http://www.panorama.com.al/
Faqe 7 - Politikė

4Korrik 2003

Tė vegjėlit kundėr Berishės
 
“Nuk ka vullnet pėr bashkėpunim”
 

 

Aleatėt kanė reaguar dje ndaj deklaratave tė kreut demokrat Berisha pėr bashkėpunim, jo vetėm me aleatėt e tij, por me tė gjitha partitė e djathta. “PD-ja nuk ka ndėrmarrė asnjė dialog konstruktiv me aleatėt, se si mund tė shkohet drejt njė fitoreje tė sigurt nė zgjedhje. Kjo arrihet me gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt dhe marrjen parasysh tė interesave tė tė vegjėlve, ndėrkohė qė selia blu i dėmtoi ato me hartimin dhe miratimin e Kodit Zgjedhor”, tha Mediu. Edhe lideri i Ballit Kombėtar, Shpėtim Roqi, i ka cilėsuar thjeshtė fjalė, por jo angazhim deklarimet e liderit demokrat. “Deri tani kemi degjuar vetėm fjalė tė bukura, apo thirrje pėr bashkėpunim real, ndėrkohė qė deri tani nuk kemi parė asnjė veprim konkret”, u shpreh ai. Ndėrsa kryelegalisti Spahia, shtoi se nuk mund tė ketė njė parti si PD-ja, e cila bashkėpunon me partinė kundėrshtare politike, atė Socialiste, nė dėm tė partive tė djathta mė tė vogla. Nga ana e tyre, reformatorėt janė shprehur tė gatshėm tė bashkėpunojnė me selinė blu, por nėse ai bashkėpunim do tė ngrihet mbi kritere tė qarta. Pa dyshim qė ne jemi pėr tė shtrirė marrėdhėniet me ēdo parti tė djathtė, ku pa dyshim PD-ja zė vend primar si mė e madhja, por aleancat do tė ngrihen vetėm nėse ka vėrtet vullnet politik nga drejtuesit e selisė blu.

 
© 2003 Gazeta Panorama