E Hene, 10 Nentor 2003 © KOHA JONE http://www.kohajone.com/

MBRETI, PER CAMET NE ELBASAN

Dje mbreti Leka Zogu i Pare zhvilloi nje vizite ne qytetin e Elbasanit. I ftuar nga perfaqesues te shoqatave came, ne takimet qe zhvilloi me ta mbreti u deklarua ne mbrojtje te ceshtjes se Camerise. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk mund ta lere ne heshtje nje ceshtje kaq te rendesishme e cila per vite me radhe persekutoi mijera banore te popullit cam. Sipas Lekes, shteti grek i ka dhunuar dhe perzene camet nga trojet e tyre dhe per kete arsye, ata meritojne me shume vemendje nga shteti shqiptar. Ceshtja e trojeve dhe banoreve te trojeve came ka qene per shume kohe ne vemendjen e partive opozitare te djathta. Por to qe kane publikuar me shume ne opinionin publik kete problem kane qene perfaqesuesit e Partise Levizja e Legalitetit dhe ajo e Ballit Kombetar. Por para ketij problemi te ngritur per muaj me radhe ne parlament nga keto parti, qeveria shqiptare nuk ka reaguar asnjehere. Ashtu si edhe per problemin e te perndjekurve politike, ajo nuk ka denjuar te ndermarre ndonje hap zgjidhje duke e lene kete ceshtje gjithmone te hapur dhe problematike per ata qe vuajne ende sot e kesaj dite pasojat e saj.