PLL: Gati tryeza e partive
Legalistet
perfundojne turin e dyte te takimeve me drejtuesit e partive te vogla
parlamentare te pozites dhe te opozites, ne pergatitje te tryezes se ketyre
partive per reformen zgjedhore. Dy negociatoret e PLL, Murat Basha dhe Sadedin
Balla, kane zhvilluar dje paradite takime intensive me negociatoret e tjere te
partive parlamentare te pozites dhe opozites, me qellim hartimin e nje
dokumenti te perbashket ne tryezen e partive, e cila pritet te zhvillohet
diten e merkure. Sipas Bashes, gjithshka pothuajse eshte gati per tryezen e
nivelit te larte politik midis drejtuesve te partive te pozites dhe te
opozites parlamentare. "Kjo tryeze ka per qellim qe te sensibilizoje
opinionin politik te brendeshem dhe ate nderkombetare, per disa perpjekje te
krereve te PS dhe PD, per te prishur pluralizmin shumepartiak ne vend, per te
shkuar drejt nje skeme bipolare. Kete ata po e bejne nepermjet disa
ndryshimeve ne Ligjin per Zgjedhjet", thekson Basha. Sipas tij, te gjithe
drejtuesit e partive kane konfirmuar pjesemarrjen ne tryezen e PLL per
reformen zgjedhore.
A.M