Copyright 2002 Shekulli 7 Shtator, 2003

PLL mbėshtet Moisiun

TIRANĖ-Legalistėt me anė tė njė konference pėr shtyp kanė vlerėsuar qėndrimet e mbajtura kohėt e fundit nga presidenti Alfred Moisiu se “do tė jetė garant i zgjedhjeve”. Kreu i PLL-sė, Eqerem Spahia tha se “vlerėson qėndrimin e kreut tė shtetit z.Moisiu pėr deklarimin e tij se do tė jetė garant i zgjedhjeve tė lira nė Shqipėri, dhe pikėrisht pėr kėtė qendrim duhet tė mbėshtetet nga tė gjitha partitė politike qė kėrkojnė zgjedhje tė lira, tė ndershme sipas standardeve demokratike duke hedhur poshtė imazhin e keq tė zgjedhjeve tė deritanishme”. “Nė kėtė kontekst mbėshtesim vendosmėrinė e z.Moisiu pėr tė gjetur rrugėdalje nga kriza e KQZ-sė, shkaktuar nga maxhoranca e majtė, nėpėrmjet KLD-sė. Edhe PD-ja nė marrėveshjet e saj me PS-nė (derivat i PKSH) ka rezultuar se gjithmonė ka dalė e humbur, sepse PS nuk ėshtė njė parti qė respekton rregullat e lojės demokratike, ligjet dhe marrėveshjet partiake, por ajo ėshtė e vendosur nė rrugėn e saj pa kthim pėr tė realizuar qėllimet e veta, tė cilat finalizohen vetėm me marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me ēdo kusht”,-theksoi Spahia. PLL kėrkon shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit tė paraqitur nga 53 deputetėt qė ėshtė i mbėshtetur nga shoqatat e ish -tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė. PLL ringre edhe njėherė shqetėsimin e saj pėr KZQV-tė, tė cilat nuk po funksionojnė normalisht dhe afati i fundit i regjistrimit tė kandidatėve dhe partive, data 10 shtator, skadon pas 4 ditėsh, ndėrkohė qė nė shumė njėsi vendore KZQV-tė nuk kanė filluar ende nga puna.

B.Hoti