Gazeta55
PLL: Ekspertėt e OSBE-sė, tė ndikuar nga PS

Partia Lėvizja e Legalitetit ėshtė deklaruar kundėr draftit tė OSBE pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve. Nė njė konferencė pėr shtyp, nėnkryetari i PLL, Murat Basha, deklaroi dje se ekspertėt e OSBE janė ndikuar nga disa forca politike nė hartimin e kėtij projektligji dhe veēanėrisht, nga socialistėt."Partitė qė para pesė vitesh miratuan Kushtetutėn, sot i kanė mashtruar pronarėt, e kanė deformuar zgjidhjen e problemit tė pronave dhe afatet e pėrcaktuara nė Kushtetutė i kanė shtyrė pėr nė kalendat greke, ndėrkohė qė qeveria vazhdon tė grabisė trojet e pronarėve tė ligjshėm nė zonat turistike bregdetare dhe nė mbarė vendin", deklaroi nėnkryetari i PLL‑sė. Sipas drejtuesit tė lartė legalist Basha, disa parti kanė rėnė dakord me draftin e propozuar nga prezenca e OSBE nė Tiranė, madje kanė patur dhe ndikim tė drejtpėrdrejtė tek ekspertėt e kėsaj prezence.

 

 

© 2003 Gazeta Panorama

Intervista

Lisen Bashkurti tregon historinė e jetės sė tij

“Komunizmi dėshtoi se u mbėshtet tek injoranca”
 
Faqe 12/13 - Speciale

3Nentor 2003

Intervista
 
Lisen Bashkurti tregon historinė e jetės sė tij. Si kaloi nga arti nė politikė dhe diplomaci ish funksionari i Komitetit Qendror tė Rinisė
 
“Komunizmi dėshtoi se u mbėshtet tek injoranca”
Enigma dhe pasojat e largimit nga Parlamenti i konfrontimeve tė politikės shqiptare nė vitin 1992
 

Luan Kondi

Kush ėshtė Lisen Bashkurti dhe si arriti tė ngjitej nė diplomaci? Fėmijėria, rinia dhe studimet e Bashkurtit qė la artin pėr t“u marrė me organizatat e rinisė. Takimet e ish-funksionarit tė KQ tė Rinisė me Enver Hoxhėn dhe anėtarė tė tjerė tė Byrosė politike.

Pse rinia ishte promotori i ndryshimeve dhe cili ishte roli i drejtuesve tė saj? Pėrplasjet mes tė rinjve dhe konservatorėve nė Byronė Politike. Roli i Ramiz Alisė nė kėto procese dhe pėrse ai ndryshonte nė karakter me Enver Hoxhėn? Si u krijua Partia Social Demokrate, si njė alternativė e re mes tė majtės ekstremiste dhe tė djathtės radikale. Kush ishin nismėtarėt e saj dhe pėrse Bashkurti kėrkoi tė largohej nga parlamenti pėr t“ju kushtuar diplomacisė. Kush ishte shėrbimi i tij i parė dhe pėrse e zgjodhi Hungarinė pėr t“i shėrbyer Shqipėrisė.

Ju keni mbaruar studimet e larta pėr arte, ndėrsa kontribuat nė fushėn e diplomacisė. A nuk ėshtė ky njė kalim i ēuditshėm?
Nuk ėshtė aq i ēuditshėm kalimi nga fusha e kulturės, arteve dhe estetikės nė atė tė diplomacisė. Fondamenti i pėrbashkėt i kėtyre dy fushave lidhet me njohjen e historisė sė njerėzimit, nė mėnyrė tė veēantė me njohjen e kulturės njerėzore. Edhe pse studioja pėr arte e kam pasur gjithnjė pasion njohjen e historisė sė letėrsisė, muzikės, tė folklorit, tė arteve figurative, tė arteve tė aplikuara. Duke u marrė me kėtė punė gjithnjė e mė shumė kam parė pikat e pėrafėrta qė kanė lidhur njerėzimin, popujt, vendet me njėri-tjetrin dhe kam arritur nė konkluzionin se sa mė shumė qė tė njohėsh kulturat e popujve, vlerat shpirtėrore tė tyre aq mė mirė ndėrtohen marrėdhėniet midis vendeve dhe politikave. Rrugė drejt politikės dhe diplomacisė pėr mua ka ardhur pikėrisht nga njohja e historisė dhe kulturės sė popujve, tė filozofisė sė tyre, tė psikologjisė, mentalitetit tė aspiratave shpirtėrore. Kjo vazhdon tė mbetet shumė e rėndėsishme pėr mua se ajo qė flitet sot rreth konfliktit tė civilizimeve, ka tė bėjė pikėrisht me njohjen e kulturave dhe ndėrtimin e marrėdhėnieve toleruese tė bashkekzistencės midis kulturave. Diversiteti kulturor t’i shėrbejė integritetit tė vendeve dhe tė marrėdhėnieve mes tyre. Kėshtu nuk e kam konsideruar asnjėherė si tė ēuditshėm kalimin tim nga fusha e kulturės dhe e artit nė atė tė politikės dhe tė diplomacisė. Shikoj qė ka shumė fije komunikimi midis tyre.

Cilat ishin arsyet qė ju bėnė t’i pėrkushtoheshit politikės dhe diplomacisė?
Procesi i kalimit nga veprimtaria studimore, botuese dhe pedagogjike nė fushėn e kulturės dhe nė politikė ka ardhur si rezultat i angazhimit tim nė jetėn shoqėrore. Qė kur isha nxėnės nė liceun artistik dhe mė pas student nė Akademinė e Arteve, kam qenė i zgjedhur si sekretar i organizatės sė rinisė dhe njė pjesė e konsiderueshme tė jetės dhe aktivitetit nė kohėn e lirė ka qenė tėrėsisht e zėnė me angazhimin tim nė kėto organizata moshore. Pra mund tė themi se kalimi nga kultura tek politika ėshtė bėrė pėrmes aktivitetit rinor. Rinia ishte hallka qė ka realizuar kalimin tim nga bota e kulturės nė botėn e politikės. Unė mendoj qė kjo ishte njė hallkė shumė interesante. Rinia ėshtė brezi qė pikėrisht lidh kulturėn, artin, pasionin, emocionin, me politikėn dhe racionalitetin. Rinia ėshtė njė moshė qė dėshiron t’i bėjė tė gjitha. Shumica e tė rinjve dėshirojnė qė tė jenė edhe poetė, artistė, gazetarė tė mbajnė fjalime, tė jenė edhe politikė. Pra rinia ėshtė njė moshė polivalente me shumė dėshira. Shpesh herė ėshtė edhe njė moshė shumė kontradiktore, pasi shumė tė rinj investojnė nė ato fusha qė ku nuk kanė aspak talent, tė tjerė neglizhojnė pikėrisht fushat ku kanė mė shumė talent. Shpesh herė rinia niset nga efekti publik i veprimtarisė sė vet, mė shumė se nga vlerėsimi i vlerave reale qė ka individi nė moshėn e tij. Kėshtu qė rinia ėshtė njė moshė shumė interesante dhe varet shumė nga mėnyra sesi menaxhohet dhe administrohet mė pas. Fakti qė unė kalova herėt nė veprimtarinė rinore si drejtues i rinisė nė moshat e shkollės sė mesme dhe pastaj nė universitet, mė ka ndihmuar qė ta njoh mė mirė kėtė grupmoshor dhe madje tė depėrtoj thellė nė psikologjinė e vet. Kjo ėshtė njė lloj psikologjie universale. Ai qė njeh rininė njeh njė brez, qė nuk ka paragjykime, nuk ka prapamendime, qė jeton me tė njėjtėn filozofi, pavarėsisht nga sitemet politiko-shoqėrore, pavarėsisht nga kufijtė administrativė e shtetėrorė tė vendeve e shteteve. Rinia ėshtė brezi qė mė shumė e ndėrton universalizmin e vlerave njerėzore.

Mė pas ju do tė viheshit nė krye tė rinisė shqiptare, kur kryenit detyrėn e Sekretarit tė Parė tė KQ tė saj. A ka pasur ndonjė kontradiktė mes brezit tė ri dhe atij tė vjetėr?
Unė kam pasur edhe fatin historik qė tė jem nė krye tė rinisė nė periudhėn kapėrcyese tė tė dy sistemeve politike. Por, njėkohėsisht kam pasur fatkeqėsinė, qė pikėrisht nė kėtė periudhė tė vihem midis dy modeleve politiko-shoqėrore dhe midis dy brezave. Fati im historik ishte qė ne nė atė periudhė, donim s’donim u bėmė faktorė tė nxitjes sė proceseve demokratike nė vend. Kjo na bėri qė tė ishim protagonistė shumė interesantė. Pėr ne drejtuesit e rinisė shqiptare ishte njė periudhė e vėshtirė, sepse jetonim nė njė pneumatikė tė dyfishtė, pra nė njė ēekan qė godiste nga lart dhe nga poshtė. Nga poshtė ishim pėrballė njė presioni tė jashtėzakonshėm tė brezit tė ri, tė rinisė. Kėtu dua tė sqaroj jo vetėm tė rinisė universitare, siē ėshtė interpretuar gabimisht, por tė rinisė nė tėrėsi, edhe tė rinisė sė fshatit, asaj punėtore, tė shkollave tė mesme, rinisė nė ushtri, pra tė tė gjitha kategorive tė rinisė. Ishim pėrballė njė presioni nė rritje tė tyre pėr tė bėrė ndryshime tė mėdha politike. Ėshtė paradoksale nė dukje teorikisht tė mendosh se njė brezi i ri i rritur nė kushtet e komunizmit, nė rrethana politike komuniste, institucione komuniste, ekonomi tė centralizuar, tė limiteve tė lirisė dhe tė tė drejtave tė njeriut, pikėrisht kjo rini qė nuk njihte asnjė sistem tjetėr pėrveē komunizmit, u bė pikėrisht aktore pėr ta ndryshuar sistemin. Kjo ishte e paparashikueshme pėr lidėrshipin komunist shqiptar. Nė atė kohė shtrohej pyetja se si ka mundėsi, qė brezi i ri pėr tė cilin ne kemi investuar mė shumė qė ta dojė e pranojė komunizmin, bėhet nismėtare pėr pėrmbysjen e tij? Si kishte mundėsi qė bijt e etėrve dhe tė baballarėve qė ishin nė krye tė proceseve politike, pikėrisht kundėrshtonin etėrit e tyre? Si mund tė ndodhte qė brenda familjes, qė fėmijėt tė luftonin pėr humbjen e privilegjeve tė prindėrve tė tyre? Si mund tė ndodhė qė rinia tė heqė dorė nga privilegjet qė kishte, nė mėnyrė tė veēantė rinia universitare, shumica e tė cilės vinte nga familje me mbėshtetje politike tė pėrzgjedhur? Nė tė vėrtetė ky ishte njė proces i natyrshėm, qė ndodhi nė tė gjithė Evropėn Lindore dhe u pėrkrah nga dy kategori, e para intiligjenca, qė kishte vizionin pėr tė parė domosdoshmėrinė e ndryshimeve dhe rinia, e cila donte tė shijonte idealin e lirisė nė tė gjithė dimensionin e saj universal. Ky faktor bėnte njė presion mbi ne nga poshtė dhe ne e ndjenim trysninė e kėtij presioni. Nga ana tjetėr kishim pneumatikun nga lart, qė ishte njė ēekan i ndryshkur, por shumė i rėndė dhe i rrezikshėm, i cili na bėnte njė presion tė jashtėzakonshėm politik. Pikėrisht, qėllimi i kėtij ēekiēi ishte qė Komiteti Qendror i Rinisė, tė mbetej ende njė instrument politik nė institucionin e diktaturės dhe tė vazhdonim ,tė vazhdonim tė kryenim rolin e rripit tė transmesionit, pėr transmetimin nga lart-poshtė tė politikave dhe porosive qė jepeshin. Ky pneumatik i dyfishtė presioni nga poshtė dhe nga lart na mbajti nė tension ne si udhėheqje tė KQ tė Rinisė, pėr njė periudhė kohe nga viti 1987 deri nė vitin 1992. Unė mund tė them me sinqeritet qė nė kėtė kohė nuk kam pasur asnjė ditė tė qetė nė karriken e Sekretarit tė Parė tė KQ tė Rinisė. Madje, asnjė ditė nuk jam ndier i lumtur, i kėnaqur, asnjė ditė nuk kam ndier ndonjė emocion tė veēantė tė tė qenit nė njė pozitė tė lartė politike. Nėse njė ditė kėnaqesha nga takimet me tė rinjtė, tė nesėrmen do tė kisha goditje tė fortė nga lart dhe anasjellas, nėse njė ditė do t’i bėja elozhe udhėheqjes sė lartė, ditėn tjetėr do tė kisha reagime negative nga poshtė. Ne jemi pėrpjekur qė kėtė “lojė” shumė tė vėshtirė u munduam ta bėnim, duke e mbajtur rininė sa mė shumė tė menaxhuar dhe po kėshtu udhėheqjen e lartė komuniste ta bėnim sa mė shumė tolerante e liberale. Dėshira jonė ishte qė t’i bėnim tė dy palėt ta kuptonin njėra-tjetrėn, domosdoshmėria e ndryshimeve nė mėnyrė tė drejtė e tė matur dhe domosdoshmėria e lėshimeve nga udhėheqja komuniste pa mjete dhune dhe represioni. Ndoshta qė nga ajo kohė, kėtė e deklaroj pėr herė tė parė nė shtyp, njoha mekanizmin tipik tė diplomatit, qė ėshtė nevoja pėr tė mbajtur dialogun hapur, midis forcave konfliktuale dhe dėshirės pėr tė qenė gjithnjė mediator midis palėve.

A kini pasur pėrplasje gjatė ushtrimit tė detyrės suaj me funksionarė tė lartė tė nomeklaturės komuniste?
Pėrpara se tė njihesha dhe tė kisha njė punė koherente me Ramiz Alinė, unė kam pasur rastin historik tė kem pasur takime dhe me liderin pėrpara tij, Enver Hoxhėn. Takimin e parė me Enver Hoxhėn e kam bėrė gjatė kohės kur isha sekretar i rinisė nė Akademinė e Arteve. Ky ishte njė takim i rastėsishėm nė tė cilin ai u interesua pėr rininė studentore dhe posaēėrisht mė pat dhėnė njė sugjerim ,qė pasi studentėt e arteve vuanin nga mangėsi fizike duhet t’i kushtonim mė shumė rėndėsi sporteve, na tha gjithashtu se atė lulishten ,qė sot ėshtė mbushur me piceri ta bėmin njė kėnd sportiv kompleks, qė studentėt e arteve nga vetė natyra e punės sė tyre shumė delikate dhe nė studio, tė mos pėsonin deformime fizike tė moshės. Ky ishte takimi im i parė me Enver Hoxhėn dhe sigurisht qė ai takimi pat dhėnė njė impakt tė veēantė nė angazhimin tim tė mėtejshėm. Unė atėherė isha shumė i ri, vetėm 19 vjeē. Mė pas kur u zgjodha sekretar i parė i komitetit tė rinisė sė Shkodrės, ku patėm dhe njė jetė jashtėzakonisht aktive, nė Kongresin e 9-tė tė Rinisė, unė u zgjodha sekretar i KQ pėr ideologjinė dhe kulturėn. Nga ky moment fillova edhe takimet e rregullta tė punės me KQ tė Partisė, Byronė Politike dhe personalisht me Ramiz Alinė, njėherazi udhėheqės politik i partisė dhe President i Republikės. Kontaktet nė punėn me KQ dhe udhėheqjen e PPSH sė asaj kohe dhe me Ramiz Alinė, janė njė eksperiencė shumė interesante. Duhet kuptuar se dyzimi i shoqėrisė shqiptare ishte njė fenomen qė kishte prekur tė gjitha strukturat e shoqėrisė nė periudhėn e ndryshimeve politike. Partia e Punės, KQ i saj, apo dhe Byroja Politike ishin brenda kėtij dyzimi, tek kėta kishte korrente qė kėrkonin ndryshimin dhe tė tjera qė e pengonin atė, kishte forca vizionare qė kuptonin domosdoshmėrinė e liberalizimit tė pėrfshirjes sė Shqipėrisė nė reformat e tė gjithė Evropės Lindore, kishte dhe segmente tėrėsisht konservatorė insistues. Unė mendoj se Ramiz Alia dhe njė grup reformatorėsh brenda partisė luajtėn njė rol tė konsiderueshėm brenda kufijve tė lejueshėm tė sistemit komunist dhe brenda asaj filozofie qė udhėhiqte Shqipėrinė, pėr ta lehtėsuar procesin e kalimit nga diktatura nė demokraci. Pėrmes njė tranzicioni njėvjeēar mjaft fleksibėl, Shqipėria kaloi nga diktatura nė demokraci pa konflikte tė thella, pa gjakderdhje, pa rrėnime dhe katastrofa socile dhe ekonomike. Kalimi ishte shumė i admirueshėm dhe normalisht sa mė shumė qė largohemi nė distancė, aq mė shumė e konsideroj rėndėsinė dhe rolin e forcave reformatore brenda PPSH dhe tė Ramiz Alisė, pėr tė pasur njė proces kalimi sa mė gradual. Kjo ishte njė nga eksperiencat mė interesante tonat dhe tregon se mbi vlerat politike dhe ideologjike tek njerėzit qėndrojnė vlerat e tyre morale dhe shpirtėrore, qė dėshmojnė qė nė politikė jo vetėm filozofia e institucionit, por edhe karakteri i liderit ndikon shumė, pra ajo qė i themi roli i temperamentit. Kėshtu, midis Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė kishim njė ndryshim tė thellė nė temperament. Ramizi pėrfaqėsonte pėrpjekjen e kalimit nga “Enverizmi” si njė rrymė, si njė filozofi, si njė mėnyrė qeverisjeje, nė njė figurė tė pėrafėrt me Gorbaēovin, me ide dhe tendenca liberale, por gjithnjė brenda filozofisė sė vet. Nė udhėheqje tė PPSH deri lart, kishte njė klan tmerrėsisht konservator. Ky ishte njė grup, qė karakterizohej nga injoranca, mediokriteti dhe pėrvoja e asaj periudhe dėshmon se injoranca dhe mediokriteti, janė trualli mė i pėrshtatshėm pėr lulėzimin e komunizmit.

Ēfarė mendoni pėr kėto 12 vjet tranzicion?
Dua tė them se, nė proceset demokratike, qė pasuan kėto 10-12 vjet nė vendin tonė, ne i kemi shpallur mė shumė luftė varfėrisė dhe mė pak injorancės. Pasuria nuk sjell gjithnjė kulturė, ndėrsa kultura ėshtė e vėrtetuar se sjell pasuri. Nėse ne i referohemi historisė, kuptojmė se treni i komunistėve u mbėshtet nė dy shina, te varfėria dhe tek injoranca. Kjo ishte arsyeja qė komunizmi tregtoi Rusinė dhe jo atje ku lindi nė Gjermani, nė Francė dhe nė Britani. Nėse ne duam tė fitojmė mė tė vėrtetė kundėr atij sistemi tė kaluar duhet t’i shpallim luftė varfėrisė qė ėstė problem i madh pėr shqiptarėt, por paralelisht duhet t’i shpallet njė luftė e paparė edhe injorancės e mediokritetit. Pėr sa kohė kėta dy komponentė do tė vazhdojnė tė ekzistojnė, ne do tė kemi njė tranzicion shumė tė vėshtirė dhe shumė tė gjatė.

Si rodhi jeta juaj politike mė pas?
Unė mund tė them se nuk kam pasur fat nė politikė, ndonėse politika ka angazhuar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime dhe ka qenė njė nga pasionet mė tė konsiderueshme. Gjithmonė nė historinė e Shqipėrisė dhe atė tė njerėzimit dėshmohet qė njerėz shumė tė pasionuar dhe tė pėrkushtuar pas politikės nuk kanė pasuar asnjėherė shans, nuk kanė pasur sukses. Sikundėr njerėz pa asnjė pasion pėr politikėn, pa snjė lloj vlere kanė ngjitur shkallėt e hierarkisė politike. Unė bėj pjesė nė grupin e njerėzve, qė nuk kanė pasur fat nė karrierėn politike, dhe kėtė nuk e quaj fatkeqėsi, por destinimin tim. Dhe pas ndryshimeve politike tė vitit 1991, vazhdova tė jem aktiv nė politikė. Mbėshteta fuqishėm krijimin e alternativės social-demokrate, duke menduar se midis komunizmit dhe tė djathtės qė po lindte fuqishėm, midis internacionalizmit proletar qė kishim ne dhe nacionalizmit tė fuqishėm qė po lulėzonte, njė alternativė e balancuar dhe e ekuilibruar mes kėtyre dy palėve do tė ishte mė e mbėshtetura dhe mė e fuqishmja nė procesin politik. Alternativa social-demokrate pati sukses dhe luajti njė rol shumė pozitiv nė fazėn e parė nė tė cilėn unė kam qenė shumė i angazhuar, isha nė themelimin e kėsaj partie, i zgjedhur sekretar i pėrgjithshėm i saj, dhe nė grupin e parė tė deputetėve qė kjo parti nxorri nė Parlament. Nė atė periudhė ėshtė punuar jashtė mase shumė. Partia krijoi njė profil tė sajin nė parlament. Mbėshteti fuqishėm ndryshimet demokratike nė vend. U bė anėtare e parė nė Internacionalen Socialiste. Madje, unė pata rastin tė vizitoj tė gjitha qendrat e rėndėsishme tė social-demokracisė evropiane. Momenti qė mė ka lėnė mbresa tė pashlyera nė kėto vizita, ishte takimi me Vili Brandin, nobelistin e madh, njė nga kontributorėt mė tė rėndėsishėm pėr ngritjen e institucioneve Evropiane. Ai takim mė ka lėnė mbresa tė thella, pasi pashė me sytė e mi se ēfarė burra kishte nxjerrė social-demokracia. Pas zgjedhjes sime deputet nė parlament u pėrpoqa tė isha pėrsėri aktiv nė tė gjitha seancat e Parlamentit. Mbaj mend qė kam bėrė edhe gabime tė mėdha nė qėndrime, deklarime nė sjellje politike, sikundėr gjykoj se kam mbajtur disa qėndrime me rėndėsi dhe ekuilibėr nė atė periudhė. Sidoqoftė shpirtėrisht e pashė, qė jeta politike parlamentare aq e konfrontuar siē filloi nė vitin 1992, nuk i vinte shumė pėrshtat natyrės sime.

Si ju futėt rrugės sė diplomatit?
Mė kėrkesėn time dhe pa imponimin e askujt, dhe jo siē thuhet ngadonjėherė nga ndokush, unė kėrkova qė tė kaloj nė shėrbimin diplomatik. Ish Presidenti Berisha e mbėshteti menjeherė kėrkesėn time dhe mė sugjeroi edhe se nė cilėt vende doja tė shkoja. M’u ofruan dy obsione, ambasador ne Hungari dhe Suedi. Pėr komoditetin tim dhe tė familjes sime Suedia do tė ishte mė e mirė, por pėr pasionin tim dhe dėshirėn qė kisha pėr tė punuar pėr Shqipėrinė zgjodha Hungarinė.

Pėrse zgjodhėt Hungarinė?
E zgjodha Hungarinė, pasi ėshtė njė vend me lidhje tė shumta historike me Shqipėrinė, vendi i aleancės qė nga koha e Skėnderbeut, i mbretėreshės sė nderuar Geraldinė, i bashkėpunimit tė shkėlqyer me Shqipėrinė pas vitit 1945, i reformave tė mėdha ekonomike dhe zhvillimit tė Shqipėrisė, vendi i revolucionit tė parė demokratik tė vitit 1956. Nė Hungari krisi sė pari diktatura komuniste, realizoi njė transformim nė vitet 1989-1991 nga mė paqėsoret dhe mė tė suksesshmit. Dėshiroja tė shkoja nė njė vend eksperienca e tė cilit nė historinė e vet nė tranzicion, do t’i shėrbente vendit tonė. Hungaria kishte lidhje tė shumta gjeografike, vende me dimesione relativisht tė vogla, me interesa tė njėjta dhe tranzicion tė njėjtė dhe dėshiroja shumė, qė kėtė pėrvojė mjaft tė suksesshme t’ia jepja vendit tim, gjatė kohės sė shėrbimit diplomatik. Do tė merrnim eksperiencėn hungareze nė lidhje me strukturėn politike, legjislacionin, institucioneve tė reformave ekonom-ike, mėnyrėn sesi ai vend bashkėpunonte me fqinjėt, si i trajtonte pakicat, si i ndėrtonte marrėdhėniet me Evropėn Qendrore dhe si shtrihej nė strategjinė e saj drejt Bashkimit Evropian dhe me radhė. Kėto ishin arsyet pse zgjodha Hungarinė si vendin e shėrbimit tim diplomatik dhe mendoj qė pėrvoja e shėrbimit tim disavjeēar nė atė vend ka qenė shumė e rėndėsishme. Suksesi i kėsaj periudhe tė shėrbimit diplomatik ka qenė i tillė qė nėse kur shkova nė Hungari shkėmbimi tregtar kapte shifrėn e 9 milion dollarėve, kur u largova prej andej niveli i bashkėpunimit tregtar ishte 45 milion dollarė. Tė gjithė politikanėt hungarezė qė vizitojnė Tiranėn, qė nga Presidenti i Hungarisė nė atė periudhė, Kryenimistri, ministrat e Jashtėm dhe gjithė diplomatėt, i kujtojnė dhe mė vlerėsojnė pėr rolin dhe kontributin qė kam dhėnė nė forcimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit mes dy vendeve...

vijon nesėr

 

Kush ėshtė Lisen Bashkurti?

Lisen Bashkurti ka lindur nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1957. Babai i tij ishte nga Malėsia e Gjakovės, ndėrsa nėna nga Korēa. Liseni ėshtė rritur me dashuri shumė tė madhe pėr Kosovėn. Simbioza mes natyrės sė malėsorit ,qė e kishte babai i tij dhe natyrės sė butė dhe qytetare tė nėnės korēare ,ndikoi nė kulturėn dhe edukatėn e balancuar tė Lisenit. Shkollėn fillore dhe tė mesme e mbaroi nė qytetin e lindjes, Shkodėr. Pasion i pėrhershėm i Lisenit kanė qenė studimet, ndėrsa hobi i tij krijimtaria. Ka qenė i organizuar nė radhėt e rinisė shkollore dhe asaj universitare. Nė vitin 1976 filloi studimet e larta nė Akademinė e Arteve, pėr instrument, teori dhe kritikė arti, ku do tė ishte njėkohėsisht dhe Sekretar i komitetit tė rinisė sė kėtij institucioni. Bashkurti ka mbrojtur si rrallėkush, gradėn shkencore tė doktorit kur ishte vetėm 26 vjeē. Nga viti 1987 deri nė vitin 1992, u pėrfshi tėrėsisht nė jetėn politike tė vendit. Ka qenė eksponent politik nė krye tė rinisė. Por, megjithatė nuk u ėshtė ndarė studimeve. Ka botuar nė organet e shtypit tė kohės mbi 150 artikuj studimorė. Nė vitin 1991-1992 ka bėrė disa specializime jashtė shtetit nė fushėn e marrėdhėnieve ndėkombėtare. Nė fillim tė viti 1992 ėshtė specializuar me grupin e parė tė ambasadorėve, ku jepnin mėsim njė grup profesorėsh nga Ministria e Jashtme Gjermane. Ka qenė lektor pothuajse nė tė gjitha kolegjet Evropiane. Ka qenė ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Hungari, pranė Kėshillit tė Evropės nė Bruksel dhe mė pas pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė OKB. Tani ėshtė drejtor i Analizė - prognozės nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ka hulumtuar nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe ka shkruar historinė e diplomacisė nė dy vėllime.