10Nentor 2003                                   http://www.panorama.com.al/  © 2003 Gazeta Panorama

Intervista
 
Skender Zogu

Pėr herė tė parė, Skėnder Zogu tregon historinė e familjes mbretėrore nė Shqipėri dhe nė ekzil

Nipi i Zogut: Misteret e familjes mbretėrore
 
Faqe 12/13 - Speciale
Intervista
 
Pėr herė tė parė, Skėnder Zogu tregon historinė e familjes mbretėrore nė Shqipėri dhe nė ekzil. Lėvizjet e shpeshta nėpėr botė dhe tentativat pėr t“u rikthyer nė atdhe
 
Nipi i Zogut: Ja misteret e familjes mbretėrore
Kur Enveri sulmonte nėpėr mitingje e kongrese dhe si bėri aleancė kundėr tyre me presidenti e Egjiptit
 

Luan Kondi

Sot ėshtė 70 vjeē dhe tregon fare i ri. Shqipja e tij ėshtė gjuha zyrtare e periudhės sė mbretėrisė. Zotėron shumė gjuhė tė huaja dhe tė pėrgjigjet shpejt, atje ku dėshiron. Ka jetuar gjithandej me status refugjati, derisa ėshtė vendosur pėfundimisht nė Francė.

Skėnder Zogu, nipi i madh i Mbretit Ahmet Zogu, djali i Xhelal Zogut, rrėfen historinė e jetės sė tij dhe tė familjes mbretėrore. Si shkuan nė vitin 1939 nė Stamboll. Pėrse Mbreti nuk qėndroi nė Turqi, por mori rrugėn drejt Anglisė. Pse vendosėn qė tė jetonin nė Egjipt dhe peripecitė e jetės atje. Si Mbreti Nasir i Egjiptit bėri aleancė me qeverinė e Hoxhės dhe kush ishin pasojat e familjes mbretėrore. Emigrimi nė Francė dhe pse francezėt e pranuan Mbretin. Deklaratat e Hoxhės kundėr legalistėve dhe Mbretit dhe a ishin kėta tė fundit rrezik potencial pėr qeverinė komuniste. Viti “93 dhe kush e pengoi Mbretin tė vinte nė Shqipėri. Referendumi i vitit “97 dhe pėrse u “manipulua” referendumi. Kush e pengon kthimin e pronave. Kėto dhe tė tjera pyetje, marrin pėrgjigje nė intervistėn ekskluzive tė Skėnder Zogut.

Ju u rritėt nė familjen mbretėrore dhe kujdesi i saj nuk ju ka munguar asnjėherė. Ēfarė ju ka mbetur nė kujtesė nga vitet e fėmijėrisė?
Mė kujtohet qė kam jetuar sė bashku me motrėn nė pallatin mbretėror, pra, me Mbretin. Kjo ndodhi sepse neve na vdiq nėna dhe nė atė kohė Mbreti nuk pati fėmijė dhe na mori nė familjen e tij. Babai im u martua pėrsėri. Asnjėherė nuk e harroj pėrkujdesjen e tij, por edhe edukatėn e kulturėn qė morėm nė atė kohė. Formimi i atėhershėm ka mbetur nė themel tė tė gjithė asaj qė ndėrtova mė vonė. Pėrveē pjesėmarrjes nėpėr ceremoni, mbaj mend shėtitjet nė bulevardin “Zogu”, kėshtu mė duket se i thoshin atėherė. Ne kishim njė guveranate gjermane, qė kujdesej pėr ne. Ēdo ditė shkonim dhe takoheshim me Mbretin. Unė kam qenė edhe nė dasmėn e Nėnės Mbretėreshė. Madje, ajo mė ka marrė nė prehėr. Isha vetėm 5 vjeē atėhere. Nuk mund tė harroj edhe shėtitjet nė Durrės. Shkonim atje nė disa vila tė mbretit.

A e mbani mend ditėn e 7 prillit kur Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste?
Sigurisht, por jo sa njė i rritur. Nė atė kohė isha vetėm 6 vjeē. Mė kujtohet se natėn erdhi me urgjencė babai dhe kėrkoi nga ne tė bėheshim gati pėr t’u nisur pėr rrugė. Mbaj mend qė me vete morėm fare pak plaēka nga nxitimi. Pas disa orėsh kemi mbėrritur nė Shkup. Nga Shkupi ju drejtuam Stambollit. Udhėtimin e bėmė me tren. Na u duk tej mase i gjatė, mbase ngaqė nuk ishim mėsuar tė udhėtonim pėr ditė tė tėra. U stabilizuam nė Turqi dhe me ato pak mundėsi qė kishim atėherė, ia dolėm mbanė. Nė Stamboll shkova nėpėr shkolla turke dhe gjermane. Atje mėsova tri gjuhė tė huaja: turqisht, anglisht, gjermanisht. Nė Stamboll kemi qenė edhe nė shoqėrinė e Musa Jukės, ish- ministėr i Brendshėm i Mbretėrisė, Lalė Krosit dhe shumė tė tjerėve. Nė Turqi kishte njė diasporė shqiptare shumė tė madhe. Nuk mund tė harroj tetė vjetėt e shkollės nė Stamboll.

Po Mbreti, pėrse nuk qėndroi nė Turqi?
Mbreti ndenji vetėm njė muaj nė Stamboll, pasi nuk mund tė luftonte pėr ēėshtjen shqiptare qė andej. Pėr mė tepėr, ai nuk gjeti edhe mbėshtetjen e plotė tė shqiptarėve tė Turqisė. Njėkohėsisht, edhe Turqia ende nuk e kishte pėrcaktuar pozitėn e saj. Turqia, siē kam kuptuar mė vonė nga dokumentet historike, nuk donte tė pėrzihej nė ēėshtjet ballkanike. Kėshtu, mbreti shkoi nė Angli. Edhe atje nuk u ndihmua, por pėrkundrazi, u pengua qė tė krijonte njė qeveri nė mėrgim. Kjo ndodhi pėr shkak se lobi grek dhe ai serb, ishin tė fuqishėm nė Angli. Nė Turqi mbetėm vetėm ne, pra, familja ime.

Si rodhi jeta juaj mė pas?
Pas pesė vjetėsh, babai mė vdiq. Ishte, pikėrisht, viti 1944. Unė isha ende i vogėl. Jetonim nė vėshtirėsi tė mėdha dhe pėr kėtė arsye shkuam nė Aleksandri. Atje ishte edhe famijla e Mbretit, qė ishte larguar nga Anglia nė vitin 1946. Nė Egjipt, duhet thėnė se kemi jetuar me tė vėrtetė nė oborr. Atje jetuam qė nga viti 1947 deri nė vitin 1955. Mbreti Faruk, me origjinė shqiptare, e thirri Mbretin Zog qė tė stabilizohej me gjithė familjen. Madje, Mbreti Zog u lejua tė kishte edhe njė ambasadė, e cila ndenji hapur deri nė vitin 1952, kur nė fron erdhi mbreti Nasir. Pra, familja jonė deri nė atė kohė ka pasur status diplomatik. Nė Aleksandri u shkolluam tė gjithė. Unė mėsova ta shkruaj edhe gjuhėn shqipe, sė bashku me Lekėn. Egjipti na lejopi tė kremtonim tė gjitha festat kombėtare, sidomos, 28 nėntorin, ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė. Nuk harruam tė ruajmė traditėn e vjetėr shqiptare. Flamurin shqiptar e kemi pas vendosur gjithnjė nė ballkonin e shtėpisė. Nė Egjipt mėsova frėngjishten dhe arabishten dhe pėrfundova studimet nė liceun frėng. Humba dy vite shkollė, pasi nuk dija frėngjisht. Edhe pse mbarova liceun nė vitin 1953, dy vjet them se jam mbajtur “peng” pėr tė mos vazhduar studimet e larta. Kjo lidhet me atė qė Mbreti i Egjiptit, Nasiri, pati frikė se mos do t’ia merrte pushtetin Mbreti Zog, pse ky ishte shqiptar, mik i mbretit Faruk. Megjithatė, e them me bindje qė kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Mbreti Zog nuk mund t’ia bėnte kėtė njė vendi, qė i dha mbėshtetje tė plotė atij dhe familjes Mbretėrore. Nasirin e trembi organizimi i shqiptarėve nėn influencėn e Mbretit Zog. Por, ky organizim kishte qėllimin e vetėm bashkimin e tyre pėr ēėshtjen shqiptare. Atje u krijua edhe Komiteti “Shqipėria e Lirė” pėr ēlirimin e vendit nga okupatorėt e huaj. Fatkeqėsisht, anglo-amerikanėt ndihmuan vetėm komunistėt atėherė. Tė kishin pėrkrahur mbretėrinė, Shqipėria do tė shpėtonte njėherė e pėrgjithmonė nga komunizmi. Aleatėt, pėr tė ndihmuar Titon, pėrkrahėn Enver Hoxhėn.

Nė Egjipt patėt edhe njė peripeci dyvjeēare apo jo..?
Nga viti 1952 deri nė vitin 1954 nuk kishim tė drejtė tė largoheshim nga Egjipti. Kjo ndodhi pėr faktin se qeveria e Nasirit njohu atė tė Enver Hoxhės. Na mbyllėn legatėn dhe na hodhėn nė gjyq. Ky ishte vetėm njė shkak pėr tė na penguar. Dy vjet mbeta pa studime. Njė vit bėra njė shkollė angleze, edhe pse kisha pėrfunduar liceun francez. Dihet, qė niveli i shkollave franceze ishte mė lart dhe e pata shumė tė thjeshtė pėr ta marrė diplomėn angleze. Mė lidhin kujtime tė shumta me Egjiptin. Madje, kam edhe tri motra qė jetojnė edhe sot e kėsaj dite nė Egjipt: Merita, Vera dhe Elmira, ndėrsa vėllai jeton nė Francė.

Si arritėt tė studionit nė Angli?
Mbreti Zog dhe Nėna Mbretėreshė kanė qenė njerėz tė jashtėzakonshėm. Ata nuk na ndihmuan dhe edukuan vetėm ne, mua dhe vėllazėrinė time, por edhe shumė djem e vajza tė tjerė tė familjeve shqiptare ku kishte prej tyre dhe kundėrshtarė tė regjimit mbretėror. Nuk mund ta harroj dashurinė qė kishte pėr mua Nėna Mbretėreshė, pasi isha nė grup- moshė me djalin e saj, Lekėn, me tė cilin kemi shkuar shumė mirė. Kur erdhi radha pėr shkollimin tim, edhe pse nuk kishin mundėsi finaciare, Nėna Mbretėreshė mė pyeti se si do t’ja bėnim. Unė, tė jem i sinqertė, ju kėrkova tė mė ēonin nė Angli dhe atje do t’ja dilja mbanė, ndoshta edhe duke punuar, megjithėse jeta ishte shumė e lirė atėherė. Me ndihmėn e Mbretit dhe tė Nėnės Mbretėreshė, shkova pėr studime nė Universitetin e Hadėrsfildit. Studiova pėr kimi bojrash dhe kimi tekstile. Nė kohėn qė studioja nė Angli, ishin nė fuqi socialistėt; ata nuk tregonin asnjė interes pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kjo dukej edhe nė qėndrimin ndaj studentėve shqiptarė. Merrja leje pėr tė shkuar pranė tė afėrmve, njė herė nė gjashtė muaj. Unė kisha atėhere statusin e refugjatit, pasi nuk kishim pasaporta shqiptare. Ky status mė ka mdjekur pėr mė shumė se 50 vjet. Pas katėr vjet studimesh, mora diplomėn e inxhinierit dhe njė vit punova po nė Angli, si stazhier. Kam jetuar nė Leeds dhe Hadėrsfild. Kisha njė dhomė dhe lėvizjet e mia ishin: shtėpi- universitet dhe prej andej, nė punė. Mė kujtohet fare mirė se nė universitet bėnim njė orė teori dhe tri orė praktikė. Njėkohėsisht, kam punuar nėpėr fabrika, se duhej praktikė. Sot jam i kėnaqur qė vėrtet ja dola me sukses. Nuk mund tė harroj edhe se, kur u ktheva nga studimet, Mbreti Zog tha: Skėnder jam kryenaltė pėr ty. I thashė se e kisha nė vend tė babės, xhajės, Mbret dhe, gjithēka kishte bėrė pėr mua, do t“ja kisha borxh djalit tė tij. Dhe me tė vėrtetė, duke e pasur kushėri Mbretin Leka, gjithnjė jam munduar ta ndihmoj me se tė mundem. Madje, kur isha nė Francė nė vitet tetėdhjetė-nėntėdhjetė, kam qenė kryetar i Zyrės sė Shtypit tė Oborrit Mbretėror.

Erdhėt nė Francė nė vitin “60-tė. Arritėt tė gjenit punė nė profesionin tuaj?
Sigurisht qė po. Menjėherė u stabilizova nė punė nė njė shoqėri tė madhe franceze “Franscolor”, qė prodhonte bojėra pėr tekstil. Fillimisht, punova nė laboratorin e aplikimit, ku u bėra specialist i stampave. Ata kishin nevojė pėr njė njeri si unė qė tė shėtiste gjithandej pėr tė bėrė marketing e lidhur kontrata me klientėt jashtė Francės. Nė atė kohė zotėroja pėrveē shqipes, edhe anglisht, gjermanisht, turqisht, frėngjisht, greqisht dhe arabisht. Pėr 40 vjet me radhė kam punuar nė atė zanat. Gjithkund ku kam pasur rastin tė shkoj, kam mbajtur lidhje me kumunitetin shqiptar. Ne kemi zhvilluar njė sėrė veprimtarish nė mbrojtje tė Kosovės. Po kėshtu, kemi bėrė edhe demonstrata kundėr regjimit komunist, por, fatkeqėsia ishte se Perėndimi nuk na ka pėrkrahur nė kėrkesat tona. E po kėshtu, edhe nė ēėshtjen kombėtare. Mbreti Leka ėshtė penguar shumė, pasi ai shprehte hapur qėndrimin e tij lidhur me ēėshtjen kombėtare, ku kėrkonte bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare. U martova nė vitin 1962 me njė zonjė franceze, e mga martesa kemi njė vajzė, qė tashmė ėshtė, gjithashtu, e martuar. Nė vitin 1999 dola nė pension. Nė fund tė po kėtij viti, humba gruan, si pasojė e njė sėmundjeje tė pashėrueshme. Tshmė jetoj i vetėm. Shkoj shpesh nė Stamboll, pasi kam shumė miq, por edhe vizitoj varrin e tim eti. Po ashtu, ju bėj vizitė edhe motrave tė mia nė Egjipt.

Ēfarė ėshtė Franca pėr ju?
Jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por pėr tė gjithė tė tjerėt, Franca ka qenė njė nga shtetet me tė mira nė Evropė. Nuk mund tė harrohet qė Mbretit dhe Nėnės Mbretėreshė, vetė gjeneral De Gol i ka dhėnė status diplomatik. Franca e ka lejuar tė veprojė Mbretin Leka pėr ēėshtjen kombėtare dhe kundėr regjimit komunist nė Shqipėri. Pra, ky vend ne na ka dhėnė ēdo mundėsi.

Cili ka qenė kontributi juaj nė dobi tė kombit shqiptar?
Pėr mė shumė se 20 vjet, kam qenė kryetari i Zyrės sė Shtypit tė Oborrit Mbretėror. Detyra ime ka qenė tė bėja propagandė nė interes tė mbretėrisė qė i shkonte, njėkohėsisht, pėrshtat politikės kombėtare tė Mbretėrisė. Ėshtė e vėrtetė qė e kemi sharė fuqimisht qeverinė e Hoxhės. Mbaja lidhje tė ngushta me nacionalistėt shqiptarė nė tė gjitha diasporat shqiptare tė kontinentit. Kam qenė anėtar i “Bashkimit Nacionalist Shqiptar” ku bėnin pjesė ballistė, legalistė, pėrfaqėsues tė Bllokut Indipendent, demokratė e tė tjerė. Tė gjithė kishim bashkuar forcat dhe energjitė tona nė shėrbim tė kombit, ēėshtjes sė Kosovės dhe kundėr regjimit komunist. Organizonim konferenca, demonstrata nė tė gjitha vendet ku kishim mbėshtetėsit tanė: Amerikė, Kanada, Australi dhe vende tė ndryshme tė Evropės. Megjithatė, nuk kam qenė asnjėherė anėtar i Partisė sė Legalitetit, kam qenė simpatizant i kėsaj partie, por si anėtar i familjes mbretėrore, nuk marr pjesė nė politikė. Kur ndryshoi sistemi nė Shqipėri, ne organizuam dėrgimin e mjaft ndihmave pėr shqiptarėt. Nė krye tė kėtij aksioni ishte motra e Nėnės Mbretėreshė. Kam ndihmuar nė vizitat e tyre nė Shqipėri edhe shumė gazetarė francezė, tė cilėt kanė dashur tė shkruajnė pėr vendin tonė. Nuk dua tė harroj edhe njė fakt mjaft interesant. Ne gjithnjė jemi interesuar pėr Kosovėn. Aty, nga viti 1976, Mbreti Leka ka dėrguar njė letėr nė Helsinki ku ka thėnė se ėshtė gabim tė mbrohet me fanatizėm Jugosllavia, kur ai ėshtė njė shtet i krijuar artificialisht dhe atje shumė shpejt do tė shpėrthente. Tė gjithė atėherė mendonin se kjo ishte njė lajthitje e Mbretit, por ngjarjet e mėvonėshme treguan qė ai kishte plotėsisht tė drejtė nė parashikimin e tij.

Sistemi i Enver Hoxhės, nė mjaft raste ka futur nė lojė edhe shėrbimin e Intiligjencės dhe Sigurimin e Shtetit, pėr t’ju pėrēarė apo infiltruar nė radhėt tuaja. Sa i keni hasur nė jetėn tuaj kėto pėrndjekje?
Ne i kemi ndjekur nėpėrmjet televizorit kongreset e PPSH. E kemi parė se si Hoxha e shante Mbretin Lekė. Sa herė qė ai e bėnte kėtė gjė, aq mė shumė rritej reputacioni ynė gjithandej. Ai, me kėtė donte tė thoshte se kishte vetėm njė kundėrshtar tė fortė dhe ky ishte Mbreti Leka. Jo nė pak raste kemi konstatuar lojėra tė sigurimit tė shtetit. Ky shėrbim ka ndėrhyrė, fatkeqėsisht, nė shumė parti. Ka pasur edhe nga njerėzit tanė, qė i trembeshin grackave tė kėtij shėrbimi, qė shpenzonte shumė pėr tė rekrutuar apo edhe eliminuar krerė tė nacionalizmit. Ka pasur edhe nga tanėt, qė janė kthyer si tė gėnjyer nė Shqipėri. Ajo qė na ka indinjuar mė shumė, ishte prishja e varrit tė Mbretit Zog nė vitin 1976, por nuk arritėn tė merrnin eshtrat e tij. Menjėherė, Mbreti Leka kėrcėnoi se po tė ndodhte kjo, do tė godiste ambasadėn e shtetit tė Hoxhės nė Paris, meqenėse atje nuk kishte njerėz. Por, kjo u kundėrshtua nga pjesa tjetėr e monarkistėve me argumentin se nuk duhet ta bėnim njė gjė tė tillė. Ky veprim i komunistėve tregonte se shteti i tyre nuk i respektonte as tė vdekurti, jo mė tė gjallėt. Kishte njė arsye pėr ta prishur varrin e Mbretit, pasi komunistėt nuk e duronin faktin qė ne e kishim simbol atė dhe, po ashtu, qė mblidheshim nė miting tė pėrvitshėm atje. Nuk mund tė mohohet qė pa cėnuar as aleatėt tanė nacionalistė, partia mė e fuqishme nė mėrgim ishte Partia e Legalitetit. Edhe mjaft shtete tė botės e respektonin kėtė parti, pasi pėrfaqėsonte kthimin e mbretėrisė nė Shqipėri. Megjithatė, ne kemi pasur lidhje tė ngushta me partinė e Ballit Kombėtar apo dhe tė tjera nė mėrgim. Le tė sqarojmė pak se ne e kemi shprehur edhe herė tė tjera qė mbretėria tashmė duhet tė jetė konstitucionale, ashtu si mbretėritė e tjera tė Evropės. Mes partive nacionaliste nė mėrgim, nuk ka pasur kurrė mosmarrėveshje, pasi qėllimi ishte i njėjtė, tė luftonim pėr ēėshtjen kombėtare dhe tė sillnim nė Shqipėri demokracinė.

Shpesh, qeveria komuniste dhe drejtuesit e nomenklaturės sė vjetėr, deklaronin se tė gjitha planet, qė thurreshin kundėr tyre, ideoheshin nga legalistėt dhe ballistėt. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Mendoj se kjo ishte njė fiasko e Hoxhės. Ai, me kėto deklarime kėrkonte tė gėnjente popullin e vet, qė mė pas, tė mos e kundėrshtonte pėr eliminimin e bashkėpunėtorėve tė vet mė tė ngushtė, pasi ata ishin rrezik potencial pėr t’ia marrė pushtetin e jo ne. Marrim rastin e Xhevdet Mustafės nė vitet “80-tė. Konumistėt propagandonin se stėrviten dhe dėrgimin e tij nė Shqipėri e kishte bėrė Mbreti Leka. Kjo nuk ėshtė fare e vėrtetė. Enveri, siē e thashė edhe mė lart, shkak donte pėr tė eliminuar Kadri Hazbiun dhe pėr tė klasifikuar atė si bashkėpunėtor tė Shehut dhe armik tė komunizmit. Ai bėnte propagandė kur thoshte se armiqtė janė jashtė shtetit dhe bashkėpunėtorėt e tyre, brenda vendit. Nuk besoj se Hoxha kishte frikė nga ne. E megjithatė, e them sinqerisht pėr aq sa di qė ne nuk kishim njė plan pėr tė pėrmbysur regjimin e Hoxhės, pasi mundėsitė tona ishin tė kufizuara, pra, tė pakta. Megjithatė, nuk mund tė mohojmė se shpesh i kemi dhėnė edhe sinjale tė ekzistencės sonė nė kėmbė e tė fortė. Ėshtė vepruar me mėnyra demokratike, si trakte propagande. Nėpėrmjet tyre ne i thoshim popullit tė duronte, se shumė shpejt do tė shembej diktatura nė Shqipėri. Mbreti ka pasur edhe njė radio nė Amerikė, “Zėri i Atdheut”, qė nėpėrmjet valėve tė saj, bėnte propagandė kundėr regjimit komunist. Ka pasur edhe njė rast kur Mbreti Leka ka stėrvitur disa vullnetarė, rreth 500 shqiptarė, pėr t’i pasur si kontigjent nė ndonjė rast tė pėrshtatshėm pėr tė ndėrhyrė, mė tepėr pėr tė luftuar pėr ēėshtjen e Kosovės. Mbreti ka pasė pengesa nga Perėndimi, vetėm pėr faktin qė ishte pėr Shqipėrinė etnike.

Ju erdhėt si pėrfaqėsues i monarkisė nė vitin 1993, si e patė situatėn nė favor apo kundėr jush?
Tė them tė drejtėn, erdhėm tė shohim se po evoluonin vėllezėrit tanė pas shkatėrrimit total tė komunizmit. Ishte njė delegacion i Oborrit Mbretėror ku pėrveē meje ishin edhe personalitete si Abedin Mulosmani, ministėr i Oborrit, komandand Hyll Spahia, Peinc Stati Kosova. Me lejen e Berishės ne erdhėm tė merrnim kontakt me popullin. E deklaruam qė nė fillim, nuk kishim ardhur me sjellė mbretėrinė kėtu, por thjesht, pėr tė biseduar me njerėzit. Atėherė u bė njė gabim me Mbretin Leka, gjė qė kjo tashmė dihet se ėshtė komentuar pėr njė kohė tė gjatė nė shtypin vendas dhe atė tė huaj. Megjithatė, ne e pamė se kushtet nuk ishin tė favorshme pėr tė kėrkuar njė referendum ku shqiptarėt tė shpreheshin pro apo kundėr monarkisė sė moderuar, sigurisht; atė tė modeleve tashmė tė njohur evropian. Kėtė situatė ia pėrcollėm edhe mbretit dhe menduam qė duhet tė prisnim kohėn e pėrshtatshme pėr njė gjė tė tillė.

Po mė ’97, ēfarė ndodhi me referendumin?
Kėtė vit Mbreti erdhi dhe bėri njė fushatė shumė tė mirė. Unė, personalisht, mendoj se atė referendum e fituam ne, pra, monarkia. Nė tė vėrtetė, kjo ndodhi, por ēudi ėshtė se edhe si shumė gjėra tė tjera, ai referendum u manipulua. Dikush pėrfitoi nga njė reagim i monarkistėve dhe e vodhi referendumin. Pėr mendimin tim, tashmė ka mbetur vetėm njė mundėsi: pėrsėritja e kėtij referendumi. Por, nga ana tjetėr, ne duhet tė hartojmė njė projekt- kushtetutė tė re mbretėrore. Kėtu hedh poshtė mendimin e shumė njerėzve se po fitoi monarkia, duhet tė pėrdorim kushtetutėn e vitit 1928. Kjo nuk mund tė ndodhė, pasi ajo ėshtė e vjetėruar tashmė. Kjo do tė hartohet sipas modeleve angleze, spanjolle, belge, tė monarkisė, ku kjo e fundit, ėshtė mbi partitė dhe duhet tė sundojė mendimi se “Mbreti sundon, por nuk qeveris”, pra, ai duhet tė jetė njė simbol.

Mbretėria ka njė problem madhor, atė tė pronave. A kini menduar ndonjėherė qė do tė ketė njė zgjidhje pėr tė?
Familja mbretėrore ka prona. Shteti shqiptar ėshtė treguar indiferent me familjen mbretėrore, pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Tė gjitha shtetet e Ballkanit ku ka pasur mbretėri, u kanė dhėnė pasurinė mbretėrve, ashtu siē e kanė pasur. Familjes mbretėrore shqiptare ende shteti shqiptar nuk i ka dhėnė asgjė. Unė shpresoj se ligji do tė votohet nė Parlamnet dhe Mbreti duhet tė marrė pronat e veta. Nė fakt, ėshtė turp qė deri mė tani familja mbretėrore lėviz sa nė njė vend, nė tjetrin, nė shtėpi me qira. Kjo nuk ėshtė nė dinjitetin e shtetit shqiptar. Sot pėr sot, them se nė Shqipėri nuk ka shtet. Edhe im atė ka pasur prona dhe sigurisht, edhe ato do t’i kėrkojmė sipas ligjit. Pėrpara kėtyre unė mendoj se janė pėr t’u diskutuar edhe dy pika mjaft tė rėndėsishme si, kthimi i eshtrave tė Mbretit Zog nga Parisi, pasi vendi i tij ja ka borxh kėtė. Po ashtu, edhe Nėnės Mbretėreshė duhej t’i akordohej nga Presidenti i Republikės titulli “Nderi i Kombit”, pasi kudo qė ka qenė zemra e saj, rrihte pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Sot ka ardhur koha qė kėtė gjest civilizimi dhe qytetarie, ta bėjnė politikanėt shqiptarė.

Si do ta pėrshkruanit, me pak fjalė, jetėn e familjes mbretėrore?
Familja mbretėrore atėhere bėri sakrifica tė mėdha. E them me sinqeritet qė ka vuajtur shumė. Shumėkush mund tė mendonte deri dje ndryshe, por ta dijė se peripecitė tona kanė qenė tė panumėrta. Kulmi i vėshtirėsive ekonomike ishin vitet “60-tė, kohė kur vdiq edhe Mbreti Zog. Mė kujtohet se kur u bė ceremonia e betimit tė Mbretit Leka, kam qenė afėr tij dhe jam rritur me tė. Mė kujtohet se nė vitin 1962, Mbreti Leka dhe Nėna Mbretėreshė shkuan nė Spanjė. Motrat e Mbretit Zog, princeshat Sanie, Myzejen, Maxhide, mbetėn nė Francė me Princ Statin. Madje, edhe pėr to unė jam kujdesur. Pėrfitoj nga rasti tė bėj njė homazh pėr oficerėt e Gardės Mbretėrore, tė cilėt i qėndruan besnikė deri nė vdekje Mbretėrisė dhe Mbretit. Ata kanė sakrifikuar familjet e tyre, shumica i kishin nė Shqipėri, tė persekutuar dhe gjithnjė me “cenė” nė biografi. Mė kujtohen tė gjithė ata si: kapiten Zenel Shehu, kapiten Halil Branica, kapiten Ali Ēupi, kapiten Muharrem Gjokaj, kapiten Bajram Neli, toger Zenel Ēami dhe shumė tė tjerė. Ata sot pushojnė afėr Mbretit Zog, nė Paris, nė Tije, ku dhe janė varrezat mbretėrore. Kėta njerėz kaq tė pėrkushtuar kanė menduar dhe vepruar gjithmonė nė interes tė atdheut e kombit shqiptar. Njė tjetėr njeri, qė dua tė pėrmend ėshtė komandant Hyll Spahia, i cili ka bėrė sakrificė sublime kur shtėpinė e vet e ktheu nė ambasadė tė mbretėrisė nė Evropė. Atje vinin diplomatė nga vende tė ndryshme pėr tė biseduar pėr problemin shqiptar. Ky njeri e ka ndihmuar shumė mbretin. Madje, ai ishte njeriu qė e ka shoqėruar Mbretin Leka pothuajse nė tė gjitha lėvizjet e tij. Ishte Hyll Spahia ai qė mė mėsoi edhe mua traditat e shqiptarit, pasi unė kisha qenė gjithnjė me tė huajt. Kėshtu, kur erdhėn vėllezėrit tanė shqiptarė si emigrantė nė Francė, pas hapjes sė ambasadave, ishim nė krye tė punėve pėr sistemimin, punėsimin apo dhe stabilizimin e tyre. Nuk kishte se si tė mos ndodhte kjo, pasi i kishim vėllezėr.

 

Jetėshkrimi
Skėnder Zogu, poligloti i Oborrit Mbretėror

Skėnder Zogu, nipi i Mbretit Ahmet Zogu dhe djali i princit Xhelal, u lind nė Davos nė qershor tė vitit 1933. Ai ka jetuar nė Tiranė deri nė moshėn 6- vjeēare. Mė 7 prill tė vitit 1939 ėshtė larguar sė bashku me familjen nga Shqipėria. Fillimisht, kanė mbėrritur nė Shkup dhe destinacioni i tyre ishte Stambolli. Familja e xhaxhait tė tij, Ahmet Zogut, qėndroi vetėm pėr pak kohė nė Stamboll, pėr t“u vendosur nė Evropė. Megjthėse Turqia e priti mirė familjen mbretėrore, ai pėrsėri nuk qėndroi atje, pasi Turqia kishte atėhere pozitė neutrale. Familja e Xhelalit qėndroi nė Stamboll, pasi ai kishte mbaruar universitetin atje, nė kohėn e osmanllinjve. Kėshtu, Skėnderi dhe familja e tij jetuan rreth 8 vjet nė Stamboll ku Skėnderi mbaroi kolegjin. Nė vinin 1947 familja e tyre shkoi nė Aleksandri, Egjipt, pėr faktin se ishte edhe Mbreti Zog, qė mė 1946 kishte lėnė Anglinė. Ahmet Zogu dhe, kryesisht, Geraldina, janė interesuar pėr shkollimin e tyre. Skėnderi mori njė bursė mbretėrore nė Angli ku studioi pėr inxhinieri kimike. Nė vitin 1955 familja e tij u vendos sė bashku me atė tė Mbretit, nė Francė. Pas mbarimit tė shkollės dhe stazhit, Skėnder Zogu kthehet nė Francė ku punoi si inxhinier nė njė shoqėri tė madhe franceze. Skėnderi ishte njeriu, qė organizoi funeralin e Mbretit Zog nė vitin 1961, pasi Nėna Mbretėreshė dhe princeshat, motrat e Mbretit Zog, ishin nė njė situatė tė vėshtirė ekonomike. Ai ėshtė poliglot; zotėron shtatė gjuhė tė huaja.