AKSH sulmon Nanon e Moisiun pėr arrestimin e Gafur Adilit

Lajmi i ores 8:40 AM

Logo AKSH

TIRANE (4 Korrik) - AKSH-ja i ėshtė drejtuar dje me njė letėr kryeministrit Nano, presidentit Moisiu e kryetarit tė Kuvendit Servet Pėllumbi. Shkak e reagimit tė AKSH-sė ka qenė arrestimi nė Shqipėri dhe mė pas vendimi i gjykatės pėr njė nga udhėheqėsit e FBKSH Gafur Adili. "Juve dhe gjithė faktorit ndėrkombėtar ua kemi bėrė tė qartė se ekzistojmė, rritemi, forcohemi, kemi struktura tė fuqishme nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, kemi njė platformė, njė statut dhe rregullore tė shumta tė cilat na garantojnė ecjen nė rrugėn e sigurt tė realizimit tė idealit tė shenjtė pėr tė cilin jemi krijuar", thuhet nė letėr. Mė tej vazhdohet me fjalėt: "Mendimit tonė tė lirė, tė drejtės sonė pėr organizim Ju, dhe askush tjetėr nuk duhet t'i vini prangat e hekurit. Ju nuk duhet tė na burgosni, maltrajtoni dhe tė na dėboni nga vendi jonė pse mendojmė dhe veprojmė ndryshe nga Ju. Se kush ka tė drejtė kėtė do t'ja lėmė kohės. Ju veproni nė tuajėn, ne do veprojmė nė rrugėn tonė". Nė njė letėr tė dytė tė njėsisė elitė tė AKSH-sė, Anakonda, letėr qė i drejtohet vetėm presidentit Moisiu, thuhet se arrestimi i Gafur Adilit "pėr mė tepėr ėshtė njė turp i madh pėrballė armiqve tanė tė cilėt u gėzohen veprimeve tė tilla dhe thyerjeve mes shqiptarėve". Mė tej vazhdohet se anėtarėt e AKSH-sė kanė rėnė nė burgje nė Serbi, Maqedoni dhe nė Kosovė dhe sė fundi nė Shqipėri. "Kjo e fundit na dhemb mė shumė, sepse pėrpara botės dhe opinionit shqiptar do dalim me turp tė dyja palėt. Njė pjesė e opinionit do tė zhgėnjehet me ju qė po u shėrbeni armiqve duke arrestuar patriotėt shqiptarė, dhe njė pjesė tjetėr naive do tė mendojė sikur ne jemi kundėr shtetit shqiptar", thuhet nė letėr. "Shlyejeni nga mendja se keni arrestuar numrin 1 tė AKSH-sė. Kėtė e themi me garanci. Ju qoftė pėr hajėr marrija qė u ka rėnė vartėsve tuaj, por edhe juve, nėse nuk reagoni dhe veproni pėr tė korrigjuar kėtė turp kombėtar, sepse neve nuk na keni bėrė gjė. Ngushėllime!" ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

3 Korrik, 2003 Copyright 2003 Shekulli

Tė qeverisėsh dhe tė ēmosh qeverisjen

Nga Nexhmedin Spahiu*

Asnjėherė nuk e kam zakon tė shkruaj keq pėr ata politikanė qė sapo kanė rėnė apo janė gati tė bien nga fuqia, por frika nga pėrsėritja e njė Shtajneri tė ri mė detyron ta bėj njė gjė tė tillė. Kur kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, thjesht, e pėrzuri Haekkerupin, pak kush do tė ketė menduar se do tė kemi njė kryeadministrator tė UNMIK-ut akoma mė tė keq. Tani njerėzit nė Kosovė nuk janė shumė tė entuziazmuar pėr faktin se po largohet Shtajneri nga frika se mund tė vijė ndonjė edhe mė i keq. Nėse shoqėria kosovare akoma nuk ėshtė e aftė tė drejtohet me njerėz nga gjiri i saj, njerėzit nė Kosovė nuk do tė thotė se nuk janė tė aftė tė gjykojnė pėr suksesin apo mossuksesin e atij qė drejton kėtė vend. Ata dinė t’ua shpėrblejnė kėtė
Shtajner deklaroi se fakti qė po kritikohet edhe nga shqiptarėt edhe nga serbėt, tregon se e ka kryer punėn me sukses. Pėrkundrazi. Ēfarė do tė thotė atėherė fakti se ish-komandanti i KFOR-it Gjenerali Valentin ka qenė i lavdėruar edhe nga shqiptarėt, edhe nga serbėt, edhe nga shoqėria civile edhe nga TMK, edhe nga politikanėt kosovarė edhe nga komanda e NATO-s e edhe nga vetė z.Shtajner? Deklarata e mėsipėrme e Shtajnerit, tregon njėkohėsisht qasjen qė ai pati gjatė mandatit tė tij. Kjo qasje ėshtė e gabuar dhe arsyeja e kėtij shkrimi ėshtė qė strukturat kosovare t’ia bėjnė tė ditur kėtė qė nė fillim kryeadministratorit tė ri. Njė shoqėri nė formim e sipėr siē ėshtė Kosova, ka nevojė pėr njerėz qė dijnė dhe nuk kursejnė pėrpjekjet e tyre pėr t’i akomoduar tė gjitha komunitetet etnike dhe jo tė tillė qė bien ndesh me kėtė proces tė natyrshėm.
Tė cilėsosh me notė tė dobėt punėn e kryeadministratorit Shtajner, kjo nuk do tė thotė se kosovarėt janė kundėr UNMIK-ut ose kundėr prezencės sė Bashkėsisė Ndėrkombėtare nė Kosovė. Nuk do tė thotė po ashtu se kosovarėt janė pro Amerikės e kundėr Evropės. Ndoshta kėto konfuzione lindin nga mosgjetia e duhur e politikanėve kosovarė. Ta cilėsosh tė dobėt punėn e Shtajnerit kjo nuk do tė thotė se kosovarėt janė mosmirėnjohės ndaj shtetit gjerman. Tė gjithėve u ėshtė bėrė e njohur se me ēfarė respekti tė lartė ėshtė pėrcjellė ish -shefi i zyrės gjermane nė Kosovė, z.Michael Schmunk.
Qasja ndaj detyrės nuk ėshtė e vetmja e metė e z.Shtajner, por nga kjo derivojnė gabimet e tjera nga ku mė i madhi ėshtė ai i Mitrovicės. Para zhvillimit tė zgjedhjeve tė fundit atje, ai u pati premtuar mrekulli serbėve nėse ata do tė dilnin nė zgjedhje dhe njėkohėsisht i pati kėrcėnuar ata nė rast se do tė bėnin tė kundėrtėn. Por nė vend qė tė shpėrblente ata pak serbė qė dolėn nė zgjedhje i dėnoi ata duke e injoruar pjesėmarrjen e tyre sado tė vogėl dhe duke e shpėrblyer krahun “e fortė” me legalizim tė ndarjes sė Mitrovicės. Lėshimet eventuale nė kėtė rast kuptohen si dobėsi dhe jo si shenjė vullneti pėr pajtim. Pikėrisht, lėshimet qė Shtajner bėri nė Mitrovicė duke hequr dorė nga premtimet dhe kėrcėnimet e veta, bėnė qė ai tė humbė respektin nė radhėt e komunitetit serb. Natyrisht, dredhia mund tė bėjė punė pėrkohėsisht, por kur vjen puna nė fund, ėshtė sinqeriteti ai qė vlerėsohet. Para pak kohėsh, njėri nga tre liderėt kryesorė tė vendit, Ramush Haradinaj, deklaroi se Shtajner thjesht i ka mashtruar tre liderėt kryesorė tė Kosovės lidhur me planin e tij pėr Mitrovicėn duke mos ua treguar pjesėn mė tė rėndėsishme tė tij. Me kėtė, Shtajner i futi edhe shqiptarėt edhe serbėt nė njė qorrsokak edhe mė tė thellė.
Shtajner u paralajmėrua si njė menaxher i mirė, por kjo nuk u pa kund. Problemet mė tė mėdha nė KEK e PTK u paraqiten pikėrisht gjatė menaxhimit tė tij me Kosovėn. Kontributi i tij mė i madh mbetet nė fushėn e krijimit tė raporteve tė Kosovės me vendet fqinj. Sa herė qė shkoj nė Maqedoni dhe nuk paguaj vizė pėr kėtė i falenderohem Shtajnerit. Pėr kėtė besoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės i janė mirėnjohės z.Shtajner. Por ky sukses nuk i arsyeton dot dėshtimet dhe gabimet e mėdha

*Autori ėshtė analist politik


Faqja 3 - FAQE E PARE

Korrik 3, 2003

Korrik 3, 2003

 
Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme prokuroria u komunikoi dy tė arrestuarve nė flagrancė, Gafur Adili dhe Taip Mustafai, akuzėn "nxitje e urrejtjes dhe grindjes ndėrmjet kombėsive, rracave dhe feve" si dhe akuzėn "falsifikim tė dokumenteve zyrtare"
 
AKSIONI/ PRANGOSJA E ADILIT E MUSTAFAJ
 
Krerėt e AKSH erdhėn pėr armėt
Ndiqeshin prej 20 ditėsh, nė aksion dhe amerikanėt
 

Ferdinand Dervishi

TIRANE

Pas arrestimit tė Gafur Adilit, njė prej krerėve tė organizatės AKSH (Armata Kombėtare Shqiptare) tė futur nė listėn e zėzė tė SHBA-sė dhe tė konsideruar si njė grupim terrorist, hetimi ka konfirmuar se ky person kishte ardhur edhe nė raste tė tjera nė Shqipėri me qėllimin pėr tė blerė armė. Sipas tė dhėnave tė siguruara nga Gazeta, Adili nė shoqėrinė e disa personave tė tjerė tė inkuadruar nė AKSH janė identifikuar nė disa zona tė Shqipėrisė duke blerė armė nga posedues tė ndryshėm. Kėshtu ėshtė dokumentuar se ata kanė blerė armė nė zonėn e Pogradecit, Librazhdit dhe Peshkopisė. Gjithsesi, nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme Prokuroria e Tiranės u komunikoi dy tė arrestuarve nė flagrancė Gafur Adili dhe Taip Mustafai akuzėn "nxitje e urrejtjes dhe grindjes ndėrmjet kombėsive, rracave dhe feve" si dhe akuzėn "falsifikim tė dokumenteve zyrtare", duke shmangur pėr hir tė imazhit apo pėr shkak tė mungesės sė provave atė tė "trafikut tė armėve".

Arrestimi nė Peshkopi
Sipas tė dhėnave tė policisė, Adili dhe Mustafaj janė arrestuar nė flagrancė para tre ditėsh (30 qershor) nė Peshkopi. Burime tė Gazetės pohuan se tė dy kishin qenė nė njė lokal kur ishin prangosur nga agjentė tė shėrbimit sekret dhe forca speciale tė policisė tė nisura nė mision special nga Tirana. U pohua se tė dy kishin qenė nėn vėzhgim nga SHIK-u qė nga data 10 qershor, ditė kur ishin futur nėpėrmjet kufirit nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė Shqipėri. Pas prangosjes policia ka administruar dy pasaporta fals tė dy shqiptaro-maqedonasve tė cilat nuk kishin vulė hyrjeje apo daljeje, duke konfirmuar se tė dy ishin futur ilegalisht nė Shqipėri. Gjithashtu u pohua se me vete ata kishin dokumente kompromentuese, por duket ato u pėrfshinė vetėm nė ndėrtimin e akuzės "nxitje e urrejtjes nacionale…".Tė dy janė sjellė nė Tiranė nė fshehtėsinė mė tė madhe dhe me "pėrpunimin" e tyre janė marrė oficerėt mė tė kualifikuar tė SHIK-ut dhe tė policisė. Vetėm pas 24 orėsh lajmi pėr arrestimin e tyre ka mundur tė rrjedhė.

Avokatėt mbrojtės
Po nė orėt e vona tė ditės sė djeshme, njė burim i Gazetės qė kishte lidhje me Idajet Beqirin, njė nga krerėt e AKSH-sė, pohoi se janė gjetur paraprakisht dy avokatė pėr tė mbrojtur dy tė arrestuarit. Duket ndėrmjtės pėr tė pajtuar dy avokatėt D. Bengasi dhe L. Gjonēaj ka qenė vetė Idajet Beqiri. Gjithsesi, nuk dihet ende nėse avokatėt, qė janė emra tė njohur, e kanė pranuar pėrfundimisht kėtė ofertė. Pasi emri i Gafur Adilit ėshtė pėrfshirė nė "listėn e zezė" tė presidentit amerikan Bush. "Lista e zezė" u publikua nė fund tė muajit maj 2003, nė formėn e njė urdhėrese tė presidentit Bush pėr marrjen e masave plotėsuese kundėr atyre qė iu kundėrvihen Marrveshjes sė Dejtonit, Rezolutės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Marrveshjes sė Ohrit dhe Tribunalit tė Hagės. "Lista e zezė" pėrfshin 150 persona nga Bosnja, Serbia, Kosova, Maqedonia etj.

 

Ish-kreu i Unitetit Kombėtar i kėrkuar nga policia shqiptare

Beqiri: Arrestimin e mėsova nga serbėt

Flet nga Brukseli sekretari politik i armatės
Kryetari i Partisė sė Unitetit Kombėtar Idajet Beqiri, i pėrfshirė nė drejtimin e AKSH (Armata Kombėtare Shqiptare, njė organizatė qė synon ribashkimin e trojeve tė Shqipėrisė sė Madhe) ku mban postin e sekretarit politik, ėshtė shpallur person nė kėrkim nga policia shqiptare. Fakti ėshtė konfirmuar nga krerė tė Ministrisė sė Rendit, ku ėshtė bėrė edhe konvertimi juridik i urdhėresės sė presidentit tė SHBA, Xhorxh Bush, i cili e ka pėrfshirė emrin e Idajet Beqirit nė tė quajturėn "lista e zezė". Ndėrkohė dje nė njė intervistė pėr Gazetėn duke pretenduar se flet nga Brukseli, Idajet Beqiri ka thėnė:

Zoti Beqiri si e morėt vesh arrestimin e Gafur Adilit?
U njoftova mbrėmė nė orėt e vona pėr arrestimin e zotit Gafur Adili. Njoftimin, siē jeni ne dijeni, e dhanė agjencitė e Beogradit dhe tė Shkupit. Me sa duket, segmentet e SHIK-ut tė Tiranės mė parė njoftojnė vendet "fqinje" se sa mediat e vendit te vet. Gafur Adili ėshtė udhėheqės i PRSH-sė, njė parti shqiptare qe ka afro dy dekada veprimtari. Partia e tij ka aderuar nė FBKSH njė vit mė parė, nė Kuvendin e Parė tė 13-14 korrikut 2002, ashtu si UNIKOMB-i dhe mjaft parti te tjera shqiptare. Adili ėshtė njė nder udhėheqėsit e lartė tė FBKSH.

Ku jeton Zoti Adili, cila ėshtė nėnshtetėsia e tij?
Zoti Gafur Adili, megjithėse ka shtetėsinė zvicerane, ai shumė pak ditė ka qėndruar nė Zvicėr. Pas vuajtjes sė njė dėnimi tė rėndė qė i dhanė nė vitin 1981 gjenocidistet e Beogradit, ai ka vepruar nė ilegalitet nė trevat shqiptare tė okupuara. Regjimi gjenocidal serbo-sllavomaqedon nuk ka mundur ta kapė e arrestojė Adilin, megjithėse e kishin nė krye tė "listes se zezė" tė tyre. Ndaj ata kėrkuan ndihmėn e SHIK-ut tė Tiranės, ndihmė e cila u realizua me "sukses" fal njė bashkėpunimi tė "shkelqyer" mes UDB-se, shėrbimit tė fshehtė maqedon, Asfalisė greke dhe SHIK-ut.

Cili ishte aktiviteti, ku jetonte kėto kohė Gafur Adili?
Ai kishte muaj tė tėra qė punonte sa nė Prishtinė, nė Mitrovicė, sa nė Preshevė, nė Shkup, Manastir e Dibėr. Para disa muajsh, nė kundėrshtim flagrant me tė drejtat dhe liritė e njeriut, megjithėse i paisur me pasaportė zvicerane e vizė tė rregullt, autoritetet policore te Tiranės i ndaluan tė drejtėn tė hynte nė Shqipėri. I thanė se kishin njė urdhėr nga agjenturat "superiore" tė mos e lejonin tė qėndronte nė Tiranė.

Ju keni ardhur ndonjėherė nė Tiranė?
Unė lėviz lirshėm nė tė gjitha rrethet e vendit.


Prononcimi i AKSH pėr arrestimin

Kryesia Qendrore e FBKSH dhe Shtabi i Pėrgjithshem i AKSH njoftojnė se nė datėn 01.07.2003, ne Dibėr te Shqipėrisė ėshtė arrestuar zoti Gafur Adili, udhėheqės i PRSH, parti e cila ka aderuar nė FBKSH qysh me krijimin e kėtij Fronti me 13-14 korrik 2002. Arrestimi ėshtė bėrė prej forcave speciale tė SHIK-ut tė Tiranės nė bashkėpunim me forca tė UDB-sė sė Beogradit, tė spiunazhit sllavomaqedon tė Shkupit dhe tė Asfalise greke. Shkaku i vetėm i kėtij arrestimi ėshtė fakti se zoti Gafur Adili, njė ndėr politikanėt dhe atdhetarėt e spikatur tė ribashkimit tė Shqipėrisė, prej vitesh ka qenė nė "listat e zeza" tė Beogradit si luftėtar i vendosur pėr ēlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar nga zgjedha kolonialiste serbo-sallavomaqedone. Kryesia Qendrore e FBKSH dhe SHP i AKSH e konsideron njė humbje shumėplanėshe arrestimin nė pabesi tė zotit Gafur Adili, pasi ēdo udhėheqės i subjekteve politike qė kanė aderuar ne FBKSH janė detyrimisht anėtarė tė Kryesisė Qendrore tė FBKSH. Por humbje me tė madhe konsiderojmė pėrzjerjen nė kėtė akt tė turpshėm tė SHIK-ut tė Tiranės pėr tė cilin na duhet tė reflektojmė dhe tė pozicionohemi objektivisht pėr tė ardhmen…

---------------------------------------
 
© 2003 Gazeta Panorama
Faqe 5 - Aktualitet

3Korrik 2003

3Korrik 2003

Arrestimi
 
Antiterrori mori sinjalin nga shba. Kreu politik i AKSH-sė e pėrkrahėsi i tij, arrestohen pėr falsifikim dokumentesh
 
CIA urdhėroi arrestimin e Adilit

Ishte strehuar nė njė hotel, nė periferi tė Peshkopisė

 

Artur Qorraj

  • Adili, nė kėrkim ndėrkombėtar

    Prej dy vjetėsh, Gafurr Adili ka qenė nė ndjekje, kėmba-kėmbės, nga agjentėt e huaj. Ai ishte kreu politik i Armatės Kombėtare Shqiptare, qė propagandonte idenė e bashkimit tė territoreve shqiptare dhe krijimin e Shqipėrisė sė Madhe. Menjėherė, pas investigimeve tė kryera, CIA e shpalli person tė rrezikshėm dhe nė kėrkim ndėrkombėtar. Edhe autoriteteve shqiptare iu kėrkua arrestimi i tij, megjithėse ishte shqiptar. Madje, amerikanėt, kanė kėrkuar qė shqiptarėt tė zbatojnė Kushtetutėn qė mohon kufijtė e Shqipėrisė sė Madhe. Pra, akuza e parė, ėshtė shkelja e rendit kushtetues dhe e dyta, e konventave ndėrkombėtare. Sipas informacionit zyrtar, Adili “ka nxitur urrejtjen nacionale dhe ka tentuar krijimin e organizatave terroriste, brenda kufijve shqiptarė”. Mė datė 10 qershor, kishte nisur procedimi penal, qė ėshtė pak a shumė, edhe koha kur, 54- vjeēari ka hyrė nė Shqipėri, prej Durrėsit. Dhe vetėm pas dy vjetėsh “gjuetie”, Adili ka rėnė nė qeli, e kjo, vetėm nga dora e bashkatdhetarėve tė tij. Ndėrsa u fal, 6 marsin e kaluar, mbrėmjen e sė martės, kjo falje nuk ėshtė pėrsėritur.

Urdhrin pėr arrestimin e kreut politik tė Armatės Kombėtare Shqiptare, e dha Shėrbimi Inteligjent Amerikan. Gafur Adili ėshtė kapur rreth mesnatės tė sė martės, nė hyrje tė rrethin verior tė Dibrės, sė bashku me mbėshtetėsin e tij, Taip Mustafai, nga Gostivari i Maqedonisė, i njohur edhe me pseudonimin Liguri.

Njė sėrė dokumentacionesh tė falsifikuara si, pasaporta e ēertifikata, u janė gjetur gjatė kontrollit, nė njė bar-restorant-motel, tė ngritur 3 km para se tė hyje nė qytetin e Peshkopisė. Aksioni ėshtė thurrur me kujdes, nga zyra e Antiterrorit nė ministrinė e Rendit Publik, e cila, pas arrestimit, i ka sjellė dy personalitetet e AKSH-sė nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Pėr tė kurorėzuar operacionin, janė grumbulluar tė gjitha tė dhėnat e sakta. Akuzat, sipas burimeve zyrtare, janė shkelje e rendit kushtetues, me anė tė organizatave terroriste, pėr nacionalizėm dhe shkelje e Konventave Ndėrkombėtare. Burime policore, thanė se, 54- vjeēari Adili, kishte depėrtuar nė Dibėr prej fundjavės sė kaluar. Ai ka qenė i kėrkuar ndėrkombėtar nė mbi 100 vende tė botės, dhe shumė i kėrkuar nga CIA amerikane, qė e ka pėrfshirė nė listat e zeza. Mes letrave tė kapura, figurojnė edhe ato qė vėrtetojnė se Adili ishte drejtues i AKSH-sė dhe Mustafai, pjestar i saj. Adili, bashkė me shokun e tij Taip Mustafai, ka hyrė nė territorin shqiptar, pėr t’u strehuar. Por, agjentėt, nuk hedhin poshtė edhe faktin se, ata kanė dashur tė kryejnė veprimtari tė fshehtė nė territorin tonė, duke qenė se ishin mė tė sigurt. Amerikanėt insistuan qė, Gafurr Adili, tė arrestohej sa mė parė, dhe e kanė renditur atė nė listat e zeza. Madje, marsin e kaluar, pati njė qejfmbetje, pse ai, nuk u ndalua nga autoritetet shqiptare. Por, sipas burimeve policore, Adili ka qenė me dokumentacione tepėr tė rregullta dhe udhėtonte nė rrugė ligjore, me njė nga avionėt e linjės Zyrih-Tiranė. Ai ėshtė edhe rezident nė Zvicėr, ndėrsa ka kombėsinė shqiptaro-maqedonase. Agjentėt e hodhėn poshtė faktin, qė komandanti politik i AKSH-sė, prej dy vjetėsh, tė kishte krijuar ndonjė bazė. Ai ėshtė strehuar nė Dibėr, pėr tė qenė mė afėr territorit maqedonas. Adili, ka arritur qė nė tentativėn e dytė, tė hyjė nė Shqipėri nėpėrmjet kufirit ujor dhe mė pas, atij tokėsor. Aventura e komandantit tė AKSH-sė, ka nisur njė muaj mė parė, kur, me njė nga linjat e trageteve Bari-Durrės, ka zbritur nė qytetin bregdetar. Kontrollorėt, nuk kanė kuptuar gjė, pasi kishte emėr e mbiemėr tjetėr me fotografinė e tij. Pasaporta ka qenė sllovene. Nga Durrėsi, 54- vjeēari, ka kapėrcyer nė kryeqytetin kosovar tė Prishtinės. Aty do tė qėndronte disa javė dhe, vetėm pesė ditė mė parė, i shoqėruar nga Mustafaj, i ėshtė afruar kufirit shqiptar, nga pjesa verilindore. Nė Morinė, ka kaluar pėrsėri me dokumentacione tė falsifikuara, ndėrsa shoku i tij, pa probleme, sepse nuk ka qenė me precedentė. Tė dy kanė hyrė tė qetė nė rrethin e Dibrės, fundjavėn e kaluar, ndėrsa udhėtonin me autoveturė. Mbrėmjen e sė martės, godina- vilė tre katėshe, ėshtė rrethuar dhe Antiterrori, pak minuta mė vonė, vuri nė pranga dy shqiptaro-maqedonasit qė nuk kanė reaguar.


AKUZA
Prokuroria fillon hetimet

Prokuroria e Tiranės, deklaroi dje, se ka filluar procedimin penal ndaj Gafur Adilit dhe Taip Mustafaj, dy drejtuesit e AKSH-sė, arrestuar vetėm njė natė mė parė, nga Antiterrori, nė Peshkopi. Burime zyrtare, nga organi i akuzės, bėnė tė ditur se, ndaj dy shtetasve maqedonas, por me kombėsi shqiptare, ende nuk ėshtė ngritur ndonjė akuzė tjetėr, pėrveē asaj, e falsifikimit tė dokumenteve. Sot, pritet qė organi i akuzės, t’i kėrkojė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Tiranė, vendosjen e masės sė sigurisė, ndaj Adilit dhe Mustafajt.


“Qėllimi ynė ėshtė bashkimi i trojeve shqiptare”
Beqiri: Arrestimi i Adilit fyes dhe tronditės

Menjėherė pas publikimit tė lajmit pėr arrestimin e kreut tė AKSH-sė, ka reaguar edhe njė nga drejtuesit politik tė kėsaj organizate. Ish-kryetari i partisė sė Unitetit Kombėtar, Idajet Beqiri, e ka cilėsuar si fyes dhe tronditės arrestimin e Adilit dhe bashkėpunėtorit tė tij Mustafaj, dy ditė mė parė nė Peshkopi. Beqiri, duke mos bėrė tė ditur vendėqėndrimin e tij, ka deklaruar se lajmin e ka mėsuar nga agjensitė e lajmeve jugosllave dhe pėr kėtė ai ka reaguar mjft ashpėr. Deklarata e tij ėshtė bėrė publike nė disa media tė vendit, reagim i cili ėshtė shoqėruar edhe me deklarimin e se organizata nė fjalė, ėshtė tashmė akive edhe nė Shqipėri. Sipas Beqirit, arrestimi i Adilit nuk duhej tė ndodhte dhe kjo ėshtė fyese pėr ato struktura qė synojnė bashkimin e trojeve shqiptare, misioni i cili ėshtė edhe detyra kryesore e AKSH-sė. “Qėllimi ynė ėshtė bashkimi i tė gjithė shiptareve nė njė shtet tė vetėm”, ėshtė shprehur nė reagimin e tij Idajet Beqiri.


Pėr falsifikim dokumentesh
Prangoset drejtori i Agjencisė Doganore

Arrestohet pėr falsifikim dokumentesh dhe kontrabandė, shefi i Agjencisė Doganore “Ekspres Albania”, me qendėr nė kryeqytet, si edhe dy persona tė tjerė qė i pėrkisnin stafit tė tij bashkėpunėtor. Sipas burimeve, sektori i Antikrimit Ekonomik, arrestoi Jorgo Naumin, 38 vjeē, banues nė Tiranė, drejtor i Agjencisė Doganore “Ekspres Albania”, Bedri Sulaj, 49 vjeē, lindur nė Vlorė e banues nė Tiranė dhe Erion Haxhia, 39 vjeē, banues nė Tiranė, punonjės i Agjencisė Doganore “Ekspres Albania”. Arrestimi i tyre u bė, pasi ata dyshohen se kryenin falsifikimin e dokumenteve dhe subjekteve tė ndryshme private, me qėllim, ushtrimin e veprimtarisė sė paligjshme. Tė njėjtat burime, saktėsuan se tre tė arrestuarit, akuzohen se kanė falsifikuar dokumentet e firmės “DRI-OLIM”, me tė cilat, mė pas, kanė kryer zhdoganimet nė doganėn e Tiranės. Ndėrkohė, nga kontrolli i ushtruar nė magazinėn e Bedri Sulės, nė Vaqarr, ku gjithashtu, kryheshin zhdoganime tė mallrave me dokumente tė falsifikuara, tė subjekteve tė ndryshme, u gjet dhe u bllokua njė maune, me materiale tė pa zhdoganuara, kryesisht, pajisje elektrike dhe shtėpiake. Vlera e pėrgjithshme e mallrave arrinte nė 150 mijė euro,ndėrsa evazioni fiskal, llogaritet nė rreth 600 milionė lekė tė vjetra. Policia bėri tė ditur se, si prova materiale, arriti tė bllokojė dhe 6 praktika tė falsifikuara tė firmės “DRI-OLIM”. Kėto veprime doganore, janė kryer nėpėrmjet Agjencisė Doganore “Ekspres Albania”, me drejtor Jorgo Naumin dhe punonjės Erjon Hoxha. Por, hetimet kanė arritur nė pėrfundimin se, i dyshuari Sula, gjatė vitit tė kaluar dhe nė vazhdim, tė gjitha zhdoganimet nė doganėn e Tiranės, i ka kryer me dokumente tė falsifikuara, nė emėr tė subjekteve tė ndryshme.

 

 

 

Arrestohet nė Peshkopi komandanti i AKSH-sė, Gafur Adili

Lajmi i ores 1:00 PM

Logo e AKSH

TIRANE (2 Korrik) - Eshtė arrestuar dje nė Peshkopi Gafur Adili, komandanti i AKSH (Armata Kombėtare Shqiptare). Gafur Fazi Adili, 44 vjeē, lindur nė Kėrēovė tė Maqedonisė dhe banues nė Zvicėr, me arsim tė lartė, me kombėsi shqiptare dhe shtetėsi maqedonase. ėshtė arrestuar sė bashku me njė tjetėr shqiptar me shtetėsi maqedonase, Taip Baki Mustafaj, 39 vjeē lindur dhe banues nė Gostivar, me arsim tė mesėm, kombėsi shqiptare dhe shtetėsi maqedonase, pasi udhėtonte me pasaportė false. Adili figuronte nė listėn e zezė tė shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i presidentit Bush, qė e akuzon atė “pėr aktivitete terroriste dhe nxitje te urrejtjes ndernacionale”. Arrestimi i Adilit ėshtė kryer falė njė operacioni tepėr sekret, ku kanė marrė pjesė njė numėr i kufizuar policėsh specialė, qė kishin tė dhėna pėr mbėrritjen e tij nga Maqedonia. Mė 9 mars tė kėtij viti, Gafur Adili, i shpallur person i padėshirueshėm, nuk u lejua tė hyjė nė territorin shqiptar, nė aeroportin e Rinasit, pas njė udhėtimi nga Zyrihu me njė avion tė shoqėrisė Swiss. Ndaj Adilit nesėr pritet tė merret masa e sigurisė. ro/ro (BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/

 

Department

http://www.lajmet.com/ 
Arrestohet nė Peshkopi komandanti i AKSH-sė, Gafur Adili
 
Tiranė - Eshtė arrestuar dje nė Peshkopi Gafur Adili, komandanti i AKSH (Armata Kombėtare Shqiptare). Gafur Fazi Adili, 44 vjeē, lindur nė Kėrēovė tė Maqedonisė dhe banues nė Zvicėr, me arsim tė lartė, me kombėsi shqiptare dhe shtetėsi maqedonase. ėshtė arrestuar sė bashku me njė tjetėr shqiptar me shtetėsi maqedonase, Taip Baki Mustafaj, 39 vjeē lindur dhe banues nė Gostivar, me arsim tė mesėm, kombėsi shqiptare dhe shtetėsi maqedonase, pasi udhėtonte me pasaportė false. Adili figuronte nė listėn e zezė tė shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i presidentit Bush, qė e akuzon atė “pėr aktivitete terroriste dhe nxitje te urrejtjes ndernacionale”. Arrestimi i Adilit ėshtė kryer falė njė operacioni tepėr sekret, ku kanė marrė pjesė njė numėr i kufizuar policėsh specialė, qė kishin tė dhėna pėr mbėrritjen e tij nga Maqedonia. Mė 9 mars tė kėtij viti, Gafur Adili, i shpallur person i padėshirueshėm, nuk u lejua tė hyjė nė territorin shqiptar, nė aeroportin e Rinasit, pas njė udhėtimi nga Zyrihu me njė avion tė shoqėrisė Swiss. Ndaj Adilit nesėr pritet tė merret masa e sigurisė.

 
Anan: Kosova ka arritur progres, por kjo nuk mjafton
Lajmi i ores 7:20 PM

Kofi Anan

NJU-JORK (2 Korrik) - Kosova ka bėrė njė progres tė dukshėm nė lidhje me autonominė dhe vetėqeverisjen, por duhet tė punojė mė shumė nė fushėn e drejtėsisė dhe nė atė ekonomike. Kėshtu ėshtė shprehur sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan nė njė raport tė publikuar dje. Nė kėtė raport thuhet se nė kėta pesė vjet, qė forcat ndėrkombėtare janė tė pranishme, janė shėnuar zhvillime pozitive nė lidhje me transferimin e pėrgjegjėsive te institucionet kosovare dhe uljen e shkallės sė krimit. "UNMIK ka shėnuar progres nė fushėn juridike, por ende nuk ėshtė vendosur forca e ligjit dhe kjo mbetet njė pikė shumė kritike", shprehet Anan. Sekretari i Pėrgjithshėm pėrmend edhe rastin e vrasjes sė tre serbėve nė Obiliq dhe bombėn e vendosur nė urėn hekurudhore pranė Zveēanit. "Tė tilla akte cėnojnė bashkėjetesėn ndėretnike", tha ai duke i paralajmėruar liderėt kosovarė qė tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre. Anan kėrkoi tė bėhen pėrēapje pėr njė rritje ekonomike dhe zhvillim tė reformave nė kėtė fushė. Raporti vlerėson deklaratat e fundit se Prishtina dhe Beogradi po pėrgatiten pėr nisjen e njė dialogu mes tyre. Kurse nė lidhje me kthimin e tė zhvendosurve, Anan tha se kthimi i minoriteteve nė Kosovė duhet tė realizohet nga buxheti i konsoliduar i vendit dhe pėrpjekjet e autoriteteve lokale. dxh/anjo (B92/Balkanweb)
 
 
http://www.koha.net/default.asp
Kosovė
02.07.2003
Steineri, Solana dhe qarqet diplomatike kanė intervenuar pėr lirimin e Hashim Thaēit

Si rrodhi arrestimi dhe mė pas lirimi i kryetarit tė PDK-sė

PRISHTINĖ, 1 KORRIK - Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, ėshtė liruar tė hėnėn pas disa orėve ndalesė nė Aeroportin e Budapestit, pas intervenimit tė shefit tė UNMIKut, Michael Stiener, i cili ka biseduar me zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Hungarisė. Tė njėjtat burime, duke iu referuar zyrtarėve tė paidentifikuar tė UNMIK-ut, kanė thėnė se pėr lirimin e Thaēit, i cili ka vazhduar udhėtimin pėr nė Paris, kanė intervenuar edhe Ministria e Punėve tė Jashtme franceze, ndėrsa nė konsultime me Qeverinė hungareze ka qenė i pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesi i BEsė, Havier Solana. Ndėrkohė tė hėnėn nė mbrėmje zėdhėnėsi i shėrbimit kufitar tė Hungarisė, Sandor Orodan, ka thėnė qė ky shėrbim nuk ka arrestuar as ndaluar dikė me emrin Hashim Thaēi. “Kėtė mund ta them shumė i vendosur”, ka thėnė zėdhėnėsi i shėrbimit kufitar hungarez dhe ka shtuar se nėse Thaēi ėshtė arrestuar apo ndaluar, atėherė shėrbimi kufitar do tė ishte informuar pėr kėtė. Nga ana tjetėr, nė Hungari ka pesė shėrbime sekrete, tė cilat mund ta kenė ndaluar Thaēin. Kryetari i PDK-sė dhe njė nga liderėt e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ishte nisur nė vizitė zyrtare nė Paris dhe Bruksel, kur ėshtė mbajtur nė Aeroportin e Budapestit.

Tibunali i Hagės bėn tė ditur se nuk ka nisur hetime pėr Thaēin

Lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi, nuk ėshtė arrestuar me urdhėr tė Tribunalit tė Hagės, ka thėnė zėdhėnėsja e Tribunalit, Florence Harttman. “Ai nuk ėshtė arrestuar me fletarrest tonin, por me njė akuzė tė vjetėr tė kohės sė ish-presidentit tė ish-Jugosllavisė, Slobodan Millosheviq, ka thėnė Hartmman. Ajo ka thėnė se Thaēi ka udhėtuar jashtė shtetit edhe mė parė, dhe po tė kishte fletarrest pėr tė nga Tribunali i Hagės, ai do tė ishte arrestuar deri tani. “Kjo nuk ka lidhje me neve”, ka thėnė disa herė pėrfaqėsuesja e Tribunalit. Nė pyetjen se a mund tė shprehin interesim pėr Thaēin pas arrestimit tė tij, Hartmman ėshtė pėrgjigjur: “S’kam koment. Ne nuk themi se a do tė na pėlqente diēka apo jo”. “Do tė shohim sesi do tė reagojė Qeveria e re nė Serbi pėr tė gjithė ngjarjen”, ka thėnė ajo.

Thaēi ėshtė liruar derisa kėshilltari i Steinerit fliste nė televizion

Ndėrsa nė Kosovė, Televizioni i Kosovės ka njoftuar tė hėnėn se autoritetet hungareze kanė liruar liderin e PDK-sė, Hashim Thaēin dhe ai ka vazhduar udhėtimin pėr nė Paris. Gjatė njė edicioni tė jashtėzakonshėm tė lajmeve, Televizioni nė fjalė ka thėnė se Thaēi ėshtė mbajtur pėr njė kohė tė shkurtėr nė Aeroportin e Budapestit, dhe ėshtė arrestuar nė bazė tė fletarrestit tė lėshuar nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Sėrbisė nė vitin 1993 pėr krime nė Kosovė. Autoritetet e reja serbe i kanė dorėzuar Tribunalit tė Hagės nė vitin 2001 dokumentacion rreth krimeve ndaj serbėve nė Kosovė, e cila flet mbi pjesėmarrjen e Thaēit dhe UĒK-sė. Duke iu referuar mediave, autoritetet kosovare dhe tė partisė sė Thaēit pėr arrestimit e tij kanė njoftuar liderėt e vendeve tė NATO-s dhe funksionarin e Unionit Evropian, Havier Solana. Drejtori i sektorit pėr marrėdhėnieve me publikun nė UNMIK, Simon Haselock, i ka thėnė gjithashtu agjencisė Beta se Thaēi “mund tė jetė” liruar dhe ekzistojnė informacione se ka vazhduar rrugėn pėr nė Paris. Autoritetet gjyqėsore tė Serbisė kanė dėnuar nė mungesė Hashim Thaēin nė vitin 1997, me 10 vjet burg pėr pjesėmarrje nė sulm ndaj njė patrulle policore afėr Drenasit (ish-Gllogovc), kur janė vrarė tre policė e shumė tė tjerė janė plagosur.