06/09/2003

Te gjithe drejtuesit e AKSH-se


Kush po i hyn aventures se luftes



Tentativat e disa "patrioteve" te tjere ne Perendim per te kthyer ererat e luftes nder shqiptaret nuk dallohen fare nga keto te Adilit, Butkos dhe Beqirit. Edhe njerezit si Emil Kastrati, Eugen Shehu, Nehat Sadiku, Avdi Baleta etj., qe po tentojne te organizojne njefare drejtorie luftarake, nuk mund te kene sukses ne terren, nese gjerat nuk i shikojne me ngjyre, sepse sendet bardhe e zi, qe moti nuk pijne uje

Nebi MERSELI

Spiro Butko, Idajet Beqiri dhe disa shqiptare te Kosoves, Lugines se Presheves dhe te Maqedonise, duhet te marrin pergjegjesi, nese deri ne pranveren e ardhshme situata e sigurise ne keto troje te lartepermendura shqiptare shkallezohet deri ne ate mase, saqe do te filloje nje lufte e re, ku edhe nje here nuk do te dihet se nga do t'iu vije shqiptareve te sterlodhur.

Edhe nje here mbi supet e banoreve te Karadakut te Kumanoves, Shkupit, Karadakut te Gjilanit dhe Anamoraves, do te bjere katrahura e quajtur - rrugetim ne theqafje. Per kete duhet mire ta mendojne edhe Spiro Butko, alias Vigan Gradica dhe Idajet Beqiri, alias Alban Vjosa, qe te dy nga Shqiperia dhe qe publikisht kane dale ne vijen e pare te nje formacioni te ri ushtarak te shqiptareve, te quajtur Armata Kombetare Shqiptare (AKSH). I pari eshte nje ish-oficer i ushtrise shqiptare, nje luzhnjat me origjine vllehe; ndersa ky i dyti eshte ish-avokat i Enver Hoxhes. Butko ka provuar veten ne Trupat Mbrojtese te Kosoves, por se shpejti eshte larguar qe andej; e Beqiri dikur ka drejtuar UNIKOMB-in ne Shqiperi, por si agjent "i nderlikuar" ka operuar ne Perendim. Nen rrethana te cuditshme ne kohen e Berishes eshte arrestuar ne Ulqin te Malit te Zi, por per nje kohe te shkurter ishte liruar nga regjimi i Milloshevicit.

Dhe keta dy, me "background" te dyshimte dhe me fjalorth patetik patriotik, keto dite i kane hyre nje pune te madhe, duke dashur qe ne rajonin e Likoves dhe ne Luginen e Presheves te inicojne nje konflikt te ri shqiptaro-maqedonas, respektivisht shqiptaro-serb. Ne komunikatat e leshuara nepermjet internetit, madje, duke u treguar si stratege te luftes dhe politikes, deshirojne ta "implementojne" planin ndjellakeq te Vlado Buckovskit dhe Nebojsha Covicit, te kuzhinuar ne maj te ketij viti ne Vranjska Banje.

Azilanti nga Belgjika

Sekretari i pergjithshem i Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) Alban Vjosa, internet-emri i Idajet Beqirit, pas kapjes ne Shqiperi te drejtuesit kryesor te kesaj organizate ekstremiste, Gafur Adilit, ka filluar prej Belgjikes, ku ka siguruar strehim politik, te jape deklarata luftenxitese, duke u kycur ne situaten konfliktuoze qe u krijua koheve te fundit ne rajonin e Likoves. Ai dhe Gafur Adili publikisht e kane pranuar se organizata e tyre ka krahun e saj ushtarak - Armaten Kombetare Shqiptare (AKSH), e cila ne baze te platformes politike te FBKSH-se, lufton per "ribashkimin e trojeve shqiptare", respektivisht per objektiv ka krijimin e "Shqiperise se Madhe".

Dhe derisa "ideologu" kryesor i AKSH-se, kaloi muajt e veres ne burgjet e Tiranes, ne faqet e internetit nuk kane te ndalur komunikatat e njepasnjeshme per lirimin e tij, madje pati edhe kercenime per zyrtaret e shtetit shqiptar. Gafur Adili nga Aranjella e Kercoves, azilant i kahmotshem ne Zvicer, fshihet me pseudonimin Valdet Vardari. Ai ne vitin 1986 eshte larguar nga Levizja Popullore per Kosoven Republike (LPKR), organizate qe ka vepruar ne diaspore, per shkak te rolit te dyfishte dhe raporteve te "ndryshuara", te cilat ka qene i autorizuar t'i shperndaje neper perfaqesite konsulato-diplomatike ne Zvicer, ne kohen kur ishte aktivist.

Tani, kur azilanti nga Belgjika, ka arritur te jete ne krye te AKSH-se, ka nisur ne terren fodulline luftarake, dhe nepermjet deklaratave te mikut te vet - gjeneralit Spiro Butko, po bejne lufte vizuale, duke hedhur vaj ne zjarrin edhe ashtu gati te ndezur ne rajonin qe me se shumti pesoi ne luftimet e vitit 2001 - rajonin e gjere te Likoves.

Ky fare gjeneral Gradica, veten e quan shef i Shtabit te Pergjithshem te AKSH-se, per ngjarjet e fundit ne Maqedoni thote se "asnje popull nuk e do luften, as ne te AKSH-se nuk e duam luften. Mirepo ajo na eshte imponuar. Gjendja nen kolonizim na e ka imponuar. Derisa te zgjidhet kjo padrejtesi, do apo nuk do nje pjese e popullit, nese logjika e arsyes te kolonizatoret tane dhe faktori nderkombetar nuk do te funksionoje, lufta eshte e pashmangshme".

Por, kercenimet e tij per nje lufte te re, nuk jane reale, sepse lufte nuk mund ta bejne disa njerez, qe nuk mund ta gjejne veten askund. Bazuar ne pervojen e luftes qe u zhvillua para dy vitesh, ky duhet thene hapur se pati gabime kardinale ne strategjine e luftes dhe me pas edhe arsyetimit te saj, vetem se perkrahja e popullates dhe perfshirja e saj ne lufte, mund te jete efektive. Por, ngjashmerite e 2001 dhe 2003 nuk jane as per se afermi. Zaten, shembull me te mire per kete, qe tingelloi ndoshta trivialisht, ishte deklarata e Hysni Shaqirit, deputetit aktual te Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), i cili para disa ditesh para banoreve te Vaksinces tha se "nuk e kam ndermend te dal ne lufte, po qe se ajo nuk ka taban akademik". Shaqiri, ne vitin 2001, ne cilesine e deputetit te PDSH-se, iu bashkua luftes, e cila fare nuk kishte taban akademik, por ishte nje vazhdimesi i luftes se Kosoves dhe strategjise se "shokeve te idealit" te diaspores qe te mos harrohen edhe shqiptaret e Maqedonise.

Lufta e gjeneral Butkos

Gjeneral Gradica thote se ne terren nuk ka formacione te tjera te organizuara, vec AKSH-se. "Asnje fraksion nuk ka ne radhet tona. Ne jemi strukturuar ne radhet e AKSH-se per te zbatuar Platformen e FBKSH-se, platforme e cila nuk njeh 'Marreveshjen e Ohrit' dhe kerkon qe shqiptaret te hedhin poshte zgjedhen koloniale dhe te ribashkohen me territoret dhe popullsine e tyre ne shtetin etnik shqiptar. Strukturat ushtarake i kemi te shtrira kudo ne te gjitha hapesirat shqiptare te okupuara", thote ai.

Ai ben te ditur se diteve te fundit te tensionimit te madh ne rajonin kumanovaro-likovar, ka ardhur deri te perleshja mes grupeve te AKSH-se dhe forcave maqedonase te sigurise.

"Forcat ushtarake sllavomaqedonase na provokuan me arme, kur pane kunderreagimin tone, nderprene gjithcka dhe qendruan ne pritje te urdherave te tjera. Urdheri u erdhi qe te terhiqen", deklaroi gjeneral Gradica, qe fare nuk perket me realitetin, sepse forcat maqedonase te sigurise nuk jane terhequr fare, madje as pas ultimatumit te dhene nga AKSH.

AKSH mohon se Avdyl Jakupi - i njohur me nofken komandant "Cakalla" eshte pjesetar i te ashtuquajtures "AKSH-ja e vertete". Zaten tere operacioni i policise dhe ushtrise ishte perqendruar ne kapjen e tij per kidnapimin e dy policeve.

"Populli ka pare se ata 'te vertetet' jane vetem per te grabitur popullin me maska, ose per te rene pre e lojerave te serbo-sllavomaqedonase kunder forcave te AKSH-se. Ne jemi te ndare prerazi nga njerezit e krimit, nga pashalleqet, fudulleqet, principatomania dhe nga te gjithe ata qe luften tone fisnike dhe te pergjegjshme per ribashkim kombetar duan ta pengojne me lloj-lloj akuzash banale e te paprincipta", shprehet Gradica.

Lere qe "luzer" gjenerali Butko eshte paraqitur si shef i AKSH-se, por ai edhe ka dhene vleresime bajagi te medha per shqiptaret e Maqedonise, me ate qe thote se ata jane "larg frymes dhe vizionit te popullit shqiptar".

"Ka ardhur koha te behen te pergjegjshme dhe te mos genjejne me veten dhe popullin me 'multietnicitetin! Jane rruge qe para tyre i kane shkelur burra te tjere, shume me te mencur se ta. Dhe ia pane 'sherrin' me luftra te pergjakshme. Nje shtet etnik shqiptar ne Ballkan, kjo eshte zgjidhja", ka thene Gradica, duke iu drejtuar partive politike shqiptare ne Maqedoni.

Kercenimet ndaj nderkombetareve

AKSH perpos qe ka kercenime fizike per te gjithe ata qe nuk iu pergjigjen fteses per "mobilizim", ajo ka derguar edhe kritika deri te NATO, BDI-ja dhe lideret e saj, si dhe kercenime deri te shqiptaret ne radhet e policise maqedonase.

Ne kumtesen, e shpallur pak nete me pare, AKSH-ja e paralajmeroi keshilltarin e NATO-s Mark Lejti, qe te mos sillet ne pajtim me "politiken capkene maqedonase", por te jete diplomat dhe te vije per te biseduar me pjesetaret e saj.

AKSH-ja dergoi kritika edhe deri te deputetet e BDI-se dhe lideri i kesaj partie Ali Ahmeti, per shkak se ne Parlament kane dhene leje per aksionin e forcave maqedonase te sigurise.

Ne kumtese u behet thirrje shqiptareve ne radhet e policise maqedonase "qe sa eshte e mundshme me shpejt t'i zhveshin uniformat" me kercenim se ne te kunderten "vete do ta mbajne pergjegjesine per veten dhe per familjet e tyre".

"Pjesetaret e AKSH-se ne rajonin e fshatrave Vaksince dhe Llojan jane ne gjendje gatishmerie dhe jane te gatshem qe ne cdo cast t'u pergjigjen provokimeve te forcave maqedonase te sigurise", thuhet ne kumtesen e AKSH-se.

Keto dite edhe selise se UNMIK-ut ne Prishtine AKSH-ja i ka derguar nepermjet postes elektronike disa porosi gjysmekercenuese, por keto informacione nuk jane bere publike deri me tani.

Tentimi per destabilizim te Lugines se Presheves

Perpos shtrishmerise se AKSH-se ne Maqedoni dhe Kosove, kjo organizate deri me tani ka marre pergjegjesine per disa sulme te bera ndaj policise dhe ushtrise serbe ne Luginen e Presheves. Alban Vjosa ka thene se "AKSH do te jete prezente vazhdimisht ne kete rajon me qellim qe te mbroje popullaten shqiptare nga ndonje masaker te mundshem nga trupat serbe".

Por, sulmet e njepasnjeshme qe jane bere ne Presheve dhe Bujanoc duket si "bingo" per deklaratat e zevendeskryeministri serb Coviq dhe ministrit maqedonas te Mbrojtjes Buckovski qe paten thene se do te kete sulme ne Lugine dhe ne rajonin e Likoves, andaj Serbia dhe Maqedonia duhet te jene te gatshme dhe bashkerisht t'i pergjigjen ketyre sulmeve shqiptare.

"Terroristet po pergatisin dicka shume te keqe, shume te rrezikshme, dicka te pergjakeshme," ka paralajmeruar para nje jave Coviq per radion "B92".

Tani, kur AKSH thote se ka rekrutuar ne radhet e saj disa nga ish-luftetaret qe luftuan ne Lugine, ne Maqedoni dhe ne luften e Kosoves, vecanerisht ata te cilet jane te pakenaqur me marreveshjet politike ne ne Serbine Jugore ne Maqedoni, ndersa edhe per ata qe nuk presin zgjidhje optimiste per statusin perfundimtar te Kosoves, duke gjetur si alibi mospavaresine e plote.

Dalja ne skene e AKSH-se, se paku me keto parime te filluara dhe enigmes e misterit skajshmerisht te pakapshem thuaj se per te gjithe, rrezikon stabilitetin e Kosoves dhe te vendeve perreth. Deklarimi per panshqiptarizem dhe lufte per nje shtet etnike shqiptar, pra bashkimin e te gjithe shqiptareve ne Ballkan ne nje shtet te vetem, ndoshta eshte perralla per te vene ne gjume "patriotet" e fundit. Dhe derisa madhesia numerike dhe arsenali luftarak i AKSH-se eshte e paqarte, me e keqja ne tere kete epizod elegjike mund te jene pesimi i institucionit te vetem respektabil ne Kosove - TMK-se.

Edhe tentimet e disa "patrioteve" te tjere ne Perendim per te kthyer ererat e luftes nder shqiptaret fare nuk dallohen nga keto te Adilit, Butkos dhe Beqirit. Edhe njerezit si Emil Kastrati, Eugen Shehu, Nehat Sadiku, Avdi Baleta etj., qe po tentojne te organizojne njefare drejtorie luftarake, nuk mund te kene sukses ne terren, nese gjerat nuk i shikojne me ngjyre, sepse sendet bardhe e zi qe moti nuk pijne uje.