Shtator 3, 2003  http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

PLL hap fushatėn: Papa si Rama e Ngjela
Partia Lėvizja e Legalitetit hap sot zyrtarisht fushatėn elektorale pėr zgjedhjet lokale tė 12 tetorit. Aktiviteti i tyre zhvillohet nė mesditė nė hotel "Tirana International". Spahia nė emėr tė legalistėve kėrkoi nga mediat, si tė shkruarat dhe ato elektroniket qė t'i japin hapėsirė nė pasqyrimin e programit dhe fushatės elektorale. "Kėrkoj nga televizionet dhe gazetat qė hapėsira pėr Robert Papėn tė jetė e barabartė me atė tė Ramės, kandidatit socialist dhe Ngjelės, kandidatit demokrat. Spahia vuri nė dukje se nuk do tė ketė akuza pėr kandidatėt kundėrshtarė, veēanėrisht ata tė djathtė.

 
 Faqja 19 - RAJON & BOTE

Shtator 3, 2003 

 
SHKARKOHEN DY KOMANDANTE
 
AKSH fund ultimatumit, maqedonasit nė llogore
 

Tensionet janė rritur sėrish dje nė zonėn e Kumanovės, nė veri tė Maqedonisė, e cila ėshtė rrethuar prej tre ditėsh nga forcat e ushtrisė maqedonase qė janė nė kėrkim tė guerilasve shqiptarė. Dje pasdite ka skaduar edhe ultimatumi i Armatės Kombėtare Shqiptare, e cila ka njoftuar nėpėrmjet internetit se trupat e saj ndodhen nė gjendje gatishmėrie numėr njė nė kėtė zonė. Duke marrė masa urgjente pėr situatėn AKSH ka shkarkuar edhe dy komandantė tė batalioneve dhe njėsive speciale tė saj, tė cilat ishin tėrhequr dje nga pozicionet e luftimit. Komandanti i batalionit "Hamz Berami" ėshtė shkarkuar nga detyra mbasi ka lėnė vendqendrimin nė zonėn 2. Ndėrsa komandanti i forcave speciale Leopardėt, ėshtė shkarkuar pasi trupat e tij nuk kanė mbėrritur nė vendqėndrimin e caktuar. Trupat e ushtrisė dhe policisė maqedonase vazhdojnė tė mbajnė tė rrethuara fshatrat Vaksincė dhe Lojanė, ndėrsa sipas dėshmitarėve okularė nė kėto fshatra janė parė grupe tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, tė armatosur dhe gati pėr luftė. Sipas Ministrisė sė Brendshme maqedonase, operacioni nė fshatrat shqiptare do tė vazhdojė deri nė arrestimin e grupeve kriminale apo asgjėsimin e tyre. Shkupi ka theksuar se nuk do tė bėjė negociata me ekstremistėt. Situata e rėnduar nuk ka gjetur zgjidhje as pas mbledhjes disaorėshe tė kryetarit tė komunės sė Likovės, Hysamedin Halili, deputetėve shqiptarė dhe komandantėve tė grupeve tė armatosura, qė operojnė nė rajonin e Kumanovė-Likovės. Nė kėtė takim u kėrkua amnisti e pjesėtarėve tė mėparshėm tė ish-UĒK-sė, ndėrrim i forcave speciale tė policisė nė rajonin e Likovės me forca tė rregullta tė policisė tė pėrbėrjes shumėetnike si dhe lirimi i personave tė dyshimtė, Sulejman Sulejmani dhe Avni Ajeti.


3 Shtator, 2003 Copyright 2002 Shekulli


Mbetet e tensionuar situata nė rajonin e Likovės dhe tė Kumanovės. Shtohen pėrforcimet maqedonase

Trupat maqedonase pėrballė AKSH-sė

Kanė vazhduar largimet e popullatės. Pėrpjekje pėr zgjidhjen me dialog tė situatės sė krijuar

Nga Ylber Lili

Rajoni i Likovės dhe i Kumanovės edhe dje u zgjua i rrethuar nga mijėra forca policore maqedonase. Gjendja nė ish-zonat e krizės, konkretisht nė atė tė Likovės ėshtė mjaft e nderė, pėr tė mos thėnė alarmante. Sipas burimeve nga terreni, nga njėra anė ndodhen pėrforcimet e mėdha tė forcave qeveritare tė Maqedonisė, tė pajisur me autoblinda dhe helikopterė luftarake dhe nga ana tjetėr ėshtė pozicionuar AKSH-ja. Kryetari i komunės sė Likovės Hysamedin Halili i tha dje “Shekullit” se “kemi tė bėjmė me njė gjendje tė pandryshueshme nga ditėt e mėparshme. Nė terren ėshtė e njėjta pamje- zona tė rrethuara nga tė katėr anėt, e ndėrsa nga ana tjetėr popullata e tmerruar”. Sipas Halilit, banorėt e Vakcincės, Llojanit por dhe tė disa fshatrave tė tjera kanė vazhduar tė largohen nga shtėpitė e tyre pėr shkak tė atmosferės sė zymtė qė mbretėron nė kėto anė. Njė gjendje e tillė thotė Halili vazhdon edhe pas ultimatumit tė lėshuar nga ana e AKSH-sė. “Ne pėr tė parandaluar kėtė situatė, e cila nga momenti nė moment mund tė shpėrthejė, kemi kėrkuar nga autoritetet ndėrkombėtare qė tė bėjnė tė mundur tė hiqet shtetrrethimi dhe tė largohen forcat policore ushtarake”,- shtoi ai. Ndėrkaq burimet tona tė sigurta bėnė tė ditur se dje paradite banorėt tė ndodhur nė njė gjendje psikologjike tė rėnduar kanė lėnė shtėpitė e tyre pėr tė kėrkuar vendstrehime tė sigurta. Pavarėsisht nga situata e tensionuar, autoritetet qeveritare maqedone nuk kanė kursyer akuzat ndaj shqiptarėve. Zėdhėnėsi i qeverisė tha dje se nga ana e qeverisė nuk do tė ketė asnjė lloj negociate dhe marrėveshje me terroristėt, ekstremistėt, grupet kriminele. Ndėrsa nga ana tjetėr, ai theksoi se policia do tė vazhdojė tė jetė e pėrqėndruar rreth Likovės. Ndėrkohė rreth orės 15 00 tė ditės sė djeshme, Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH-sė ka urdhėruar mobilizim urgjent dhe vendosje tė anėtarėve tė saj nė pozicionet e luftimit nė fshatrat kufitare tė rajonit tė Kumanovės e Likovės. Ky urdhėr ėshtė publikuar edhe nė faqen e internetit tė kėsaj organizate. Shtabi i Pėrgjithshėm njofton pėr gjendje gatishmėrie numėr njė. Sot nė orėn 16.00 skadon ultimatumi pėr tėrheqjen e forcave policore maqedonase nga kjo zonė, nė tė kundėrt AKSH ka deklaruar se do tė nisė sulmin.

Takimi
Ndėrsa minutat e ultimatumit nga ana e AKSH-sė po shėnonin orėn 16 00, nė fshatin Vakcincė kanė mbėrritur disa deputetė shqiptare tė Parlamentit tė Maqedonisė. Ata janė takuar mė kryengritėsit duke diskutuar rreth gjetjes sė njė modusi pėr tė kapėrcyer situatėn e rėnduar. Burimet e “Shekullit” nė takim konfirmojnė se debati ka qenė mjaft i ashpėr, duke u kėrkuar llogari deputetėve, pėrse nuk kanė bėrė asgjė nė dobi tė banorėve. Po sipas kėtij burimi, nga kryengritėsit janė shtruar disa kėrkesa pėr t’u realizuar nga pushteti. Ata kanė kėrkuar qė: menjėherė tė largohet policia speciale, nga rajoni i Likovės; tė tėrhiqen tė gjitha fletarrestet, qė rėndojnė nė kurriz tė banorėve tė asaj ane; tė fillojė sa mė shpejt procesi i risocializimit tė ish- ushtarėve tė UĒK-sė. Gjithashtu ata kanė pranuar se nuk do ta pengojnė patrullimin e policisė multietnike nė ato zona, por kanė kėrkuar njėkohėsisht tė mos tejkalohen kompetencat. Nga ana tjetėr burimet qeveritare kanė vazhduar deklarimet provokative, sipas tė cilave situata ėshtė nėn kontrollin e forcave policore. Kėshtu sipas qeverisė maqedonase forcat e sigurimit tė Maqedonisė vazhdojnė aksionin pėr arrestimin e grupit ekstremist tė Avdyl Jakupit - Ēakallės nė rajonin Kumanovė-Karadakas”. "Operacioni policor ėshtė nė rrjedhė dhe do tė zgjasė deri nė izolimin dhe eliminimin e grupeve ekstremiste-radikale nė rajonin e Kumanovės" – thonė burime zyrtare qeveritare.

Box/Qėndrimi
Moisiu dėnon veprimet e ekstremistėve nė Maqedoni
TIRANĖ - Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu ka dėnuar dje veprimet e grupeve ekstremiste nė Maqedoni dhe ka bėrė thirrje pėr realizimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit. Kėto deklarime presidenti i Shqipėrisė i ka bėrė gjatė njė bisede telefonike me presidentin maqedonas Boris Trajkovski. Sipas njė njoftimi pėr shtyp nga Presidenca, gjatė kėsaj telefonate, tė kėrkuar nga Trajkovski, ky i fundit bėri pėrgjegjės grupet ekstremiste qė veprojnė nė Maqedoni. Presidenti maqedonas e informoi presidentin Moisiu pėr veprimet e shtetit tė tij ndaj kėtyre elementėve ekstremistė, duke thėnė se qeveria po pėrpiqet pėr tė normalizuar situatėn. Nga ana e tij, Moisiu, pasi u bashkua me shqetėsimin pėr ngjarjet e fundit, i dėnoi ato duke i cilėsuar si veprime ekstremistėsh, qė synojnė tė destabilizojė situatėn dhe arritjet pozitive tė shėnuara nė stabilitetin e Maqedonisė nė frymėn e Marrėveshjes sė Ohrit. Presidenti theksoi se ngjarje tė tilla nuk kanė dhe nuk do tė kenė ndikim nė marrėdhėniet midis dy vendeve, si dhe nė frymėn tonė tė mirėkuptimit e tė miqėsisė. Ai shtoi se veprimet e grupeve ekstremiste nuk i shėrbejnė dhe nuk pėrkrahen nga shqiptarėt. Njėkohėsisht presidenti Moisiu i kėrkoi homologut maqedonas qė patrullat e policisė apo tė ushtrisė nė terren tė veprojnė me qetėsi dhe konform ligjit, si dhe tė mos frikėsojnė popullatėn e zonės, pasi nė rast tė kundėrt ekstremistėt do tė mund tė marrin inkurajim tė panevojshėm.

_______________________________________________________

Me birrė turke nė Evropė

Nga VETON SURROI

1.
Turqia mė sė lehti kuptohet me birrėn e saj. Fillimisht ngase ėshtė vendi me popullatė myslimane qė mė sė shumti prodhon, dhe konsumon birrė, njė legatė qė nga kohėt e Ataturkut dhe vendosmėrisė sė tij qė kėtė vend ta largojė nga Lindja e Mesme dhe ta afrojė kah Evropa. Por, pastaj, edhe nė lojėn metaforike qė ka tashmė njėri prej produkteve mė tė njohura turke, birra Efes Pilsen. «Nomen est omen», kanė thėnė latinėt e vjetėr. Fati gjendet nė emėr. Njė pjesė e identitetit historik tė Turqisė ėshtė nė kėtė birrė. Emri Efes rrjedh prej vendit me emėr tė njėjtė, siē e njohin edhe sot, ndėrsa dikur kishte qenė Efessos, koloni e rėndėsishme greke nė Azinė e vogėl. Prej kohės kur, nė shekullin XX, Turqia moderne dhe Greqia moderne shkėmbyen popullatat (emėr diplomatik pėr marrėveshje tė ndėrsjellė spastrimi etnik), Efesi mbetet me emėr tė pandryshuar e emri paraardhės, Efessos, ka mbetur nė libra tė historisė. Po, pastaj, me lojė ironike fati vjen fjala Pilsen, qė karakterizon llojin e birrės, ngjyrėn e vet tė artė dhe teksturėn specifike. Nė formėn e vet Pilsen, apo Pilsener, fjala qė denominon mėnyrėn e bėrjes sė birrės rrjedh nga qyteti i sotėm ēek, Plzen. Ēekėt e sotėm do tė thonė me krenari se kėtu bėhet birra mė e mirė, bile prej shekujsh, dhe do tė demonstrojnė jo vetėm me dokumente historike, por edhe me konsumin prej gjeneratash. Por, njėkohėsisht, sikur edhe te Efesi, do ta tejkalojnė njė detaj me rėndėsi, e ai ėshtė se birra Plzen pėr ēekėt ėshtė Pilsen pėr gjermanėt. Tė pranishėm nė Ēekosllovaki prej shekujsh, as gjermanėt nuk jetojnė sot nė Ēeki, qė prej fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Gjurmėt e tyre, nė mos kurrgjė, kanė mbetur nė birrė, dhe nė njė kontest, prapė pėr emėr. Ajo qė njihej si birrė Budweiser, qe transportuar nė Amerikė nė fund tė shekullit XIX dhe kishte filluar tė prodhohet atje, duke arritur tė jetė birra numėr njė nė Amerikė nė fund tė shekullit tė kaluar. Pas rėnies sė komunizmit, fabrika ēeke „Budvar“ (versioni ēek i emrit Budweiser) fitoi kontestin gjyqėsor pėr tė drejtėn e emrit. Me ironinė e fatit, natyrisht, se po trashėgonte emrin e gjermanėve qė mė nuk ishin duke jetuar aty.
2.
Nėse birra turke bart nė emėr simbolet e Evropės sė shekullit XX, kur popujt zhvendoseshin andej e kėndej, dhe prej dominuesve shndėrroheshin nė tė dominuar dhe anasjelltas, shpresa e garniturės sė tanishme duket se ėshtė bėrja e Turqisė Evropė tė tanishme. Njė pjesė bukur e mirė e ndryshimeve radikale nė politikėn turke, me zgjedhjen e kryeministrit Erdogan, rrodhi mu nė sajė tė retorikės proevropiane. Erdogani, i cilėsuar si islamist nga kundėrshtarėt e tij, madje u tregua edhe mė inventiv. Politikanėve evropianė u shpjegoi se partia e tij ka lidhje me islamin si demokristianėt gjermanė me katolicizmin. Sot Turqia po kalon nėpėr njė reformė serioze proevropiane, madje edhe nė ēėshtje deri dje ta paparamenduara, siē ėshtė legalizimi faktik i gjuhės kurde nė transmetimet radiotelevizive. Dhe, pėr herė tė parė po krijohet, nė njėqind vitet e fundit, njė masė kritike proevropiane, dhe befasisht, antiamerikane. Nė anketat e fundit, 70 pėr qind tė tė anketuarve ishin nė favor tė anėtarėsimit nė BE, ndėrsa mbi 70 pėr qind kishin mendim negativ pėr SHBA-tė. Ata qė gjatė shekullit XX u konsideruan si kundėrshtarėt natyrorė tė Turqisė sot janė nė krye tė listės sė simpatisė, ata qė ndihmuan modernizimin e Turqisė, dhe shndėrrimin e saj nė njė fuqi ushtarake e ekonomike, sot trajtohen me antipati. Sikur fabrika „Budvar“, njė herė e ēliruar nga diktatura falė konsekuencės amerikane gjatė luftės sė ftohtė, u kthye mu kundėr amerikanėve pėr kontest gjyqėsor komercial.
3.
Qė paradoksi tė jetė mė i madh, fuqia e vetme serioze botėrore qė e pėrkrah integrimin e Turqisė nė BE janė SHBA-tė. Mes tė tjerash, edhe pėr shkak tė faktit se ky ėshtė vendi mė i madh me popullsi myslimane e qė mban njė rend sekular. Pėr Amerikėn, modeli i Turqisė nė BE ėshtė sinjal i fortė properėndimor pėr vendet myslimane tė Lindjes sė Mesme. Por, pėr shumė vende tė BE-sė, ky ėshtė edhe njė problem doktrinar. A mund tė jetė vend anėtar njė shtet qė lerė qė nuk ėshtė nė kontinentin evropian (pos njė rrypi tė ngushtė prej Stambollit deri nė kufirin bullgar/grek) por ėshtė me shumicė myslimane, madje, trashėgues i njė vendi qė njihej si prishės i rendit evropian pėrgjatė pesė shekujve? Kjo ėshtė ēėshtje sa e psikologjisė sė njė Evrope kryesisht tė krishtere (ndonėse po ashtu kryesisht agnostike, tė shkėputur nga kleri), aq edhe e gjeopolitikės: a ėshtė Evropa e gatshme, qė me Turqinė, t'i vizatojė kufijtė e vet lindorė nė lumin Tigris, bashkė me Irakun, apo nė jug me Sirinė?
4.
Viti qė vjen do tė jetė determinues pėr vlerėsimin se me cilėn shpejtėsi e afėrsi do tė zhvillohen marrėdhėniet mes BE-sė dhe Turqisė. Atėherė, Turqisė do t'i ofrohet njė "road-map", hartė udhėtimi, evropiane. Dhe gjasat janė, sipas disponimit tė tanishėm, qė tė mos jetė as mish, as peshk, gjegjėsisht, qė Turqisė tė mos i ofrohet as perspektiva e qartė e anėtarėsimit, e as pėrjashtimi nga kjo mundėsi nė tė ardhmen. Ndėrsa mendoja pėr kėtė dje nė Stamboll, po ashtu mendoja se ēka kanė shqiptarėt nga ky debat doktrinar mes ish -kolonizuesit tonė dhe Evropės sė cilės i synojmė, ngase diēka gjithnjė u ndodh shqiptarėve kur Evropa merret me Turqinė. Mes tė tjerash, mė brofi njė konkludim i thjeshtė: nėse ēėshtja e integrimit tė Turqisė ka mbėrritur nė fazat e veta serioze tė debatit doktrinar, a dikund ndonjė intermexo nė debat pėr tė shikuar mundėsia se si mund tė shpejtohet integrimi i shqiptarėve nė Evropė? As nuk jemi shumė popullatė sa turqit e as kemi ndonjė historiat konflikti me popujt nė Perėndim. Fundja, birrat tona janė birra, jo simbole historike. Me e pa birrė, mė duket se viti i ardhshėm, me ēėshtjen turke, nxjerr si rėndom kur janė marrėdhėniet Turqi-Evropė, njė sfidė plotėsuese pėr shqiptarėt: nėse te Turqia puna e integrimit ėshtė punė doktrine, pse tė mos trajtohet ndėrkohė, me shpejtėsi prioritare, njė ēėshtje jodoktrinare ēfarė ėshtė integrimi i shoqėrive shqiptare nė Evropė?


03.08.2003 http://www.koha.net/default.asp
AKSH-ja me ultimatum ndaj Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė dhe Armatės maqedonase

Vaksinca nėn rrethim - AKSH-ja kėrkon tėrheqjen e forcave maqedonase


LORIK PUSTINA DHE XHELAL NEZIRI
SHKUP, PRISHTINĖ, 1 SHTATOR - Forca tė mėdha tė sigurisė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe Armatės maqedonase gjenden nė rrethinėn e Kumanovės, pėrkatėsisht nė fshatin Vaksincė, ku sipas informatave tė MPB-sė, fshihet grupi i komandantit Avdyl Jakupi- Ēakalla i AKSH-sė. Armata Kombėtare Shqiptare nėpėrmjet tė njė komunikate pėr shtyp, ka drejtuar njė ultimatum pėr forcat e sigurisė maqedonase nė tė cilin u sugjeron forcave ushtarake maqedonase tė tėrhiqen plotėsisht nga Kumanova dhe tė gjitha rrethinat shqiptare. “Nė rast se gjatė kėtij afati kohor kėto forca ushtarako-policore sllavomaqedone nuk tėrhiqen pėr t’i lėnė tė qetė shqiptarėt nė truallin e tyre, Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH-sė legjitimohet tė urdhėrojė forcat e saj tė veprojnė pėr ta realizuar me ēdo mjet kėtė obligim atdhetar, qytetar dhe demokratik”, thuhet nė komunikatėn e AKSHsė, nėnshkruar nga gjenerali Vigan Gradica. Ata kanė apeluar para faktorit ndėrkombėtar nė Maqedoni qė tė ndikojnė urgjentisht pėr t’u plotėsuar shqiptarėve kėtė tė drejtė demokratike dhe tė ligjshme, “tė drejtėn pėr tė mos pasur kolonizatorė tė armatosur gjer nė dhėmbė nė trojet dhe shtėpitė e tyre, ndryshe do tė bėhen edhe kėta faktorė pėrgjegjes pėr ēka do tė ndodhė pas kėtij ultimatumi nė vazhdimėsi nė IRJM”. “U bėjmė apel dhe dėshirojmė qė forcat politike shqiptare nė IRJM, brenda afatit tė kėtij ultimatumi, tė shprehin qėndrimin e tyre politik lidhur me kėtė akt barbar tė pushtetit gjenocidist sllavomaqedonas”, pėrfunon komunikata e lėshuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH-sė. Armata Kombėtare Shqiptare, nėpėrmjet po tė njėjtės komikatė ka dėrguar fjalė tė ashpra edhe faktorit ndėrkombėtar, pėrkatėsisht misionit “Concordia”, tė cilėt “nuk janė duke ndėrmarrė asgjė, por janė duke testuar durimin e shqiptarėve”. Kjo komunikatė, sipas Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė, vjen si rezultat i zhvendosjes sė popullatės shqiptare nga fshatrat, Vaksincė, Bresje, Malinė, me frikėn se mos gjenden nė mes tė njė zjarri tė kryqėzuar nga forcat maqedonase dhe AKSH-sė. “Shqiptarėt, banuesit autoktonė tė kėtyre zonave po pėrjetojnė ditėt mė tė zeza tė njė terrori tė paparė shtetėror, provokime tė shumta, vringėllim armėsh dhe njė histerizėm tė shfrenuar tė militarėve dhe paramilitarėve sllavomaqedonas pėr ‘shkeljen me kėmbė tė shqiptarėve’”, theksohet nė ultimatumin dėrguar forcave tė rendit dhe sigurisė nė Maqedoni. Fshatarėt e fshatit Vaksincė, kryesisht gra dhe fėmijė kanė lėshuar shtėpitė e tyre nė fshatin e lindjes dhe janė drejtuar pėr nė Preshevė dhe Kumanovė. Mediat kanė cituar fjalėt e disa prej shqiptarėve, tė cilėt kanė vendosur tė largohen nga rajoni i Kumanovės dhe tė vendosen pėrkohėsisht nė Luginė, se tensionet nė rajonin e Kumanovės janė nė rritje, ndėrkaq qė nė fshatrat Vaksincė dhe Llojan janė parė tė lėvizin pjesėtarė tė formacioneve paraushtarake shqiptare. Duke u thirrur nė burime nga forcat ndėrkombėtare nė Shkup, agjencia e lajmeve Beta ka thėnė se “sipas informatave qė janė nė dispozicion, fshatarėt e Vaksinces, janė duke ikur tė frikėsuar nga konflikti mes forcave maqedonase dhe AKSH-sė si dhe nga familja Halili, e cila kohėve tė fundit ka kontrolluar fshatin, ndėrkaq tani ėshtė duke e fshehur Ēakallėn dhe bandėn e tij”. Lidhur me situatėn e krijuar nė Maqedoni, Kėshilli pėr Siguri Kombėtare i vendit, nė orėt e vona tė sė dielės ka mbajtur njė mbledhje tė jashtėzakonshme, ku ėshtė ardhur nė njė konkludim se pėr shumicėn e incidenteve nė Maqedoni pėrgjegjėse janė grupet ektremiste tė armatosura, tė cilat pėr qėllim e kanė destabilizimin e Maqedonisė. Kėshilli i Sigurimit ka pėrshėndetur pėrpjekjet e MPB-sė pėr tė eliminuar rrezikun e pėrsėritjes sė incidenteve tė kėtilla. Mbledhja e jashtėzakonshme ėshtė thirrur menjėherė as kidnapimit tė dy policėve maqedonas nga ana e AKSH-sė, si dhe pas sulmeve ndaj ndėrtesės sė Qeverisė tė Maqedonisė, Pallatit tė drejtėsisė dhe kazermės “Ilinden” nė Shkup.


Department http://www.lajmet.com/

Tensionohet situata e sigurisė nė rajonin e Kumanovės dhe Likovės

 Situata e sigurisė nė komunėn e Likovės gjithnjė e mė shumė tensionohet, ndėrsa banorėt kanė filluar ta braktisin fshatin pėr shkak tė pranisė sė shtuar tė forcave policore tė cilėt janė nė kėrkim tė Abdyl Jakupit-Ēakallės i akuzuar pėr rrėmbimin e dy policiėve nė Kumanovė e pėr tė cilin pohohet se fshehet nė kėtė rajon. Punktet policorė qė kontrollojnė ēdo hyrje-dalje nė fshatrat e kėsaj komune nga njėra ana dhe banorėt e irituar nga tjetra, kan vėn nė sprovė stabilitetin e brisht tė Maqedonisė si dhe efikasitetin e faktorit ndėrkombėtar i cili "menaxhon" me kėtė shtet pas vitit konfliktuaoz 2001. Dhe kjo ėshtė hera e pare pas marrveshjes sė Ohrit qė ky shtet seriozisht ndodhet para njė konflikti qė mund t'i kthej prapa tė gjitha proceset e posafilluara.

Kryetari i komunės sė Likovės dhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė pas takimit tė pėrbashkėt kanė konfirmuar se disa familje nga fshati Vaksincė kanė braktisur shtėpit e tyre . "Si rrezultat i pėrqėndrimit tė forcave tė njėsive specilae nė rajonin e Likovės, respektivishtė nė fshatin Vaksincė, civilėt, gra dhe fėmijė i lėshojnė shtėpit e tyre. Ėshtė njė situat e rėndė nė tėrė territorin e komunės sė Likovės", deklaroi kryetari i komunės sė Likovės. Ai ka konfirmuar tė dhėnat e MPB-sė, se nė fshatin Vaksincė janė tė pėrqėndruar grupe tė armatosura shqiptare. "Ėshtė e vėrtet se kja njerėz tė ciklėt nuk pajtohen me hyrjen e forcave speciale", tha Halili.

Kėshilli i Sigurimit Kombėtar (KSK), nė mbledhjen e mbajtur tė dielėn nė mbrėmje ka shqurtuar gjendjen e sigurisė ne vend pas incidenteve tė fundit, dhe ka konstatuar se sulmet pėrfshirė dhe ato ndaj institucioneve shtetėrore janė shkaktuar "nga disa grupe ekstremiste tė pranishėm nė ish-zonat e krizės qė kan pėr qėllim pengimin e miratimit tė Marrėveshjes korrnizė dhe destabilizimit tė vendit".

"Nė bazė tė informatave dhe njohurive tė marra nga ministritė dhe organet pėrkatėse, u konstatua se "numri mė i madh e kėtyre sulmeve janė shkaktuar nga disa grupe ekstreme dhe tė armatosura qė nė momentin e pikėrishėm janė tė pranishme nė terren dhe tė cilėt kanė pėr qėllim ta prishin sigurinė e Republikės sė Maqedonisė, ta pengojnė stabilizimin e saj tė mėtejshėm dhe zbatimin e Marrėveshjes-kornizė", thuhet nė kumtesėn e lėshuar pas takimit nga ana e kabinetit tė kryetarit tė shtetit.

KSK-ja e drejtuar nga kryetari i shtetit Boris Trajkovski ka mbėshtetur aktivitetet e pėrforcuara tė Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme (MPB) qė kanė pėr qėllim eliminimin e rrezikut pėr pėrsėritjen e ngjarjeve tė kėtilla eventuale dhe ta mbrojnė jetėn dhe pronat e qytetarėve. Gjithashtu anėtarėt e kėtij trupi tė lartė tė sigurimit e mbėshtetėn pėrcaktimin qė "patrullat shumetnike policore t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme nė pajtim me Kushtetutėn dhe ligjet pėr arrestimin e anėtarėve tė kėtyre grupeve kriminele tė cilėt e terrorizojnė popullatėn vendore pėr shkak tė realizimit tė qėllimeve tė tyre qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me interesat e qytetarėve".

Ky trup i lartė i sigurisė nė vend ka konkluduar se ėshtė e domosdoshme qė subjektet politike, si dhe pushtetet dhe autoritetet lokale t'i mbėshtesin aktivitetet e organeve kompetente shtetėrore pėr arsye se qėllimi i tyre ėshtė zbatimi i ligjeve tė Republikės sė Maqedonisė dhe mbrojtja e intereseve tė tė gjithė qytetarėve, pa dallim tė pėrkatėsisė sė tyre etnike.

Anėtar tė KSK janė, kryeministri Branko Cėrvenkovski, kryeparlamentari Nikolla Popovski, njerėzit e parė tė dikasterit tė Punėve tė Brendėshme, tė Mbrojtjes dhe Punėve tė Jashtme, Hari Kostov, Vllado Buēkovski dhe Ilinka Mitreva. Ndėrkaq, anėtar tė jashtėm tė kėtij trupi mė tė lartė tė sigurisė janė zėvendėskryeministri dhe nėnkryetari i Kuvendit nga rradhėt e partisė shqiptare nė pushtet, Bashkimit Demokratik pėr Intergrim (BDI), Musa Xhaferi dhe Agron Buxhaku si dhe turku Gjuner Ismail.

Paraprakisht ndodhėn edhe incidentet e fundit nė Shkup kur me mjete shpėrthyes u sulmua godina e qeverisė ajo e gjykatės dhe kazerma ushtarake. Pėr zėdhėnėsin e qeverisė, kėto sulme janė terroriste. "Incidentet e tilla nuk do tė vejnė qeverinė nė dilem pėr eleiminimin e tėrėsishėm tė gruepve dhe individėve krimenele, qėllimi i tė cilėve ėshtė keqėsimi i gjendjes sė sigurisė, mosimplementimi i Marrėveshjes sė Ohrit dhe pengimi i procesit tė stabilizimit tė sigurisė nė vend", tha zėdhėnėsi qeveritarė Sasho Collakovski. Sipas tij, aktivitet e MPB-sė nė tė cilat marin pjesė njėsi tė pėrziera multietnike janė tė pėrqėndruar nė mbrojtjen e banorėve lokal. "Nė fshatin Vaksincė kemi situatė mė kritike me qė atje janė konstatuar grupime tė disa individeve tė cilėt i bėjnė presion popullatės vendase. Bėhet fjalė pėr grupe kriminele me dosje kriminele", tha ai. Ai e pėrjashtoi mundėsin edhe pėr shkallėzimin e situatės edhe nė rajonet tjera qė sipas tij maksimalishtė po mbillet rredhi rredhė kėtyre grupeve.

 

Anėtari i KSK-sė nga Bashkimi Demokratik pėr Intergrim (BDI), Agron Buxhaku ka deklaruar se ngjarjet e fundit shkakėtojnė brengosje por jo edhe destabilizim tė vendit. "Kėto raste janė shqetėsuese por nuk janė nė pėrmasa qė mund ta destabizilizojnė shtetin dhe se bėhet fjalė pėr individė dhe grupe tė vogla", ka thėnė nėnkryetari i partisė shqiptare nė pushtet. Lidhur me atė se ēfarė do tė bėjė koalicioni qeveritarė nė drejtim tė stabilizimit tė gjendjes, ai tha se MPB duhet tė merrė mė shumė aktivitete qė tė zbulojė autorėt e shpėrthimeve qė janė akte kriminele dhe duhet tė dėnohen.

Nga ana tjetėr, anėtari tjetėr i kėtij kėshilli, Gjuner Ismail ka deklaruar se gjendja nė Maqedoniu ėshtė rezultat i ngjarjeve tė fundit nė rajon, qė sipas tij pas incidenteve nė Kosovė, nė luginėn e Preshevės si dhe pas miratimit tė rezulutės tė parlamentit serb pėr Kosovėn vėrehet se ka tensionime tė mėdha. "Incidentet e fundit nė Shkup dėshmojnė se bėhet fjalė pėr kriminel tė ēuditshėm me mesazhe qarta politike qė kanė pėr qėllim destabilizimin e vendit dhe teorija se bėhet fjalė pėr grupe tė vogla janė qesharake. Kėto grupe ua bėjnė me dije autoritetve maqedonase dhe faktorit ndėrkombėtare se mund tė bėjnė gjithēka", ka thėnė Gjuner

Nė ndėrkohė vazhdojnė aktivitetet e ndėrklombėtarėve dhe vendorėve qė tė pengojnė shkallėzimin e tensioneve. Pėr tė mos ardhur deri te ndonjė konflikt i armratosur veēanėrisht janė angazhuar ish pjestarėt e UĒK-sė qė sot janė ulur nė bankat e parlamentit. Ata si edhe gjith tė tjerėt mendojnė se kėtij shteti nuk i nevojiten mė konflikte tė armatosura por stabilitet dhe paq qė do tė mundėsonin realizimin e marrveshjes sė Ohrit dhe mirėqenjen e tė gjith qytetarlve

 

Ismail M. Hoxha