KOHA JONE E Premte, 06 Qershor 2003 http://www.kohajone.com/
PARTITE E VOGLA, NE TRYEZE PER KODIN ZGJEDHOR
Partite e vogla parlamentare do mblidhen sot ne tryeze politike per te diskutuar
mbi kodin elektoral. Ai eshte hartuar me te gjitha ndryshimet qe kane paraqitur
dy partite e medha PS dhe PD. Ndersa partite e vogla nuk jane pyetur mbi kete
ceshtje. Per kete, partite parlamentare te djathta akuzuan PD-ne per kompromis
me PS-ne duke rrezikuar daljen nga koalicioni. PLL-ja qe ka iniciuar kete tryeze,
eshte shprehur se vendimet e marra nga PD-ja rrezikojne seriozisht koalicionin
opozitar. Madje shtuan se do dalin te vetem ne zgjedhjet lokale. Edhe aleatja me
e re e mundshme e PD-se, PDr-ja ishte kunder miratimit te ketij kodi, duke patur
parasysh dhe pasojat qe sjell ai. Madje nje nga ceshtjet me problematike per
keto zgjedhje, eshte ajo e komisionereve, qe rrezikon seriozisht kete force
politike. Kjo ka bere qe gjer tani te mos nenshkruhet marreveshja mes dy forcave
politike. Nga ana tjeter, dhe partite e koalicionit qeveritar edhe pse kane
rikonfirmuar pjesemarrjen ne koalicion jane shprehur kunder miratimit te kodit
elektoral dhe zhvillimit te zgjedhjeve me nje raund. Ne tryezen e sotme te
partive parlamentare te vogla do mbahet dhe nje qendrim perfundimtar qe me pas
do t'i kaloje parlamentit. Nga kjo tryeze jane perjashtuar dy partite e medha,
pasi ato tashme e kane bere kompromision e tyre. Megjithese ne nje nga
konferencat e tij per shtyp Berisha i eshte pergjigjur pozitivisht kesaj tryeze,
duke u shprehur se "mirepret cdo tryeze te te partivete saj aleate",
ai nuk ka marre nje ftese te tille.
E.Prenga