07/05/2003 - http://www.shekulli.com.al/

Grupi parlamentar mbėshteti dje dhėnien e statusit pasardhėsve tė Zogut, por pronat si gjithė tė tjerėt

PS miraton gjysmėn e privilegjeve pėr familjen mbretėrore

TIRANĖ – Socialistėt do tė mbėshtesin projektligjin pėr statusin e familjes mbretėrore shqiptare, ndėrsa ēėshtja e pronave tė saj do tė rregullohen nga ligji pėr kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarėve. Kėshtu kanė vendosur dje, deputetėt socialistė nė mbledhjen e tyre tė djeshme. Kėshtu deputetėt e PS-sė kanė vendosur qė nė seancėn kur do tė diskutohet ky projektligj, tė miratojnė pikėn ku thuhet qė anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare gėzojnė imunitet tė njėjtė me atė tė deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Pozita protokollare e familjes mbretėrore pėrfshihet nė dispozitat qė rregullojnė procedurat protokollare tė shtetit. Me pozitė protokollare, kuptohet tė gjitha ato marrėdhėnie protokollare nė tė cilat marrin pjesė anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare. Po kėshtu, anėtarėt e familjes mbretėrore pajisen me pasaporta diplomatike, privilegj qė do ta kenė edhe njė numėr i kufizuar i oborrit mbretėror. Gjithashtu deputetėt socialistė janė shprehur dakord pėr kthimin nė Shqipėri tė eshtrave tė Mbretit Zog I dhe tė varrosen me ndėrime shtetėrore. Familja Mbretėrore do tė mund tė rimarrė nė pronėsi tė saj truallin ku ishte varrosur Nėna Mbretėreshė Sadije, qė ndodhet nė Parkun Kombėtar tė Tiranės dhe ai vend do tė shėrbejė si vend varrimi pėr anėtarėt e tjerė tė familjes. Por ndėrkohė, deputetėt socialistė nuk janė shprehur dakord qė familjes mbretėrore t’i kthehen pronat mbi bazėn e dokumenteve pėrkatėse tė pronėsisė para 7 prillit 1939. Kjo pikė, ėshtė vendosur qė tė rregullohet me anė tė ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronarėve ish-pronarėve”. Nga ana tjetėr, trashėgimtari i fronit Leka Zogu ka tė drejtė tė mbajė dhe tė pasurojė koleksionin e armėve tė familjes mbretėrore nė gjendjen e tyre funksionale, bashkė me municionet pėrkatėse, mbi bazėn e tė cilit do tė ngrihet dhe muzeu i familjes mbretėrore shqiptare, duke pėrfshirė tė gjitha koleksionet qė ata ruajnė. Kjo do tė thotė qė Leka Zogu do tė marrė edhe pjesėn tjetėr tė koleksionit tė tij. Gjithashtu, anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare kanė tė drejtėn e mbajtjes sė armėve.
D.Tanushi

PS miraton
Anėtarėt e familjes mbretėrore gėzojnė tė njėjtin imunitet si deputetėt
Tė jetė prezentė nė ceremonitė protokollare
Ata pajisen me pasaporta diplomatike
Familja mbretėrore ka tė drejtė qė tė mbajė koleksionin e armėve
Tė kthehen nė Shqipėri eshtrat e Mbretit Zog dhe tė varrosen me nderime

Nuk miratohet
Tė mos i kthehen pronat mbi bazėn e dokumenteve pėrkatėse tė pronėsisė para 7 prillit 1939


07/05/2003 Korrieri - http://www.korrieri.com/

 

 
PS miraton statusin e familjes mbreterore

Grupi parlamentar i Partise Socialiste miratoi projektligjin per statusin e familjes mbreterore shqiptare. Ky projektligj, qe pritet te diskutohet ne seancen plenare te Kuvendit, i njeh pretendentit te fronit mbreteror Leka Zogu, te drejten per te mbajtur pasaporte diplomatike dhe per te gezuar imunitet te njejte me ate te deputetit te Parlamentit shqiptar. Gjithashtu, familja mbreterore shqiptare do te kete te drejten rojeve dhe shoqeruesve te armatosur te perhershem, si dhe do te perfshihet ne protokollin e shtetit. Sipas projektit, familja e Leka Zogut do te kete te drejten te mbaje dhe pasuroje koleksionin e armeve dhe municionet perkatese. Nje pike tjeter e percaktuar ne projektligj, eshte edhe rikthimi ne Shqiperi i eshtrave te mbretit Zog, i cili vdiq ne France ne vitin 1961. Megjithate, grupi parlamentar i PS nuk ka miratuar propozimet e projektligjit te lidhura me rikthimin dhe kompensimin e pronave te mbretit Zog, duke vendosur ta trajtoje familjen Zogu ne kuader te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, qe po diskutohet ne komisionet parlamentare.

Miratimi i statusit te familjes mbreterore dhe dhenia e pasaportave diplomatike me nje vendim te qeverise "Nano" eshte nje levizje politike ne kembim te mbeshtetjes qe deputetet legaliste, te udhehequr nga Ekrem Spahia, u dhane socialisteve per miratimin e ligjit per mbylljen e dyqaneve pa taksa ne pikat tokesore te kufitare.

Kush perfiton status

1 - Trashegimtari Leka I Zogu

2 - Susan I Zogu

3 - Princi Leka II Zogu


 

07 Maj 2003 Copyright ? KOHA JONE

MBRETI FITON PRONAT

Mbreti sic duket po kthehet tek ish-pronat e veta. Pas shume kohe perpjekjesh dhe koncesionesh mes PS dhe PLL, duket se nje akord eshte arritur. Grupi parlamentar socialist kaloi ne mbledhjen e djeshme ligjin per trajtimin me status te vecante te Familjes Mbreterore ne Shqiperi. Neser ne seancen plenare, ky ligj, do te miratohet dhe nga parlamenti shqiptar. Ne mbledhjen e fundit te grupit socialist, miratimi i ketij ligji u shty me arsyetimin se duhej te kalonte se pari ligji i pronave dhe me pas ai per familjen mbreterore. Por vendimi i marre dje nga socialistet ka ardhur si pasoje e negociatave te bera serish mes legalisteve dhe PS-se. Burime prane PLL-se bejne te ditur se gjate kesaj kohe ka patur takime intensive mes tyre dhe kryetarit te grupit arlamentar te PS-se, Gramoz Ruci. Legalistet kane kerkuar nga Ruci qe ai ta mbaje premtimin e dhene per miratimin e ligjit. Po te njejtat burime theksojne se legalistet do te vazhdojne ta mbeshtesin PS-ne ne parlament. Ky eshte dhe kushti qe kryetari i grupit socialist u ka vene atyre. Nga ana tjeter, socialistet kane premtuar se do te mbeshtesin PLL-ne ne zgjedhjet lokale te tetorit. Ne kete menyre legalistet po punojne per perzgjedhjen e kandidaturave dha daljen te vetem ne zgjedhjet per pushtetin vendor. Duke ju shtuar dhe kthimi i mbretit ne Shqiperi dhe marrja e statusit te vecante me mbeshtetjen e socialisteve, PLL mbetet jashte koalicionit "Bashkimi per Fitore".

Kryetari i PLL-se, Eqerem Spahia e vleresoi miratimin e ketij ligji, duke theksuar nga ana tjeter se ishte i vonuar. "E pershendes kalimin e ligjit ne grupin parlamentar socialist, megjithese ai ishte i vonuar", u shpreh ai per "KJ", duke shtuar se "nderimi qe i behet mbretit nga parlamenti eshte nje vleresim qe i behet mbare kombit shqiptar". Legalistet moren premtimin e socialisteve, per miratimin e ligjit per trajtimin me status te vecante te Familjes Mbreterore, ne kembim te votes se tyre per magazinat doganore ne parlament. Por dhe pse ky ligj tashme ka kaluar, mbretit do t'i kthehen pronat sipas ligjit qe do te miratohet nga komisioni i pronave per kthimin dhe kompensimin e tyre.

Edlira Prenga

 Copyright © KOHA JONE  08 Maj 2003

MBRETI PRONAR, JETON ME QERA

Edlira Prenga

Familjes Mbreterore shqiptare sot do t'i kthehen te gjitha pronat e saj. Me vendimin qe u mor para dy ditesh ne grupin parlamentar socialist per trajtimin me status te vecante te kesaj familje dhe miratimin e ligjit sot ne parlament, Mbreti Leka i I, behet pronar i ligjshem i nje pjese te madhe te pronave te te atit. Pas paisjes me pasaporta diplomatike per anetaret e familjes mbreterore, i cili u dha me nje vendim te posacem qeverie, parlamenti shqiptar merr iniciativen e kthimit dhe kompensimit te pronave per kete familje. Per momentin, Familja Mbreterore jeton ne shtepi me qera dhe gjeja e pare qe do te kerkoje pas miratimit te ligjit, eshte marrja e njeres prej pronave per t'iu larguar detyrimeve financiare te qerase. Rasti me i mundshem per Familjen Mbreterore eshte Vila e Zogut ne Durres. Kjo vile, prej kohesh eshte jashte funksionit dhe mbreti Leka, menjehere pas miratimit te ligjit ne parlament, do te filloje me rregullimin e saj me fondet e veta dhe pa ndihme nga qeveria apo shteti.

Nga ana tjeter, mbreti Leka i I mbetet besnik i qendrimit te tij te bere publik qe ne vitin 1997. "Pronat e mia te shikohen si atyre te gjithe pronareve shqiptare dhe te kthehen sipas ligjeve qe jane ne fuqi", eshte shprehur mbreti atehere. Sipas zedhenesit te tij, Fluturak Germenji, kthimi i pronave do te shikohet rast pas rasti. "Asnje nga njerezit qe jetojne ne pronat e mbretit nuk do te nxirren jashte, por do te behet kompensimi i tyre sipas ligjeve qe ka parlamenti shqiptr", u shpreh Germenji dje per "KJ". Pavaresisht formes, familja mbreterore gezon shume prona dhe shtetit i duhet t'i ktheje nje pjese te mire te ndertesave ne kryeqytet. Ligji per pronat akoma nuk ka marre forme nga komisioni i pronave. Puna e ketij komisioni ka mbetur ne vend. Kjo do te thote qe dhe kthimi dhe kompensimi i pronave per familjen mbreterore, te filloje vetem pas miratimit te ketij ligji. Deri ne ate kohe e gjithe Familja Mbreterore do te vazhdoje te jetoje me qera, pasi procedurat per hartimin dhe miratimin e ligjit te kthimit dhe kompensimit te pronave po kerkon nje kohe te gjate.

Pronat e mbretit qe do t'i kthehen pas miratimit te ligjit

Vila e Duresit

Vila e Shirokes, Divjakes, Delvines dhe ne Burgajet

Pallati Mbreteror, tek Milenium 2

Pallati i Brigadave

Pallati i Pionereve

Biblioteka e vjeter te Tiranes

Godina ku eshte dhe Akademia e Shkencave

Trualli ku eshte varrosur Nena Mbretereshe, qe ndodhet ne Parkun Kombetar te Tiranes.

PLL: TE VETEM NE ZGJEDHJE

PLL eshte e vendosur te mbetet jashte koalicionit "Bashkimi per Fitore", per zgjedhjet lokale. Legalistet po punojne per daljen e tyre te vetem ne keto zgjedhje. Burime prane PLL-se bejne te ditur se fakti qe ata kane vendosur te dalin te vetem, nuk eshte vetem kthimi i mbretit dhe favoret qe po perfiton ai, po dhe mbeshtetja qe do te marrin nga socialistet. PS-ja e mbajti premtimin e saj per trajtimin me status te vecante te Familjes Mbreterore, kjo ne kembim te votes se legalisteve ne parlament. Po te njejtat burime bejne te ditur se bashkepunimi mes PLL-se dhe PS-se do te jete i ndersjellte ne zgjedhjet per pushtetin vendor. Socialistet do t'i mbeshtesin kandidatet e PLL-se ne ato zona ku do kerkojne te fundit. Keshtu koalicionit "Bashkimi per Fitore", i largohet nje force politike. Por nga ana tjeter, bashkepunimi i PD-se me PDr-ne eshte nje hap shume i rendesishem ne kuader te ketij koalicioni, gje qe do te lere ne hije largimin e legalisteve.


Faqja 5 - POLITIKE

Maj 8, 2003

 

SHKURT
 

PS dakord mė statusin e familjes mbretėrore

Grupi parlamentar i PS-sė vendosi dje tė miratojė nė seancė plenare projektligjin "Pėr statusin e familjes mbretėrore". Ky draft i paraqitur nė Kuvend nga PLL-ja, parashikon lehtėsira pėr pretendentin e fronit mbretėror Leka Zogu dhe pėr familjen e tij. Miratimi i kėtij ligji ishte pjesė e marrėveshjes qė socialistėt lidhėn disa javė mė parė me legalistėt pėr vendosjen e mbylljes sė dyqaneve pa taksa nė kufijtė tokėsorė. Megjithėse ranė dakord qė tė votojnė pro nė seancėn e nesėrme plenare, deputetėt e PS-sė vendosėn tė bėjnė disa ndryshime nė projektligjin "Pėr statusin e familjes mbretėrore".