04/09/2003 http://www.korrieri.com/

PLL: Me Papen, per Bashkine e Tiranes
Kandidati i PLL per Bashkine e Tiranes, Robert Papa, ka hapur dje zyrtarisht fushaten e tij elektorale per postin e numrit nje te Kryeqytetit. Papa u ka kerkuar banoreve te Kryeqytetit qe te peshojne me gjakftohtesi voten e tyre, ne menyre qe te japin zgjidhjet me te mira per Kryeqytetin dhe per familjet e tyre. Sipas tij, elektorati duhet te votoje kandidaturen e tij per faktin se ky elektorat deri me tani eshte ngopur me premtimet boshe te bera nga dy forcat e medha politike per 13 vite me rradhe. "As PS dhe as PD nuk e kane zgjidhur ceshtjen e prones, per shkak te interesave te tyre te ngushta. Kjo ka penguar zhvillimin, jo vetem ne Tirane, por edhe ne mbare vendin. Tirana nuk ka perse te besoje me premtimet boshe te dy forcave politike. Ajo duhet te votoje per kandidatin e PLL per Bashkine e Tiranes, ne menyre qe Kryeqyteti t'i afrohet sa me shpejt standarteve te nje Kryeqyteti europian", ka nenvizuar Papa. Sipas tij, problemet me shqetesuese te Tiranes, gjejne zgjidhjet me te mira dhe me te pranueshme ne programin e tij elektoral. Papa siguron banoret e kryeqytetit se ai do te jete i perkushtuar ne punen e tij per ta bere Tiranen nje Kryeqytet te te gjithe shqiptareve dhe jo vetem te atyre qe banojne brenda harkut te unazes.

http://www.kohajone.com/

KOHA JONE - OBORRI MBRETEROR SHQETESOHET PER "SHKUPIN"

Oborri mbreteror ka reaguar dje ndaj situates ne komunen e Likoves, ne fshatrat Vaksinice dhe Lojane. Sipas nje njoftimi zyrtar te ketij oborri nderhyrja e forcave te medha ushtarake dhe policore qe kane mesyre fshtrat e kesaj zone, duke shkaktuar largimin masiv te banoreve shqiptare, shenon nje situate lufte, qe planifikohet me zell nga qeveritare te caktuar. E gjitha kjo sipas ketij njoftimi erdhi pas takimit te presidenteve te Oher. "Per cudi Shkupi edhe pse e firmosi kete deklarate, parapelqeu nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit Kombetar dhe dergimin e rreth 3000 forcave ushtarake-policore, nen pretendimin e arrestimit te "krimineleve ekstremiste"". Sipas tyre qeveria e Shkupit eshte duke ndjelur me fanatizem dhe ne kundershtim te hapur marreveshjen e Ohrit, sipas te cileve nuk eshte pare asnjehere me seriozitet per t'u zbatuar. Duke ju permbajtur kesaj dhune te ushtruar ne komunen e Likoves, kane kerkuar nderhyrjen e qeveritareve te zgjidhin kete problem, duke respektuar dinjitetin kombetar te shqiptareve, qe jetojne ne trojet e tyre.


 Copyright 2002 Shekulli http://www.shekulli.com.al/

Ethet shqiptare

Nga VETON SURROI

1.
Pensionistėve u rriten pensionet, bujqve u zbritet taksa nė diesel pėr traktorėt e tyre, mjekėve u rritet rroga pėr tė shėrbyer nė fshatra tė largėta. Ēka po ndodh kėshtu, kėtė tė mėrkurė? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė, po afrohen zgjedhjet. Edhe nė Greqi, sikundėr nė demokracitė zgjedhore perėndimore tė shekullit XX, njerėzit e dinė se po afrohen zgjedhjet kur anėtarėt e qeverisė fillojnė tė presin shirita pėr punė tė reja publike, fabrika tė reja apo ndonjė shkollė qė rastėsisht tash ka pėrfunduar sė ndėrtuari. Gjithashtu, kur nga qeveria dalin pako sociale, qė sikur nė rastin grek, pėrfshin njė shumė respektabile prej 2,4 miliardė eurosh qė duhet tė krijojnė ndjenjėn e mirėqenies sė pėrgjithshme. Kryeministri grek Simitis, i njohur nė qarqet evropiane si njė ekonomist i kujdesshėm me buxhetin e vendit tė tij, zbulon njė atu tė fshehur, atė tė gjetjes sė parave edhe brenda njė buxheti tė kontrolluar strikt pėr shpenzime sociale qė gjithnjė gėzojnė popullatėn dhe hidhėrojnė ata qė kanė paramenduar destinim tjetėr pėr buxhetin.
2.
Fakti qė Greqia po hyn nė zgjedhje dhe fakti se po e bėn kėtė duke pėrdorur truqet e vjetra tė tė gjitha fushatave parazgjedhore nuk ėshtė ndonjė risi. Risi, pėr tė gjithė ne nė Ballkan, meqė Greqia ėshtė vendi i vetėm ballkanik anėtar i BE-sė, ėshtė se ēfarė do tė prodhojė rezultati i zgjedhjeve qė priten tė mbahen deri nė pranverėn e vitit tė ardhshėm. Nė rast se fiton, a do ta mbajė tėrė mandatin kryeministri Simitis, apo do tė fillojė procesin e trashėgimisė drejt ministrit tė tanishėm tė Jashtėm Papandreou, figurės sė dytė mė tė popullarizuar, brenda kampit socialist. Nė rast se humbet, ēfarė do tė jetė politika greke e qeverisur nga konservatorėt. Pėr Ballkanin, kėto nuk janė pyetje retorike. Nė gjysmėn e dytė tė viteve nėntėdhjetė, qeverisja Simitis arriti tė bėjė ndryshim tė dukshėm cilėsor nė drejtim tė marrėdhėnieve nė Ballkan. Brenda njė mandati, qeveria Simitis, me aktivitet tė jashtėzakonshėm tė shefit tė diplomacisė Papandreou, arriti tė krijojė marrėdhėnie tė paprecedencė me Turqinė, duke u shndėrruar madje nė avokatin mė tė fortė evropian pėr integrimin e Turqisė nė BE. Karshi tė gjithė fqinjve tė tjerė, Greqia lozi me njė politikė dinamike qė krijonte qė tregjet e kėtyre shteteve tė hapeshin ndaj ekonomisė greke, tregu grek i punės ndaj punėtorėve tė kėtyre shteteve ndėrsa politikat e tyre tė jashtme ta fitonin sponsorin mė tė fortė evropian te Greqia. Pėr shqiptarėt, qeveria Simitis arriti tė tejkalojė dy barriera tė forta psikologjike. Sė pari, tė legalizojė qėndrimin e imigrantėve nga Shqipėria, fakt ky qė prek mbi gjysmė milionė shqiptarė. Sė dyti, arriti tė jetė pėrkrahės i bombardimit tė NATO-s nė luftėn pėr Kosovėn, ndonėse gati 90 pėr qind e opinionit publik ishte fare kundėr fushatės sė bombardimeve.
3.
Kryeministri Simitis mund tė shpresojė se disa prej gjėrave qė i inicoi ai gjatė qeverisjes do tė mbeten, pa marrė parasysh se kush fiton. Ndoshta kanė fundament shpresat e tij: p.sh. vėshtirė ėshtė tė imagjinohet se Greqia pėrnjėherė tė vendosė qė t’i kthejė marrėdhėniet me Turqinė nė gjendje akuzash tė ndėrsjella, tė anulojė qėndrimin legal tė shqiptarėve nė Greqi, apo tė tėrheqė kontigjentin e vet ushtarak prej KFOR-it nė Kosovė. Por, do thėnė, vėshtirė do tė ishte e imagjinueshme qė tė arrihen kėto pėrparime pa qeverisjen e qetė tė Simitisit. Krejtėsisht i kundėrt prej politikės populliste me tė cilėn u pėrfaqėsuan paraardhėsit Mitsotakis dhe Andreas Papandreou, Simitisi krijoi imazhin e Greqisė teknokratike, punėtore dhe tė qetė.
4.
Nė gjashtė muajt e fundit, pėr ata qė merren me politikėn e jashtme tė Greqisė, ėshtė koha kur duhet intensifikuar puna. Jo sepse nuk dihet se kush do ta fitojė pushtetin (konservatorėt prijnė nė sondazhe), por sepse edhe politika e jashtme mund ende tė rrumbullakėsohet me disa rezultate. Pėr shqiptarėt, tri janė ēėshtjet themelore qė duhet trajtuar nė kėto gjashtė muajt e ardhshėm: eliminimi i marrėzive tė Ligjit tė luftės, rrumbullakėsimi i procesit tė legalizimit tė qėndrimit tė imigrantėve shqiptarė (duke pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn e qarkullimit tė lirė) dhe sė fundi pėrkrahja nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.