10/09/2003 - http://www.korrieri.com/

PLL e PDR: Mediu, tellall i Berishes
Rritet tensioni midis partive te opozites. Legalistet kane shprehur shqetesim dje per disa deklarata te kryetarit te PR Fatmir Mediu, ku prej tij vleresoheshin partite opozitare, te cilat konkurojne me kandidate me vete per bashkite dhe komunat se, po u sherbejne socialisteve. Nenkryetari i PLL Murat Basha, i ka hedhur poshte keto akuza duke bere te ditur se nje gje e tille, jo vetem qe seshte e vertete, por eshte edhe nje deklarate teper provokative. Ata qe kane bashkepunuar me socialistet jane republikanmet, sepse kane qene ata qe kane votuar kunder Kushtetutes ne 94, kane votuar pro Kushtetutes se hartuar nga PS ne 98, kane firmosur me komitetet e rebelimit komunist ne 97 etj. PLL eshte nje parti e cila, jo vetem qe ska bashkepunuar me PS, por eshte goditur eger nga kjo parti deri dhe duke i burgosur politikisht kryetarin e saj, ka theksuar Basha. Kunder deklaratave te Mediut kane dale edhe drejtuesit me te larte te PDR. Nenkryetari i kesaj partie Nard Ndoka, ka nenvizuar se Mediu nuk ben mire qe behet tellall i Berishes. Ky eshte nje rol qe nuk shkon per nje politikan serioz. Demokracia eshte gare. Por duket se Mediu nuk ka arritur ta kuptoje asnjehere kete gje dhe kjo eshte mjaft e trishtueshme per te dhe per partine qe ai drejton, ka nenvizuar Ndoka.

A.M


SONDAZHI, 57 % e lexuesve: Rama nuk ka humbur pikė pas akuzave tė opozitės

Lajmi i ores 3:40 PM

Edi Rama

TIRANE (10 Shtator) - Njė muaj para zhvillimit tė zgjedhjeve vendore nė Shqipėri, janė tė shumtė ata qė mendojnė se kryetari i bashkisė sė Tiranės dhe kandidati pėr ta rimarrė kėtė post, Edi Rama, ka shanse pėr tė fituar. Balkanweb kreu sondazhin, pėr tė testuar lexuesit, menjėherė pas sulmeve qė opozita ndėrmori kundėr Ramės dhe pas hetimeve qė kreu nė Bashki dhe nė Ministrinė e Kulturės, komisioni i ngritur pėr tė hetuar veprimtarinė e kėtyre insitucioneve. Nė pyetjen "A mendoni se Edi Rama, ka humbur pikė, pėr tu rizgjedhur kryebashkiak nė tetor 2003?", kanė klikuar pėr tė dhėnė pėrgjgjen e tyre 589 lexues tė Balkanweb-it, shumica e tė cilėve mendojnė se Rama, nuk ka humbur pikė pas hetimit nga Komisioni Hetimor. Nga 589 votues, 338 prej tyre ose 57%, thonė se Rama nuk ka humbur pikė, 221 lexues mendojnė tė kundėrtėn, ndėrsa 30 tė tjerė preferojnė tė presin rezultatet e votimit, pėr tė mėsuar pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje. anjo/ro (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

 

 Copyright 2003 Shekulli

Kosova dhe Memorandumi Serb

Prof. Dr. MEHDI HYSENI*

Ėshtė i pamohueshėm konstatimi historiko-shkencor e politik, se problemi i Kosovės nuk ėshtė i ri (qė sipas propagandės politike kishtare serbe zė fill nga 10 qershori 1999, kur Kosova vihet nėn mandatin ndėrkombėtar tė OKB-sė dhe KFOR-it), por ėshtė shumė i vjetėr, dhe ka karakter kolonial, sepse de facto ėshtė aneksuar dhe kolonizuar me forcė qė nga shtatori i vitit 1912 nga ana e ushtrive grabitqare-pushtuese tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Ndėrkaq, de jure rrėnjėt e tij figurojnė qė nga viti 1913 nė vendimet e Konferencės sė Londrės sė Fuqive tė Mėdha Evropiane, sipas sė cilave gjysma e territorit tė Shqipėrisė Etnike dhe e kombit shqiptar “ligjėsohet” si plaēkė koloniale e Serbisė dhe e Malit tė Zi. Prandaj, ėshtė e domosdoshme, qė edhe sot, nė prag tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, t’i rikujtojmė bashkėsisė ndėrkombėtare, posaēėrisht OKB-sė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, se Kosova dhe pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike janė viktima dhe plaēkė koloniale e traktateve tė “Fuqive tė Mėdha” tė Evropės.
Nė kėtė sfond, duhet tė kėrkohet “nervi” kuintesencės sė konfliktit shekullor shqiptaro – serbomalazez e sllav nė Ballkan, e jo nė historiografinė e falsifikuar dhe tė mitologjisė e pėrrallave tė substratit sllav, sipas sė cilave nacionalshovinistėt serbė dhe malazezė i “shtrojnė” dhe i “mbrojnė” para botės tezat e tyre tė sofistikuara, se “Kosova dhe territoret e tjera tė Shqipėrisė Etnike kanė qenė dhe do tė jenė pjesė e territorit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi”. Pikėrisht, kjo tezė mitologjike e kishės ortodokse serbe dhe e politikės zyrtare tė dikurshme dhe tė sotme, ėshtė preludi i ekstremit nacionalshovinist serbosllav me tė cilin shkenca dhe politika shqiptare nuk janė pajtuar kurrė, sepse e vėrteta historike ėshtė e kundėrta nga ajo ēka pohon kuazishkenca dhe politika shtetėrore e KOS-it (Kishės Ortodokse Serbe).
Vėshtruar nė retrospektivėn historiko-politike qė nga periudha bizantine e shekullit XIV tė mesjetės, e cila nė Ballkan personifikohet me emrin e car Stefan Dushanit, Kisha Ortodokse Serbe, ka qenė njė nga eksponentėt mė ekstremė tė politikės serbomadhe, sepse nė vazhdimėsinė e saj historike tė derisotme ka luajtur rolin e “interpretuesit tė drejtėsisė historike”, e “gjykatėsit” dhe e “ekzekutorit” kryesor tė ushtrimit tė gjenocidit mbi shqiptarėt dhe mbi tokat e tyre tė Shqipėrisė Etnike. Nė kėtė frymė ka vepruar, edhe pas vitit 1912 e deri mė sot. Gjithmonė, kur ka qenė pyetje thurja e planeve strategjike serbomėdha pėr shfarosjen dhe dėbimin e shqiptarėve nga vatrat e tyre stėrgjyshore ilire, Kisha Ortodokse Serbe ishte ajo qė sė pari i pėrpilonte dosjet e aktakuzave” kundėr shqiptarėve, tė cilėt para bote i fajėsonte pėr “rebelizėm” dhe “vandalizėm” kundėr “faltoreve” tė rreme kishtare serbe, dhe elementit serbosllav. Po ashtu, me tė njėjtat shpifje, gėnjeshtra dhe agresivitet antishqiptar veproi edhe gjatė sundimit dhjetėvjeēar tė Slobodan Milosheviēit.
Edhe pse, kanė kaluar vetėm katėr vjet qė nga pėrfundimi i sistemit serb mbi Kosovėn e shqiptarėt, si rrjedhim i luftės ēlirimtare tė UĒK-sė dhe ndėrhyrjes sė Aleancės Atlantikut Verior (NATO-s), e Kosova ėshtė duke marrė frymė lirisht, sėrish nė skenėn politike “kryengjujtė” nacionalshovinistė tė Kishės Ortodokse Serbe, janw drejtuar nga regjimi “demokratik” i Beogradit me “projekte tė reja paqėsore” pėr rikolonizimin e shqiptarėve. Kėtė e provon edhe “Memorandumi” nacionalshovinist i saj pėr Kosovėn, i cili para njė muaji ėshtė botuar nė formė libri, kurse ėshtė promovuar, mė 4 shtator 2003 nė Universitetin e Kollarcit nė Beograd. Memorandumi ėshtė hartuar mbi bazė nacionalshoviniste pėr Kosovėn (gusht 2003) nga ana Kishės Ortodokse Serbe, pėrmes tė cilit KOS-i dhe politika zyrtare e SMZ-sė, duan me ēdo kusht, qė t’i ndėrrojnė tezat dhe veprat gjenocidale serbe nė disfavor tė shqiptarėve dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, me qėllim qė tė rehabilitojnė politikėn agresore tė regjimit serb tė Slobodan Milosheviēit. Me njė fjalė, pėrmbajtja e kėtij Memorandumi tė KOS-it, ėshtė vampirizim i paranojės kolektive gjithėserbe, se Kosova me ēdo kusht, dhe me ēdo ēmim, duhet tė rikthehet nėn juridiksionin administrativo-territorial tė SMZ (Serbisė dhe tė Malit tė Zi). Hipokrizinė dhe nacionalizmin romantik-tradicional serbomadh tė pėrmbajtjes sė kėtij Memorandumi, e shpreh edhe ky “vlerėsim” i vlladikės Artemije, kur thotė se: “Ky libėr (Memorandumi) ėshtė kritikuar nga shumė kundėrshtarė, pėr shkak se pasqyron tė vėrtetėn, e shkruar nė formė memorandumi plot tetė shekuj, me “vuajtjet dhe vdekjet e popullit serb”. Ky “mesazh kushtetues” i deklaruar botėrisht dhe i dakorduar me konsensus ndėrmjet regjimit “demokratik” tė SMZ-sė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, ėshtė paralajmėrim serioz me pėrmbajtje milimetrike tė politikės koloniale hegjemoniste dhe militariste tė regjimit serb tė Sllobodan Milosheviēit ndaj shqiptarėve dhe Kosovės. Prandaj, duke qenė se Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi po i ngutet, qė sa mė parė t’i fillojė negociatat me Prishtinėn pėr tė debatuar “ēėshtje teknike”, pala shqiptare, paraprakisht, nevojitet t’i analizojė nė hollėsi dhe gjithanshmėrisht, tė gjitha hipotezat e deritashme politike dhe kushtetuese tė qeverisė sė Serbisė, pėrkatėsisht tė SMZ-sė, e pastaj tė marrė vendim unanim me konsensus, tė hyjė apo tė mos hyjė nė dialog me SMZ-nė, kur kjo, tanimė nė “Kartėn Kushtetuese (tė miratuar para njė viti), nė deklaratat dhe rezolutat e tanishme, Kosovėn e konsideron “si pjesė integrale tė SMZ-sė”. Sipas “logjikės filozofike” tė kėsaj politike, del e qartė se nuk mund tė ketė kurrfarė dialogu real me SMZ-nė, mbase kjo, tanimė e ka mbyllur dialogun me palėn shqiptare, sepse Kosovėn e konsideron si “pronė koloniale” tė vetėn. Ky ėshtė njė nga argumentet mė tė pamohueshme se, politika e shtirur demokratike dhe integruese e SMZ-sė, e drejtuar nga garnitura drejtuese e “politikės moderuese”: Svetozar Maroviq (kryetar i SMZ-sė), Zoran Zhivkoviq (kryeministėr i qeverisė serbe), Dragolub Miēunoviq (Kryetar i Parlamentit tė SMZ-sė dhe Nebojsha Ēoviq (nėnkryetar i qeverise serbe), ėshtė rikthyer nė klishet dhe shablonet e ligjeve dhe tė kushtetutave antishqiptare tė regjimit gjenocidal serb tė Slobodan Milosheviēit. Si nė kuptimin faktik, ashtu edhe nė atė juridiko-kushtetues e politik, SMZ-ja tanimė i ka shpallur luftė Kosovės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse Kosovėn e ka “legalizuar” si “pjesė pėrbėrėse tė territorit tė saj”.
Qė tė mos pėrsėritet njė tragjedi tjetėr (pėr tė hyrė nė dialog me SMZ-nė), pala shqiptare, duhet tė kėrkojė nga bashkėsia ndėrkombėtare qė ta detyrojnė SMZ-nė nė anulimin e tė gjitha “kartave, deklaratave dhe rezolutave kushtetuese”, tė cilat parashikojnė se “Kosova ėshtė pjesė e territorit serb”. Ky kushtėzim, duhet tė bėhet patjetėr nga politika zyrtare shqiptare e Kosovės, si dhe nė anėn tjetėr, qė tani, politika shqiptare (nė marrėveshje me aleatėt ndėrkombėtarė), duhet t’i marrė tė gjitha masat nevojshme tė gatishmėrisė dhe tė pėrgatitjes pėr luftėn mbrojtėse nga agresioni eventual dhe “i papritur” i SMZ-sė nė ivadimin e Kosovės.

*Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i “American Diplomacy”, Carolina e Veriut, SHBA.
--------------------------------

 

© 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/

 
Faqe 6 - Politikė

10Shtator 2003

Kriza Presidencė-Qeveri ende s“po zgjidhet. Priten takime me krerėt e partive dhe me autoritete tė tjera
 
Kadare ndihmon Moisiun pėr Subashin
Presidenti takon edhe ambasadorin italian dhe politikanin Godo
 

Agim Haxhiu

Nė ditėt e fundit tė javės, rezidenca presidenciale pritet tė ripėrfshihet nga takimet, mes krerėve tė partive dhe presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu.

Kriza pėr zėvendėsimin e njė anėtari tė KQZ-sė, ka pėrfshirė kėto ditė dhe organizmat ndėrkombėtare tė akredituara nė Tiranė, madje, dhe figurat mė tė njohura tė letrave shqipe nė botė. Pėr tė arritur nė ruajtjen e konsensusit, si dhe pėr tė garantuar zgjedhjet pėr Pushtetin Vendor, Moisiu ka zhvilluar dje, takime me ambasadorin e Italisė nė Shqipėri, Januci, si dhe me politikanin Sabri Godo. Gjatė takimit me Janucin, Moisiu ka sqaruar pozicionin e tij nė garantimin e zgjedhjeve, si dhe ka shpjeguar qėndrimin e tij nė kėrkesėn pėr reflektimin nga partia socialiste, pėr anėtarin e KQZ-sė. Pėr kėtė mėsohet se, Moisiu ka pėrmendur dhe marrėveshjen mes dy partive mė tė mėdha pėr miratimin e Kodit Zgjedhor nė Shqipėri, i cili ka qenė nė zbatim tė Kodit tė Venecias. Nga ana e tij, mėsohet se Januci ėshtė shprehur, nė mbėshtetje tė reformave nė Shqipėri, si dhe tė pėrpjekjeve pėr garantimin e stabilitetit, si dhe zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Gjatė takimit me Godon mėsohet se, biseda ka kaluar nė tone mė miqėsore, kjo pėr vetė faktin se, dhe Godo ka ndarė tė njėjtin mendim me Moisiun. Burimet thanė se, Godo ka theksuar se, vetėm me njė balancim tė forcave tė Komisionit Qendror Zgjedhor, do tė bėhet i mundur garantimi i zgjedhjeve nė Shqipėri. Kjo sepse, marrėveshja mes tė dy bashkėkryetarėve, ka qenė dhe me miratimin e forcave mė tė mėdha politike dhe jo vetėm, mes tė dy emrave tė mėsipėrm. Gjithashtu, bashkėbiseduesit janė shpehur pro bisedimeve, mes tė gjitha forcave politike pėr tė gjetur njė rrugė tė pranueshme pėr tė gjithė.

Takimet
Vetėm njė ditė mė parė, kreu i shtetit shqiptar ka filluar bisedimet me trupin diplomatik tė akredituar nė Tiranė. Gjatė takimit me Xhefrin mėsohet se, ėshtė marrė mbėshtetja pėr arritjen e konsensusit dhe tė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje, tashmė tė konsideruar dhe tejet delikate. Ndėrsa nė takimin me kryetarin e kuvendit, Servet Pėllumbi, janė sqaruar tė gjitha zhvillimet nė Komisionin Bipartizan, si dhe marrėveshjet e arritura gjatė mandatit tė kėtij komisioni. Burimet thanė se, nga presidenca nuk ka ndryshuar asgjė, nga kėrkesa e tij pėr reflektim nga socialistėt, pėr vendimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Pėr kėtė, ėshtė thėnė se do tė pritet njė reagim nga kryesocialisti Fatos Nano, ose dhe nga vetė e sapozgjedhura, Dėshira Subashi. Burimet thanė se, nė kėtė skemė do tė pėrfshihen kėto ditė dhe partitė e tjera politike, tė cilat janė pėrfshirė nė procesin zgjedhor. Pėr kėtė ėshtė thėnė se, vetėm pas zgjidhjes sė ēėshtjes, Subashi do tė vendoset pėr njė tryezė tė dytė pėr miratimin e njė deklarate tė pėrbashkėt pėr zgjedhjet.


Shkrimtari i njohur jep zgjidhjen
Kadare: Subashi tė japė dorėheqjen

Vetėm njė ditė pas takimit me presidentin Alfred Moisiu, shkrimtari i njohur Ismail Kadare, ka kėrkuar nga Dėshira Subashi, dorėheqjen e saj nga tė qenurit anėtare e KQZ-sė. Nė njė intervistė pėr Top Chanal, ai ka thėnė se, Subashi ėshtė pėrfshirė nė debate tė ashpra politike, ndaj ajo, nuk do tė ketė mundėsinė psikologjike pėr tė marrė vendime tė paanshme politike. Duke parė kėtė, Kadare ka parė si rrugėzgjidhje, dorėheqjen e Subashit, si mėnyra mė e mirė pėr tė zgjidhur ēėshtjen. Ndėrsa, e ka konsideruar tė ēuditshėm veprimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Kjo, sepse Subashi ka qenė njė nga gjyqtaret qė kanė lėnė tė lirė Pepėn. Nga ana tjetėr, ai ėshtė shprehur dhe pėr bashkėpunimin mes tė gjitha partive, pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, e cila do tė ketė pasoja dhe mbi vetė ekonominė shqiptare. Gjithsesi, Kadare e ka cilėsuar tė drejtė, shqetėsimin e presidentit, Alfred Moisiu, duke u shprehur se, ai ėshtė pėr gjetjen dhe garantim tė konsensusit pėr zgjedhjet nė Shqipėri, tė cilat janė dhe garanti mė i mirė, pėr integrimin e vendit tonė nė strukturat e larta tė Bashkimit Evropian.


OSBE nis sot monitorim e zgjedhjeve
30 ekspertė ndėrkombėtarė pėr zgjedhjet

Njė mision pėr vėzhgimin e zgjedhjeve, dėrguar nga zyra e OSBE-sė pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut, (ODIHR) do tė fillojė punė sot, pėr tė monitoruar zgjedhjet lokale tė 12- tetorit. Misioni i ODIHR-it pėr vėzhgimin e zgjedhjeve, kryesohet nga ambasadori Robert Barry, ish kryetar i misionit tė OSBE-sė, nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Ky mision pėrbėhet nga 30 ekspertė ndėrkombtarė zgjedhjesh, tė pėrzgjedhur nga 18 shtetet pjesmarrėse tė OSBE-sė. Po ashtu, ky mision do tė pėrbėhet edhe nga 250 vėzhgues tė tjerė afatshkurtėr qė do tė shpėrndahen nė tė gjithė vendin, nė prag tė ditės sė zgjedhjeve lokale tė 12- tetorit. Sikurse bėn tė ditur zyra e shtypit pranė OSBE-sė, ambasadori Barry, do tė prezantojė gjatė ditėve tė ardhshme edhe detajet pėr shpėrndarjen dhe modalitetet e punės sė vėzhguesve tė kėsaj organizate. OSBE ka monitoruar zgjedhjet nė Shqipėri qė pas vendosjes sė sistemit pluralist nė Shqipėri, ndonėse shpeshherė, edhe ky proces ėshtė kontestuar nga partitė politike.