Komunikatė


Bashkimi Demokratik pėr Integrim, mė datė 09 shtator 2003 mbajti mbledhjen e Kryesisė nė tė cilėn u shqyrtua situata e krijuar nė vend pas intervenimit policoro- ushtarak nė malėsinė e Shkupit. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė edhe deputetėt, ministrat dhe zėvendės ministrat e kėsaj partie. Me kėtė rast, kryesia qėndrore e BDI-sė mori kėto qėndrime:


Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si bartės i programit politik tė ish Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, inicues dhe projektues i reformave tė vėrteta tė sistemit kushtetues- juridik dhe shoqėror tė Republikės sė Maqedonisė, ka insistuar dhe insiston qė kėto reforma tė bazuara nė Marrėveshjen Kornizė tė Ohrit, tė realizohen nė mėnyrė thelbėsore dhe pa hezitim. Tė vetėdijshėm se do tė ndeshemi me struktura regresive, BDI-ja vazhdimisht ka potencuar dhe kėmbėngulur tek partneri i koalicionit, qė reformat janė tė domosdoshme pėr tė stabilizuar vendin dhe pėr ta rehabilituar nga konflikti i vitit 2001.


Prioritet pėr BDI-nė kanė pasur dhe kanė reformat e sistemit tė sigurisė dhe mbrojtjes si segmente kyēe dhe tė ndjeshme pėr shtetin. Fatkeqėsisht, ngjarjet e fundit po dėshmojnė se ky proces nuk zhvillohet nė pėrputhje me nevojat dhe kėrkesat e vendit. Insistimi i vazhdueshėm i kuadrove tė BDI-sė nėpėr institucione ka qenė dhe mbetet pikėrisht ristrukturimi i kėtyre segmenteve. Kemi qenė tė vetėdijshėm se ne me partnerin tonė nė koalicion nė rrethana tė jashtėzakonshme, na nevojitet angazhim kėmbėngulės pėr tė sfiduar tė gjitha obstruksionet qė pėr fat tė keq, veprojnė nė kuadėr tė strukturave tė pushtetit.


Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė i vendosur, ka potencial njerėzor dhe nuk i mungon guximi pėr tė pėrmbushur me besnikėri obligimet e marra karshi popullatės dhe pėr ti realizuar ato deri nė fund. Nė kėtė rrugė ne hecim sėbashku me komunitetin ndėrkombėtar- NATO, SHBA dhe BE, tė cilėt janė tė pėrkushtuar pėr jetėsimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, dėshtimi i tė cilės do tė thotė edhe mosekzistim i mėtejmė i Maqedonisė si shtet.


Incidentet e fundit ndodhin nė prag tė fillimit tė bisedimeve nė mes Prishtinės dhe Beogradit pėr pavarėsimin e Kosovės, nė kohėn e miratimit tė ligjeve mė tė rėndėsishme qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit, si dhe bashkėpunimit tė intensifikuar tė shteteve nėnshkruese tė Kartės sė Adriatikut. Ne konsiderojmė se kėto procese kanė provokuar dhe kanė vėnė nė lėvizje kundėrshtarėt e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan. Qėllimet e kėtyre strukturave antireformiste, antidemokratike dhe antishqiptare tė mbetura nga UDB-ja janė ndarja e Kosovės, mosekzistimi i Maqedonisė dhe destabilizimi i vazhdueshėm i rajonit. Kėto qarqe janė nė shėrbim tė tezės se pavarėsia e Kosovės do tė destabilizojė Maqedoninė dhe shtetet fqinje.


Bashkimi Demokratik pėr Integrim apelon tek ish- ushtarėt e UĒK-sė kėtu dhe nė Kosovė, tek anėtarėsia, dhe simpatizantėt qė tė jenė konsekuentė nė drejtim tė realizimit tė qėllimeve politike dhe tė mos binė nė grackat e skenareve qė e pengojnė procesin jetėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe pavarėsimit tė Kosovės nė rrugėn drejt integrimit nė NATO dhe Europės pa kufi.


Pas takimeve tė vazhdueshme tė Kryesisė me anėtarėt e vet dhe takimet me faktorėt relevantė ndėrkombėtarė dhe shqyrtimit dhe analizave tė situatės, Bashkimi Demokratik pėr Integrim kėrkon:


- Grupi punues pėr menaxhimin e krizės tė dalė me njė raport tė detajuar pėr ngjarjet nė malėsinė e Shkupit;


- Pėrgjegjėsi konkrete nga ata qė urdhėruan dhe udhėhoqėn kėto operacione ushtarako-policore jashtė konsultimeve tė domosdoshme brenda qeverisė dhe me faktorin ndėrkombėtar;


- Rishqyrtim tė politikės pėt integrimin e ish zonave tė krizės


Me kėtė rast, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si vazhdimėsi e ish Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, si inicues i ndryshimeve dhe bartės i proceseve tė jetėsimit tė tyre, apelon tek popullata qė tė ketė besim tė plotė tek ne dhe tė na pėrkrahė nė rrugėn drejt jetėsimit tė aspiratave tė luftės.


09.09.2003
Tetovė
Ali Ahmeti
Kryetar i BDI -sė