http://www.panorama.com.al/

3 Dhjetor 2003  © 2003 Gazeta Panorama

Dossier

Gazetari qė solli portretin e parė tė Mbretit nė Shqipėri, tregon sekretet e dy vizitave tė Lekės sė Parė nė atdheun e tij dhe ngjarjet tronditėse tė vitit 1997
Gezim Alimani

“Ju rrėfej prapaskenat e kthimit tė Mbretit nė Shqipėri”

Guxim Alimani shpjegon se si u manipulua nga Berisha referendumi pėr monarkinė


 

Luan Kondi

Guxim Alimani ėshtė rreth tė dyzetave dhe tė habit fakti qė edhe pse ka kėtė moshė ėshtė njė nga pėrkrahėsit e Monarkisė. Ai nė intervistėn e tij sqaron shumė enigma rreth vizitės sė Mbretit Leka i Parė nė Shqipėri, nė vitin 1993, dhe nė rikthimin e tij pas referendumit tė prillit 1997, ku, sipas monarkistėve, mbretėria ka fituar mė shumė se 50 pėr qind tė votave.

Alimani ka edhe njė histori nė burgjet e Greqisė, ku ka vuajtur dėnimin, qė, sipas tij, ėshtė i padrejtė, pėr mė shumė se 20 muaj. “Rasti e solli, thotė ai, qė nė njė nga qelitė e burgut tė Koridhalosė tė qėndroja me njė nga personazhet e njohur tė historisė sė shtetit grek, qė njihet si diktatori Papadhopulos. Tė gjithė duhet ta dinė “eptaetinė”, (shtatė vjetėt e jetės politike sė tij nė krye tė shtetit helen). Nė njė nga burgjet e Kretės do tė takoja edhe aktorin tonė tė mirėnjohur Viktor Zhusti, qė kryente dėnimin atje”. Guxim Alimani nė vitin 1997 u largua nga Shqipėria drejt Greqisė, ku dhe u arrestua pas disa ditėsh qėndrimi atje. Pėr muaj tė tėrė vuajti dėnimin nė 13 kampe e burgje tė shtetit fqinjė, ku ai thotė se mund tė jenė plot 8 mijė tė burgosur bashkatdhetarė dhe shumica prej tyre me akuza false dhe tė pabazuara. Ja se ē“thotė nė intervistėn ku ai rrėfen jetėn e tij.

Jeni deklaruar si njė nga pėrkrahėsit e monarkisė. A keni asistuar nė vizitėn e Mbretit Leka i Parė nė vendin tonė?
Po. Mė kujtohet fare mirė qė Mbreti ka ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė mė 19 nėntor tė vitit 1993. Kam qenė nga tė vetmit dėshmitarė okular, pasi kam ndenjur pėrreth 18 orė pranė Mbretit. Duhet tė kemi parasysh qė ai kthehej pas plot 54 vjetėsh emigrimi tė gjatė nė atdheun e tij. Kjo vizitė nga njėra anė tregonte se nė vendin tonė po thyheshin tabutė pėr mospranimin e tij, por nga ana tjetėr ishte i trishtueshėm fakti sė pėrfundoi ashtu siē e dimė: me moslejimin e tij nė atdhe. Dua tė them se vetėm 76 legalistėt qė i kishin mbijetuar diktaturės kishin bėrė sė bashku 1224 vjet burg. Pra, kjo ishte e tmerrshme. Mbaj mend qė Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, mbajti njė qėndrim tė njėanshėm pėr kėtė vizitė tė paralajmėruar tė Mbretit. Madje, sipas meje, qėndrimi i tij ishte jomiqėsor, gjė qė tregonte se klasa politike e ashtuquejtur demokratike, nuk arrinte tė thyente tabutė e komunizmit dhe po ashtu kjo klasė mundohej ta luftonte kėtė tė fundit me metoda komuniste. Politika e asaj kohe nuk e la Mbretin as 24 orė tė qėndronte nė vendin e vet. Me kėtė veprim, Partia Demokratike humbi njė pjesė tė mirė tė simpatizantėve tė saj nacionalistė, qė i kishin dhėnė votėn nė vitin 1992. Dhe jo vetėm kaq, kjo parti shkaktoi pakėnaqėsi edhe nė radhėt e diasporės shqiptare nga SHBA e deri nė vende tė tjera tė globit. Kjo ngjarje i hoqi disa pikė Berishės, i cili nė atė kohė kishte krijuar imazhin e mirė si nismėtar i proceseve demokratike nė Shqipėri.

Ēfarė ndodhi konkretisht nė ato orė tė qėndrimit tė Mbretit Leka i Parė nė Shqipėri?
Mbreti erdhi me njė avion “Ēarter” dhuratė e mikut tė tij mbretit Hysein tė Jordanisė. Vizita ishte paralajmėruar. Tė dy drejtorėt, ai i aviacionit ushtarak Klement Aliko, dhe ai i aviacionit civil kishin marrė dijeni pėr kėtė fluturim dhe, madje duke qenė se udhėtimi do tė bėhej me ēarter, duhej tė merrej dakordi pėr kėtė udhėtim nga autoritetet portuale, ushtarake dhe civile. Ky miratim ishte dhėnė dhe mė kujtohet se nė avion shkruhej, “Madhėria e tij Mbreti Leka i Parė i Shqiptarėve”. Pėrpara se tė mbėrrinte, Mbreti nuk pranoi qė tė zbriste pa u bėrė formalitetet portuale tė zakonshme nė kėto raste. Ish-kryetari i Partisė sė Legalitetit, Guri Durollari, mori pasaportat e Mbretit, ministrit tė Oborrit, Mulosmani dhe personave tė tjerė qė i shoqėronin ata. Kėshtu, pasaportat u legalizuan, u vendos edhe nė to vula e autoritetit portual nė Rinas. Mė pas, Mbreti u prit nė sallėn e personaliteteve tė larta. Mbaj mend se atė ditė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme bėri njė deklaratė, nė tė cilėn i uronte mirė se ardhjen Mbretit. Deri kėtu gjithēka ishte nė rregull. Mė pas, Mbreti vendoset nė Hotel Dajti. Rreth orės nėntė tė asaj dite, gjithēka u kthye “sėprapthi”, pasi forca tė shumta tė SHIK dhe policisė shqiptare tė drejtuara nga Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu, qė nuk besoj se e bėnin kėtė me kokėn e tyre, rrethuan hotelin dhe kėrkuan largimin e Mbretit andej nga kishte ardhur. Si fillim e justifikuan kėtė kėrkesė me parregullsinė e pasaportės. Duhet se Mbreti deri nė atė kohė nuk kishte pranuar ndonjė nėnshtetėsi tė huaj dhe pėr gjithė ato vjet ai dhe familja e tij kishin status diplomatik nė disa vende tė Botės dhe me ato pasaporta kishin udhėtuar kudo. Bile, mė kujtohet se vizitėn e fundit e kishte bėrė nė Angli, me ftesė tė Lordit Julian Emery. Pra, Mbreti nuk ishte penguar nga asnjė vend tjetėr si Italia, SHBA, Australia, Belgjika etj., por po pengohej nė vendin e vet.

Cila ishte arsyeja e kėsaj vizite?
Mbreti Leka i Parė kishte ardhur pėr njė vizitė tė thjeshtė kortezie, si i ftuar tė asistonte nė festėn e 23 nėntorit, datė e themelimit tė organizatės Lėvizja e Legalitetit nga Abaz Kupi nė Zall-Herr, tė Tiranės. Ai nuk kishte me vete asnjė suitė ushtarake. Kishte njė veshje, e cila ishte veshja e tij e zakonshme, dhe nuk erdhi i veshur nė atė mėnyrė pėr t“i bėrė karshillėk shtetit tė asaj kohe.

Ishit takuar ndonjėherė mė parė me Mbretin?
Jo. E kisha parė nga larg nė Festėn e Flamurit nė Bruksel, nė vitin 1990. Kjo ndodhi pasi atje kisha disa njerėz tė mi, qė ishin ingranuar nė organizatėn Lėvizja e Legalitetit. Kėtu mė lindi edhe njė ide pėr tė pėrkrahur monarkinė. Kjo ide e imja pėr tė qenė nė kėtė organizatė u konkretizua nė vitin 1993, kur do tė mė emėronin edhe kryeredaktor tė gazetės “Atdheu”, organi i PLL. Kjo gazetė ishte zėdhėnėsja e vetme nė Shqipėri nė atė kohė, pasi familja mbretėrore ishte nė emigracion. Mė pas, unė do ta takoja Mbretin Leka i Parė nė Johanesburg, kur isha nė pėrbėrje tė njė grupi politikanėsh tė asaj kohe, qė bėnė njė vizitė nė Afrikėn e Jugut, nė rezidencėn e tij. Jo vetėm unė, por edhe shumė tė tjerė nė kėtė vizitė pamė te Mbreti personalitetin shqiptar qė nė njė farė mėnyrė i mungonte kombit tonė. Ky njeri nė atė kohė sillte njė pjesė tė munguar tė historisė sė vendit tonė, siē ishte ajo shtetformuese e Mbretit Zog, apo dhe qėndrimi antikomunist nė emigracion i monarkistėve.

Mbreti do tė rivinte nė Shqipėri pas referendumit tė vitit 1997 qė u shoqėrua me njė situatė tė acaruar dhe ndodhi qė u komentua nė mėnyra tė ndryshme. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėto?
Mbreti ka riardhur mė 11 prill tė vitit 1997. Kam qenė njė nga negociatorėt e parė, sigurisht nė bashkėpunim edhe me tė tjerė, qė Mbreti tė kthehej nė Shqipėri. Mė kujtohet qė nė atė kohė kryetari i PLL, Guri Durollari, mori miratimin e tė gjitha forcave politike nė vend pėr riardhjen e Mbretit Leka i Parė nė atdhe, dhe do tė zhvillohej njė referendum, ku populli tė shprehej pro ose kundėr monarkisė. Referendumi ėshtė zhvilluar nė kushte tejet tė pabarabarta. 54 parti politike ishin pro republikės, pėrkundėr Mbretit qė ishte i vetėm. Kishim vetėm njė pėrfaqėsues nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, kur 49 tė tjerė ishin kundėr tij atje. Unė mendoj, si njė nga monitoruesit e atij referendumi, se pėr shumė arsye monarkia fitoi. Ishte njė rast i rrallė qė njė njeri si Leka i Parė, qė kishte qenė vetėm pėr disa orė nė 1993 nė Shqipėri dhe u dėbua prej kėndej, tė rivalizonte nė njė mėnyrė tė tillė republikėn, qė nė atė kohė ishte i vetėm. Ai nuk u pėrkrah nga asnjė shtet, asnjė monarki, pasi nuk e kishte kėrkuar njė gjė tė tillė, pasi donte tė konkurronte tėrėsisht shqiptarisht. U zhvilluan disa gjyqe dhe mė nė fund ish-kryetari i Gjykatės sė Lartė i dha fund referendumit nė favor tė republikės. Ka shumė enigma rreth kėtij referendumi.

Ēfarė ndodhi pas shpalljes sė rezultatit tė referendumit?
Mbreti doli pėr njė shėtitje paqėsore, i kėrkur madje nga njerėzit, pėrkrahės tė tij. Bėri njė shėtitje paqėsore nė Sheshin “Skėnderbej” e mė pas nė afėrsi tė Pallatit tė Kongreseve. Siē e dini, kjo u shndėrrua mė pas nė njė gjakderdhje. Kėtu u bė njė grackė, pasi disa njerėz provokuan turmėn. Ndodhi njė vrasje dhe disa plagosje. Kėta njerėz qė provokonin nuk ishin as pėrkrahės tė monarkisė dhe as tė Mbretit. Falė gjakftohtėsisė dhe menēurisė sė Mbretit u shmang njė gjakderdhje. Mbreti pas kėsaj u tėrhoq edhe pse kishte oferta qė tė vetėshpallej, tė merrte Pallatin e Brigadave dhe tė krijonte qeverinė, tė mos njihte rezultatin e zgjedhjeve. Por kjo nuk ndodhi, pasi ai, duke e parė se ē“po ndodhte, bėri njė deklaratė, ku, sipas sė cilės, pavarėsisht nga fitorja apo humbja e referendumit, mė e rėndėsishme se gjithēka ishte Shqipėria. E kini parasysh se nė ē“situatė ndodhej vendi ynė nė atė kohė, nėn survejancė ndėrkombėtare, me forca tė huaja nė vend, pra ndodhej nėn njė pushtim tė butė. Vendi nuk kishte qeveri, por ndodhej nėn kontrollin e bandave, ku ishin implikuar edhe shumė shėrbime antishqiptare. Nė kėtė situatė, Mbreti u largua nga Shqipėria dhe ndaj tij filloi njė proces penal, do tė thosha qė ishte krej i padrejtė dhe mė pas u pushua. Bėri mirė qė ndodhi kėshtu, pasi ishte njė penalizim i krejt lėvizjes nacionaliste shqiptare, pėrkrahėsit e sė cilės kishin vuajtur si askush tjetėr nė burgjet e diktaturės, ndėrsa njė pjesė e mirė e tyre ishin eliminuar edhe fizikisht.

Politika e asaj kohe, ngjarjen nė fjalė, e identifikoi me pėrpjekjen e Mbretit pėr grusht shteti. Pėrse ndodhte kjo?
Kam asistuar nė shumė biseda dhe prej bashkėbiseduesve tė mi ėshtė thėnė se tė fshehtat i ka politika e asaj kohe. Ata kanė enigma, kurse Mbreti ka qenė shumė i hapur. Mbreti Lekė nuk bėri grusht shteti. Madje, ai ka deklaruar trimėrisht se, “nėse doja tė bėja grusht shteti do tė dija si ta bėja atė”. Kėtu ai ka parasysh edhe profesionin e tij tė ushtarakut. Ai ėshtė njė personalitet dhe ėshtė rast i pashembullt qė edhe pas 64 vjetėsh ai tė kėtė kaq shumė fansa, madje edhe nė njerėz qė nuk e kanė jetuar kohėn e mbretėrisė. E vėrteta ėshtė se ish-presidenti i asaj kohe deshi ta shfrytėzojė pėr tė treguar se po tė mos ishte ai nė krye tė shtetit do tė kishte destabilizim, rrėmuja e tė tjera si kėto. Pra, nė njė farė mėnyrė, ai donte tė tregonte se ishte i domosdoshėm akoma nė krye tė vendit. Pra, po them qė Mbreti ra nė njė kurth. Korriku i vitit 1997, ishte njė kurth i pėrgatitur nė shumė kuzhina antishqiptare. Mbreti e kapi situatėn dhe mė 12 korrik, kur kishte shumė lutje nga fansat dhe politikanė tė asaj kohe, qė tė rrinte dhe ta kėrkonte deri nė fund tė drejtėn, Mbreti u largua nga Shqipėria, duke bėrė dhe njė deklaratė se, “nuk dėshironte gjakderdhje nė Shqipėri”.

Mbretit dhe pėrkrahėsve tė tij ju bė edhe njė padi. Ju u pėrfshitė nė listėn e njerėzve “tė kėrkuar”?
Po. Pas largimit tė Mbretit mė arrestuan dhe vuajta disa ditė nė dhomat e paraburgimit tė Drejtorisė sė Policisė nė Tiranė. Mė arretuan forcat speciale pa asnjė shkak, pa qenė i armatosur dhe madje pa precedentė tė mėparshėm penalė. Mė pas, mė liruan, por ka pasur mjaft njerėz qė kanė qenė nė atė kohė pranė Mbretit, tė cilėt e kanė vuajtur totalisht kėtė histori. Pėr kėtė mund tė fajėsojė dy oficerė tė policisė nė atė kohė, Pashk Tusha dhe Albert Dervishi, tė cilėt kanė kryer veprime deri kriminale, mund tė them dhe mbase do tė vijė koha qė ata tė japin llogari pėr vrasjet, plagosjet dhe dhunim tė turmės paqėsore.

Ēfarė bėtė pasi u liruat?
Si edhe shumė tė tjerė, u detyrova tė largohesha nga Shqipėria. Dihet situata e vitit 1997, si njė situatė e padė-shiru-eshme dhe u largova pėr nė Greqi...

 

Jetėshkrimi
Kush ėshtė Guxim Alimani

Ka kryer studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė vitin 1996 nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, dega frėngjisht. Nė vitin 1997, ka dhėnė provim gjuhėt e huaja italisht dhe serbisht. Nė vitin 1991 ishte redaktor nė Radio Tirana, emisioni pėr bashkatdhetarėt. Nga viti 1993, deri nė vitin 1999, Alimani ishte kryeredaktor i gazetės “Atdheu”, organ i Partisė Lėvizja e Legalitetit. Po nė kėta shtatė vjet ka drejtuar Dhomėn e Tregtisė belgo-shqiptare. Prej viti 2001, ėshtė i atashuar pranė njė grupi monitorues tė Krizave dhe Proceseve Integruese, inicuar nga Bashkimi Evropian, ku kryen detyrėn e pėrkthyesit. Gjatė kėsaj kohe ėshtė i angazhuar edhe nė detyrėn e drejtorit tė Institutit Ndėrkombėtar tė Monarkisė, e cila ka njė gazetė dhe shtėpinė botuese “Dardania”. Ėshtė botuesi i disa librave mė shumė me monografi kryesisht tė Mbretit Zog, familjes mbretėrore. Vazhdon tė merret njėkohėsisht edhe me publicistikė.

 

Nesėr do tė lexoni

  • Arrestimi i Alimanit nė Greqi dhe 21 muajt e jetės sė tij nė 13 burgjet e atij vendi
  • Takimi dhe qėndrimi nė njė qeli me diktatorin e Greqisė, Papadhopulos, nė Koridhalo
  • Ēfarė i tha aktori i njohur Viktor Zhusti ditėn e parė tė qėndrimit nė burgun e Kretės
  • Si jetojnė 8000 shqiptarė nė qelitė e burgjeve tė shtetit helen, ku shumica janė tė pafajshėm
 
© 2003 Gazeta Panorama

Luan Kondi

Guxim Alimani ėshtė rreth tė dyzetave dhe tė habit fakti qė edhe pse ka kėtė moshė ėshtė njė nga pėrkrahėsit e Monarkisė. Ai nė intervistėn e tij sqaron shumė enigma rreth vizitės sė Mbretit Leka i Parė nė Shqipėri, nė vitin 1993, dhe nė rikthimin e tij pas referendumit tė prillit 1997, ku, sipas monarkistėve, mbretėria ka fituar mė shumė se 50 pėr qind tė votave..............Pėr mė tepėr  /   faqe 12-13
(nė foto) Gėzim Alimani

 
 
http://www.kohajone.com/
Qe kur eshte krijuar Shteti shqiptar, cili prej politikaneve, ka me teper vlera per kombin?
Ismail Qemali
 [tally] 27%
Fan Noli
 [tally] 7%
Ahmet Zogu
 [tally] 27%
Enver Hoxha
 [tally] 18%
Ramiz Alia
 [tally] 2%
Sali Berisha
 [tally] 14%
Rexhep Meidani
 [tally] 1%
Alfred Moisiu
 [tally] 1%
Fatos Nano
 [tally] 4%