E Merkure, 05 Nentor 2003 KOHA JONE http://www.kohajone.com/

SPAHIA: "JO LIGJIT TE OSBE-SE"

Partia Levizja e Legalitetit ka kundershtuar dje serish pranine e projektligjit te OSBE-se per pronat ne Kuvendin shqiptar. "PS dhe PD pasi shkaterruan procesin zgjedhor nepermjet Kodit Zgjedhor, tani duan qe me ane te nje ligji per pronat, te varrosin te drejten e shenjte te pronareve legjitime" deklaroi dje kreu i legalisteve, Ekrem Spahia. Sipas tij, kete draft me rendesi madhore per vendin, dy partite e medha me qellim per t’u maskuar dhe per te coroditur opinionin, duan ta kalojne si projekt-ligj te OSBE-se. Por kjo ndodh ne nje kohe kur dihet se te drejten e iniaciatives ligjvenese e kane deputetet dhe Keshilli i Ministrave. "Bashkepunimi PS-PD per pronat ka filluar qe me miratimin e ligjit nr.7501, dt.19.07.1991 dhe ka vazhduar sistematikisht ne dem te pronareve legjitime" shtoi Spahia. Nder te tjera, ai shtoi se PS-se i lejohet ta beje nje gje te tille pasi mbetet vazhduese e praktikave te kaluara per shkaterrimin e prones private dhe likujdimin e pronareve te ligjshem. "Por PD-ja qe e mori pushtetin me mbeshtetjen e plote te pronareve, nuk i lejohet qe te jete ne te njejten linje me PS-ne dhe ne dem te tyre" pohoi Spahia. Sipas kreut te legalisteve, PLL-ja eshte partia e vetme paralamentare qe nuk ka firmosur deklaraten e perbashket ne tryezen e kryetareve te partive parlamentare, te iniciuar nga Moisiu ne dem te pronareve legjitime.


Shekulli 05/11/2003 http://www.shekulli.com.al/

PLL kundėr projektligjit tė OSBE-sė pėr pronat

N.P



TIRANE-Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Eqerem Spahia deklaroi dje se partia qė ai kryeson "shprehet kundėr projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave", i paraqitur nga prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri. Sipas Spahisė, "ky dokument nuk mbron interesat e pronarėve legjitimė". Ai bėri tė ditur se kjo parti "do tė mbajė qėndrim kundėr edhe gjatė seancės plenare, ku do tė votohet projektligji". Projektligji i OSBE-sė ėshtė kundėrshtuar dje edhe nga pėrfaqėsues tė Partisė sė Ballit Kombėtar. Projektligji i paraqitur disa ditė mė parė nė kryesinė e Kuvendit nga prezenca e OSBE-sė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, ka gjetur mbėshtetjen e maxhorancės socialiste, si dhe tė Partisė Demokratike. Deri mė tani kundėr kėtij projektligji janė shprehur PLL, PR dhe PBK.


Faqja 4 - POLITIKE

Nentor 5, 2003

 

NISMA E "PRONESI PER DREJTESI"
 
Si shkoi ligji i pronave nė Gjykatėn e Strasburgut

Artemida Ēollaku

Shoqata "Pronėsi dhe Drejtėsi" nė bashkėpunim me Partinė Republikane e ka dėrguar ēėshtjen e pronave nė Gjykatėn e Strasburgut pėr tė marrė zgjidhjen e duhur. Kėtė lajm i konfirmoi pėr Gazetėn kreu i republikanėve Fatmir Mediu si dhe kryetari i kėsaj shoqate, Agim Toro. Kjo shoqatė ka paditur nė Gjykatėn e Strasburgut vendimin e Gjyaktės sė Apelit pėr lėnien nė fuqi tė ligjeve 7501, 7698, 7699, tė cilėt, sipas Toros, "shkelin tė drejtat themelore mbi pronėn". Dosja e paraqitur pranė kėsaj gjykate e ka kaluar shkallėn e parė tė kualifikimit, gjė qė do tė thotė se do merret pėr shqyrtim. Megjithėse vendimet e kėsaj gjykate janė tė detyrueshme pėr t'u zbatuar nga qeveritė e vendeve tė ndryshme, shpresa pėr njė zbatim nė Shqipėri ėshtė disi e zbehtė. "Koncepti i detyrimit ėshtė njė koncept relativ pėr shkakun e vetėm se qeveria nuk njeh asnjė lloj detyrimi, qoftė edhe kushtetues nė vend, dhe jo mė tė njė institucioni ndėrkombėtar", tha Mediu. Ndėrkohė Toro u shpreh pėr Gazetėn se shoqata ka njė korrespodencė tė rregullt me pėrfaqėsuesit e kėsaj gjykate dhe se sė shpejti pritet qė tė merret edhe njė vendim qė do ta zgjidhė pėrfundimisht problemin e pronave nė Shqipėri. Po dje kreu i legalistėve Eqrem Spahia i kėrkoi kreut tė Kuvendit qė seanca gjatė sė cilės do tė diskutohet projektligji i hartuar nga OSBE-ja tė jepet drejtpėrdrejt. "Kėshtu do tė bėhet e mundur qė tė shihen qartė qėndrimet politike tė partive dhe do tė shihet cilat forca janė pėr tjetėrsimin e pronave tė ligjshme dhe cilat janė nė mbrojtje tė interesave tė pronarėve", tha Spahia. Ndėrsa kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi u shpreh se do tė ishte ogur i mirė miratimi i draftit tė OSBE-sė nga i gjithė spektri politik.