Faqe 6 - Politikė

 panorama

9Nentor 2003

Pėrkujtohet me meshė solemne
 
Shqipėria, njė vit pa Mbretėreshėn Geraldina
 

 

Ėshtė pėrkujtuar dje, njė vjetori i vdekjes sė Mbretėreshės Geraldina, bashkėshortja e mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogu, i cili mbretėroi vendin nė vitet 1928-1939. Nėpėrmjet njė meshe solemne nė Tiranė, ku ishin tė ftuar edhe funksionarėt mė tė lartė tė qeverisė shqiptare si dhe shumė figura tė tjera tė spikatura nga fusha tė ndryshme, Mbretėresha Geraldina, ėshtė pėrkujtuar edhe me njė meshė solemne. Princi Leka Zogu, pretendent pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė, nė pėrkujtimin e tij tė djeshėm, u tregua shumė i kėnaqur pėr faktin se nėna e tij mbretėreshė, kishte vdekur nė vendin ku mbretėroi. “Unė ndjehem i lumtur sikurse ėshtė ndjerė Nėna Mbretėreshė, pėr faktin se sado pak ditė, arriti tė jetonte e lumtur nė vendin ku dėshironte tė mbyllte sytė”, u shpreh Princi i Shqipėrisė. Mbretėresha Geraldinė, vdiq njė vit mė parė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, pas rreth njė jave nė gjendje tepėr tė rėndė. Megjithė pėrpjekjet e shumta tė njė ekipi tė specializuar mjekėsh, tė cilėt u kujdesėn hap pas hapi pėr shėndetin e Mbretėreshės Geraldinė, nė moshėn rreth 90-vjeēare, ajo nuk arriti t’i shpėtojė vdekjes dhe ndėrroi jetė. Ndėrkohė, qė nga data e djeshme, nė ēdo pėrvjetor, familja e Nėnės Mbretėreshė, do tė organizojė mesha solemne pėr tė kujtuar mbretėrimin e saj.