09/04/2003 - http://www.korrieri.com/

 

 

Legalistet, ne prag te divorcit me Berishen
Pas perjashtimit nga Komisioni parlamentar hetimor per fajdet, "Levizja e Legalitetit" e cileson "Bashkimin per Fitore" si nje koalicion te perfunduar. Pergatitet dalja vetem ne zgjedhjet vendore te vjeshtes, duke goditur planet e PD per bashkimin e opozites

TIRANE - Zyrtaret e larte te Partise "Levizja e Legalitetit" e vleresojne si absurd, vendimin e dy partive me te medha parlamentare, PS dhe PD, per te mos lejuar perfaqesimin e grupit parlamentar legaliste ne komisionin parlamentar hetimor per transparencen e transparences se fajdeve. Dy dite me pare, Kuvendi ngriti komisionin me 11 anetare dhe grupi parlamentar i PLL nuk perfaqesohet me asnje anetar ne kete komision. Kryetari i PLL Eqrem Spahiu, nenvizon se ky veprim eshte ne vazhden e nje seriali perpjekjesh te lidershipit socialist dhe atij demokrat, per te zbehur rolin e PLL dhe te alternatives mbreterore ne jeten politike dhe parlamentare te vendit. "Ėshte teresisht e paaresyeshme politikisht dhe moralisht, qe nje parti, e cila ka vetem dy deputete ne Kuvend, te perfaqesohet po me keta dy deputete edhe ne komisionin parlamentar hetimor per transparencen e transparences se fajdeve. Grupi parlamentar i PLL, i cili ka 5 deputete ne Kuvend, nuk perfaqesohet me asnje anetare ne kete komision. Kjo eshte teresisht e papranueshme", thekson Spahiu. Sipas tij, zhvillimet e fundit, si dhe perpjekjet per ta vene PLL perpara fakteve te kryera, pa marre politikisht asnje mendim prej saj, kane bere qe lidershipi legalist te vleresoje realisht situaten e krijuar rreth kesaj partie. Per kreret e PLL-se, koalicioni "Bashkimi per Fitore", tashme eshte thjeshte nje emer ne listen e gjate te koalicioneve qe krijohen ne Shqiperi dhe qe s'kane asnje lloj funksioni, pervecse atij dekorativ. Nisur nga zhvillimet me te fundit politike ne vend dhe ne jeten parlamentare, behet e ditur se kryesia qendrore dhe Keshilli Kombetar i PLL, po shqyrton alternativen per te dale vetem ne zgjedhjet e pergjithshme vendore te vjeshtes se ketij viti. Per kete qellim, ka filluar edhe nje fushate intensive organizative ne rrethet kryesore te vendit, si dhe perzgjedhja e kandidaturave te mundshme per kryetar bashkish dhe komunash. Vendimi i krereve te PLL per te dale vetem ne zgjedhjet vendore, do te ishte nje goditje e forte politike per udheheqjen e demokrateve, e cila ka shpallur si objektiv politik bashkimin ose unifikimin e opozites ne nje koalicion, apo parti te vetme. Largimi i legalisteve, te cilet formalisht bejne pjese ne koalicionin "BF" te drejtuar nga PD, do te shkerrmoqte ndjeshem te ashtuquajturat perpjekje te kreut te PD, qe opozita te dale me nje ze te vetem ne zgjedhjet vendore, apo edhe ato te pergjithshme.

A.META
 
 
Nje nga njerezit e Zogut
Nenkolonel Suhbi Topulli pati kalvarin e te gjithe njerezve, qe qendruan ne Shqiperi ne vitin 1939 dhe qe iu binden profesionit te tyre. Komunistet nuk e falen per pjesmarrjen e tij ne xhandarmarine e vitit 1944, packa se ai kishte ndihmuar edhe antifashistet dhe e pushkatojne pa gjyq. Vdekjen, paradoksalisht e dine dhe e fshehin edhe njerez qe i ka shpetuar. Do te kalonin 50 vjet, qe familja te merrte vesh fundin tragjik te jetes se tij

Ne fund te shkurtit 1939, A.Zogu urdheron organizimin dhe pergatitjen e forcave ushtarake per mbrojtjen e atdheut, pasi prej kohesh e kishte studiuar dhe kuptuar situaten, qe Italia fashiste do te sulmonte Shqiperine. Pikerisht, ne kete kohe, me 28 shkurt 1939 emeron Komandant te Xhandarmerise ne Elbasan nje nder besniket e tij, Kapitenin e Klasit te pare Suhbi Topullin. Me emerimin e tij ne Elbasan, objektivi ishte qe pervec pergatitjeve te shumta qe duheshin bere per rezistencen ndaj fashizmit, nje nder to ishte qe te mbahej nen kontroll edhe aktiviteti i beut te Elbasanit, Shefqet Verlacit. Ishte koha kur ky i fundit kishte dale gati hapur kunder monarkise dhe vizitat e tij ne Itali ishin te shpeshta (Mbreti Zog i kishte ndare te bijen). Kjo do te bente kete personazh te njohur, qe te ishte menjehere pas okupimit, kryeministrin e pare kuisling te Shqiperise.

Dhe, ne ditet qe do te shoqerojne atmosferen e okupimit fashist, ne momentet e fundit, Mbreti Zog e kerkon oficerin e tij besnik Topulli ashtu si shume te tjere, qe ta shoqerojne jashte atdheut. Ky i fundit, per arsye thjesht familjare, nuk largohet. Jane ditet e para te prillit te vitit 1939, kur ne kete moment, mbreti Zog e lajmeron ate dhe disa prej njerezve te tij, sipas kujtimeve te familjes, qe "Te keshilloj qe te mos ngaterrohesh me asnje parti politike. Kur te marresh sinjalin tim, duhet te jesh i gatshem". Ky eshte momenti i fundit i ndarjes se tyre ne jeten e gjalle dhe te dy njerezit, qe kishin bashkepunuar qe ne Kongresin e Lushnjes, do te ndaheshin perfundimisht. Si kujtim te kesaj ndarje, ai mban nje nagant jashte serie, te prodhuar ne Belgjike, qe i atribuhej nga Zogu miqve te tij me besnike.

Sutbiu eshte "i qete" ne diten e pushtimit me vendimin qe ka marre. Ai do te shikoje thjesht punen e tij. Dhe, me emrin e tij nuk eshte e lidhur ndonje veprimtari e vecante fillimisht. Por, ai vendos qe te qendroje ne hije, duke pritur ate qe do te organizohej nga jashte prej Lartmadherise dhe njerezve te afert. Nderkohe, i vellai i tij internohet ne Itali dhe ai vete eshte i pushuar nga puna dhe i izoluar ne Lushnje, ku cdo levizje i kontrollohet deri ne detaje. Si besnik i Mbretit e ruan kudo nagantin si shenje e miqesise, duke manovruar packa se me kete e kercenojne per jeten. Ne vitin 1942, emerohet ne Korce dhe ne ditet e para te qershorit te vitit 1943 eshte prezent kur u zhvilluan demostratat antifashiste dhe ku u arrestuan gati 420 demostrues. Pushohet direkt me urdherin e Jakomonit me shkrese nr.03166 date 16.06.1943. Ndersa, ne kohen e Keshillit te Larte te Regjences, Suhbi Topulli emerohet si Komandant i Xhandarmerise ne Tirane. Ne 28.11.1943 eshte graduar major dhe eshte Komandant i Xhandarmerise se Tiranes. Ne kete detyre, ate e kap edhe fushata e tmerrshme e Xhafer Deves, ish ministrit te Brendshem. Ne bashkepunim me gjermanet, ai beri raprezaljet e njohura ne Tirane, te cilat u kundershtuan ashper nga Topulli si oficeri i karrieres. Ai iu drejtua drejtperdrejt Deves: "Nuk ke aspak te drejte, qe te besh gjakderdhje, ti je kosovar, ti can e iken por do te lesh ketu nje gjakderdhje te madhe, pasojat e te ciles do te jene katastrofike". Ndoshta fillon ketu edhe kalvari i tij si shume te tjereve pas shume koheve. Ne Luften per Clirimin e Tiranes, vriten per inerci te ngjarjeve te tilla shume njerez te pafajshem. Gjate kohes, qe ai eshte ne detyren e ushtarakut, ai arrin qe te ndihmoje edhe komuniste, thjesht prej idese se ata jane antifashiste. Me 23 prill eshte Komandant i shkolles se xhandarmerise dhe gradohet nenkolonel. Por, ne kete detyre nuk do te qendroje gjate: Ne fillimin e luftes per Clirimin e Tiranes, ndersa partizanet kishin hyre ne qytet e njoftojne thjesht via-telefon:"Duam Suhbiun. Po flasim nga Komanda e Pergjithshme e Shkolles se Xhandarmerise. Jemi forcat partizane dhe te kerkojme qe te bashkohesh me ne. Ti je nga familje patriotesh dhe i ndershem, duhet te marresh vendin qe e meriton". Nje dite me pas ai nuk iken me ne pune. Dy ilegale e takojne ne Rrugen e Kavajes, ku njeri prej tyre i njohur nga familjaret si Ll.G., e njoftojne se do ta dergojne per pune ne Shtabin Partizan. Ai kerkon te kthehet ne familje dhe qe andej ata, nuk do ta shohin me. Kalvari i familjes eshte i gjate, ndersa Suhbiu pushkatohet si shume te tjere tek Ura e Brarit. "Nga fundi i vitit 1993,- kujtojne familjaret e tij, -nje i burgosur politik, Ramiz Kasa, do te deshmonte: Ishte fundi i tetorit, fillimi i nentorit te vitit 1944. Mua bashke me Z. T. na moren per te pushkatuar. Ne nje nga keto ditet e para te fillimit, ishte nate reth ores 10-15 sjellin te lidhur me tela ne duar kater persona. Kur u afruan afer nesh ishin Suhbi Topulli, Boris Belefski (Rus i bardhe), Selman Shqefni dhe Hasan Dine. ...Pas 15-20 minutash degjuam krismen e automatikut. Kush nga te afermit e viktimave te vije e te me takoje dhe dha adresen".

Dhjetra vite me vone, Presidenti i Republikes Sali Berisha dekoroi viktimat e pafajshme ne Luften e Tiranes nga rregjimi komunist, i cili pushkatoi ato dite rreth dyzet oficere dhe dhjetra intelektuale, ku nje nder ta ishte edhe Suhbi Topulli, nje nga besniket e mbretit Zog. Per familjen e Suhbiut pastaj nuk kane mbaruar problemet dhe shqetesimet, qe kishin lidhje me figuren e njerezve te shquar te familjes se tyre.

Suhbiu ka lindur ne Gjirokaster ne 1 shkurt te vitit 1898. Ai arsimohet ne Stamboll dhe qe ne vitin 1915, ende shume i ri, eshte sekretar ne xhandarmerine e Mallkastres. Bashke me te vellain dhe te jatin marrin pjese aktive ne Kongresin e Lushnjes, ne pozicione te ndryshme. Suhbiu drejton forcat vullnetare dhe ndihmon Zogun qe te udhetoj drejt Tiranes. Zogu, si minister i brendshem, mbeshtetet mes te tjerash edhe ne shpatullat e njeriut te tij Topulli, duke ndihmuar per carmatimin e popullates. Iken ne Greqi, kur Zogu largohet dhe rikthehet me ardhjen e Ahmet Zogut. Ne karrieren e tij, ai do te kete emerime qe nga Skrapari deri ne Koplik dhe me vone eshte edhe prefekt i Kukesit. Oficer i njohur karriere dhe nje nga njerezit me te respektuar ne kohen e tij eshte edhe Qark-komandant i xhandarmerise ne Tirane dhe ne vitin 1939, pushtimi e gjen ne postin e Komandantit te Xhandarmerise se Elbasanit.

(Mbeshtetur ne shkrimin e familjareve te tij, per prezantimin Nenkolonel Topullit, dekoruar nga Presidenti Berisha)
 
Moisiu dekoron komandot
Presidenti i Republikes Alfred Moisiu dekoroi ushtaraket shqiptare, pjesemarres ne misionin ISAF- 2, ne Afganistan. Me cilesine Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, vleresoi punen, vetmohimin dhe profesionalizmin e treguar te batalionit special shqiptar, i cili, sikurse theksoi ai, "identifikohet tashme si pjese e rendesishme e krenarise sone kombetare". "Misioni i juaj ne Afganistan, ai i kolegeve tuaj ne Bosnje, si dhe misioni i pritshem paqeruajtes ne Irak, kane ndikuar ne rritjen e imazhit dhe vleresimit te Shqiperise perpara partnereve tane nderkombetar", - tha Presidenti Moisiu. Duke u ndalur ne disa nga detyrat e permbushura me sukses nga batalioni special, kreu i shtetit e cilesoi misionin paqeruajtes ne Kabul te Afganistanit te 30 oficereve e nenoficereve, te drejtuar nga Kapiten Arben Kingji, nje moment krenarie per te gjithe ushtrine shqiptare. "Ju u shnderruat, - u tha Presidenti, komandove, - ne ambasadore te shkelqyer te paqes dhe te Shqiperise, me perfaqesimin shembullor, qe i bete Atdheut, shoqerise, Forcave tona te Armatosura, Flamurit tone Kombetar. Atdheu u eshte mirenjohes dhe mirenjohja e tij nuk humbet kurre". Me pas Presidenti Moisiu, dekoroi te gjithe ushtaret e batalionit me "Medaljen per sherbime ushtarake" dhe komandantet me "Medaljen e arte te Shqiponjes".