tij. Nė qendėr tė takimeve me Presidentin e Serbi-Mali i Zi, Zvetozar Marovic, Presidentin e Maqedonisė Boris Trajkovski dhe me atė tė Bosnje-Hercegovinės Borislav Paravas, ishin koordinimi i qėndrimeve dhe kontakteve politike nė proēeset integruese, tha Presidenti Moisiu. Njė vend tė veēantė nė kėto takime zuri tema pėr liberalizimin e vizave, ku theksova se "ky proēes duhet tė kryhet fillimisht brenda rajonit e mė pas nė BE", tha z.Moisiu.

Nė lidhje me takimin qė zhvilloi me homologun e tij Marovic, Presidenti Moisiu theksoi se midis tė tjerash diskutuam edhe pėr nisjen e dialogut mes autoriteteve tė Kosovės dhe Serbisė. "Unė theksova se kjo ėshtė njė ēėshtje pėr t'u vendosur nga vetė pėrfaqėsuesit e Kosovės, tha Moisiu. "Ky vend nuk mund tė jetė mė njollė e zezė nė Ballkan, por tė ketė tė drejta tė plota integruese", theksoi Presidenti Moisiu.

 
 
RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 7, No. 102, Part II, 2 June 2003
 
WESTERN BALKAN LEADERS OPEN SUMMIT IN OHRID... Meeting in Ohrid,
Macedonia, on 2 June with EU representatives, the presidents of
Albania, Bosnia-Herzegovina, Croatia, Macedonia, and Serbia and
Montenegro discussed strategies for the upcoming EU Thessaloniki
summit, the BBC's Serbian Service reported (see "RFE/RL Balkan
Report," 14 June 2002 and 17 January and 30 May 2003 and "RFE/RL
Newsline," 27 May 2003). A Macedonian presidential spokesman said the
presidents are expected to adopt a declaration on the second day of
their meeting calling for Brussels to set down clear guidelines for
their countries' admission to the bloc. Such a timetable will help
the five countries speed up political and economic reforms necessary
for them to join the EU, the spokesman added. For their part, the
five presidents are expected to agree on a joint strategy for
membership, including pledges to combat organized crime. PM

...BUT DIFFERENT TIMETABLES PERSIST. Serbia and Montenegro's
President Svetozar Marovic said in Belgrade before leaving for Ohrid
on 2 June that he is confident that EU membership is a realistic
prospect for his country, the private Beta news agency reported. He
acknowledged that Serbia and Montenegro has much work ahead of it in
order to become a credible candidate. The BBC's Serbian Service noted
that "it is striking that Croatian President [Stipe Mesic] will spend
only 100 minutes in Ohrid." Croatia hopes to join the EU with
Bulgaria and Romania in 2007, well ahead of the other four Ohrid
participants (see item below). Meanwhile, in Prishtina, the outgoing
head of the UN civilian administration (UNMIK) said on 30 May that he
-- and not elected Kosovar officials -- will represent the province
at the Thessaloniki summit, RFE/RL's South Slavic and Albanian
Languages Service reported. Michael Steiner noted that regional
affairs will be on the agenda there and not the status of Kosova.
Critics charge that UNMIK must give Kosova's elected officials more
responsibility if the UN wants Kosova eventually to run its own
affairs. PM