http://www.gazeta55.com/
 
personalitet

Nji keshille profesorit te historise

Para disa ditesh lexova nji artikull te z. Paskal Milo, ku paska zbulue qe Mbreti i Shqiptareve Zogu I i paska fal Shen Naumin serbeve si falenderim qe e ndihmuan te rimarre pushtetin ne Shqipni. Te pohojsh nji gja te tille do te thote qe te mbesish, dhe te vazhdojshe ne gjurmat e eterve shpirtnor te sllavo‑komunizmit dhe krimineleve te Kombit Shqiptare Ever Hoxha e Mehmet Shehu me gjithe (PPSH).

Tashma edhe pse ish bijte e Enverit kan pushtetin, por koha e persekutimeve ka kaluar, demagogjija dhe  parrullat enveriste nuk kane ma efekt, u ka dale boja dhe nuk i beson ma kush. Figura e shkelqyer e prijsit dhe krijusit te shtetit te pare modern shqiptare e ka vendin e pare ne historine e ardhme te shkruar nga historian pa paragjykime dhe jo lakej te serbo‑grekve qe lehin per nji privilegj, ose qe nuk munden me u nda nga e kaluara me qe i kane sherbye ne dam te popullit shqiptare.

Do te ishte mire qe dijenit sakate te historise se marksizmit qe jeni edukuar te nderrosh pak dhe te studjojsh menxyrat e atyne qe te shkolluan dhe qe u sherbeve se si u veprua ne vitet 40 dhe luftes civile.

Ju e dini shume mire si historian i pashallareve te kuq se Titua krijoi partine e se keqes (PK) qe te luftoje popullin dhe kombin tone qe te mos ngrinin kekesat e nacionalisteve Ball‑Legalitet per Shqipnine ethnike. Kesaj i a arrijti me ane te Stoiniēit, Mugoshes, Miladinit dhe Tempos. Lexo ne Titistet e Enver Hoxhes f.193 Stoiniēi, PK dhe Enverit:‑"Vija juaj me Bazin e Canes s`ka qene e drejte. Kjo vije s`qe ne favor te bashkimit te gjere te masave , por ka sjelle perēarje dhe, dihet, ‑ perēarja  eshte lufte civile." Ketu kuptohet se kush e donte luften kunder forcave nacionaliste, pra sllavet donin prishjen e marreveshtjes se Mukes dhe e bane me ndihmen e shqipfolesve qe shkatarruan deri ne palce ate popull.

Nji historian duhet ti shohi ēeshtjet me tjeter horizont te thellohet dhe te lexoj edhe ate qe shkruajn dhe te kampit te demokracise dhe jo vetem te dekadences mjerane enveriste.

Une nuk e kam perjetue rregjimin e Zogut, por vetem kam degjuar, nuk jam as dhe historian, por kam lexue gjana per te zbulue ate qe me duket ma e vertete se ajo literature propagandiste komuniste qe na servireshi dikur. Kam lexue edhe nji libet te mrrekullushem dhe plot me fakte konkrete historko‑politike. Ne se nuk e ke lexu e besoj se  e gjene ne biblioteke se tashti nuk asht ma i ndaluar. Quhet " 10 vjet Mbretni 1938." Une kam 40 vjet ne Stockholm (Suedi) dhe ketu shoh se si funksionon dhe si asht organizue shteti. Ne se ju keni mesue sado pak kur keni qene ketu do te banit mire me e lexue "10 Vjet Mbretni" per te pa se si Ai Shtetari  dhe Shqiptari i famshem e krijoi nga hiēi dhe e vuni shtetin ne rrugen e botes se qytetnuar sikurse ketu, dhe kjo qe ne fillim te viteve 30.

Persa i perket shkrimit me aq mllef se Zogu paska fal Shen Naumin, e keni marre pergjigjen nga vete i ndieri patrioti dhe diplomati i shkelqyer, Mehdi Bej Frasheri, botuar ne "Gazeta Shqiptare" me 30 gusht, qe ka qene vete kryetari i komisionit shqiptare ne ate kohe. Je nxitue profesor ose e ban me kast se akoma ke mbetun sikurse ke qene dhe i sherben idealit te kaluar dhe tani kerkon edhe vota.

Shkruaj ma shume per terrorin serb mbi Kosoven qe ideotoret tuaj e lane nen Serbi per hire te internacionalizmit proletar qe ju i dini permendesh ato parrulla monstruoze. Shkruaj per ata martire qe u sakrifikuan deri ne varr se donin te ishin me Shqipnine, qe kryeqyteti i tyne te ishte Tirana, qe Titua e pastaj Milloshi i kalbi dhe kur ndonji dilte ne Atdheun mame e gjinte po ajo qe e gjinte tek serbi. Sepse rregjimi i Kainit Hoxha Shehu ishin edhe masha e serbit kunder patrioteve kosovare.

Kjo fatkeqsi po vazhdon nga bijte e diktatoreve qe sot qeverisin Shqipnine. Mos harro Kreten, Krans Montanen apo Lisabonin. Profesor kane kalue 80 vjet qe ajo qe ngren ti asht genjeshter dhe hipokrizi komuniste. Rri majtas por flit drejt per hire te se vertetes ne se do qe dikush te ndegjoje ndonjihere.

Stockholm  2003‑09‑02                       Adil  Biēaku  

 

Okelio:  Nė kujtim tė 135 vjetorit tė lindjes sė Charls Tellfort Ericson

Rezidenti i parė amerikan nė Shqipėri dhe misioni i tij

Nga Kastriot Dervishi

Ai u nis nga Bostoni drejt Shqipėrisė mė 1 gusht 1908 me anijen "Republika". Fillimisht ndaloi nė Liverpul, pastja nė Londėr, Paris e Marsejė, e prej kėtu pėr nė Stamoll, nė kryeqendrėn e Perandorisė Osmane, ku bordi amerikan kishte zyrėn kryesore pėr Lindjen e Afėrme. Bashkė me tė ishin gruaja e tij, djali 9 vjeēar Erli, vajza 8 vjeēare Liza dhe djali i vogėl 5 vjeēar Poli, duke u bėrė pas pak kohe, rezidenti i parė amerikan qė do tė vendosej nė Shqipėri bashkė me familjen e tij. Ishte prift protestan dhe quhej Charls Tellfort Ericson.

"Ne qemė nisur pėr tė ngritur njė mision nė Shqipėri, kėshtu sipas ditarit tim, tė piktuar nė atė kohė, e vetmja gjė qė shihja, pėrsiatja dhe flisja, ishte Shqipėria. Veprimtaritė e tjera, si t'i kisha tė paralizuara" (Charls Tellfort Ericson "Pesė vjet nė Shqipėri", faqe 12) ‑ shkruan ai nė kujtimet e tij, pėr ēastin kur i qe drejtuar tokės shqiptare.

Pas mbėrritjes nė Selanik, sė bashku me familjen ai ka udhėtuar me tren drejt Manastirit, ku gjendej njė qendėr e misionit pėr vajza. Mė 5 shtator 1908 ėshtė vendosur nė Korēė, pėr tė cilėn nė kujtimet e tij shprehet:

"Sa u befasuam me Korēėn! Shtėpiat tė dukeshin si ato qė kishim parė nė rrugėt mė tė mira tė qyteteve amerikane, ndėrsa banorėt e saj, me tė arritur ne, na uruan mirėseardhjen dhe na folėn nė gjuhėn amerikane. Korēa i ngjante sė tepėrmi disa qyteteve gjermane apo skandinavave tė Amerikės" (faqe 14).

Nė Korēė zhvillonte veprimtarinė  e tij Misioni Shqiptaro ‑ Amerikan i prirė prej anėtarėve tė familjes Qiriazi.

Charls Tellfort Ericson ka qėndruar vetėm tre javė nė Korēė, pėr tė udhėtuar sėrish drejt njė qyteti tjetėr tė Shqipėrisė si Tirana. Rrugėn pėr kėtu e bėri duke u nisur nga Saranda pėr nė Durrės. Nė Tiranė, Ericson u vendos nė njė shtėpi nė rrugėn e Dibrės, pėr tė lėvizur sėrish nė drejtim tė Elbasanit, pėr tė cilin nė kujtimet e tij shkruan:

"Vendasit mė kishin pritur me pėrzemėrsi, madje mė kishin lutur qė tė rrija e tė hapja njė shkollė shqipe" (faqe 38).

Pėr transferimin e misionit nga Korēa pėr nė Elbasan, ai shkruan se kėtu kėrkohej blerja e njė trualli dhe ndėrtimi i dy shtėpive dhe i njė shkolle pėr vajza.

Fillimisht u hap njė shkollė pėr djem me drejtor Kristo Dakon, e cila u mbyll pas martesės sė tij me drejtoreshėn e shkollės sė vajzave nė Korēė, Sevasti Qiriazi.

Ericson dhe misioni i tij

Charls Tellfort Ericson ka lindur mė 15 korrik 1867 nė shtetin Ilinos. U diplomua nė Universitetin De Paux. Mė vonė studioi edhe nė Fakultetin e Teologjisė nė Univeristetin e Bostonit dhe pastaj nė Universitetin "Yale" ku u bė doktor nė teologji.

U dėrgua si misionar nė Shqipėri. Nga qėndrimi i gjatė sidomos nė Elbasan mėsoi mjaft mirė dhe gjuhėn shqipe si dhe mund tė thuhet se ėshtė rezidenti i parė amerikan nė Shqipėri.

Kur mė 2 ‑ 9 shtator 1909 nė Elbasan u mblodh kongresi qė vendosi ndėr tė tjera edhe ngritjen e shkollės Normale, ai ndodhej nė kėtė qytet. Nė kongres merrnin pjesė edhe misionarėt Sevasti Qiriazi (Dako), Katerina Cilka (pėr Korēėn) dhe Kristo Dako (pėr Tiranėn, ndonėse nė atė kohė banonte nė Elbasan).

Nė Elbasan u mendua tė ngrihej njė kolegj i madh amerikan, kolegj i cili ishte menduar mė parė tė ngrihej nė Korēė. Ndoshta shkaku i ndėrrimit tė kursit nga Korēa pėr nė Elbasan ėshtė mbajtja mė kėtė kohė e Kongresit tė Elbasanit.

Ēifti Kenedi qė kishte ndihmuar nė Korēė pėr rihapjen e mėsonjtores sė qytetit, vjen nė Elbasan dhe sė bashku me Eriksonin, me fondet e Misionit Amerikan tė Ballkanit, nė periudhėn maj ‑ qershor 1909 blejnė njė truall nė zonėn e Krastės nė lindje tė qytetit, me qėllimin e ngritjes sė njė kolegji nė vitin 1910. Nė atė kohė korēari Grigor Cilka shkruajti nė gazetėn "Dielli" tė datės 18 qershor 1909:

"Shumė mirė dhe fort e pėlqyer do tė jetė nė u bėftė kjo shkollė nė Elbasan....Sido qė vetė jam korēar, nuk e kam pėr turp tė them e elbasanasit janė mė tepėr mirėnjphės...Njoh nga afėr atdhetarė elbasanas dhe kam tė madhen shpresė se Elbasani do arrijė mė tė lartėn shkallė se ēdo qytet tjetėr i Shqipėrisė" (shih "Normalja nė fokus tė bashkohėsisė" nė pjesėn "Mjedisi arsimor, kulturor e mė gjerė nė Elbasan, nė prag tė ēeljes sė Normales dhe prania amerikane nė tė gjatė vitit 1908 ‑ 1920", tė autorit prof. i asocuar dr. Kujtim Bevapi, faqe 53).

Mirėpo shumė shpejt trualli i blerė tek tre pronarė elbasanas, u shpronėsua nga qeveria e kohės "pėr nevojat e saj", duke prerė nė mes ėndrrėn e Ericson‑it pėr tė ndėrtuar njė shkollė model nė zemėr tė Shqipėrisė.

Sikur tė mos mjaftonte kjo, nė mesin e vitit 1910, nė Elbasan erdhi vetė gjenerali i hekurt Shefqet Turgut Pasha (me tė cilin pati probleme deri nė arratisje edhe Shefqet Vėrlaci). Shtėpia e Ericson‑it kontrollohet nga forcat e tij mė 16 qershor 1910 dhe ai detyrohet tė shpėrngulet pėr nė Manastir, pėr t'u kthyer sėrish nė Elbasan mė 11 tetor 1911. U bė dėshmitar edhe i pushtimit serb tė Durrėsit dhe Elbasanit. Komandanti i trupave serbe e akuzoi si antiserb. Sipas vetė Ericson‑it "ai kishte marrė vendimin tė mė dėbonte aty pėr aty".

Nė pranverėn e viti 1913, Erikson rikthehet sėrish nė Shqipėri dhe bashkėpunon me Ministrinė e Arsimit tė Shqipėrisė, duke u vendosur edhe kėtė herė nė qytetin e Elbasanit. Mirėpo edhe kėtė herė detyrohet tė largohet nga Shqipėria pas djegies qė iu bė shtėpisė sė tij nga forcat ushtarake serbe qė kishin pushtuar Elbasanin. Largimi i kėsaj here ishte edhe mė i dhimbshėm pasi Eriksonit i kishte vdekur nė Lozanė tė Zvicrės edhe djali i madh Erli (shih Iliaz Gogaj "Shkollat amerikane nė Shqipėri", Tiranė 1995, faqe 143 ‑ 144).

Nė vitin 1913 ai do tė largohej nga Shqipėria pėr t'u rikthyer nė pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore.

Gazeta "Dielli" e datės 14 tetor 1913, boton fjalėn e Eriksonit nė njė miting tė mbajtur nė SHBA, ku ai ndėr tė tjera thotė nė lidhje me Shqipėrinė:

"Dijeni se ky komb ėshtė si njė zambak i bukur por i rrethuar prej ferrash dhe nuk e lenė tė lėshojė erėn e tij tė ėmbėl. Le tė vrapojmė e tė ē'rrėnjosim qė ka mbi kurriz tė tij dhe atėherė do tė shohė bota e qytetėruar se sa i mirė ėshtė ky zambak".

Nė vitin 1919 Ericson rikthehet nė Shqipėri dhe sėrish shkon nė Elbasanit. Kėtė herė ai ndikoi nė ngritjen e qendrės spitalore nė Elbasan, ku ngriti degėn e tij Kryqi i Kuq Amerikan (KKA).

Nė  fund tė shkurtit 1919, ishte formuar nė Itali njėsia e parė e Kryqit tė Kuq Amerikan (KKA) pėr Shqipėrinė, mbi bazė tė informacioneve qė ai kishte dėrguar pėr Shqipėrinė (shih Harris Silajxhiē "Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e Washingtonit", faqe 12). Ai shprehu mendimin se pėr Shqipėrinė, ndihma e KKA‑sė duhej tė ishte nė tre fusha: nė industri, bujqsėsi, shėndetėsi dhe nė shėrbimet e tjera publike. Pėr kėtė gjė sipas do tė ishte e domosdoshme ngritja e njė universiteti tė madh pėr Ballkanin tė organizuar nė SHBA. Mbi bazė tė propozimeve tė tij, mė 1 mars 1919, filloi nga puna njėsia e parė e KKA‑sė nė Durrės ku u ngrit edhe magazina qendrore e materialeve shėndetėsore, veshjeve dhe ushqimeve. Nuk u lanė pas dore as dispanseritė, tė cilat u ngritėn nė Durrės, Elbasan dhe Shkodėr.

Mė 1923 nė kuadrin e marrėveshjeve tė para koncesionare qė kishte filluar tė nėnshkruante shteti shqiptar, Ericson arriti tė nėnshkruajė me ministrin e Punėve Botore Sejfi Vllamasi, koncesionin pėr 300 hektarėt pronė shtetėrore, ku parashikohej edhe ngritja e njė shkolle. Marrėveshja u ratifikua pa vėrejtje nga Kėshilli Kombėtar.

Nė fillim tė vitit 1924, Charls Tellfort Ericson propozoi themelimin e kolegjit shqiptaro ‑ amerikan pėr bujqėsinė, e cila pas shumė diskutimeve u ngrit nė Kavajė.

Mė 1929 ngre Komitetin e Shoqėrisė Bamirėse tė Bostinit. Pas njė takimi me Ahmet Zogun ngre shkollėn e Kavajės (shih Iliaz Gogaj, vepėr e cituar faqe 148).

Mė 2 prill 1933 u pėruruan edhe godinat e reja tė institutit shqiptaro ‑ amerikan tė Kavajės. Ndėrsa fjalimet e rastit u mbajtėn nga Aleksandėr Xhuvani, Xhaferr Vila dhe ministri amerikan nė Tiranė Herman Bernshtein (shih "Besa" 3 prill 1933).

Roli i Eriksonit nė Konferencėn e Paqes nė Paris 

Fedetata Shqiptare "Vatra", e pėrfshiu me entuziazėm nė gjirin e saj nė dėrgatėn qė do tė shkonte nė Paris pėr tė biseduar pėr fatin e mėtejshėm tė Shqipėrisė, nė kohėn kur vendi kėrcėnohej nga zbatimi i traktatit tė fshehtė tė Londrės i 26 prillit 1915.

"Vatra" u bė nismėtare e thirrjes sė Konventės sė Jashtėzakonshme tė emigracionit shqiptar nė SHBA mė 29 dhjetor 1918, ku morėn pjesė 70 organizata tė emigracionit shqiptar. Nė kėtė konvetė u zgjerua delegacioni i "Vatra"‑s nė Paris. Krahas Fan Nolit, Anselmo Loreccio, Nikolla Kasnecit e Rasih Dinos, u zgjodhėn edhe Charls Tellfort Ericson dhe Aubreu Herbert (shih Beqir Meta "Federata Panshqiptare "Vatra", faqe 192).

Kuvendi i jashtėzakonshėm i "Vatra"‑s, vendosi miratimin e njė fondi tė pėrbėrė prej 5 mijė dhe 120 mijė dollarėsh, respektivisht pėr propagandėn nė SHBA dhe pėr mbarėvajtjen e delegacionit nė Konferencėn e Paqes nė Paris (shih "Dielli", 8 janar 1919), shumė e cila u tejkalua nga kontributet e mėdha tė grumbulluara. Charls Tellfort Ericson kryesoi fushatėn e zhvilluar nė SHBA si do tė luante njė rol jo tė vogėl nė Konferencėn e Paqes ku ishte zgjedhur delegat nderi i delegacionit shqiptar qė vinte nga Amerika.

Ericson paraqiti nė Konferencėn e Paqes nė Paris, projektin e njė mandati amerika mbi Shqipėrinė. Nė fjalėn e tij, ai denoncoi Traktatin e Fshehtė tė Londrės tė 26 prillit 1915, duke kujtuar se shqiptarėt nėse dėmtohen mund ta pėrmbysin gjithė "godinėn ballkanike". Si zgjidhje tė mundshme ai propozonte nė emėr tė delegacionit shqiptar, akordimin nga Lidhja e Kombeve e njė mandati amerikan mbi Shqipėrinė, duke shprehur bindjen se Amerika nuk mund ta refuzonte njė gjė tė tillė. Charls Tellfort Ericson kujtonte se ky mandat do tė vendosej edhe mbi territoret kufitare qė ishin "objekt sherri". Sipas pikpamjes sė tij, vetėm nė kėtėt mėnyrė SHBA do tė mund tė "amerikanizonte" Ballkanin, duke zhdukur nė kėtė mėnyrė konflikte gjithnjė tė pritshme pėr tė shpėrthyer. Sipas tij, qeveria shqiptare, do tė ishte plotėsisht e lirė dhe e pavaruar nėn flamurin e Lidhjes sė Kombeve me Amerikėn tutor, duke arritur kėshtu edhe pavarėsinė ekonomike (shih B. Meta, vepėr e cituar, faqe 234).

Veē kėsaj Ericson me anė tė njė propozimi tė dytė, nė rast tė moszbatimit tė tė parit, parashikonte funksionimin e njė komisaritati tė lartė administrartiv amerikan.

Charls Tellfort Ericson, projektin e tij (nė bashkėpunim me Mehmet Konicėn) e paraqiti nė formė memorandumi me titullin "6 arsyet pėr tė cilat Amerika duhet tė bėhet mandatore ndaj Shqipėrisė". Ai vinte nė dukje se SHBA hyri nė luftė pėr arsye morale dhe se parimi i mbrojtjes sė popujve tė vegjėl ishte nga parimet bazė tė shpallura nga presidenti Willson. Sipas Ericson‑it, detyra e Amerikės ishte mbetja nė Europė dhe tė ndihmojė ēlirimin e popullit shqiptar "me bekimin e gjithė botės" (shih Harris Silajxhiē "Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e Washingtonit", faqe 91). Jehona e memorandumit nuk ishte e vogėl, saqė njė gazetė e Nju ‑ Jorkut shkruajti se mund tė krijohej njė "Republikė Amerikane nė Shqipėri" (po aty, faqe 92). Zyrtarisht delegacioni shqiptar e paraqiti kėrkesėn e tij mė 7 mars 1919. Mirėpo kjo kėrkesė u refuzua nga Kėshilli i Lartė i Konferencės sė Paqes, duke pėrfshirė kėtu mundėsinė e mbajtjes sė njė plebishiti nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Arritja mė e dukshme e delegacionit shqiptar nė Paris, e "Vatrės" dhe personalisht e Ericson‑it, mbeti sigurimi i territorit tė Shqipėrisė, tė njohur nė vitin 1913 dhe pengimi nė kėtė mėnyrė i zbatimit tė Traktatiti tė Fshehtė tė Londrės sė vitit 1915.

4 gusht 1931: Mbreti Zog dekoron profesorin Erikson

Duke i njohur meritat e shquara tė profesorin Erikson pėr kontributin e tij nė ēėshtjen shqiptare, mė 4 gusht 1931, Mbreti Zog e dekoroi atė me urdhėrin "Kumandar i Urdhnit tė Skėnderbeut", njė tjetėr mirėnjohje kjo e shqiptarėve pėr miqtė e ditėve tė vėshtira.

Derimėsot ky mbetet vlerėsimi mė i lartė pėr kėtė personalitet dhe mik tė vėrtetė tė kombit shqiptar. Nuk dimė ndonjė rast tjetėr tė vlerėsimit tė tij nė vitet e tjera apo nė ato tė tranzicionit. Me siguri qė Ericson meriton shumė herė mė tepėr.

Ėshtė pėr t'u kujtuar qė nė vitet kur marrėdhėniet shqiptaro ‑ amerikane ishin nė konsolidimin e tyre, pra nė kohėn e Mbretėrisė, Herman Bernshtein ‑ ministėr i SHBA‑sė nė Shqipėri, celebroi nė Tiranė martesėn e vajzės sė tij me Arpad Vilhem mė 7 qershor 1932 ("Besa" 8 qershor 1932).

Meritė nė konsolidimin e kėsaj miqėsie midis dy popujve dhe dy shteteve kishte sigurisht edhe profesori Ericson, i ndarė nga jeta nė vitin 1968 nė moshėn 101 vjeēare.

 

 

dossier

Histori tė politikės shqiptare

Si u ngrit komisioni parlamentar kundėr Myfit Libohovės

Nga Kastriot Dervishi

Nga historia e larmishme e politikės shqiptare nė vite, sot kemi zgjedhur nga viti 1925, ēėshtjen e shumėdiskutuar atėherė tė ish ministrit Myfit Libohova. Ky i fundit, padyshim njė personalitet dhe politikan i aftė, pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė rėndėsishme me SVEA‑n (pėr tė cilat kemi shkruar dy ditė mė parė), u vu nė epiqendėr tė kritikave nė rrethet politike tė kohės. Pėr kėtė shkak, me riformulimin e ri tė kabinetit, ai nuk u pėrfshi mė nė gjirin e tij, por u zėvendėsua nga ministri i ri Sulejman Starova. Ajo ē’ka na duket me interes nė ēėshtjen nė fjalė, ėshtė debati i hapur qė ka zhvilluar Dhoma e Deputetėve mė 1925 (qė vlen pėr ata qė mohojnė pa fakte parlamentarizmin nė periudhėn 1925 – 1939), mėnyra e shtrimit tė ēėshtjeve, objeksionet politike, etj.

Debati qė solli ngritjen e komisionit

Pas dorėheqjes sė kabinetit paraardhės, mė 28 shtator 1925, kryetari i republikės Ahmet Zogu, formoi njė qeveri tė re, e cila kėrkoi votėbesim mė 3 tetor 1925. Pėrfaqėsuesi i kabinetit, ministri Milto Tutulani, nė mbledhjen e 43 tė Dhomės sė Deputetėve, ghatė paraqitjes sė programit, ndėr tė tjera tha:"Bazė fondamentale nė politikėn e jashtme kemi me pasė mbajtjen e relacioneve miqėsore me tė gjitha shtetet e sidomos me fqinjėt tanė. Kemi me qenė njė element paqtues nė Ballkan. Nė politikėn e brendshme kemi me pasė si bazė njesinė ndėrmjet tė gjithė shtetasve shqiptarė dhe me apllikimin e mirė tė ligjeve kemi mme i sigurue shtetit nji administratė tė fortė e tė drejtė" ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1925", faqe 630). Ministri nė fjalėn e tij foli pėr pėrmirėsimn e punės sė xhandarmėrisė pėr tė arritur njė sukses nė qetėsinė e vendit, pėrmirėsimin e administratės, shėndetėsisė, pavarėsinė e pushteti gjyqsor, "kulturėn dhe edukatėn kombėtare", organizimin e sistemit tė milicisė ushtarake, komunikacionin, punėt botore, hapjen e bankės bujqėsore, tharjen e kėnetave, ēejlen e Drejtorisės sė Tregėtisė, fuqizimin e financave, etj. Duke vazhduar ministri theksoi: "Kemi me pėrgatit nji organizim qė t’i pėrshtatet nevojave administrative. Ėshtė pėr t’u zhdukur favorizmi qė ka mbretėruar nė eminimin e nėpunėsve dhe pas kėsaj janė pėr t’u zgjedhur dhe pėr t’u mbajt nėpunėsa tė ndershėm e tė zotė. Kontrabanda asht pėr t’u ndjekė rreptėsisht, tue pėrgatitun nji projektligjė tė fortė dhe tarifa doganore nė veprim ėshtė pėr t’u pėrmirėsue. Kemi pėr tė regjistru me nji mėnyrė speciale dhe tė shpejt tė gjitha tokat me qėllim qė tė ndėrrojmė sistemin e tė 10‑s". ("BDHD 1925", faqe 631). Seanca ka vazhduar me portretizimin e anėtarėve tė rinj tė kabinetit ku u thanė fjalė tė mira pėr ministrin e ri Musa Juka, sidomos pėr punėt e tij tė mėparshme nė Shkodėr. Po nė kėtė seancė, deputeti Kolė Mjeda nuk ka pėrtuar tė sulmojė ish ministrin Myfit Libohova pėr "pazarllėqe nė shtypjen e 2 milion frangave ar letėr e nikel" dhe shpenzimin e 280 mijė frangave ar, sepse sipas tij "nėse shuma prej 2 milionėve do tė vihej nė qarkullim" nuk do tė kishin as vleftėn e 100 mijė frangave. I shumėsulmuari Myfit Libohova ishte nė epiqendėr tė kėtij debati qė kishte tė bėnte nė fund tė fundit me qeverinė e re. Bahri Begolli kritikoi sjelljen e ish ministrit gjatė kohės qė ai kishte qenė nė detyrė. ("BDHD 1925", faqe 639). Kristo Floqi tha se Libohova kishte ikur nė Itali pėr tė blerė njė vilė ("BDHD 1925" faqe 640).Nė mbledhjen e 17 tetorit 1925, deputeti Myfit Libohova kėrkoi tė fliste nė lidhje me akuzat e hedhura nė adresė tė tij ("BDHD 1925", faqe 738). Duke mos e quajtur tė drejtė tė folurėn pa qenė i pranishėm nė Dhomė, Libohova tha:"Prandaj do t’u lutesha tė ndershmve kolegė dhe ca mė shumė atyre zotnive qė s’patėn kalorsinė tė prisnin sa tė vija kėtu dhe tė m’i thoshin nė sy, qė jam nė dispozicion tė tyre dhe tė vijnė me argumenta nė dorė e t’mė akuzojnė pėr ēdo shpėrdorim qė tė kem bėrė sipas statutit" (po aty). Pas fjalės sė Libohovės, Hiqmet Delvina ka thėnė se nė Ministrinė e Financave ka patur abuzime. Delvina i ka thėnė Libohovės: "Ti pėrpara meje dhe popullit derisa tė marrėsh njė vendim pafaajėsie nga gjyqi je i dėnuar" (po aty).Nė fund tė kėtij debati tė shkurtėr Libohova tha se ishte nė dispozicion tė ēdo kontrolli.Por "ēėshhtja Libohova" u duk qė nuk mbaroi kėtu. Nė mbledhjen e datės 19 tetor 1925, deputetėt Hiqmet Delvina (kryepropozuesi), Rauf Fico, Kolec Deda, Maliq Bushati, Vasil Bamiha, Simon Simonidhi, Jashar Erebara, Kristo Floqi, Elmaz Xhaferri, Bahri Begolli dhe Sadik Shaska, kėrkuan qė tė ngrihej njė komision parlamentar pėr tė hetuar veprimtarinė e ish‑ministrit tė Financave, Myfit Libohova ("BDHD 1925", faqe 761).Mė 24 tetor 1925, kjo ēėshtje hyri nė rendin e ditės. Njėri nga firmėtarėt e kėsaj kėrkesė, Vasil Bamiha, nė fjalėn e tij tha se kishte nėnshkruan njė gjė tė tillė nisur nga opinionet e ndryshme qė qarkullonin ("BDHD 1925" faqe 787), duke shtuar se "nuk mundet tė lemė pa nxjerrė nė shesh sendet qė janė folur pėr njė njeri qė ka okupuar dhe nesėr mundet tė okupojė prap njė pozitė tė lartė nė shtetin tonė" (po aty). Njė polemikė e vėrtetė shpėrtheu nė kėto momente midis deputetėve Rauf Fico dhe Javer Hurshit. Kur ky i fundit u vu nė mbrojtje tė Libohovės, deputetėt kundėshtarė filluan tė pėrplasin kėmbėt. Pėr tė mos u ndalur nė tė vetėn, Javer Hurshit kėrkoi qė pėrveē komisionit pėr Myfit Libohovėn tė ngrihej edhe njė pėr ish ministrin e Punėve Botore Kostaq Kotta, nė ato ēaste kryetari i Dhomės sė Deputetėve (po aty faqe 789). Nė mes tė njė zhurme nė rritje u pėrmend investimi nė urėn e Matit dhe seanca u mbyll.Pas hapjes sėrish tė seancės, Javer Hurshit sulmoi sėrish kryetarin e Dhomės nė lidhje me shoqėrinė "Anglo – Persian" (nė lidhje me pagesat e taksės fikse tė tokės) dhe shoqėrinė italiane "Ferovia delo Stato". Nė fakt ēėshta Libohova ishte njė tregues i qartė se nė atė moment nė Dhomėn e Deputetėve ishin dy grupe tė mėdha qė rivalizonin njėri tjetrin, e tek tė dy bėnin pjesė deputetė tė Gjirokastrės, gjė do tė thoshte se rivaliteti e lufta politike nuk kishte karakter krahinor.Deputeti Kristo Floqi do tė bėnte njė pėrmbledhje akuzash mbi Myfit Libohovėn, tė cilat i ndau nė 10 pjesė, duke pėrfshirė ēėshtjen e miellit tė Sarandės tė importuar pa tagėr doganor (me dėm 100 mijė franga ari), ēėshtjen e vaporėve tė mbytur (ankandi i zhvilluar pėr shitjen e tyre), ēėshtjen e pullave nė bankėn e Korfuzit, eksportet e ndaluara, bakshishet, vaporėt e blerė, ndėrtesa e prefekturės sė Vlorės, shpenzimet e nėpunėsve tė ministrsiė, njė skandal nė Durrės dhe ēėshtja e njė misioni tė pa kryer ("BDHD 1925" faqe 797). Para se ta mbyllte kėtė ligjėratė, deputeti nė fjalė tha se kishte edhe tė tjera qė nuk po i pėrmendte mė. Pas njė debati pro dhe kundėr, Dhoma e Deputetėve pranoi tė ngrinte njė komision tė pėrbėrė nga Rauf Fico, Kristo Floqi, Vasil Bamiha, Ndrek Kiēi, Maliq Bushati, Fiqri Rusi, Kasem Radovicka, Mihal Kaso dhe me kėrkesėn e Rauf Ficos edhe Javer Hurshiti.Nė mbledhjen pasardhėse tė datės 26 tetor 1925, Myfit Libohova i dėrgoi njė letėr Dhomės, ku e falenderonte atė pėr veprimin qė kreu, por duke shfaqur protestėn ndaj personave qė e formuan kėtė komision. Ai kėrkonte zėvendėsimin e tyre me deputetė tė tjerė ("BDHD 1925 faqe 807). Pėrkundėr dėshirės sė tij, mė 25 tetor 1925 Dhoma e Deputetėve refuzoi kėrkesėn e Libohovės ("BDHD 1925" faqe 841).Nė pėrgjigje ndaj kėsaj, mbėshtetėsi i Myfit Libohovės, Javer Hurshit, kėrkoi hetime pėr ish ministrin Kostaq Kotta, duke bėrė ndaj tij 9 akuza kryesore, qė lidheshin me urėn e Matit (shoqėria "Inag") si dhe shitjen e 3 makinave. Nė fund tė seancės, propozimi i Hurshit‑it mori vetėm 4 vota dhe u rrėzua.Vdekja e Myfit Libohovės nė shkurt tė vitit 1927, mbylli pėrfundimisht edhe ēėshtjen e komisionit parlamentar tė ngritur ndaj tij, duke e kthyer atė nga njė ēėshtje politike, nė njė ēėshtje pėrjetėsisht historike.

Kush ishte Myfit Libohova (1877 – 1927)

Lindi nė Libohovė mė 1877. Nė Stamboll mbaroi Fakultetit e Drejtėsisė. Fillimisht u martua me bijėn e Hilmi Pashės, Sherefe hanėmin, tė njohur ndryshe si "Gjiritli – Zade". Origjina e tyre ishte shqiptare. Nga kjo martesė lindi mė 1896 Ibrahim Maliq beu. Pas ndarjes nga gruaja, Myfit Libohova u emėrua atashe nė legatėn perandorake nė Bruksel, duke marrė mė pas funksionet e sekretarit tė dytė e tė parė. Me kėtė cilėsi u transferua nė legatėn e Bernės dhe mė 1904 u emėrua kryekonsull nė Larisė. Mė 1902 u martua me bijėn e Ismail Haki Pashės, Selma hanėm, pėr t’u ndarė pak kohė mė pas. Mė 1908 u zgjodh deputet nė parlamentin perandorak. Ngjarjet e vitit 1912 e gjetėn nė Vlorė si delegat tė Gjirokastrės. Nė qeverinė e dalė nga Kuvendi i Vlorės ishte fillimisht ministėr i Punėve tė Jashtme e mė pas i Punėve tė Brendshme. Mė pas u zgjodh anėtar i palės shqiptare nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit.Nė kabinetin e Turhan Pashės, ishte ministėr i Drejtėsisė dhe Kultit. Nė qershor 1914 shkoi nė Itali si ministėr fuqiplot i Shqipėrisė atje. Nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore u vendos nė Korfuz dhe pas mbarimit tė saj nė vendlindje. Ishte ndėr figurat kryesore tė kongresit tė Durrėsit dhe qeverisė qė doli nga ky kongres. Me rrėzimin e kėsaj qeverie u largua nga Durrėsi dhe qėndroi nė vendlindje.Nė vitin 1924 ai rifutet nė politikė duke bėrė pjesė nė kabinetin Vėrlaci (3 mars – 27 maj 1924) si ministėr i Drejtėsisė dhe pėrkohėsisht i Financave dhe mė pas nė qeverinė e Iliaz Vrionit si ministėr i Financave, qeveri qė u rrėzua nga kryengritja e Fan Nolit. Emigroi pas kėsaj kryengritje jashtė Shqipėrisė. Mė 24 dhjetor 1924 ishte njėri nga komanduesit e trupės qė rrėzoi qeverinė kryengritėse tė Fan Nolit duke hyrė nga Kakavija. Pas ardhjes nė Tiranė ai vazhdoi tė mbajė postin e tij tė ministrit tė Financave deri mė 23 shtator 1925. Ndėr detyrat mė tė rėndėsishme qė kreu ishte ajo e nėnshkrimit tė njė marrėveshjeje ekonomike me palėn italiane, e cila u pėrfol nga kundėrshtarėt e tij se i kishte siguruar edhe tė ardhura personale Myfit beut. Gjithsesi e vėrteta ėshtė se kjo marrėveshje zhbllokoi marrėdhėniet financiare tė shtetit shqiptar. Nga ky shkak shėndeti i tij shkoi nė keqėsim dhe nė shkurt 1927 pas njė hemoragjie celebrale vdiq nė Sarandė dhe u varros nė Libohovė. 


"Medalja e artė Lidhjes sė Prizrenit" pėr Azem Hajdarin

Presidenti Rugova

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė ceremoni rasti ia dorėzoi "Medaljen e artė tė Lidhjes sė Prizrenit", familjes Hajdari, me tė cilėn e ka dekoruar Azem Hajdarin, veprimtarin dhe dėshmorin e demokracisė nė Shqipėri. Dekoratėn e mori Fatmire Hajdari, bashkėshorte e Azem Hajdarit, e cila nė Prishtinė kishte ardhur bashkė me tė birin e saj.

Nė arsyetimin e shkruar tė Presidentit Rugova pėr ta dekoruar Azem Hajdarin thuhet: "Nga Presidenti i Kosovės dekorohet me Medaljen e artė tė Lidhjes sė Prizrenit, veprimtari Azem Hajdari, pėr kontributin e dhėnė pėr vendosjen dhe zhvillimin demokracisė nė Shqipėri, si dhe pėr pėrkrahjen e Lėvizjes demokratike tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, nė vitet '90".

Zonja Hajdari, duke u falendruar pėr dekoratėn e Presidentit Rugova, tha se kjo medalje ėshtė njė nder i madh pėr veprimtarinė politike tė bashkėshortit tė saj. "Bashkėshorti im ka qenė gjithmonė pranė jush. Ka qenė gjithmonė me mendje dhe me shpirt nė Kosovė dhe shpirti i tij ėshtė nė mesin e atyre trimave qė dhanė jetėn pėr ēlirimin e Kosovės", tha Fatmire Hajdari.

Nė fillim tė viteve '90, Azem Hajdari ka qenė njė ndėr liderėt kryesorė tė lėvizjes studentore nė Shqipėri pėr demokraci dhe pastaj deputet nė parlamentin shqiptar, i cili ėshtė angazhuar vazhdimisht pėr ēėshtjen e Kosovės.

Bill Klinton: Kosovarė, mbizotroni urrejtjen

UNMIK nis fushatėn "unė gjithashtu jam Kosovė" me qėllim tė krijimit tė njė klime mė tė favorshme pėr kthimin e tė zhvendosurėve nė Kosovė.

Zėdhėnsja e UNMIK‑ut, Eleonor Bėrdslli tha se qėllimi i kėsaj fushate ėshė qė tė inkurajoj publikun dhe ta bėjė krenar pėr faktin se Kosova ėshtė vendi i grupeve tė ndryshme etnike tė cilėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė paqe, harmoni dhe pa frikė nė Kosovė.

Fushatėn e ka pėrkrahur edhe ishpresidenti smerikan Bill Klinton i cili kėrkoi nga kosovarėtqė me mirėkuptim tė mbizotėrojnė urrejtjen. "Kur unė jetoja nė Amerikėn juugore nuk kishte barazi etnike. Amerikanėt afrikanė nuk mund tė ushqeheshin nė restorante ose tė shkojnė nė shkollė me qytetarėt e bardhė. Ky diskriminim ishte turpėrues dhe ne nuk pėrparuam. Sikur Shtetet e Bashkuara edhe Kosova kanė njė pasuri tė larmishme tė popujėve, kulturave dhe zakoneve me tė cilat mund tė jenė krenarė shqiptarėt, serbėt, malazezėt, turqit, boshnjakėt,hashkalinjtė dhe romėt. Shpresoj qė Kosova tė bėhet njė shoqėri mė e bashkuar kur mirėkuptimi mbizotėron mbi urrejtjen. Njė shoqėri qė punon sė bashku pėr tė krijuar njė ardhmėri mė tė begatė, mė paqėsore dhe mė tė sigurtė pėr qytetarėt dhe pėr t ėgjithė fėmijėt," tha Bill Klinton. Pėrvec pankartave kjo fuhsatė do tė shoqėrohet edhe me spote tė ndryshme televizive.

Mitrovicė, qeveria serbe blen pronat e joserbėve

Subjektet politike dhe jopolitike tė Mitrovicės nėpėrmjet njė letre tė hapur u kanė bėrė thirrje qytetarėve qė tė mos i shesin pronat e tyre nė veri tė qytetit, tani kur qeveria serbe ėshtė duke blerė pronat e joserbėve atje. Sipas tyre, Beogradi nė kėtė mėnyrė synon njė rikolonizim tė ri pėr tė ndryshuar strukturėn nacionale tė veriut tė qytetit tė Mitrovicės dhe kjo po ndodh nė kohėn kur udheqėsit shqiptarė bėjnė thirrje pėr kthimin e tė gjithė tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre, theksohet nė njė letėr drejtuar tė gjihė qytetarėve tė Mitrovicės.

Ky ėshtė njė paraljmrim dhe apel pėr qytetarėt qė as asnj ėmėnyrė tė mos pranojnė ofertat e qeverisė serbe pėr tė shitur pronat e tyre. Ata kėrkojnė nga Gjykata komunale e Mitrovicės tė mos i vėrtetojė kontratat e shitblerjes, ndėrkaq nga administrata ndėrkombėtare, nga Bordi drejtues nė pjesėn veriore tė qytetit dhe nga kryetari i komunės kėrkojnė qė tė ndėrmarrin hapat e domosdoshėm pėr tė ndėrprerė shitblerjen nė atė pjesė tė qytetit.

Bar, aksidentohen dy qytetarė tė Prizrenit

Enver Osmani dhe Ismajl Bilibani nga Prizreni, kanė marrė lėndime tė rėnda nė fatėkeqėsinė  qė ndodhi nė vendkalimin hekurudhor Shushanj afėr Barit, ndėrsa Nefai Osmani ka marr vetėm lėndime tė lehta.

Sipas gjykatėsit hetues  nė Bar,  Milica Popovic tren i shpejtė nga Beogradi  ishte ndeshur me njė makinė tė tipit "Ford: nė vendkalimin afėr Barit. "Treni ka ggoditur njė pjesė tė fordit i cili ėshtė hedhur disa metra jashtė shinave. Ky vendkalim nuk ka tra, ndėrsa mjetet tjera sinjalizuese ishin nė funksion. Treni kishte pėrparėsi ndėrsa operatori i trenit kishte pėrdorur sinjalet e zėshme, " tha gjykatėsja Popovic.

Nė kėtė vend nė disa vitet e fundit kanė ndodhur shumė fatkeqėsi, ndėrsa sipas vednasve "vetėm para 20 ditėsh ka ndodhur edhe njė fatkeqėsi e rėndė, ndėrsa nė dy vitet e fundit janė tė panumėrta."

Osmani dhe Bilibani janė mbajtur pėr mjekim spitalor ndrėsa bruimet spitalore bėjnė tė ditur se gjendja shėnetėsore e dy tė aksidentuarėve  ėshtė stabėl.

Kosovė, shiten pesė ndėrmarrjet e para shtetėrore

Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ka shėnuar mbrėmė fillimin zyrtar tė procesit tė privatizimit, duke publikuar tė gjitha ofertat pėr gjashtė ndėrmarrjet e para shoqėrore, qė pritet tė privatizohen. Kjo shėnon procesin e shitjes sė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė dhe kalimin e tyre nė pronėsi private. Njoftohet se mbrėmė nė selinė e UNMIK‑ut nė Prishtinė u bėnė publike tė gjitha ofertat pėr kėto gjashtė ndėrmarrje.

Kėshtu "Energoinvesti", fabrika pėr prodhimin pajisjeve ėshtė shitur 750 mijė euro, "Energoinvesti", fabrika pėr prodhimin e siguresave ‑ 525.125 euro, "Lepenci" i Kaēanikut ‑ 650 mijė euro, "Pėrparimi" i Skėnderajt ‑ 2.298.744 euro, "Montazhi" i Prishtinės ‑ 210 mijė euro, "Termosistemi" i Rahovecit ‑ 200 mijė euro. Pėr ndėmarrjen "Ringov" tė Pejės nuk kishte asnjė ofertė

Pesė ndėrmarrjet e privatizuara

Fabrika pėr prodhimin paisjeve "Energoinvest"             750 000 euro

Fabrika pėr prodhimin e siguresave "Energoinvest"      525 125 euro

Fabrika e gėlqeres "Lepenci", Kaēanik                            65 000 euro,

Fabrika e tullave "Pėrparimi", Skėnderajt                   2 298 744 euro,

Ndėrmarrja ndėrtimore "Montazhi", Prishtinė               210 000 euro,

Fabrika e kėmbyesėve "Termosistemi", Rahovec          200 000 euro

Fabrika e tullave "Ringov", Pejė                                  nuk kishte asnjė ofertė

Serbi, komisionit pėr pėrpilimin e Kushtetutės ‑ 600 000 euro

Komisioni pėr pėrpilimine kushtetutės sė Serbisė ka filluar punėn para dy muajsh, ndėrsa Qeveria e Serbisė nga rezervat buxhetare tė vitit tė kaluar  ka  miratuar 39.213.860 dinarė ose mė shumė se 600 mijė euro pėr fiancimin e punės sė Komisionit kushtetues.

Ky komision ėshtė i pėrbėr ėnga 26 anėtarėt tė cilėt pėrvec rrogės sė deputeti  marrin edhe diejtat pėr punėn nė kėtė komision.

Pėr kėtė dh etė gjitha ato cfarė po ndodjin nė komisonin nė krye tė sė cilit ėshtė Vlladan Batic ka reaguar edhe diaspora serbe e cila ka kėrcėnuar se do tė ndėrprej ė tė gjitha kontaktet sepse "ėshtė shprehur njė mosinteresim total pėr bashkėpunim dhe pėrfshirje tė diasporės nė debat publik dh ekonsultime rreth pėrpilimit tė Kushtetutės".