11/06/2003
Partite e vogla paralajmerojne
greve urie
Kryetari i PLL
Eqrem Spahiu, informoi dje se ka filluar nje proces i bashkerendimit te
qendrimeve politike midis partive te vogla parlamentare te pozites dhe
opozites, ne lidhje me reformen elektorale. Sipas tij, PLL ka marre nismen e
organizimit te nje tryeze te partive parlamentare, per te kundershtuar Kodin
Zgjedhor te pergatitur nga PS dhe PD, jashte komisionit dypalesh
pozite-opozite. "Tryeza e dates 6 qershor vendosi qe grupet parlamentare,
jashte PS-se dhe PD-se, te mbajne nje qendrim te unifikuar ne Byrone e
Kuvendit dhe seance plenare, qe Kodi Zgjedhor te mos i nenshtrohej shumices se
kartonave, por nje konsensusi sa me te gjere partiak. Tashme ka filluar nje
bashkerendim i qendrimeve te te gjithe kryetareve te partive parlamentare, pa
PS-ne e PD-ne, qe synon te pengoje tentativen e dy partive, per ta kthyer
pluralizmin ne Shqiperi ne nje formalitet", deklaron Spahiu. Sipas tij,
nese PS dhe PD, do te vazhdojne te kembengulin ne qendrimin e tyre, duke
dhunuar te drejten e partive te tjera per nje proces zgjedhor te lire, te
ndershem dhe me shanse te barabarta per te gjithe, atehere te gjitha partite
deklarojne me bindje se zgjedhjet e ardhshme jane komprometuar qysh sot, apo
ne momentin qe Kodi PS-PD do te miratohet ne Kuvend. Burime prane ketyre
partive bene te ditur se nese nuk do te merren ne vleresim objeksionet e
partive te vogla parlamentare, atehere deputetet e ketyre partive mund te
hyjne edhe ne greve urie ne sallen e Kuvendit.
A.M