Faqja 5 - ZGJEDHJET http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Tetor 10, 2003

SHKURT
Spahia: Zgjedhje pėr tė ardhmen

Puka dhe komunat e kėtij rrethi ishin vend-takimet e kryetarit tė PLL-sė Eqrem Spahia. Ai u bėri thirrje tė gjithė tė pranishmėve pėr t'i dhėnė njė mbėshtetje PLL-sė si njė nga alternativat mė tė suksesshme nė drejtimin e pushtetit. Nė shkėmbim tė kėsaj mbėshtetje Spahia premtoi zhvillim tė madh ekonomik tė zonės. "Zgjedhjet e 12 tetorit nuk janė zgjedhjet e radhės, por janė zgjedhje shumė tė rėndėsishme politike pėr tė ardhmen e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė", tha Spahia.


 
10.10.2003
copyright by koha.net  http://www.koha.net/default.asp

Lojė “k” me Kosovėn

Fillimi i shekullit

VETON SURROI


1.
Pas ardhjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė, mė 1999, politikanėve kosovarė iu adresua njė grafit nė njėrin prej mureve prishtinase. Porosia, nė terrin e sapokrijuar prej mungesės sė energjisė elektrike dhe pasigurisė qytetare, ishte “Mos luani k... me Kosovėn”. Ndėrhyrja e gjenitaljeve mashkullore nė kėtė grafit duhej tė tregonte se nė ē’masė serioze kishte arritur puna. Fjalėt ishin tė drejtpėrdrejta dhe nuk kanė si tė mos mė kujtoheshin gjatė ditės sė djeshme ndėrsa zhvilloheshin dy ngjarje paralele. Nga njėra anė anulohej prej anės sė Kombeve tė Bashkuara procesi i privatizimit e, nga ana tjetėr, bėheshin pėrpjekje qė tė arrihej pajtimi pėr fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd nė Vjenė mė 14 tetor. Nė qė tė dyja rastet, kosovarėt as kishin filluar e as mbaruar proceset, as kishin qenė tė konsultuar rreth fillimit e as fundit tė tyre. Nė qė tė dyja, proces e dialog, kosovarėt shėnoheshin si figura e fundit e lojės, ata qė do tė duhej tė infromoheshin se ēka do tė ndodhė, me e pa pėlqimin e tyre.

2.
Dy veprime, apo figura, shndėrrohen nė metafora tė zhvillimeve tė kėsaj kategorie nė Kosovė. Dje, kosovarėt u ballafaquan me faktin se nė OKB nė New York ishte vendosur qė tė ndėrpritej procesi i privatizimit, ndėrsa nė Kuvendin e Kosovės, kryesia e saj kaloi plotė 37 minuta debati pėr atė se ēka duhej diskutuar nė mbledhjen e ardhshme tė Kuvendit, si pjesė e vazhdimit tė mbledhjes nė tė cilėn u inicua debati pėr negociatat e ardhshme Prishtinė-Beograd. Prapa kėtyre veprimeve gjenden dy figura, ato tė kryeadministratorit Holkeri dhe kryeparlamentarit Daci. I pari pėrpiqet qė javėn e ardhshme tė inicojė negociatat Prishtinė- Beograd, duke e quajtur veten kryeadministrator, pastaj ndėrmjetės, e javėn e kaluar edhe pjesėmarrės kosovar nė to. Dje, nė njė manovėr politik qė kėrkonte anashkalimin e Kuvendit tė Kosovės, u dėrgoi letėr tre liderėve partiak shqiptar me kėrkesė qė tė emėrtojnė nga njė ministėr qeverie si anėtarė tė delegacionit negociator, duke e shpallur, ndėrkohė, veten si kryesues tė mbledhjes sė parė. Gjithashtu, do tė anashkalonte Qeverinė dhe Parlamentin e Kosovės. I dyti, kryeparlamentari Daci, u lejoi kolegėve tė tij, anėtarė tė Parlamentit e tė kryesisė, gjithsej 37 minuta tė tij autokratikė, qė tė diskutojnė se ēka do debatuar nė Parlamentin e Kosovės. Ndėrkohė, u shpreh se po qė se nė Vjenė javėn e ardhshme shkon edhe homologu i tij nga Beogradi, ai ėshtė i gatshėm ta bėjė tė njėjtėn gjė. Holkeri dhe Daci pajtohen nė njė gjė publikisht: nuk duan qė Parlamenti i Kosovės tė deklarohet rreth negociatave tė Vjenės mė 14 tetor.

3.
Nga New Yorku, pėrderisa bėhej e tėrė kjo rrėmujė rreth negociatave tė ardhshme erdhi direktiva qė e ndėrpret procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, mu pas ankesės nga Beogradi. Me kėtė, pas katėr vjetėsh ndėrtimi tė njė sistemi politik, juridik dhe ekonomik nė Kosovė, u regjistrua varianti i saj i katėrt. Nė fillim, OKB-ja shpalli se ėshtė administratore e tėra e pasurisė publike, nė dhe nėn dheun e Kosovės. Njėkohėsisht shpalli se vlejnė tė gjitha ligjet nė fuqi deri nė vitin 1989 nė Kosovė, qė nuk kanė elemente tė diskriminimit etnik, duke njohur kėshtu edhe bazat e sistemit socialist vetėqeverisės nė marrėdhėniet pronėsore. Pastaj, pas njė viti, u kujtuan se mund tė inicohet njė proces tjerė, ai i “komercializimit” me tė cilin nė formė qiraje do t’u jepnin ndėrmarrjet atyre qė OKB-ja ndiente se mund ta marrin. Mė pastaj, do tė caktonin njė sistem tė privatizimit me tė cilin pronat mund tė shiteshin, nė njė formė tė pastėr tenderimi, por paratė nuk do t’i shkonin Kosovės. Dhe, prej dje, kemi sistem tjetėr, ku ndalohet privatizimi e Kosova nuk ka ndonjė ligj se si do tė administrohet prona qė nuk ėshtė private. Nė vitin 2003, Kosova bėhet i vetmi vend nė botė qė ka si bazė ligjore tė veten socializmin vetqeverisės, tė vdekur qė prej kohėsh.

4.
Ēka tjetėr lidhė Holkerin dhe Dacin me tėra kėto zhvillime? Holkeri do tė paraqitet si njeri i cili, pa marrė parasysh tė gjitha tė metat nė procesin e vet negociator, ka arritur t’i fillojė negociatat, madje nė momentin kur pas katėr vjetėsh qeverisje tė OKB-sė arrihet tė bėhen katėr modele ekonomike pėr Kosovėn. Daci do tė paraqitet si njeri qė flet nė emėr tė Parlamentit tė Kosovės, pra votės sė lirė tė prezentuar nė tė, pa marrė parasysh se ēka mendon institucioni tė cilin ai e kryeson teknikisht. Qė tė dytė i bashkon grafiti i vitit 1999.

veton@koha.net


http://www.lajmet.com/

BAROMETRI DIPLOMATIK

Mohimi i pavarsisė sė Kosovės intensifikon procesin e ribashkimit tė Shqipėrisė etnike


Prof.Dr.Mehdi HYSENI

S’ka asnjė dilemė se politika serbe ėshtė pėrqėndruar nė klishetė e regjimit gjenocidal tė Slobodan Milosheviqit. Nė njėrėn trumbeton para botės se ėshtė e gatshme pėr dialog me palėn shqiptare, kurse nė anėn tjetėr, ka deklaruar prerazi, se pavarėsia e Kosovės nuk do tė jetė objekt shqyrtimi nė asnjė tryezė negociuese serbo-shqiptare, qė pritet tė organizohet dhe monitorohet nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kjo strategji e politikės zyrtare serbe paraprakisht prejudikon faktin se, nė ēfarė niveli mund tė zhvillohen dhe tė pėrmbyllėn bisedimet e palėve nė kontest. Sipas kėsaj filozofie tė politikės serbe, del se, zgjidhja e problemit tė Kosovės mund tė bėhet vetėm nė kuadrin e shtetėsisė serbomalazeze. Nė esencė, kjo edhe ishte “formula e vetme” e regjimit gjenocidal pushtues serb tė Slobodan Milosheviqit pėr “zgjidhjen” e ēėshtjes sė Kosovės. Mirėpo, gjithashtu, jemi dėshmitarė se, kėto “projekte” serbomėdha, tė hartuara dhe tė “dekretizuara” nga Kisha Ortodokse Serbe, shkaktuan edhe hollokaustin serb mbi shqiptarėt dhe Kosovėn(1989-1999), i cili vetėm pjesėrisht u ndėshkua nga bashkėsia ndėrkombėtare.


Si rrjedhim i disfatės politike dhe luftarake tė Serbisė nė Kosovė, tanimė kanė kaluar katėr vjet qėkur Kosova ėshtė shkėputur definitivisht nga sistemi shtetėror kolonial serbomadh. Nė kėtė kontekst, rolin kryesor historiko-diplomatik dhe luftarak e kanė luajtur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės(UĒK) dhe Aleanca e Atlantikut Verior (NATO), e prirė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me presidentin e tyre nė krye, Bill Klinton. Prandaj, pavarėsisht nga aspiratat e sistemit kolonialist tė Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, de facto as de jure, Kosova nuk i pėrket mė Serbisė e as Malit tė Zi. Ē’ ėshtė e vėrteta, Kosova ėshtė nėn sovranitetin juridik ndėrkombėtar tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (sipas Rezolutės 1244, qershor 1999), mirėpo, kjo nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton se pas pėrfundimit tė mandatit tė UNMIK-ut, duhet tė rikthehet nėn sovranitetin e dikurshėm kolonial tė Serbisė, sepse historikisht kurrė nuk ka qenė territor etnik i Serbisė, as i Malit tė Zi, por i Shqipėrisė Etnike.



Kėtė postulat parėsor tė sė drejtės natyrore, historike dhe ligjshme tė shqiptarėve mbi Kosovėn, duhet ta mbajnė parasyshė faktorėt relevantė, tė cilėt do tė involvohen nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e dialogut serbo-shqiptar, tė parashikuar pėr muajin tetor a nėntor tė kėtij viti. Ndryshe, (nėse pėrfillet kėrkesa e institutit tė sovranitetit kolonial tė Serbisė mbi Kosovėn) ekziston rreziku potencial, qė tė shprethejė konflikt i ri i armatosur midis Serbisė dhe Kosovės. Me kėtė rast, mohimi dhe zvarritja e kėrkesės sė drejtė pėr pavarėsimin e Kosovės, do tė legjitimonte tė drejtėn e vetėvendosjes sė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė gjitha territoreve tė Shqipėrisė Etnike, tė cilat sot gjenden nėn tutelėn kolonialiste serbomalazeze-sllave.



Natyrisht, se lindjen e njė kėrkese tė kėtillė legale pėr rikthimin e sovranitetit territorial dhe etnik brenda kufijve natyrorė-historikė tė Shqipėrisė Etnike, Serbia dhe Mali i Zi, do ta trajtonin njėsoj, sikurse kėrkesėn e pavarėsisė sė Kosovės: “ėndėrr dhe iluzion i shkretė i shqiptarėve”. Ky recidiv i historisė falsifikatore dhe i politikės kolonialiste i Serbisė mbi Kosovėn, dhe mbi territoret e tjera shqiptare, qė edhe sot po mbahen tė okupuara nga sundimi i egėr shekullor imperialist serbomalazez, pasyron me vėrtetėsi origjinale ankthin e paranojės kolektive serbe, se “Kosova ėshtė pronė e paluajtshme serbe”. Rishfaqja e kėtij paradoksi mitologjik nė politikėn e sotme serbomalazeze si kundėrpeshė e realpolitikės shqiptare, paraqet barrierėn e pakalueshme, qė statusi i Kosovės, tė zgjidhet me mjete paqėsore demokratike, dhe nė frymėn e rregullave dhe tė parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare, dhe rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar.



Me gjithė faktin se politika shqiptare e Kosovės ndodhet nėn ushtrimin e trysnisė sė ethshme tė politikės dhe tė propagandės sė Unionit tė Malit tė Zi dhe tė Serbisė (SMZ-sė), si dhe tė Bashkimit Evroipian(BE), qė sa mė parė tė jetė e mundur tė hyjė nė dialog me Serbinė pėr «ēėshtje teknike», shqiptarėt e Kosovės, nuk kanė asnjė arsye, qė tė nxitojnė pėr t'i fryrė kėsaj «ēorbe bajate» tė kuzhinės serbomalazeze.



Kėtė objektiv tė strategjisė preventive dhe tė domosdoshme tė Kosovės, tanimė e kanė mė se tė qartė, edhe qarqet politike dhe propagandistike tė Beogradit, tė cilat janė duke u ngutur pėr sė tepėrmi, qė tė krijojnė kontaktet e para zyrtare me palėn shqiptare, nė mėnyrė qė statusin e Kosovės ta rikthejnė nėn Kushtetutėn e marsit 1989 tė Slobodan Milosheviqit, sipas sė cilės Serbia do ta siguronte sovranitetin e saj mbi Kosovėn dhe shqiptarėt. Vėrtet, pranimi i palės shqiptare pėr tė hyrė nė negociata me Unionin e SMZ-sė, mbartė me vete dy rreziqe tė paevitueshme pėr ardhmėrinė e qeniesė sė Kosovės: (A) Rikthimin e legjitimitetit kolonial tė Serbisė mbi Kosovėn dhe (B) Pėrjashtimin e politikės dhe tė pushtetit shqiptar tė Kosovės nga bashkėsia ndėrkombėtare. (Eventualisht) pas kryerjes sė njė akti tė kėtillė absurd politik e kombėtar tė klasės poilitike shqiptare, do tė vinte nė shprehje revidimi i statusit tė tanishėm ndėrkombėtar tė Kosovės, me ē'rast kjo «vullnetarisht» do tė shndėrrohej nė «ēėshtje tė brendshme» tė Serbisė, ashtu siē parashikojnė: referendumet, deklartat, rezolutat dhe kushtetat serbe tė Slobodan Milosheviqit dhe tė Nebojsha Ēoviqit.



Pse tė hyhet nė dialog me SMZ-nė pėr «ēėshtje teknike», kur Kosova ende ėshtė nėn protektoratin ndėrkombėtar tė OKB-sė?! Si nė kuptimin juridik, kushtetues, politik e diplomatik njė kėrkesė e kėtillė nuk ka kurrfarė baze racionale, sepse Kosovėn e administron UNMIK-u. Nėse nė organizimin e tanishėm institucional, administrativ, juridik dhe ligjor tė UNMIK-ut, nuk funksion ndonjė mekanizėm nė kuptimin e tė ashtuqujaturave «ēėshtje teknike», atėherė kjo ėshtė ēėshtje mė vete dhe pėr vete e UNMIK-ut dhe e Qeverisė sė Kosovės, dhe jo kursesi as e Serbisė, as e Malit tė Zi, si shtete tė huaja.



Nėse nė Kosovė «janė tė diskriminuar» serbėt, atėherė ky nuk ėshtė problem i Podogoricės, as i Beogradit, por i minoritetit serb, i cili respektimin dhe pėrmbushjen e tė drejtave tė tij, duhet t'i kėrkojė nė organet dhe institucionet e Qeverisė dhe tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilat janė tė pėrfaqėsuara edhe nga pėrfaqėsuesit e minoritet serb, e jo t'i drejtohen as Beogradit, as Podogoricės, sepse kjo atėherė, do tė ishte pėrzierje e drejtpėrdrejtė e SMZ-sė nė ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Mirėpo, problemi nuk qėndron nė faktin se minoriteti serb «ėshtė i diskriminuar» nga shumica dėrrmuese shqiptare, por ky ėshtė njė skenar i vjetėr sa edhe vetė Kisha Ortodokse Serbe, e cila gjithmonė ka qenė prijėse e sofistikimit tė sė vėrtetės historike mbi shqiptarėt. Mbi kėtė bazė tė vjetėr antishqiptare, edhe sot, kur Kosova mė nuk ėshtė nėn qeverijsen e Serbisė, KOS-i nė vijimėsinė katėrvjeēare (1999-2003), i akuzon shqiptarėt si «element diskriminues dhe ekstremist» ndaj minoritetit serbomalazez nė Kosovė. Kjo politikė strategjike e KOS-it ka pasur dhe ka pėr qėllim tė fundit, qė ta kompremetojė politikėn shqiptare nė sy tė botės, me qėllim qė Kosovėn ta rikthejė nė gjendjen e mėparshme tė sundimit kolonial mizor tė regjimit gjenocidal tė Slobodan Milosheviqit.



Politika paqėsore shqiptare, nevojitet qė tė nxjerrė jashtė lojės politike KOS-in, si dhe tė gjitha agjenturat e saj tė UDB-sė serbomalazeze, tė cilat janė duke vepruar dhe kryerė akte tė kundėrligjshme anembanė Kosovės. Praninė e kėtij rreziku e ka theksuar me plot tė drejtė dhe me arsye edhe «Mandela» i Shqipėrisė Etnike, Adem Demaēi, duke nėnvizuar se :»
Pjesėmarrja dhe kontributi i serbėve nė parlamentin e Kosovės ka qenė i tillė, qė disa herė ka krijuar edhe krizė politike". Shqiptarėt e kanė shprehur hapur se pėrfaqėsuesit serbė po zbatojnė politikėn e Beogradit, prandaj s'kanė mundur tė kenė sukses nė parlamentin e Kosovės. "Tė gjitha propozimet dhe sugjerimet e tyre janė kontestuar nga shqiptarėt, sepse ata shihet qartė se po zbatojnė politikėn e Beogradit zyrtar dhe tė regjimit tė dikurshėm fashist", tha Demaēi dhe shtoi se kontributi i parlamentarėve serbė do tė ishte mė i madh sikur ta "vijonin sensin e kosovarėve, jo vetėm tė serbėve por edhe tė shqiptarėve, dhe sikur tė mos shkonin pėrherė pėr t'u konsultuar nė Beograd". I pyetur nė ėshtė politikė zyrtare e Beogradit edhe ajo qė parlamentarėt serbė kėrkojnė tė zbulohen dhe tė nxirren para bankės sė drejtėsisė aktorėt e veprave terroriste ndaj serbėve, Demaēi ėshtė pėrgjigjur: "Nė territorin e Kosovės janė 50.000 ish-anėtarė tė UDB-sė [Sigurimit shtetėror], tė cilėt punojnė pėr mosintegrimin dhe destabilizimin e Kosovės.»(Liria Kombėtare,16.09.2003).

Duhet tė nėnvizojmė se, pa zgjidhjen e statusit tė drejtė pėrfundimtar tė Kosovės, nuk kanė gjasė, qė tė zgjidhen asnjė nga «ēėshtjet teknike prioritare», tė parashikuara nga Unioni i SMZ-sė dhe i UNMIK-ut, sepse nė rastin konkret, nė esencė, ėshtė ndėrruar roli i prioritares nė sekondaren, gjė kjo ėshtė nė shpėrputhje flagrante me kriteret normative tė teorisė sė konfliktit pėr zgjidhjen e problemeve ndėrkombėtare.

Me shqyrtimin e «ēėshtjeve teknike», pėrkatėsisht tė brendshme, qė i pėrkasin Qeverisė sė Kosovės dhe administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut, nuk mund tė ndėrtohen kurrfarė kornizash a draftesh juridiko-politike, qė presupozojnė vėnien nė «rend dite» shqyrtimin e statusit tė Kosovės. Pėrkundrazi, kjo «procedurė e re» juridiko-diplomatike ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e problemit kolonial tė Kosovės, vetėm se do tė neglizhojė mė tepėr, dhe do tė zvarris pavarėsinė e Kosovės, nga e cila nė mėnyrė tė pashmangshme, do shtojė gjasėt, qė shqiptarėt tė homogjenizohen, dhe tė arrijnė konsensusin nė artikulimin e rivendikimit tė drejtė dhe tė ligjshėm historiko-kombėtar tė ēlirimit antikolonial serbomalazez-sllav, gjė qė kjo, pa dsyhim, do tė shpie nė Ribashkimin e Shqipėrisė Etnike.

Serbia dhe Mali i Zi, duhet tė jenė tė vetėdijshėm, duke mos i mbyllur sytė para sė vėrtetės historike, dhe para gjithė botės, se me thurje intrigash dhe me shpifje tė «terrorizmit» shqiptar nė sy tė SHBA-sė dhe faktorėve tė tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk do t'ia arrijnė kurrė, qė kėto epitete shėmtuese tė njerėzimit (veēori kėto tradicionale tė politikės dhe praktikės kolonialiste tė tė gjitha regjimeve serbomėdha antishqiptare dhe antiKosovė dhe antiShqipėri Etnike, duke filluar qė nga 1842 deri mė 1999), t'ua atribuojnė shqiptarėve tė kolonizuar as Kosovė, as Iliridė, as Anamoravė e as Shqipėri, duke i ndėrruar tezat si gjithmonė gjatė historisė sė deritashme nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė qenies sė territorit tė tyre etnik, me qėllim qė sėrish, edhe sot, nė shekullin XXI, tė manipulojnė dhe tė spekulojnė me politikėn, me diplomacinė dhe me drejtėsinė ndėrkombėtare nė disfavor tė ēlirimit antikolonial dhe tė pavarėsimit tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.

Si shkenca, politika, propaganda, drejtėsia e SMZ-sė, dhe me theks tė posaēėm, Kisha Ortodokse Serbe ( e cila me shekuj shqiptarėt i ka akuzuar dhe dėnuar nė emėr tė «terrorizmit» dhe tė «ekstremizmit» para aleatėve tradicionalė sllavė, dhe para opinionit serbosllav ballkanik, vetėm pėr tė fshehur tė vėrtetėn historike dhe gjenealogjike tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike) duhet tė mbajnė parasysh faktet dhe argumentet e qėndrueshme, qė pėrbėjnė fundamentin e kėrkesės sė ligjshme tė luftės politike antikoloniale tė shqiptarėve pėr pavarėsi, e cila ka mbėshtetjen edhe nė tė drejtėn ndėrkombėtare, edhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare, se ka ardhur koha qė paqėsisht tė heqin dorė nga Kosova dhe nga tė gjitha territoret etnike shqiptare, tė cilat edhe sot gjenden tė kolonizuara nėn sovranitetin administrativ dhe shtetėror tė SMZ-sė. Ndryshe, do tė pėrballen me realpolitikėn gjithėshqiptar, qė pa dyshim ėshtė nė frymėn e integrimit paqėsor dhe tė qytetėruar nė Evropėn e Bashkuar, rrugė kjo e pashmangshme, e cila patjetėr do t'iu garantojė edhe integrimin nacional tė shqiptarėve nė Ballkan (sikurse Serbisė, Malit tė Zi, Kroacisė, Bullgarisė, Sllovenisė, Greqisė) nė saje tė sė drejtės sė vetėvendosjes. Nė kėtė mėnyrė, do tė vinte nė shprehje ribashkimi i Shqipėrisė, i cili para sė gjithash, do tė ishte nė interes tė rujatjes sė paqes dhe tė sigurisė sė ekuilbrit ballkanik nga i cili, do tė pėrfitonte edhe paqja e siguria nė dimensione evropiane dhe ndėrkombėtare. Ndryshe, po qe se pėrfillen me ēdo kusht gėnjeshtrat, shpifjet, akuzat dhe anatemat e politikės sė improvizuar demokratike tė SMZ-sė, dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, se «shqiptarėt janė elementė ekstremistė dhe terroristė, e Kosova , pėrkatėsisht 50% e Shqipėrisė Etnike, ėshtė territor etnik serbosllav», atėherė, nuk ka asnjė dyshim se Ballkani, edhe nė shekullin XXI, do tė mbetet «FUĒI BARUTI».
 

Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i «American Diplomacy», SHBA