GAZETA55 10/04/2003
Statusi i kosovės duhet tė vendoset nga qytetarėt e saj

Deklaron zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm Meta nė njė intervistė dhėnė Agjensisė "Beta"

Zėvendėskryeministri e ministėr i Punėve tė Jashtme Ilir Meta, i cili ndodhet nė Beograd pėr tė marrė pjesė nė Samitin e nesėrm tė Procesit tė Bashkepunimit tė Europės Juglindore, deklaroi tė martėn se, pėr Statusin pėrfundimtar tė Kosovės "duhet nė fillim tė vendosin qytetarėt e saj, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike".

Nė nje intervistė dhėnė Agjensisė "Beta", Meta deklaroi se ėshtė gjithashtu e rėndėsishme qė pėr tė arritur Statusin pėrfundimtar, "duhet njė bashkėpunim i afėrt me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe vendosja e stabilitetit nė Kosovė dhe nė rajon".

Meta vuri nė dukje se lufta kundėr krimit tė organizuar ėshtė njė nga prioritetet e bashkėpunimit rajonal "nė mėnyrė qe tė pėrmirėsohet imazhi i rajonit, tė forcohet siguria nė vendet tona dhe tė krijohet njė klimė mirėbesimi pėr investime te huaja dhe biznesin".

Z.Meta deklaroi se vrasja e kryeministrit tė Serbisė, Zoran Xhinxhiē ėshtė "njė ngjarje tragjike", qė tregon se krimi i organizuar "ėshtė njė provokim i madh" pėr vendet e rajonit, por forcat demokratike, qeveria dhe populli i Serbisė "reagoi me shumė guxim dhe u dha dėnimin e drejtė kriminelėve".

Ai shtoi se shpreson nga Samiti i nesėrm i procesit te bashkėpunimit tė Europės Juglindore njė forcim tė metejshėm tė bashkėpunimit nė kuadrin e inisiativės, duke theksuar edhe nje herė prioritetin e pėrbashkėt, bashkėpunimin rajonal dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar.

"Lufta kundėr krimit tė organizuar ėshtė e njė rėndėsie thelbėsore pėr pėrmirėsimin e imazhit tė rajonit, forcimin e sigurimit nė vendet tona dhe krijimin e njė klime mirebesimi pėr investime tė huaja dhe biznes", tha ministri shqiptar.

"Mė pas shpresojmė nė vazhdimin e bashkėpunimit tė suksesshėm nė planin e energjetikės, gjithashtu nė arritjen e marrėveshjeve tė frytshme pėr njė Tregti tė Lirė mes vendeve tė rajonit. Shpresojmė qė kėto marrėveshje tė jenė efektive dhe produktive, derisa ne tė shikojmė qė po pėrparon integrimi ynė nė Bashkimin Europian, pėrmes procesit tė asocim‑stabilizimit".

I pyetur se kur shpreson tė nėnshkruhet marrėveshja pėr Tregtinė e Lirė mes Shqipėrisė dhe Serbi‑Mali i Zi, Meta iu pėrgjigj se "ne jemi gati nė ēdo moment, pasi tė pėrfundojė gjithēka, pra vetė problemi i procedurave tė brendshme tė bashkimit Serbi‑Mali i Zi".

Pyetjes se si e vlerėson luftėn kundėr krimit tė organizuar nė rajon, veēanėrisht pas vrasjes sė kryeministrit tė Serbisė, Zoran Xhinxhiē, Meta tha se Shqipėria e konsideron kėtė "si prioritetin mė tė madh". "Ky ėshtė prioritet shumė i madh pėr sigurinė e vendeve tona, pėr forcimin e kontrollit tė kufinjve dhe shumė e rėndėsishme pėr krijimin e njė imazhi mė tė mirė te vendeve tona dhe rajonit para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe investitorėve tė huaj", shton Meta.

Sipas vlerėsimeve tė ministrit shqiptar "ėshtė shumė e rėndėsishme krijimi i njė mjedisi tė sigurt pėr biznesin nė vend si dhe pėr bashkėpunimin ekonomik tė vendeve tė rajonit".  Gjithashtu, ėshtė "njė prioritet kyē" edhe vazhdimi mė tej i liberalizimit tė regjimit tė vizave dhe lehtėsimit tė lėvizjes sė njerėve dhe mallrave. "Sa mė shumė qė tė jetė e mundur tė luftojmė kundėr krimit tė organizuar, aq mė shumė forcojnė sigurinė e kufinjve tanė, dhe arrijmė lehtėsira pėr lėvizjen e njerėzve, jo vetėm nė vendet e rajonit, por edhe nė Bashkimin Europian", shtoi z.Meta.

Zoti Meta vuri nė dukje se krimi i organizuar mbetet akoma njė "provokim i rėndė" pėr gjithė rajonin dhe "pėr fat tė keq para njė muaji, pamė sulmin kundėr njėrit prej liderėve mė tė shquar nė rajon dhe Serbi".

Meta vlerėsoi se kryeministri Zoran Xhinxhiē, "bėri sa mundi pėr tė reformuar vendin e tij, duke tė ēuar pėrpara marrėdhėniet rajonale dhe punoi pėr integrimin e Serbisė nė rajon dhe BE".

"Kjo ngjarje tragjike dhe njė provokim i tillė i krimit tė organizuar, siē ishte vrasja e kryeministrit Xhinxhiē, ėshtė njė tregues tjetėr se krimi i organizuar ėshtė provokim i madh. Pėr fat tė mirė, ne vumė re se stabiliteti i vendit tuaj nuk u vu nė dyshim dhe forcat tuaja demokratike, qeveria dhe populli i Serbisė, reaguan me shumė guxim dhe i dhanė ndėshkimin e drejtė kriminelėve", vijoi Meta.

Z.Meta vuri nė dukje se sot (e Martė) nė Beograd u zhvillua njė mbledhje "shumė e suksesshme" e ministrave tė Punėve tė Jashtme tė vendeve tė rajonit, nė kuadėr tė procesit tė bashkėpunimit mes vendeve tė Europės Juglindore dhe takimit tė nesėrm tė kryetarėve tė kėtyre shteteve. Sipas tij, ėshtė hera e parė qė ministrat e Jashtėm takohen nė nivel dypalėsh.

"Dėshirojmė tė forcojmė bashkėpunimin me Serbinė e Malin e Zi nė luftėn kundėr krimit tė organizuar", vuri theksin ai.

Zoti Meta pėrshėndeti pranimin e Serbisė e Malit tė Zi si anėtare e Kėshillit tė Europės dhe uroi suksese nė marrėdhėniet me Bashkimin Europian. "Eshtė thelbėsore qė demokracia, forcat dhe reformat demokratike nė Serbi e Malin e Zi do tė pėrkrahen fort nga bashkėsia ndėrkombėtare", vlerėsoi ai.

"Shqipėria ėshtė shumė e interesuar qė vendet fqinjė tė pėrparojnė nė proceset e integrimit nė tė gjitha kėto institucione, gjė qė ėshtė qėllimi ynė i pėrbashkėt", shtoi z.Meta.

Nė pyetjen si e komenton ēuarjen pėrpara tė dialogut pėr Statusin pėrfundimtar tė Kosovės, Meta u pėrgjigj se "ėshtė njė arsye shumė e rėndėsishme pėr tė pasur njė Kosovė stabėl dhe rajon stabėl, pasi stabiliteti i Kosovės ėshtė i rėndėsishėm pėr stabilitetin rajonal".

Ai vuri nė dukje se para njė muaji dialogu mes Beogradit dhe Prishtinės ishte gati pėr tė filluar, por vrasja e kryeministrit Xhinxhiē e shtyu kėtė dialog, pėr tė cilin ishte i angazhuar gjithashtu edhe Shefi i UNMIK‑ut nė Kosovė, Michael Steiner.

"Dialogu kishte pėr qėllim, jo vetėm tė zgjidhte probleme dhe ēėshtje praktike, por edhe disa shqetėsime tė shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė rreth marrėdhėnieve tė tyre, dialog i cili do tė ndihmonte nė krijimin e njė klime tė re bashkėpunimi dhe mirėkutimi", tha z.Meta.

"Pėrsa i pėrket Statusit, dėshirojmė tė theksojmė se ėshtė e rėndėsishme, jo vetėm tė kemi njė standard tė mirė nė Kosovė, por do tė ishte shumė mė e rėndėsisme tė kemi njė klimė tė favorshme ndėrkombėtare dhe rajonale. Kjo ėshtė ajo qė kėrkohet nga tė gjithė ne, veēanėrisht nga Shqipėria dhe Serbia, t'i inkurajojmė tė dy kėto bashkėsi tė punojmė sė bashku nė institucione dhe tė mos i bojkojtojnė ato". Pala shqiptare nė Kosovė duhet tė bėjė mė shumė pėrpjekje tė punojė me pėrfaqėsuesit serbė nė institucione, kurse pala serbe tė shprehė mė shumė dėshirė pėr t'u integruar nė institucionet e reja", shtoi Meta.

"Ne mendojmė se nė kėtė rrugė tė pėrcaktimit tė Statusit tė ardhshėm tė Kosovės, mė e rėndėsishme ėshtė qė Kosova tė jetė pjesė e BE-sė. E rėndėsishme ėshtė qė Kosova tė jetė e inkurajuar se do tė pėrfshihet nė Procesin e stabilizim‑asociimit, pa marrė parasysh pėrcaktimin e Statusit pėrfundimtar nė tė ardhmen", tha Meta.

Sipas z.Meta, ajo qė do tė ndihmonte pėr njė mirėkuptim mė tė madh nė Kosovė, ėshtė nxitja e vet qytetarėve tė saj pėr tė arritur standardet europiane dhe pėr tė kontribuar, jo vetėm nė stabilitetin e Kosovės, por edhe nė gjithė rajonin, si dhe nė marrėdhėniet me tė gjithė fqinjėt.

"Kjo ėshtė thelbėsisht e rėndėsishme pėr integrimin e Kosovės dhe gjithė rajonit nė BE", tha Meta.

Sipas vlerėsimit tė Metės, pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, "do tė duhej tė vendosnin mė parė qytetarėt e tij, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike. E rėndėsishme ėshtė gjithashtu qė pėr arritjen e statusit final, duhet njė bashkėpunim i ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe vendosjen e njė stabiliteti nė Kosovė e rajon.

"Tė gjithė nė kėtė rajon mund tė ndihmojnė qė njė proces i tillė tė ndodhė nė mėnyrė tė natyrshme dhe tė jetė edhe njė faktor mė tepėr pėr stabilitetin e rajonit dhe marrėdhėniet mes dy vendeve tona, pėrfundoi Meta intevistėn dhėnė pėr Agjensinė "Beta".