Faqe 22 - Bota & Rajon

9Tetor 2003

Shefi i UNMIK, Holker ftoi krerėt politikė nė Prishtinė e Beograd pėr nė Vjenė

 

Thaēi e Haradinaj pa ftesė

Lordi Robertson e Solana konfirmojnė pjesėmarrjen
 

 

Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri, u ka dėrguar ftesat pėr tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės Presidentit Ibrahin Rugova, Kryeministrit Bajram Rexhepi, kryeparlamentarit Nexhat Daci, koordinatorit ndėrministror Millorad Todoroviq, ministres sė Shėndetėsisė, Resmie Mumxhiu, si pėrfaqėsuese e pakicave joserbe.

Hashim Thaēi e Ramush Haradinaj kanė marrė nga njė ftesė pėr tė emėruar nga njė ministėr nga partitė e tyre qė do tė merrte pjesė nė bisedime, por pa mundėsinė qė nė kėto bisedime tė marrin pjesė vetė Thaēi apo Haradinaj. Holkeri u ka dėrguar ftesė edhe zyrtarėve tė Unioni serbo-malazez Svetozar Maroviq, Goran Svillanoviq, Zoran Zhivkoviq dhe Nebojsha Ēoviq. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Sunil Narula, ka bėrė tė ditur se Holkeri ka ftuar edhe qeveritė e vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Britaninė e Madhe, Francėn, Gjermaninė, Italinė dhe Federatėn Ruse, qė tė marrin pjesė gjatė kėtyre bisedimeve. Pjesėmarrjen e tyre nė bisedime e ka konfirmuar Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme e Siguri, Havier Solana dhe drejtori i pėrgjithshėm i OSBE-sė, Xhep Shefer. Holkeri, nėpėrmjet njė deklarate pėr opinionin, shpjegoi konceptin, arsyeshmėrinė dhe rėndėsinė e dialogut midis Prishtinės e Beogradit. "Ekzistojnė shumė keqkuptime lidhur me atė se ēka do tė thotė dialog i drejtpėrdrejtė ndėrmjet Prishtinės e Beogradit. Dialogu nuk ėshtė koncept i ri. Tė gjithė miqtė e Kosovės, tė cilėt kanė intervenuar mė 1999 dhe e kanė marrė pėrsipėr punėn e rindėrtimit tė Kosovės, e kanė ditur gjithmonė qė dialogu me Beogradin do tė ishte njė hap vendimtar qė duhej bėrė. Tė biseduarit me Beogradin ishte njėri nga tetė standardet e miratuara nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Tė gjitha kėto institucione e kanė miratuar nė mėnyrė tė posaēme procesin e dialogut qė ėshtė planifikuar tė fillojė javėn e ardhshme nė Austri: Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, NATO, Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė mesin e tė tjerėve. Pėrfaqėsuesit e tyre do tė marrin pjesė nė dialog. Liderėt e Kosovės janė angazhuar pėr dialog nė samitin e Selanikut, nė qershor. Prej se kam ardhur kėtu, unė e kam diskutuar kėtė ēėshtje gjerėsisht me udhėheqėsit e Kosovės. Tė gjithė e dimė qė dialogu ndėrmjet Prishtinės e Beogradit ėshtė nė interesin e drejtpėrdrejtė tė popullit dhe tė institucioneve tė Kosovės. Ēėshtjet qė do tė diskutohen janė ēėshtje qė kanė rėndėsi pėr jetėn e pėrditshme tė kosovarėve. Nėse, edhe vetėm bisedojmė, mund tė bėjmė pėrparim nė zgjidhjen e fatit tė personave tė zhdukur. Nėse, edhe vetėm bisedojmė, mund t'i ndihmojmė ekonomisė sė Kosovės duke i zgjidhur problemet e pazgjidhura nė sektorin e energjetikės, tė transportit dhe tė komunikimit - tha Holkeri.


Busek: Dialogu rrezikon tė dėshtojė

Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek, ka vlerėsuar se nė dialogun ndėrmjet Prishtinės e Beogradit duhet tė pėrfshihen diplomatė tė jashtėm me pėrvojė. Nė njė tekst autorial nė tė pėrditshmen vjeneze "Kurir", zoti Busek ka vlerėsuar se zgjedhjet e ardhshme i pengojnė autoritetet serbe qė tė bėjnė koncesione, ndėrsa qėndrimet krejtėsisht tė ndryshme tė Prishtinės dhe tė Beogradit flasin nė favor tė dėshtimit tė dialogut. Erhard Busek mė tutje ka shkruar se gjendja e tashme nė Kosovė nuk mund tė zgjasė shumė, pasi shqiptarėt nuk janė tė kėnaqur me formulėn "standardet para statusit", bashkėsisė ndėrkombėtare kjo situatė po i kushton shumė ndėrsa unionin Serbi - Mali i Zi e pengon nė rrugėn drejt Bashkimit Evropian. Ndėrkohė, Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, dje, ka pėrsėritur qėndrimin se ai nuk do tė shkoj nė bisedimet e Vjenės nėse nuk do tė ketė konsensus nė Kuvend.


Serbia, fond pėr tė blerė Kosovėn

Serbia do tė formojė "Fondin pėr Kosovėn", nga i cili do t'u jepen kreditė firmave lokale serbe dhe individėve serb nė Kosovė, pėr blerjen e ndėrmarrjeve shtetėrore, tė cilat janė nė shėnjestėr tė Agjencisė pėr privatizim nė Kosovė, ka deklaruar dje kryetari i Kuvendit komunal nė Shtėrpcė, Sladan Iliq. "Themelimi i Fondit pėr Kosovėn ka qenė pėrgjigjja e vetme e vėrtetė nė procesin e privatizimit, tė cilin e ka filluar agjencia e Kosovės", tha Iliq. Nė Shtėrpcė ekzistojnė 18 ndėrmarrje, nga tė cilat pėr mbijetesėn e popullit serb nė kėto hapėsira mė e rėndėsishmja ėshtė Qendra pėr skijim nė Brezovicė, reparti i Fabrikės "Ivo Lola Ribar" dhe Kooperetiva bujqėsore e cila ka, ndėr tė tjera, edhe 600 hektarė nė rajonin e komunės sė Ferizajit. Iliq ka shtuar se idenė e kanė mbėshtetur edhe Qendra koordinuese pėr Kosovėn edhe Ministria pėr Privatizim e Serbisė dhe qė fondi do tė themelohet vitin e ardhshėm Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ėshtė shprehur i pakėnaqur me ndėrprerjen e procesit tė privatizimit, qė, sipas tij, ėshtė bėrė me kėrkesėn e autoriteteve tė Beogradit, i cili dėshiron tė pengojė ēdo proces pozitiv nė Kosovė. Javėn qė shkoi autoritetet e UNMIK-ut vendosėn qė tė ndėrpresin procesin e privatizimit nė Kosovė, i cili kishte filluar nė verė.

 
© 2003 Gazeta Panorama