Faqe 3 - Politikė

8Dhjetor 2003

Kongresi i PS
 
Ndryshe nga konferencat e rretheve, ku nuk kanė arritur tė zgjidhen jo vetėm deputetė kundėrshtarė tė Nanos, por madje nė disa rrethe nuk janė zgjedhur as vetė kryetarėt e partive qė dyshohej nga stafi i Nanos se ishin kundėrshtarė, konferenca e Tiranės ka paraqitur njė tablo krejt tjetėr
 
Lista prej 54 delegatėsh tė konferencės sė Tiranės mbizotėrohet nga njerėz kundėrshtarė tė kryeministrit Nano
 
Meidani e Rama triumf nė Tiranė
Emin Barēi dhe drejtori i KESH, Harasani nuk zgjidhen delegatė
 

Luljeta Progni

Ish-Presidenti Meidani dhe kryebashkiaku Rama kanė triumfuar nė listėn e delegatėve tė zgjedhur nė qytetin e Tiranės, pėr Kongresin e PS-sė.

Pjesa mė e madhe e delegatėve qė do tė pėrfaqėsojnė kryeqytetin nė Kongres, janė njerėz qė pėrkrahin kandidaturat e Meidanit dhe tė Ramės, gjė qė konfirmohet edhe nga shumica e votave qė tė dy kėta kandidatė morėn nė konferencėn e Tiranės. Lista prej 54 delegatėsh qė u zgjodhėn nė konferencėn e kryeqytetit, mbizotėrohet nga njerėz qė pėrkrahin ish-kryeministrin Meta dhe pėr pasojė edhe kandidatėt qė do tė mbėshteten nga ai. Mendohet se janė mbi 45 delegatė qė janė kundėr Nanos nė listėn e Tiranės, ndėrkohė qė vetėm disa emra nė kėtė listė janė pėrkrahės “tė flaktė” tė kryeministrit. Ndryshe nga konferencat e rretheve, ku nuk kanė arritur tė zgjidhen jo vetėm deputetė kundėrshtarė tė Nanos, por madje nė disa rrethe nuk janė zgjedhur as vetė kryetarėt e partive qė dyshohej nga stafi i Nanos se ishin kundėrshtarė, konferenca e Tiranės ka paraqitur njė tablo krejt tjetėr. Ndryshimi nuk ka qenė vetėm pėrsa i pėrket zhvillimit tė konferencės, qė ishte njė proces mjaft i qytetėruar, ku janė dėgjuar tė shpalosin alternativat e tyre tė tre kandidatėt pėr kryetar tė PS. Por, ndryshimi pėr mė tepėr ka qenė nė pėrzgjedhjen e delegatėve, qė ndryshe nga rrethet ku kanė mbizotėruar delegatėt pro Nanos, delegatėt e konferencės sė Tiranės mbizotėrohen nga delegatė kundėrshtarė tė kryeministrit dhe qė pėrkrahin kandidaturat e tjera.

Pėrbėrja e listės
Nė listėn fituese tė delegatėve tė kryeqytetit qė do tė jenė nė Kongres, kanė qenė edhe ish-Presidenti Meidani, por edhe kryebashkiaku aktual Edi Rama. Ndėrkaq nė kėtė listė nuk ka munguar edhe emri i njėrit prej “legjendave” tė socialistėve, Dritėro Agolli, por gjithashtu nė listė dhe madje me njė sasi tė konsiderueshme votash ėshtė fitues edhe ish-shefi i SHISH-it, Fatos Klosi. Gjithashtu, do tė jenė nė Kongres edhe disa prej anėtarėve tė strukturave drejtuese tė Forumit tė Rinisė Eurosocialiste tė Shqipėrisė (FRESSH), tė kryesuar nga kryetarja e FRESSH pėr Tiranėn, Monika Kryemadhi. Lista ka patur mjaft gra nė pėrbėrje tė saj, tė cilat tashmė, ndryshe nga rrethet tė cilėt kanė zgjedhur kryesisht delegatė burra, do tė jenė delegate tė kryeqytetit nė Kongres. Ndėrkaq lista e quajtur mjaft cilėsore dhe e larmishme nga kryetari i PS-sė sė Tiranės, Musa Ulqini, ka brenda edhe njerėz pėrkrahės tė kryeministrit Nano, siē ėshtė zėvendėsministri i Industrisė, Arben Ahmetaj, si dhe biznesmenia Shefikat Ngjela. Lista e delegatėve tė kryeqytetit ka lėnė jashtė shefin e kabinetit tė Nanos nė PS, Emin Barēi si dhe drejtorin aktual tė KESH-it, Andis Harasani, tė cilėt nuk kanė mundur tė marrin votat e mjaftueshme nga socialistėt kryeqytetas pėr tė qenė pjesėmarrės nė Kongres si delegatė.

Meidani e Rama nė krye tė listės
Dy kandidatėt pėr kreun e PS-sė, kanė qenė tė zgjedhurit kryesorė nga socialistėt e Tiranės. Rama duket se ka marrė njė pjesė tė mirė tė votave, gjė qė i dedikohet jo vetėm fjalimit mjaft tė fortė tė tij gjatė ditės sė konferencės, por edhe se njė pjesė e mirė e delegatėve kanė qenė edhe pjesėtarė nė stafet elektorale gjatė kohės sė fushatės pėr zgjedhjen e Ramės si kryebashkiak. Ndėrsa ish-Presidenti Meidani ka arritur tė marrė njė sasi tė konsiderueshme votash, jo vetėm qė mbėshtetet fuqishėm nga njerėzit e ish-kryeministrit Meta nė konferencėn e Tiranės, por edhe si rrjedhojė e njė fjalimi mjaft tė matur, ku ndryshe nga kandidatėt e tjerė duke pėrfshirė edhe kryeministrin Nano, evidentoi njė platformė dhe njė program tė qartė pėr tė qenė nė krye tė Partisė Socialiste.

 

Kryetari i socialistėve tė Tiranės
Ulqini: Lista e delegatėve ėshtė mjaft cilėsore

Kryetari i PS-sė sė Tiranės Musa Ulqini, ka vlerėsuar mjaft pozitive listėn e delegatėve tė Tiranės pėr nė kongresin e 12 dhjetorit:”ėshtė shumė interesante, ėshtė shumė cilėsore, janė zgjedhur emrat e personaliteteve mė tė spikatura tė PS-sė, ka numėr rekord shoqesh, ėshtė njė numėr i konsiderueshėm i FRESSH, sepse ėshtė shumė e rėndėsishme. Delegatėt me votėn e tyre kanė sjellė atė pėrfaqėsim qė duhet nė kongresin e 12 dhjetorit”, tha Ulqini. Ai ka vlerėsuar si njė proces model pėr konferencat e tjera tė socialistėve nė rrethe: ”Gjithēka ėshtė zhvilluar pa tension me mirėkuptim nė pėrputhje me tė gjitha procedurat dhe nė mėnyrė qė PS e Tiranės pėrmes shembullit qė dha dje duke ftuar nė podiumin e kėsaj konference, tre kandidatė sėbashku pėrmes cilėsisė sė diskutimeve dhe alternativave qė paraqitėn, skandidatėt pėr kryetar partie, pėrmes procesit transparent tė votimit, i cili u zhvillua nė sy tė gjithė delegatėve, unė besoj se ne e kemi bėrė mė sė miri detyren. Ishte njė model sesi socialistėt duhet t“i organizojnė takimet e tyre ku nė vend tė emocionit, duhet tė ketė argument, tė ketė logjikė, tė ketė solidaritet”, tha Ulqini menjėherė pas pėrfundimit tė procesit tė votimit. Ai nuk ka komentuar faktin se Barēi dhe Harasani tė njohur si mbėshtetės tė Nanos, nuk janė zgjedhur delegat nė kongres: ”Unė s“kam asnjė koment sepse ky ishte verdikti i 390 delegatėve tė konferencės sė Tiranės, ato pėrzgjodhėn nga lista nga konferenca nga tė gjitha strukturat e partisė dhe nga 108 emra kanė dalė 54” tha Ulqini.

 

Berisha: Bandat nė PS, pėrcaktojnė zgjedhjet

Nė votimin e djeshėm tė socialistėve, 40 pėrqind tė fletėve tė votimit ishin tė pavlefshme, ē“ka do tė thotė se banda dhe vetėm banda brenda dhe jashtė kėsaj selie, janė ato qė duan tė pėrcaktojnė tė zgjedhurin. Ky ėshtė njė shembull i antivlerave qė mbart udhėheqja socialiste nė vetvete.

 

54 delegatet e Tiranės

Dritėro Agolli
Rexhep Meidani
Edi Rama
Musa Ulqini
Monika Kryemadhi
Leonidha Toska
Besnik Bare
Anastas Angjeli
Fatmira Veizi
Ilir Kokona
Irfan Dashi
Jeta Seitaj
Luan Zhegu
Fatos Klosi
Luan Shahollari
Luzhiana Abazi
Lili Nushi
Petrit Bare
Pėrparim Bodinaku
Pandi Sara
Rexhep Ēuko
Adnan Qatipi
Roland Ēelmeta
Afėrdita Stefani
Ahmet Ceni
Aziz Tahiri
Arjan Kokona
Anita Zaimi
Arben Ahmetaj
Bledar Doracaj
Eva Allushi
Elidiana Canaj
Elvis Mataj
Etleva Bisha
Fatri Sinani
Hysen Binjaku
Laureta Omeri
Harilla Kola
Lumturi Xhezo
Mirela Meko
Saemira Pino
Suzana Akrama
Sherif Bundo
Tatjana Selenica
Vjollca Ibro
Vaid Kalaja
Blendi Marikaj
Edmond Hoxha
Fatbardha Toto
Shefikat Ngjela
Mirvjena Xhema
Maksim Zano
Natasha Toska
Jahe Fida

 
© 2003 Gazeta Panorama