11/04/2003 - http://www.korrieri.com/

 

PLL: Koalicioni "BF" nuk funksionon
Legalistet me kohe kane deklaruar se koalicioni "BF", pothuajse nuk funksionon. Duke pare kete situate, udheheqja e partise ka filluar llogaritjet per te dale vetem ne zgjedhjet vendore. Per kete qellim, kryesia e partise ka filluar nje tur te gjere takimesh me drejtuesit e PLL ne baze, per forcimin e strukturave te partise, si dhe nxitjen e procesit per zgjedhjen e kandidateve per kryetar bashkish dhe komunash.




Kosova, pertej status quo-s
Nga Hashim THACI*/ Ne pozicionin politik dhe institucional, ne te cilen sot gjendet Kosova, ka shume rruge dhe menyra qe mund te ndiqen per te arritur pavaresine e saj. Nuk mungojne shembujt per procesin e krijimit ose njohjes se shtetesise se njesive te reja ne praktiken nderkombetare, si proces i panderprere. Menyrat per te zgjidhur ceshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves jane disa:

E para. Duke qene se Kosova ka qene njesi federale dhe ne nje nivel shume te dallueshem me identitetin e vet dhe elementet e shtetesise, ekzistojne te gjitha parakushtet qe te realizohet pavaresimi i saj sipas modelit te ndarjes Ceko-Sllovake. Njohja e pavaresise se Kosoves nga Serbia dhe anasjelltas, eshte nje rrugezgjidhje e problemit, e cila do te shmangte shume probleme, te cilat kushtimisht do te lindnin ne nivelin nderkombetar. Kjo njohje reciproke do te nenkuptonte edhe njohjen nderkombetare de jure te pavaresise se Kosoves, duke tejkaluar pengesat procedurale per njohje te pavaresise nga organizatat nderkombetare te shteteve te tjera. Nje veprim i tille do t'i sherbente per mire te ardhmes se dy popujve dhe vendeve tona. Mirepo, nje veprim i tille thellesisht demokratik, eshte veshtire te pritet nga Beogradi tani per tani.

E dyta. Shperberja e ish-federates jugosllave, si njesi e sistemit nderkombetar, ne kete kontekst, pavaresimi dhe shkeputja e Malit te Zi, nenkupton vetvetiu renien e Rezolutes 1244, e cila mbahet teresisht pas konceptit te federates, dhe per pasoje njeh sovranitetin e "jugosllav" mbi Kosoven. (Megjithese duhet pasur parsysh edhe zhvillimet pas formimit te Unionit Serbi dhe Mali Zi). Pavaresimi i Malit te Zi do ta shtronte nevojen e rivleresimit te njesive te federates. Kjo do te conte ne nxjerrjen e rezolutave te vecanta per Serbine, Malin e Zi dhe per Kosoven. Keshtu Kosova do te njihej si vend i pavarur. Kjo zgjidhje, duke u nisur nga kundertheniet e brendshme ne Mal te Zi dhe nga mosmbeshtetja nderkombetare e pavaresimit te Malit te Zi, do ta shtyje kete proces edhe per nje kohe.

E treta. Eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga shtetet vec e vec, (shembujt nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina), ose rruga e njohjes se shteteve baltike, (Letonia, Estonia dhe Lituania). Ne kushtet e tanishme kjo forme e njohjes se shtetesise se Kosoves eshte shume e veshtire, per te mos thene e pamundur. Te gjitha shtetet e tilla, qe mund ta njihnin pavaresine e Kosoves, jane anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara, kane lidhje te shumefishta dhe obligime ndaj bashkesise nderkombetare. Asnje shtet nuk konfrontohet lehtesisht me nje problem te tille, por as nuk mund te pritet prej tyre qe t'i flijojne interesat e veta shume te rendesishme per te realizuar zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.

E katerta. Duke qene se Kosova eshte nen administrim nderkombetar nga OKB-ja, njohja e pavaresise se Kosoves nga OKB-ja, do te ishte forma me demokratike dhe me e pranueshme nga bota e qyteteruar. Por, edhe ne kete mundesi te njohjes se pavaresise dalin disa pengesa te veshtira per t'u kapercyer. Nje veprim i tille do te duhej te merrte aprovimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe, dihet se cilat shtete e kane te drejten e vetos, e qe jane kunder pavaresise se Kosoves.

E pesta. Organizimi i nje konference nderkombetare per Kosoven, fillimisht do t'i riaktivizonte me fuqishem faktoret vendoses per Kosoven. Por, theksoj, se ne duhet te jemi te ndergjegjshem se nje veprim i tille do te behej i mundshem dhe i arsyeshem kur gjendja ne Kosove do te ishte e tille sa te shihej se cdo perpjekje e Beogradit per te ushtruar pushtetin e tij ne Kosove, do te ishte plotesisht e deshtuar. Ne e dime se kjo konference do te jete e pashmangshme, kur bashkesia nderkombetare do te bindet per aftesine qeverisese te Kosoves, dhe kjo do te provohej me arritjet e periudhes se pasluftes. Pala kosovare ne kete konference do te hynte me projektin realist per zgjidhjen e ceshtjes, qe nenkupton pavaresine e Kosoves. Ndersa, pala serbe do te hynte me projektin ekstrem per rikthimin e sovranitetit te Beogradit mbi Kosoven. Pra, eshte per t'u pritur, qe ne nje konference te kesaj natyre, ne te cilen kompromiset duken te natyrshme, shpejt do te vije deri tek perplasja ne mes te projektit te drejte te Prishtines dhe atij ekspansionist te Beogradit. Ne konfrontime te tilla, zakonisht nderhyn komuniteti nderkombetar. Qe te ulen tensionet e serbeve ndaj projektit te pavaresise se plote te Kosoves, por edhe qe Beogradi te mos e humbas mbeshtetjen nderkombetare, eshte per t'u pritur qe Beogradi do te ofroje projektin rezerve, qe ka per qellim ndarjen e Kosoves dhe njohjen e Kosoves se pavarur ne me pak se 80 % te territoreve te saj. Ne cdo rast, pala kosovare nuk mund te kete projekt rezerve. Atehere, sipas skenarit te shumeperseritur, bashkesia nderkombetare si ndermjetesuese, do te ushtroje presion tek pala kosovare (ne emer te cmimit per pavaresi), dhe mund te kercenohet, se po nuk u pranua varianti rezerve serb, qe nuk do te refuzohej as nga ana e komunitetit nderkombetar, kosovaret do ta humbin mbeshtetjen nderkombetare. Kjo nenkupton pranimin e ndarjes se Kosoves (mendo ndarjen e qytetit te Mitrovices). Prandaj nuk jam mbeshtetes i organizimit te Konferences Nderkombetare per ceshtjen e Kosoves, e cila nuk e parasheh si parakusht njohjen e integritetit territorial te Kosoves.

E gjashta. Si gjithmone, fuqite e medha jane faktore themelore ne lindjen dhe garantimin e pavaresise se shteteve te reja. Pra, rruga me e shpejte dhe me e pranueshme per njohjen e pavaresise se Kosoves, e cila natyrisht qe e lehteson gjithsesi vendimin e mepastajshem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga SHBA-te dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Por, edhe kjo rruge kerkon gadishmerine e ketyre shteteve per tejkalim elegant te Rezolutes 1244 dhe nje gadishmeri te shteteve anetare te KS te OKB-se, qe te ruajne raporte te mira me keto shtete te fuqishme, duke pranuar aktin demokratik te njohjes se pavaresise se Kosoves.

Moratoriumi

E shtata. Per statusin e Kosoves nuk duhet te kete debat, por njohje. Kosovaret jane te palekundur rreth ceshtjes se pavaresise, sic eshte ne anen tjeter Beogradi i vendosur ne mosnjohjen e saj. Kosova nuk mund te kete status te imponuar nga Serbia, ashtu sikur Kosova nuk mund te imponoje (vullnetin) statusin e saj Serbise dhe Perendimit per njohje. Sot, as Uashingtoni, as Nju-Jorku e Brukseli nuk sakrifikojne angazhimin e tyre ne Serbi per pavaresine e Kosoves, por nuk pranojne assesi, as njohjen e sovranitetit serb mbi Kosoven.

Statusi, proces e jo akt

Pavaresia e Kosoves nuk eshte pune akti, por eshte proces politik. Shpallja dhe jetesimi nuk duhet kuptuar nga politikanet si ide apo primat partiak ose historik, por duhet kuptuar me teper si pergjegjesi qe rrjedh nga percaktimi i qytetareve. Nisur nga ky realitet mes Prishtines dhe Beogradit me ndermjetesimin nderkombetar do te duhej te shpallej moratoriumi statusor i limituar, derisa te krijohen hapesirat dhe rrethanat demokratike, qe te dy vendet te kene status perendimor. Kjo rrethane do te nderpriste radikalizimin e procesit, thyerjen e status-quos, levizje nga rrethi vicioz ne ecje perpara, do te krijohej siguria e duhur per levizje te lire per te gjithe qytetaret, kthimi vullnetar i refugjateve, do te shenonte fundin e "institucioneve" paralele dhe jolegjitime, do te behej shperndarja e bashkesive komunale te formuara ne baza etnike, do te nderpriste perfshirjen dhe ndikimin e politikes se Beogradit ne Kosove. Autoriteti qeverises kosovar do te ushtrohej ne tere territorin e vendit, do te dobesonte elementet ekstermiste nga te gjitha anet, Kosova do te behej me legjislacion bashkekohor, privatizimi do te shenonte progres, zhvillimi ekonomik do te fillonte, ceshtja e prones do te percaktohej, papunesia do te zbutej. Ndersa organizatat joqeveritare do te merrnin rol me aktiv ne ndertimin e shoqerise civile, mediat e lira do te profesionalizoheshin dhe avancoheshin ne misionin e tyre, bashkepunimi me nderkombetaret do te thellohej, do te konsolidoheshim brenda per brenda faktorit politik kosovar, do te ndertoheshin raporte bashkepunimi me te gjitha vendet ne rajon, do te fillonte integrimi. Mentaliteti tradicional gradualisht do te zevendesohej me ate te filozofise se jetes dhe punes perendimore. Kosova dhe shoqeria e saj, por besoj edhe rajoni, do te ishin ndryshe. Kosova do ta kishte adresen e vet te pergjegjesise.

Duhet te jemi koshiente per gjendjen e rende ekonomike dhe sociale te qytetareve tane. Ata kane nevoje per nje ekonomi stabile dhe mireqenie ne jeten dhe familjet e tyre. Tek e fundit, qendrueshmeria ekonomike eshte edhe kusht i domosdoshem i te qenurit shtet i pavarur. Nuk mund te shtyjme ne pakufi stanjacionin e sotem ekonomik si pjese te ndonje "strategjie" per zgjidhje te menjehershme te statusit e cila po vonohet, ndersa ne anen tjeter qytetareve dhe Kosoves u nevojitet mireqenia, para dhe pas definimit te statusit final. Edhe vete qellimi i krijimit te shtetit gjate historise dhe tani eshte liria, siguria dhe jeta me e mire per individin, familjen dhe shoqerine.

Sot, vemendja e SHBA-ve dhe e Brukselit nuk eshte e mjaftueshme per statusin e Kosoves megjithe angazhimin e tyre gjithperfshires. Duhet kuptuar se Kosova nuk eshte pika e vetme ne axhenden e tyre per rajonin.

Jo zgjidhje magjike, por reale

Moratoriumi nuk zgjidh ceshtjen e Kosoves ad-hoc. Kjo eshte e kuptueshme, dhe parimisht nuk eshte as me i favorshmi dhe as me i volitshmi, por ne duhet te jemi reale, ta njohim realitetin dhe vetveten. Nuk eshte zgjidhje magjike por reale. Fatkeqesisht ka kohe qe ne politiken kosovare nga disa individe paraqitet sindromi negativ i lojes se marrjes se primatit politik ne projekte qe kane karakter gjithekosovar dhe me to luhet si te ishin prona dhe te drejta personale. Kjo na ka demtuar dhe do te na demtoje edhe ne te ardhmen. Segmentarizmi dhe fragmentarizimi ka lene shije te hidhur gjate kohes se luftes, duke mos qene unike. Kjo u shpreh edhe me keq pas luftes, duke tentuar te ndahen qytetaret ne "te luftes" dhe "pacifiste". Keto tendenca po shprehen ne kontinuitet. Mjafton te shikohet sjellja e fundit ne Parlamentin e Kosoves nga inicuesit dhe ndaj iniciatives se nje grupi parlamentar per pavaresi. Ne vend qe te dergohen sinjale mirekuptimi dhe uniteti per ceshtje te tilla tek qytetaret tane, disa krijojne huti e mosbesim per procesin me pro-te e contra-t e tyre.

Kohezion, jo percarje

Megjithe verejtjet dhe sugjerimet qe kam paraqitur ndaj ketyre iniciativave (rezoluta per vlerat e luftes clirimtare dhe ajo per pavaresi), gjithsesi duhej nje sjellje politike me mirekuptuese ndaj njeri-tjetrit. Me e logjikshme do te ishte qe ne te gjithe se bashku te mendonim, jo me logjiken e refuzimit dhe injorimit te njeri-tjetrit, por ne krijimin e nje projekti me te pranueshem dhe me objektiv per zhvillimet politike. Duhet te prezantojme projekte qe na bashkojne dhe jo qe na percajne, qe na afrojne me perendimin e jo qe na largojne.

Pikesepari duhet te krijojme rrethana stabile dhe te qendrueshme politike e shoqerore mes qytetareve, duke krijuar standarde jo te imponuara, por normale te komunikimit te brendshem institucional. Pra, te arrijme konsensus te perbashket politik paraprak per ceshtje te karakterit kapital. Duhet te ndertojme strategjine e perbashket te ndertimit te shtetit te Kosoves, me projekte bindese, duke u garantuar te drejta te gjithe qytetareve te saj, duke perfshire edhe entitetin serbo-malazez, qe vazhdon te jete skeptik, dhe keshtu t'i ndihmojme ata qe ta kuptojne perspektiven dhe sigurine e tyre ne shtetin e Kosoves. Duhet t'i bindim nderkombetaret, vecanerisht qendrat vendosese per seriozitetin, transparencen dhe partneritetin tone te qendrueshem, se do t'i permbushim te gjitha obligimet qe dalin nga njohja e shtetit te Kosoves.

Ne kete drejtim nuk kemi ecur kenaqshem, megjithe gadishmerine tone te shprehur, e cila disa here edhe eshte keqperdorur. Ne si shoqeri, jo vetem njerezit e angazhuar ne parti politike, por gjithe bota intelektuale e Kosoves, duhet te angazhohet me me seriozitet ne ide e projekte strategjike per te ardhmen e vendit. Duke i ngritur idete ne opinione publike, do te krijoheshin rrethana me te mira te te menduarit, te te vleresuarit, te te komunikuarit, por dhe te marrjes se pergjegjesise se qytetarit per te ardhmen e vet. Moratoriumi nuk zgjidh e as nuk e mbyll ceshtjen e statusit politik, paksa e vonon (edhe keshtu te vonuar), por e qarteson. Per kete arsye disa, se pari duhet ta kuptojne realitetin faktik se Kosova eshte e cliruar, por ende jo shtet i pranuar. Ata duhet ta nderrojne te menduarit dhe te vepruarit me koncept feudal, bajraktarist dhe "miteve" qe jane bere personifikim i stanjacionit, asketizmit dhe erresires ne vetvete, si pjese e taktikes politike te ekzistimit dhe te te "fituarit" te zgjedhjeve elektorale.

Kosova entitet i vecante

Ne politiken moderne pluraliste vlen principi i vleres dhe konkurrences demokratike dhe jo ai i lincimit dhe eliminimit. E ardhmja demokratike e Kosoves mund te ndertohet me mire, me e sigurte vetem me konceptin qe nderlidh idene, veprimin dhe pergjegjesine e qytetarit me vendin e vete dhe bene me te pergjegjshem pastaj edhe politikanin qe pretendon te jete vertete i tille. Nderkohe, te dy vendet (Kosova dhe Serbia), si entitete te vecanta politike duhet te vazhdojne integrimin ne strukturat europiane dhe euroatlantike.

* Kryetar i Partise Demokratike te Kosoves