Faqe 12/13 - Speciale

7Nentor 2003

Intervista
 
Intervista e jetės sė operatorit tė mirėnjohur dhe “artistit tė merituar”, Ilia Tėrpini, qė nga aparati fotografik deri nė xhirimet e dokumentarėve
 
Tėrpini, syri i djathtė i regjisorėve tė filmave
Xhirimet dhe problemet gjatė realizimit tė filmimeve. Si komunikonte me kamerat Enver Hoxha, Sekretar i KQ tė PPSH
 

Luan Kondi & Kastriot Kotoni

Ilia Tėrpini po u afrohet tė shtatėdhjetave, por edhe sot e shikon gjithnjė me kameran e tij nė dorė. Duke sfiduar moshėn, ai vazhdon tė punojė, tė xhirojė dokumentarė si atėherė kur ishte fare i ri. I pėrgatitur tėrėsisht nė shkollėn shqiptare tė operatorėve, Tėrpini ėshtė autor i njė morie filmave dokumentar tė Kinostudios, por edhe i disa filmave artistikė. Mėsimet e para pėr artin i mori nga profesori i njohur Vangjush Miho.

E ka nisur me fotografinė dhe sapo kontaktoi me operatorin e parė shqiptar Mandi Koēi mori dhe ofertėn pėr tė punuar nė Kinostudio si asistentoperator i saj. Qė atėherė nuk i ėshtė ndarė xhirimeve, tė cilat i vazhdon po me aq sukses edhe sot. E ka filluar karrierėn me filmin kronikal, qė pėrfaqėsonte tė gjitha ngjarjet qė ndodhnin nė Shqipėri, por mė pas kaloi nė filmin dokumentar dhe shumė mė vonė nė filmin artistik si “Tana”, “Fėmijėt e saj”, “Kapedani”, “Flutura nė kabinėn time”, qė janė tė njohur nga publiku ynė. Filmi i parė artistik, i xhiruar nga Tėrpini, ka qenė “I teti nė bronx”, tė cilin e xhiroi nė krahinėn e tij, nė Devoll. Ai ka qenė edhe asistentoperator nė filmat “Debatik” dhe “Komisari i dritės”, njė shkolle e madhe pėr brezin e sotėm. Ilia Tėrpinit i ka rastisur, ndonėse rrallė, tė filmojė Enver Hoxhėn, por dhe tė pėrgatisė dokumentarė pėr veprat e sistemit tė kaluar. E paharruar nė nė kujtesėn e tij ka mbetur puna dhe xhirimet gjatė vizitės sė Shtrausit, nė vitet “80-tė. Nė vijim intervista interesante e operatorit Ilia Tėrpini.

Si kaluat nga shkencat ekzakte, pėr tė cilat keni studiuar, nė artin e fotografisė dhe operatorit?
Ėshtė fare normale, pasionet dhe talenti qėllon qė nuk pėrputhen me atė pėr ē“ke studiuar. Megjithatė, dua tė them se kam filluar tė merrem me fotografi qė nė moshėn 6 vjeē, ditėn qė mė ra nė dorė njė aparat fotografik, relike e luftės italo–greke. Mė vonė, ky aparat u bė elementi mė i dashur pėr mua. Fati deshi qė shkollėn e mesme ta kryeja nė qytetin e Korēės, djepi i artit e kulturės. Aty munda tė marr njohuritė e para pėr artin, fotografinė, pikturėn dhe u pėrgatita nė njė nga studiot mė tė mira tė kėtij qyteti, siē ishte “Foto Velediku”. Shkollės sė mesme i dedikoj edhe njohjen me mėsuesin e vizatimit, Vangjel Tushi, i cili kishte mbaruar studimet nė Itali e Greqi. Ai pa tek unė njė shkendijė tė talentit pėr pikturė dhe mė jepte vizatim tė veēantė. Kėtė mė kujtohet qė e bėri edhe me njė bashkėnxėnėsin tim. Ishte ky mėsues, i cili pėr mua mbetet i paharrueshėm, qė mė rekomandoi tė ndiqja kurse nė pallatin e kulturės, ku jepte mėsim profesor Vangjush Miho. Pėr katėr vjet rresht, nė vitet e gjimnazit, mėsova se ēfarė ishin akuarieli, bojėrat e vajit, si pikturohej, por nė krahun e djathtė gjithnjė vazhdoja tė mbaja aparatin, tė cilin e ndėrrova me kalimin e viteve. Ėshtė e vėrtetė qė kam pėrfunduar studimet nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, por duhet tė kini parasysh se atėherė nuk kishte shkollė arti. Kjo nuk mė mbetet merak as sot e kėsaj dite, pasi vetė qyteti i Korēės ishte shkolla mė e madhe e artit, pasi nė tė vinin grupe artistike nga e gjithė bota. Atje nuk reshtnin aktivitetet e kėsaj natyre.

Ēfarė kujtoni nga fillimet tuaja nė fushėn e artit profesionist?
Pavarėsisht nga profesioni qė ushtroja nė arsim deri dhe drejtor shkolle, asnjehėrė nuk e hoqa aparatin nga dora dhe fillova tė lexoj literaturė lidhur me profesionin e kameramanit, apo operatorit. Kisha filluar ta njihja mirė kamerėn dhe madje arrita tė njihem edhe me xhirime filmash. Mė ndodhte shpesh qė tė mos e shihja filmin nga pėrmbajtja, por e shikoja me vėmendjen e njė njeriu qė kishte dėshirė tė zhbironte sekretet e realizimit tė tij. Nuk diskutohet qė nė profesion kam marrė shumė nga mjeshtrat e kamerave, njė nga tė cilėt ishte edhe operatori Mandi Koēi, i cili realizoi edhe xhirimin e filmit tė parė shqiptar “Tana”. Mė kujtohet, se me tė jam takuar nė njė aktivitet qė organizohej nė Fier. Mandi Koēi njihej edhe si fotografi mė i mirė nė Korēė. Gjatė luftės partizane, ka qenė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe i ka dhėnė historisė fotografitė e udhėheqjes sė LANĒ-it. Atij i kam parė pėr herė tė parė aparatin “Ari Fleks”, pėr tė cilin kisha lexuar e dėgjuar shumė, por deri atėherė nuk e kisha parė me sy. Ėshtė interesant se gjatė kėtij aktiviteti nė Fier, kur iu afrova kameras, asistent i tė mirėnjohurit Mandi Koēi, Tomor Meēe, mė tha: “Kujdes, se kjo kushton”. Aparati mė mahniti dhe i kėrkova Tomorit qė tė mė ndihmonte tė takoja operatorin. Kėmbėngulja ime bėri tė mundur takimin me Mandin. Ai mė pyeti pėr dėshirat, ėndrrat, dhe, mė nė fund, kur i thashė se kisha disa albume me fotografi tė bėra me aparatin tim, shfaqi dėshirėn qė do t“i shihte ato me kėnaqėsi, nėse do t“ia tregoja. Ai u habit kur unė aty pėr aty i lashė nė dorė albumet e mia. Po atė mbrėmje, pasi i kishte parė mirė e mirė fotografitė, mė tha se duhet tė paraqitesha e ta takoja atė nė Kinostudio. Pra, rastėsia e solli qė unė tė pranohesha nė atė institucion, fillimisht me detyrėn e asistentoperatorit.

Domethėnė, ju i pėrkisni tėrėsisht shkollės shqiptare tė artit?
Po, dhe jam i kėnaqur pėr kėtė. Shkolla shqiptare e filmit, pra Kinostudio, nuk ka prodhuar vetėm filma, por ka pėrgatitur kuadro, tė cilėt sot janė shtylla e televizioneve private. Kuadrot e parė u dėrguan pėr njė specializim dyvjeēar jashtė shtetit. Kėshtu u operua dhe mė pas ku brezi i dytė i kuadrove u formua nė shkollat e larta lindore Rusi, Ēeki, Hungari, Rumani, RDGJ. Ndėrsa kėta pėrgatitėn pastaj rreth 700 kuadrot, qė do tė punonin nė Kinostudio, qė nisi tė ishte shkollė e madhe. Mė kujtohet se, gjatė gjithė kohės, nė Kinostudio shfaqeshin ditėn e hėnė dhe tė martė filma dokumentar nga e gjithė bota. Ndėrsa, filmat artistikė shfaqeshin tė mėrkurėn e tė enjten, dhe pse tė ndaluar ideologjikisht. Ne merrnim prej tyre anėn artistike.

Cila ishte pėrvoja juaj e parė profesionale nė Kinostudio?
E kam filluar me filmin kronikal, qė pėrfaqėsonte tė gjitha ngjarjet qė ndodhnin nė Shqipėri. Mė pas, kalova nė filmin dokumentar dhe shumė mė vonė nė filmin artistik si “Tana”, “Fėmijėt e saj”. Ajo qė mė ka mbetur nė mendje ėshtė se nė universin shqiptar u njoha me peziazhin, doket dhe zakonet, pra shpirtin shqiptar qė nga nga Jugu deri nė Veri. Veēse, duhet tė dimė se filmi dokumentar kishte njė mendim domethėnės, pas tij qėndronte gjithnjė njė shkrimtar-skenarist, qė sė bashku me regjisorin, operatorin formonin njė grup xhirimi. Tashmė mė vjen ndėr mend njė rast, ku jam mbrekulluar me njė dokumentar pėr 9 fshatrat e Prespės, skenarin e tė cilit e shkroi miku im i ngushtė Sterio Spase. Sterio ėshtė konsideruar si njeriu mė i dashur i kėsaj krahine, pėr tė cilėn ai s“reshti sė shkruari. Filmi i parė dokumentar, qė ka dalė tėrėsisht nga duart e mia, sigurisht edhe me ndihmėn e kolegėve tė mi tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, ėshtė pėr panoramėn e bukur tė Butrintit. Mė pas kam realizuar xhirimet pėr dokumentarin e Fan Stilian Nolit, personalitet i historisė sė kombit tonė.

Kur e keni pėrjetuar mrekullinė e kameras tuaj?
Mrekullinė mė tė madhe profesionale e kam shijuar nė 20-vjetorin e Teatrit Kombėtar. Nuk mė harrohet rasti kur kamera ime i afrohej Kadri Roshit nė njė episod te “Dhelpra dhe rrushtė”. Ai dridhej i tėri dhe s“e kishte fare mendjen te kamera, pasi ishte futur nė botėn e Ezopit. Po ashtu edhe kur kam filmuar Naim Frashėrin, apo Festivalet e Gjirokastrės. Nė njė xhirim tė kėngės “Kur mė mer malli pėr ty, dal e shikoj Shqipėrinė” me grupin e Vlorės, ne ndryshonim nga televizioni, pasi nuk filmonim direkt nė skenė. Shpesh ndodhte qė t“i merrnim kėto grupe dhe tė bėnim xhirime nė natyrė, pėr shembull grupin e mėsipėrm e ēuam nė Kuz Baba dhe atje bėmė xhirime tė shkėlqyera. Nuk mund tė harroj qė kam bėrė edhe njė dokumentar pėr Skraparin, aty nga viti 1972. Kemi ndejtur sė bashku me Endri Kekon, rreth njė muaj, mes bujarisė dhe mikėpritjes sė asaj krahine tė mrekullueshme. Kulmi i suksesit tim ėshtė marrja e “Ēmimit tė Republikės” me filmin dokumentar “Ne flakėt e revolucionit”. Ky film i kushtohej luftės kundėr martesave tė vjetra, fejesave qė nė djep, apo dhe tė tjera. Kam xhiruar tubime tė ndryshme nė zonat e veriut kundėr zakoneve tė gjakmarrjes. Tashmė mė vjen ndėr mend edhe njė eveniment tjetėr, xhirimi i turneut tė Ansamblit “Migjeni” nė Turqi, ku arriti tė konkurronte dhe Ansamblin Shtetėror pėr nga suksesi. Dokumentari im mundi tė sjellė jo vetėm bukurinė e garave tė festivalit, por dhe idenė se kush ishte Turqia e asaj kohe.

Ju jeni edhe operatori i dokumentarėve pėr veprat e regjimit tė kaluar. Mos e harruat kėtė fakt?
Sigurisht, qė nuk mund ta harroj njė gjė tė tillė, ato zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė profesionin tim. Nė atė kohė ishin tė shpeshta temat qė pėrshkruanin realizimin e veprave tė pesėvjeēarėve, si ato tė naftės, tė hidrocentraleve. Nuk numd ta mohoj qė unė kam qenė pjesėtar i atyre dokumentarėve, ēdo operatori tė Kinostudios i ėshtė dhėnė rasti tė xhirojė nė kėto vepra, qė sot vazhdojnė tė punojnė qė tregojnė se nuk mund tė mohohet gjithė kjo punė, qė ėshtė bėrė nga ky popull.

Pastaj kaluat nė njė aventure e re, atė tė filmit artistik. Apo jo?
Filmat dokumentarė dhe kronikalė mė pėrgatitėn me njė emocion tė brendshėm pėr tė ndjerė popullin tim, por edhe xhirimet e filmave artistikė mė kanė dhėnė kėnaqėsi profesionale. Filmi im i parė artistik ka qenė “I teti nė bronx”, tė cilin e xhirova nė krahinėn time, Devollin, sė bashku me regjisorin e njohur Viktor Gjika. Para kėtij filmi, unė vija si asistentoperator i filmave “Debatik” dhe “Komisari i dritės”, tė cilėt janė njė shkolle e madhe pėr brezin e sotėm. Padyshim, emrat e Dhimitėr Anagnostit, Viktor Gjikės tė impononin njė art tė vėrtetė. Mė kujtohet qė nuk ishte e lehtė pėr tė bėrė disa gjėra profesionalisht tė mira. Megjithatė, ja kam dalė mbanė me kėmbėnguljen time. Ja njė shembull. Kur kam xhiruar “Kapedanin”, mė duhej qė atė ta hypja eė kali i Skėnderbeut, nė qendėr tė Tiranės, por logjika e kohės nuk e lejonte dhe unė nė njė mbledhje ja parashtrova tė deleguarit, pėr t“u pėrgatitur me kuadro tė kombinuara, kjo gjė u pėrkrah. Mė pas vazhdova me xhirimet e filimit “Flutura nė kabinėn time”, qė ėshtė i njohur nga publiku ynė.

Ku e keni ndjerė veten mė mirė nė xhirimet e filmave dokumentarė apo nė punėn me filmin artistikė?
Filmat dokumentarė kanė presonazh aktorin “popull” dhe aktori popull ėshtė mė madhėshtor, se ėshtė realiteti. Dihet qė artisti improvizon me shumė mundim atė qė ka ndodhur dhe kėrkon po ashtu ta arrijė patjetėr atė. Kemi pasur rastin tė xhirojmė disa aviatorė, qė kanė bėrė sakrifica. Njėri prej tyre kishte ulur avionin me rrota tė mbyllura. Shiko sa i madh ėshtė heroizmi i tij dhe tė bėnte pėrshtypje fakti qė sa i thjeshtė ishte nė realitet ai. Ne, shpesh, e ngatėronim dhe kemi sforcuar imagjinatėn e heroit nė filmin artistik. Nė dyzetė vjetėt e punės time, faktet, ngjarjet dhe personazhet, qė kam sjellė pėrmes kameras, nuk janė harruar, por duhet ngacmuar vetėm pak memorja e njerėzve.

A ju ka rastisur tė filmoni figura politike tė sistemit tė kaluar?
Po, ndonjė herė, pasi funksionarėt e lartė kishin kameramanin e tyre. Aty nga vitet “70-tė, Enver Hoxha shkoi pėr vizitė nė Vlorė nė njė pėrvjetor tė shpalljes sė Pavarėsisė. Kur shkoi pėr tė vėnė njė buqetė me lule te varri i Ismail Qemalit, varri ishte i rrethuar me kangjella dhe mbyllur me dryn. Drejtuesit nxituan ta thyenin derėn, ndonėse e kishin haruar gjestin e udhėheqėsit pėrpara shumė vitesh. Ai mbeti i ngrysur gjatė gjithe kohės qė ishte nė tribunė. Shpesh Hoxha ishte mjeshtėr i shfaqjeve pėrpara kamerave. Ai e kuptonte se kur kameramani ishte gati pėr ta filmuar dhe gjithnjė pozonte shkėlqyeshėm, i qeshur dhe energjik. Ai asnjė herė nuk bėnte gjeste, gjė e cila tė linte pėrshtypjen se nuk e kishte fare mendjen te kamera, por nė tė vėrtetė ai ishte i kujdesshėm pėrpara saj. Kinostudio ka qenė nga institucionet mė tė pėrkrahura nga udhėheqja e kohės, prandaj dhe u zhvillua arti nė mėnyrė kaq tė shpejtė nė Shqipėri. Filmi shqiptar ka konkurruar nė festivale tė ndryshme evropiane dhe botėrore, kemi marrė opinione nga mė cilėsorėt, e sidomos pėr filmin “Dimri i fundit”. Njė regjisor i Hollivudit u mahnit nga realizimi dhe po ashtu e shprehu kėtė habi kur i thashė se ai film ishte xhiruar nė temperatura 17 gradė celsius nėn zero. Nė bisedė, ai mė shprehu konsiderata pėr kinematografinė tonė dhe madje shkoi deri atje sa tė pranonte se vėrtet Shqipėria bėnte filma cilėsorė. Kinostudio vėrtet mund tė mos prodhojė tashmė 14 filma, por ajo duhet tė pėrshkruajė realitetin e sotėm me fenomene si droga, prostitucioni, emigracioni, gjakmarrja sepse ēdo popull duhet ta fokusojė historinė e vet, ashtu siē ėshtė edhe nė art. Vetėm me ardhjen e refugjatėve kosovarė nė Shqipėri duhej patjetėr tė ishte realizuar njė film artistik i pėrmasave tė mėdha, aty pati fakte dhe kuadro tė papėrsėritshėm tė njė periudhe historike tė popullit shqiptar.

A keni menduar ndonjėherė ta lini profesionin tuaj?
Asnjėherė, kurrėsesi. Do tė punoj sa tė kem jetė mė kameran time. Pėr kėtė po ju them edhe disa raste ku edhe pse kam qenė i ftuar pėr tė pushuar, nuk kam mundur tė qėndroj larg kameras time. Kam patur rastin tė kem mik ambasadorin turk, i cili nė njė koktejl mė ftoi pėr njė vizitė nė vendin e tij, por me kusht qė thjesht tė pushoja. Edhe kėtė herė nuk e harrova zakonin tim, u ktheva nga Turqia me njė dokumentar fantastik. Po kėshtu bėra edhe kėtė vit kur shkova pėr pushime nė Itali. Atje mė ftuan pėr tė bėrė fotografitė e miseve shqiptare dhe vidioklipet e tyre. Edhe njė rast tjetėr tė para pak kohėve. Kur isha nė Francė, ku qėndrova afėrsisht 3 muaj, bashkė me gruan te djali ynė, mė lindi dėshira pėr tė bėrė diēka tė mirė. Atje vendosa qė kur tė kthehesha tė hapja njė ekspozitė fotografike tė pėrbashkėt me djalin tjetėr kėtu nė Tiranė.

Cili ėshtė roli i familjes nė jetėn tuaj artistike?
Familjes sime ia dedikoj tė gjithė suksesin profesional. Pa dyshim krahu im i djathtė ėshtė gruaja, sė cilės i ka rėnė njė barrė e rėndė pėr faktin se largohesha pėr muaj tė tėrė nga shtėpia. Ajo ka qenė edhe burrė edhe grua nė familje. Meqė ajo ka mbaruar pėr letėrsi, sigurisht mė ka ndihmuar nė leximin e skenarit dhe shpeshherė nė gjetjen e aktorėve. Kėshtu ka ndodhur edhe me aktoren e mirėnjohur Yllka Mujo. Po ju tregoj se si e kam njohur Yllkėn, fare rastėsisht. Ne ishim nė njė koncert te Teatri i Operas dhe Baletit dhe sa po dalim nga shfaqja, njė shi i beftė na bėri tė ndalnim sytė te njė vajzė. Gruaja ime gati sa nuk thirri me tė madhe pėr tė mė thėnė: Ja ku e ke Almėn tėnde. Bėhej fjalė pėr njė vajzė shumė simpatike si Yllka Mujo. Kisha bėrė fotografi nė tė gjitha gjimnazet dhe Viktor Gjika po mė nxitonte nė pėrgjigje dhe qė atė ditė e ftoj Yllkėn pėr njė kinoprovė nė Kinostudio. Po kėshtu jam bėrė nun pėr Matilda Makoēin dhe mė vjen keq qė kineastėt e kanė lėnė pas dore, se ajo ka qenė njė talent qė edhe sot mund tė interpretojė me shumė nivel.

Keni bėrė shumė vizita jashtė Shqipėrisė. Si jeni ndier pėrballė tė huajve?
Mė ka ndodhur tė dal shpesh jashtė shtetit, dhe kur kam dėgjuar qė disa tė huaj na shajnė jam pėrpjekur t“i bind se nuk ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt janė tė kėqinj. Kjo mė ndodhi edhe pak kohė mė parė me njė avokate greke, e cila nė fillim mė pėrbuzi pėr faktin se isha shqiptar. Mė vonė i prezantohem si operatori qė po xhiron me njė regjisor italian. I kujtova zonjės se ēfarė kishin bėrė shqiptarėt nė kohėn e luftės italo–greke, se sa grekė kishin strehuar nė shtėpitė e tyre nė atė kohė, po ashtu edhe mė vonė atė qė kishte ndodhur me familjet e partizanėve grekė. I pėrmenda edhe emigracionin grek nė perėndim vite mė parė. Ajo u bind dhe mė ofroi tė punoja me regjisor grek. E falenderova, por i thashė se kisha kontratė me regjigorin italian.

Nė fokusin e kameras tuaj ka qenė nė vitet “80-tė edhe vizita e Shtrausit nė Shqipėri. Si e kujtoni kėtė eksperiencė?
Ky ėshtė njė nga rastet mė tė rėndėsishėm tė jetės sime profesionale. Me kameran time e kam shoqėruar Shtrausin ngado. Nuk mė harrohet se ai menjėherė, pasi zbriti nga avioni, tha: “Ēfarė ėshtė ky, fshat?”. Mendimi i tij ndryshoi menjėherė pasi vizitoi Beratin antik dhe kishat e tij. Madje, Shtrausi u mahnit dhe u shpreh krejtėsisht ndryshe nga ajo qė kishte thėnė nė aeroport. Tashmė pėr tė ne ishim njė popull me kulturė shumė tė lashtė. Ndėr tė tjera ai tha: “Ne jemi popuj tė sė njėjtės racė dhe unė kėtu kam ardhur me projekte tė studiuara. Nė Lushnjė do tė ngrihet njė aeroport tranzit i pėrmasave evropiane, bregdeti shqiptar do tė mbushet me vepra turistike qė tė pushojnė gjermanėt dhe gjithė Evropa, do tė ngremė 3 autostrada Tiranė-Shkodėr, Tiranė–Korēė, Tiranė–Vlorė, ju vetėm do tė merrni dollarėt”, tha Shtrausi. Edhe njė takim tjetėr ka mbetur nė kujtesėn time, pikėrisht ai mes Manolis Glezios dhe Ramiz Alisė, nė kuadrin e rivendosjes sė marrėdhėnieve mes dy popujve, Manolis tha: “Burri mund tė ndahet nga gruaja, burri mund ta pėrzėrė fėmijėn nga shtėpia po tė nesėrmen burri do t“i thotė komshiut mirėmėngjes”. Kėto momente i kam fiksuar mirė nė kujtesėn time.

Tashmė punoni pėr televizione private, cili ėshtė opinioni juaj pėr to?
Vėrtet ka shumė televizione private, dhe kjo ėshtė gjė e mirė, por emisionet e tyre janė ende shumė tė varfra. Unė nuk do t“ja falja njė televizioni qė ka njė teknikė shumė tė lartė qė tė japė ēdo gjysmė ore lajme. Kam pėrshtypjen qė televizionet janė pėrfshirė nga virusi i sė keqes nė Shqipėri. Pėr dy muaj e gjysmė, nė Francė, pashė njė larmi emisionesh, pozicione televizive shumė tė pavarura. Megjithatė, edhe nė televizionet tona ka edhe anė pozitive tė programacionit. Kam bėrė njė studim pėr njė dokumentar pėr Voskopojėn, e cila ishte djepi i qytetėrimit nė kohėn kur Athina ishte fshat, ose pse mos tė flitet pėr integrimin e shqiptarėve nė botė. Nga ana tjetėr, Ministria e Kulturės duhet tė organizojė kurse njėvjeēare pėr operatorė, kameramanė, montazhierė pranė Akademisė sė Lartė tė Arteve, sepse vihet re njė amatorizėm, i cili po shtrembėron figurėn profesionale tė televizioneve. Duhet t“i mbahemi me besnikėri fjalės se regjisorit tė madh rus Hezejshtejnit, i cili thotė: “Syri im i djathtė ėshtė operatori. Ēfarė unė kam nė kokė, ai e realizon”. Operatori, natyrisht, ndryshon nga kameramani se ai ka arsenalin e vet, mjetet e ndriēimit, tė cilat nuk i ka kameramani i televizionit. Mund tė luash me shumė art me dritat, me hijet, mjete shprehėse, tė cilat i ka vetėm kinemaja. Kėshtu mė ka ndodhur me filmin “Mėsonjėtorja”, ku mua dhe regjisorin Muharrem Fejzo po na kritikonin se kishim marrė pėr aktore kryesore Roza Anagnostin. Sipas tyre, heroina e filmit ishte mė e re, por sė bashku me regjisorin ngulėm kėmbė dhe siē e keni parė Roza del vėrtet e papėrsėritshme nė kėtė film. Po ashtu, nė filmin “Kapedani” Bert Veria ka qenė 30 vjeē, por grimi, ndriēimi qė ėshtė pėrdorur aty e ka nxjerė Bertin plak. Pėr tė mos harruar filmin “Ballė pėr ballė” ku pėr realizimin e tij u vu nė shėrbim e gjithė flota ushtarake shqiptare. Do pėrmend kėtu ndihmėn dhe bashkėpunimin e madh qė pata me komandantin Dashamirin. Nė njė orė xhirim njė nėndetėse harxhonte 700 litra karburant, pra duhej tė bashkohej lėvizja ajrore, tokėsore, ujore nė njė pamje dhe mendo qė kjo po tė afroheshin anijet afėr njėra-tjetrės mund tė kishte pasoja katastrofike. Ky film pėrbėn evenimentin artistik timin, me tė cilin fitova titullin “Artist i merituar”.