© 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politik

6Nentor 2003

Pronat
 
“Nė qoftė se ndokush mė kėrkon mua qė unė t’i bie vizė reformės agrare tė vitit 1945, nuk e kam atė predispozitė. Reforma agrare ėshtė reformė e kryer nė tė gjitha vendet kapitaliste”
 
Kreu i PD-sė shprehet pro reformės sė 1945, si njė reformė e bėrė nė gjithė vendet kapitaliste
 
Berisha pro reformės sė Enver Hoxhės
“Drafti i OSBE-sė mė i miri, ka mbėshtetjen tonė tė plotė”
 

Agim Haxhiu

Berisha deklaroi dje se reforma agrare e bėrė nė kohėn e regjimit tė diktaturės komuniste tė drejtuar nga Enver Hoxha, ishte njė reformė e drejtė.

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, pasi ka dhėnė dje aprovimin ndaj projektdraftit tė OSBE-sė pėr pronat, si njė draft qė pėrfshin tė drejtat e pronarit tha se, mosmarrėveshjet me partitė opozitare pėr kėtė problem do tė zgjidhen.

Berisha pro Hoxhės
“Nė qoftė se ndokush mė kėrkon mua qė unė t’i bie vizė reformės agrare tė vitit 1945, nuk e kam atė predispozitė. Reforma agrare ėshtė reformė e kryer nė tė gjitha vendet kapitaliste”. Kėshtu u shpreh Berisha lidhur me kontestimet e ardhura nga partitė e opozitės se, drafti i OSBE-sė merr parasysh reformėn agrare dhe pėrjashton njė numėr tė madh pronarėsh tė periudhės sė mėpardhme, pėrfshi edhe qeverisjen e mbretit Zog. Pavarėsisht nga notat pozitive ndaj kėsaj reforme tė kontestuar pėr vite me radhė nga opozita, Berisha u shpreh se, Partia Demokratike do tė dijė tė mbajė njė qėndrim tė drejtė ndaj pronarėve tė ligjshėm, qėndrim, i cili ėshtė nė tė njėjtėn linjė qė nga vitet e ardhjes sė pluralizmit nė Shqipėri. “Dua t’u kujtoj vetėm njė moment nė vitin 1991, PPSH-ja e kryesuar nė atė kohe nga Ramiz Alia dhe Fatos Nano, solli ligjin pėr t’i lėnė shtetit nė pronėsi tokėn dhe nė pėrdorim fermerėve. PD-ja u angazhua nė njė betejė pėr tė shndėrruar tokėn nė pronėsi. Por tani nuk ėshtė forcė politike serioze ajo e cila bėn dhe ē’bėn vendimet e saj themelore”, tha ai. Pavarėsisht nga qėndrimi pėr tė mbėshtetur njė reformė, e cila kishte nė qendėr parrullėn “toka i takon atij qė e punon”, Berisha ka theksuar se selia blu i mbetet mendimit pėr njė njohje tė pronės pa kufizime.

Qėndrimi i PD
“Sė pari, ligji i propozuar nga OSBE-ja dhe i mbėshtetur nga ne njeh pronėn pa kufizime. Sė dyti, kthen pronėn dhe e kompenson atė me vlerėn e tregut. Mendoj se tė gjitha parimet e mishėruara nė programin e shpallur publikisht nga PD-ja, pėr zgjidhjet e problemit tė pronave, janė tė sanksionuara nė kėtė ligj”, tha ai. Berisha shtoi se deputetėt demokratė janė tė vendosur tė mbėshtesin draftin, sikundėr janė tė vendosur tė paraqesin propozime pėr pėrmirėsimin e tij. “Ne jemi tė hapur tė dėgjojmė tė gjitha propozimet e ardhura nga partitė e opozitės qė i shėrbejnė pėrmirėsimit tė draftit”, tha ai.

 

Mediu kundėr Berishės
“Po cėnon interesat e pronarėve legjitimė

Kryetari i Partisė Republikane ka cilėsuar si paradoksale dhe absurde deklaratėn e kreut tė selisė blu, pėr tė mbėshtetur reformėn agrare tė bėrė nga regjimi i Enver Hoxhės. “Nuk mund tė ketė njė ligj pėr pronėn dhe drejtėsi ndaj pronarit tė ligjshėm, nė njė kohė qė kreu i partisė mė tė madhe mbėshtet pikėrisht atė reformė, tė cilėn, tashmė edhe vetė komunistėt dhe socialistėt nuk e aprovojnė”, tha ai. Sipas kreut republikan, qėndrimi i PD-sė bie ndesh me interesat e pronarėve tė ligjshėm, interesa tė cilat preken me draftin e OSBE-sė qė merr si pikėnisje kėtė reformė. “Nuk mund tė ketė pronė tė ligjshme pėrsa kohė qė me draftin e paraqitur nga OSBE-ja kemi pronarė tė paligjshėm. Konkretisht kemi banesa, tė cilat janė marrė nė pronėsi gjatė diktaturės komuniste, tė cilat, sipas kėtij drafti duhet t’i gėzojė jo pronari i ligjshėm, por ai qė po qėndron sipas ligjit aktual me qira”. Lideri i PR-sė shtoi se ky draft po bllokon edhe turizmin shqiptar, pasi asnjė i huaj nuk investon nė njė pronė, e cila ka pronarė jo legjitimė.