08/10/2003 Korrieri
Njerez te SHISH-it, deshmojne per AKSH-ne
Pergjimet telefonike, vezgimet dhe materialet e grumbulluara nga njerezit e Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH), do te degjohen ne seancen e ardheshme ndaj tre krereve te AKSH- se, Adili Mustafaj dhe kryetarin e PUK, Idajet Beqiri

Njerez te Sherbimit Sekret Shqiptar, pritet te deshmojne ne procesin gjyqesor ndaj tre krereve te AKSH-se, Adilit, Mustafajt dhe Beqirit. Lajmin e pohuan per gazeten burime prane organit te akuzes se kryeqytetit te cilet pohuan se seancat e ardhshme gjyqesore, do te zhvilloheshin me dyer te mbyllura, per shkak se ne te do te deshmonin agjente dhe inspektore te Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH) , te cilet mendohet se do te japin deshmi ne lidhje me veprimtarine krereve te AKSH-se ne vendin tone. Te dhenat qe ata do te japin dhe identiteti i deshmitareve, sipas prokurorise duhet te mbahen sekret, per shkak te natyres se fshehte te punes se tyre. Tre kreret e AKSH-se, Gafurrr Adili, Taip Mustafaj dhe Idajet Beqiri, akuzohen nga prokuroria e Tiranes, per nxitje te urrejtjes fetare dhe etnike. Nderkaq qe prej 6 muajsh ndaj tyre organi i akuzes ne kryeqytet, ka nisur nje procedim penal ne lidhje me veprimatrine e tyre te kryer ne territorin shqiptar. Pikerisht kjo veprimtari, eshte mbajtur nen vezhgim, nga organet perkatese ne strukturat e SHISH-it, per nje periudhe te gjate kohore ndersa me pas, organi i akuzes leshoi nje flete arresti per ta. Parra rreth dy javesh, prokuroria es deklaroi hetimin e kesaj ceshtjeje te mbyllur dhe e dergoi dosjen per gjykim, me tre te pandehur. Perfaqesuesit e akuzes, nuk pranojne te japin elemente, apo fakte rreth karakterit dhe provave qe pritet te deshmojne njerezit e sherbimit sekret ne sallen e gjyqit, porse sqarojne se deshmite e tyre jane teper te rendesishme, provimin veprave penale te kryera nga te pandehurit. Si prova materiale, prokuroria ka sekuestruar nje minakerkues, ndersa jane kryer nje sere pergjimesh telefonike. Dy prej te akuzuarve, Adili dhe Mustafaj, ndodhen ne gjendje arresti, ndersa Idajet Beqiri eshte shapllur ne kerkim nga prokuroria.

Dashamir Bicaku
 

Gafurr Adili fsheh sekrete shtetėrore; gjykimi me dyer tė mbyllura

Lajmi i ores 8:15 AM

Gafurr Adili

TIRANE (8 Tetor) - Rreziku i pėrmendjes sė emrave tė politikanėve tė lartė shqiptarė tė pėrfshirė nė mbėshtetjen ndaj organizatave tė paligjshme tė konsideruara edhe terroriste, ka detyruar prokurorinė tė vendosė t'i kėrkojė gjykatės qė procesi ndaj krerėve tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH) tė arrestuar Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj tė bėhet me dyer tė mbyllura. Ky ėshtė konkluzioni qė ėshtė duke dalė pas kėtij vendimi jo tė zakonshėm dhe qė pohohet nga burime tė Gazetės pranė organeve tė drejtėsisė. E mbėrritur nė gjykatėn e Tiranės mė 26 shtator, dosja penale nė ngarkim tė shqiptaro-maqedonasve Gafurr Adili e Taip Mustafaj dhe shqiptarit Idajet Beqiri (do tė gjykohet nė mungesė) ėshtė paracaktuar nga akuza tė shqyrtohet e gjitha pa praninė e mediave dhe nė kushtet e ruajtjes nga rrjedhja e informacionit. Pra deri tani ėshtė njė vendim i marrė nė mėnyrė tė njanėshme nga pėrfaqėsuesit e hetimit, i cili do t'i propozohet qė nė seancėn e parė gjyqtarit tė pėrcaktuar tė ēėshtjes, Fehmi Petku.
Rreziku i daljes sė sekreteve
Burime tė Gazetės pohuan se akuza ka ardhur nė pėrfundimin qė gjyqi duhet tė bėhet me dyer tė mbyllura pas seancave tė marrjes nė pyetje tė dy tė arrestuarve Adili dhe Mustafaj. Tė njėjtat burime pohuan se ka tė ngjarė qė nė deklarimet e tyre tė jenė pėrmendur emra politikanėsh apo drejtuesish tė shtetit, tė cilėt qoftė nė mėnyrė tė tėrthortė janė pėrmendur si ndihmės materialė apo moralė tė linjės sė fortė tė kėtyre organizatave, duke filluar me ish-lėvizjen UĒK (Ushtria Ēlirimtare Kombėtare) tė drejtuar nga Ali Ahmeti, deri tek Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) e drejtuar nga Adili, Beqiri e tė tjerė. Burimet thonė se ka tė ngjarė qė gjatė marrjeve tė deklarimeve Adili dhe Mustafaj tė kenė shqiptuar fragmente qė dėmtojnė figurėn e kėtyre politikanevė apo pushtetarėve, tė cilat nėse do tė bėheshin publike, do t'i kushtonin seriozisht politikės ndėrkombėtare tė Shqipėrisė. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)


http://www.lajmet.com/
Interpoli lėshon fletėarrest pėr Idajet Beqirin nė 184 shtete

   
Shkup - Zyra e Interpolit nė Tiranė ka shpallur fletėarrest nė 184 shtete pėr sekretarin politik tė Armatės Kombėtare Shqiptare Idajet Beqiri pėrshkak tė nxitjes sė urrejtjes nacionale sė bashku me dy pėrfaqėsues tė tjerė tė kėsaj organizate, Gafurr Adili dhe Taip Mustafa, shtetas tė Maqedonisė. Adili kėrkohet nė tėrė kėto shtete pėr tu ekstraduar nė Tiranė dhe mė pas pėr tu gjykuar nga Gjykata e Shqipėrisė pėr vepra destabilizuese. Njohtimi i tillė ėshtė kumtuar edhe nė tėrė mediat e Shkupit./Liria