Gazeta55 - 10/06/2003

Partitė e vogla, kundėr zgjedhjeve me njė raund

Partitė e vogla nuk janė dakord me "Kodin Zgjedhor" tė miratuar nga dy partitė kryesore, me mbeshtetjen e OSBE-sė dhe ODIHR-it, pėr tė pasur vetem njė raund zgjedhor ne vend. Nė byronė parlamentare ka pasur mjaft debate lidhur me kete ēėshtje dhe sė fundi, u vendos edhe nje here shtyrja e votimit pėr ndryshime ne "Kodin Zgjedhor". Kjo gjė u bė me kėrkesėn e partive te vogla, tė cilat kėrkuan me shume kohe per te patur mundesi tė ndryshojnė ato nene, ku sipas tyre, PD dhe PS kanė bėrė kompromis pėr te vendosur mbi polaritetin, ne kurriz te partive te tjera. Kryetari i PLL z.Spahia, gjatė fjalės sė tij nė byronė parlamentare ėshtė shprehur se "ne zgjedhjet e kaluara ka qene se, kush fiton shtatė vendet e para, do tė jete anėtar e komisionit ne te gjitha nivelet e komisionereve zgjedhore, ndėrsa tani, ėshtė shprehur ai, kthehemi prapa duke pėrjashtuar kėshtu shtatė parti parlamentare dhe vihet vetoja, se do tė kete anėtar komisioni PD dhe PS. Me mire thoni se nuk ka pluralizėm nė Shqipėri, ose ėshtė pluralizėm fiktiv, me dy parti PD dhe PS. Ne kėrkojmė qė partitė e medha tė na lėshojnė dhe jo ato tė na fundosin", pėrfundon Spahia. Ndėrsa kryetari i PR-sė z.Mediu shprehet, se "OSBE dhe ODIHR ka qene gjithnjė i gatshėm pėr tė bashkėpunuar pėr proēesin zgjedhor dhe unė i falenderoj ekspertėt e OSBE-sė dhe te ODIHR-it, por po ju them se, shpesh ėshtė lozur dhe eshte manipuluar me dėshirėn e tyre per tė bashkėpunuar me forcat politike. Shume pjesė tė kėtij kodi kanė qene pjesė tė njė marrėveshjeje politike, pėr tė pėrjashtuar partitė e tjera politike dhe per tė shuar ne nje lloj mėnyre, pluralizmin dhe ėshtė marrė vetėm nje miratim ne aspektin juridik tė momentit, jo nė aspektin e zhvillimin e demokracisė shqiptare dhe nuk besoj se ne aspektin juridik, mund tė kete kundėrshti, por nė ēėshtjen e zhvillimit demokratik, besoj se ka probleme jo te vogla, siē ėshtė ai i pėrjashtimit nga kontrolli i votės.

Ndėrsa dy partitė e mėdha kane kėrkuar qė projektligji tė miratohet, sepse ky kod ėshtė i plotė dhe ka edhe bekimin e OSBE-sė dhe ODIHR-it. Mėsohet se deri me datė 19, partite e vogla do tė mbledhin nje tjeter tryezė nė nivel kryetarėsh per "Kodin Zgjedhor" dhe do te organizojne nje takim tė veēantė me ambasadorin e OSBE-sė nė Tiranė, z.Liponen.

e.gj