11 Qershor, 2003
http://www.shekulli.com.al/

  
Baza amerikane, Ramsfeld merr ofertėn

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes falenderon Shqipėrinė pėr mbėshtetjen gjatė luftės nė Irak

Baza amerikane, Ramsfeld merr ofertėn

Nė takimet me Nanon dhe Majkon propozohen dy zona pėr vendosjen e trupave amerikane

TIRANĖ-Shqipėria i ofron SHBA-sė dy zona tė lira pėr ndėrtimin e bazės ushtarake amerikane. Burime tė sigurta treguan dje se kryeministri Fatos Nano dhe ministri i Mbrojtjes, gjatė takimit me sekretarin amerikan tė Mbrojtjes, Donald Ramsfeld i kanė paraqitur atij “ofertėn” e palės shqiptare pėr ndėrtimin e bazės ushtarake amerikane. Sipas burimeve tė sigurta mėsohet se nė kėtė takim mes Nanos, Majkos dhe Ramsfeld ėshtė prezantuar edhe propozimi i qeverisė shqiptare pėr ndėrtimin e njė baze ushtarake amerikane nėse pala amerikane mund ta gjykojė tė nevojshme. Sipas burimeve qeveritare, mėsohet se ēėshtja e krijimit tė bazės ushtarake amerikane i pėrket tashmė SHBA-sė tė vendosė dhe ėshtė nė diskutim. Dy zonat kryesore tė ofruara nga qeveria, mėsohet se janė Gjadri i Lezhės dhe njė nė jug tė Shqipėrisė, njė zonė nė afėrsi tė Lushnjės.
Ramsfeld
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ramsfeld gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp me ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko nė aeroportin e Rinasit, nuk ka pėrcaktuar qartė qėndrimin e SHBA-sė pėr krijimin e bazės ushtarake, por ka bėrė tė ditur se bashkėpunimi me Shqipėrinė nė fushėn ushtarake pritet tė thellohet akoma mė tej. “SHBA presin me dėshirė qė tė punojnė sė bashku me Shqipėrinė nė fushėn ushtarake dhe nė arritjen e anėtarėsimit nė NATO. Ne nuk diskutuam pėrtej kėsaj pike (ngritjes sė bazės ushtarake). Diskutuam mundėsinė e stėrvitjeve tė ndryshme, por nuk u futėm mė tej nė detaje pėrtej kėsaj pike”,-iu pėrgjigj Ramsfeld pyetjes sė gazetarėve pėr mundėsinė e krijimit tė njė baze ushtarake amerikane. SHBA, sipas Ramsfeld do tė punojė me qeverinė shqiptare nė fushėn ushtarake, si dhe nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se arsyeja e vizitės sė tij nuk ishte panjohur, pasi ishte i ftuar zyrtarisht, duke e cilėsuar si mundėsi pėr t’u njohur me drejtuesit e shtetit shqiptar, si dhe pėr tė vazhduar marrėdhėniet e mira qė ekzistojnė mes dy vendeve. Duke u ndalur nė angazhimin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit global, Ramsfeld vlerėsoi "ndihmėn konkrete tė shtetit shqiptar, dhėnė nė krizat e Afganistanit dhe tė Irakut". Ramsfeld pėrmendi si tė rėndėsishme nėnshkrimin nga Shqipėria tė deklaratės sė vendeve tė Vilnusit 10, si dhe nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Gjykatės Ndėrkombėtare Penale. Mė tej, sekretari amerikan bėri tė ditur se, nė takimet me personalitetet shqiptare si Moisiu, Nano dhe Majko u fol edhe “pėr pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė planin e veprimit pėr anėtarėsim nė NATO dhe pėr lėvizjet e saj pėr njė anėtarėsim tė plotė nė vitet qė vijnė”. Ndėrsa ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko gjatė konferencės pėr shtyp i ka cilėsuar si tė shkėlqyera marrėdhėniet me SHBA-nė. “Vizita e zotit Ramsfeld ėshtė dėshmi e marrėdhėnieve tė shkėlqyera qė ekzistojnė mes dy vendeve tona”,-tha Majko. Ministri i Mbrojtjes theksoi se objektivi kryesor i qeverisė ėshtė anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO.
Bledar Hoti

 

Moisiu: Ushtarakėt amerikanė, e nevojshme nė Ballkan

TIRANE- Presidenti Alfred Moisiu dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld zhvilluan dje mbasdite njė takim ku vunė nė dukje mendimin e pėrbashkėt pėr nivelin e mirė tė marrėdhėnieve dypalėshe. Gjatė takimit, presidenti Moisiu theksoi domosdoshmėrinė pėr vazhdimėsinė e pranisė sė trupave amerikane nė rajonin e Ballkanit. Ai shprehu mirėnjohjen gjithė shqiptare pėr kontributin vendimtar tė trupave amerikane nė fundin e konfliktit nė Kosovė, pėr rolin e tyre nė Bosnje, Maqedoni etj. “Pa kėtė ndihmė - tha presidenti – situata nė Ballkan nuk do tė ish si kjo e sotmja. Megjithėse shumė ndryshime kanė ndodhur nė rajon, prania ushtarake amerikane ėshtė akoma e nevojshme”. Presidenti Moisiu vlerėsoi aksionin luftarak amerikan kundėr terrorizmit ndėrkombėtar si njė ndėrhyrje nė kohėn e duhur. Pėr kėtė ēėshtje, presidenti theksoi se mbėshtetja, qė vendi ynė i dha aleatit mė tė madh strategjik tė tij, SHBA-sė, bazohej nė bindjen e tij se, ky fenomen ėshtė kėrcėnimi mė serioz i shekullit. Ndėrsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld theksoi se “administrata e presidentit Bush vlerėson shumė mbėshtetjen e tuaj tė vazhdueshme pėr vlerat, qė ne besojmė” dhe falenderoi presidentin Moisiu pėr kontributin konkret nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, ndihmėn me paqeruajtės nė Agfanistan dhe nė Irak, si dhe nėnshkrimin e marrėveshjes “Adriatik 3”. Ai shtoi se, kėto probleme asnjė vend nuk mund t’i pėrballojė vetėm, por ka nevojė pėr ndihmė, prandaj “do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku nė luftėn globale kundėr terrorizmit”. Ramsfeld siguroi presidentin pėr ndihmė nė integrimin nė strukturat euroatlantike, vlerėsoi arritjet nė kuadėr tė reformave nė tė gjitha fushat, sidomos nė atė ushtarake, dhe shprehu kėnaqėsinė pėr faktin qė, Shqipėria ėshtė anėtare e planit tė veprimit, nė kuadėr tė integrimit nė NATO.
N.Perndoj

 

Ministri i Mbrojtjes shprehet se marrėdhėniet shqiptaro-amerikane janė nė kulmin e tyre

Majko: Shqipėria, e hapur pėr baza amerikane

“Jo gjithēka e kėsaj vizite do tė jetė pjesė e diskutimit publik, deri diku, pėr arsye tė caktuara tė vendosjes ose jo tė njė baze tė SHBA-ve”.


Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko nė njė intervistė dhėnė korrespondentit tė BBC-sė, Fatos Ahmati, thotė se vizita e zotit Rumsfeld ėshtė njė kulm nė marrėdhėniet midis dy vendeve. “Unė mendoj se pėrfitimet do tė jenė shumėpalėshe. Nė radhė tė parė, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, Shqipėria doli nga balanca e Jalės e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė radhė tė dytė, mendoj qė me reshtimin e saj nė luftėn kundėr terrorizmit, ajo largoi sidomos njė perceptim qė njė pjesė e mediave jo shumė pozitive karshi Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar, donin tė orientonin opinionin pėr gjoja ekzistencėn e fondamentalizmit deri dhe bazave tė Bin Ladenit nė Shqipėri, gjė qė tani duket gjithēka krejtėsisht qesharake”,-shprehet Majko .

 

Cili ėshtė qėllimi i vizitės sė zotit Ramsfeld nė Tiranė?
Unė mendoj qė nuk duhet kėrkuar ndonjė qėllim i veēantė apo shumė i specifikuar. Unė mendoj se kjo, nė radhė tė parė, i pėrgjigjet marrėdhėnieve kulmore qė tani po ndodhin nė atmosferėn e kėtyre situata kaq pozitive - sidomos pas luftės sė Kosovės nė 1999 - midis Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė. Ajo qė Shqipėria kontribuoi gjatė luftės sė Kosovės dhe pas ngjarjeve tė 11 shtatorit, mė pas nė Afganistan, e sidomos lufta nė Irak, mendoj qė padyshim i kanė dhėnė marrėdhėnieve tė pėrbashkėta shqiptaro-amerikane njė cilėsi tė re.

Zoti Ministėr, a pritet qė Shqipėria tė pėrfitojė nga rirreshtimi global i forcave qė duket se do tė pėrfshijė zhvendosjen e trupave amerikane tė periudhės sė Luftės sė Ftohtė nė vendet e ish-bllokut komunist.
Unė mendoj se pėrfitimet do tė jenė shumėpalėshe. Nė radhė tė parė kjo nuk duhet parė thjesht nė njė kuotim financiar, dhe nuk mendoj se gjithēka do tė jetė e lidhur me logjikėn e pagesave apo kundėrpagesave. Nė radhė tė parė, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, Shqipėria doli nga balanca e Jalės e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė radhė tė dytė, mendoj qė me reshtimin e saj nė luftėn kundėr terrorizmit, ajo largoi sidomos njė perceptim qė njė pjesė e mediave jo shumė pozitive karshi Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar, donin tė orientonin opinionin pėr gjoja ekzistencėn e fondamentalizmit deri dhe bazave tė Bin Ladenit nė Shqipėri, gjė qė tani duket gjithēka krejtėsisht qesharake. Por nga ana tjetėr mendoj se ky lobizmi i Shteteve tė Bashkuara pro Shqipėrisė dhe anasjelltas mendoj qė faktorizon edhe mė rolin e Shqipėrisė rishtas nė skenėn e Ballkanit, pse tė mos themi edhe mė gjerė.
Kohėt e fundit ėshtė folur pėr ngritjen e njė baze ushtarake amerikane nė Shqipėri, a do tė jetė kjo temė e bisedės me zotin Ramsfeld?
Gjithsesi, nuk mund tė thuash se gjithēka e kėsaj vizite do tė jetė pjesė e diskutimit edhe publik, deri diku, pėr arsye tė caktuara tė vendosjes ose jo tė njė baze tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Unė dėshiroj tė theksoj faktin qė marrėdhėniet ushtarake aktualisht janė kaq cilėsore, konfidenca ėshtė kaq e madhe sa problemi i bazės, po ose jo , nuk besoj se pėrbėn thelbin e problematikės. Aktualisht nė Shqipėri stėrviten trupa elitė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, siē ishte stėrvitja e fundit, njė nga mė tė mėdhatė dhe mė tė gjėrat, dhe mendoj se tė tilla do tė kemi edhe nė vazhdim. Kėshtu qė pėr mua theksi bazė ose jo ėshtė njė problem krejtėsisht teknik. Sigurisht kjo ka qenė njė temė e diskutuar nė kuadrin e menaxhimit tė strukturės sė bazave amerikane nė Evropė, Shqipėria do tė jetė e hapur nė kėtė pikė


Korrieri 11/06/2003
http://www.korrieri.com/

Ramsfeld: Pse erdha ne Shqiperi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes shprehet se arsyeja e vizites ne Shqiperi nuk eshte e mbuluar me mister: "E verteta eshte se mua me ftuan; une pranova". Lidhur me bazen amerikane, Ramsfeld dhe Majko pergjigjen prere: "Diskutuam mundesine e bashkepunimit ne fushen e stervitjeve dhe trainimeve. Por nuk hyme ne detaje pertej kesaj pike"

Elton METAJ

Donald Ramsfeld eshte larguar dje nga Shqiperia ne drejtim te Gjermanise, duke marre me vete ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko, por duke lene pas mister rreth mundesise se vendosjes se nje baze ushtarake amerikane. Pasi ka takuar Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano dhe homologun e tij Majko, sekretari i Mbrojtjes se SHBA tha gjate nje konference shtypi ne Rinas, se kishte diskutuar mundesine e bashkepunimit ne fushen e stervitjeve dhe trainimeve. "Por nuk hyme ne diskutime te detajuara pertej kesaj pike", tha Ramsfeld. I menjehershem ka qene edhe reagimi i ministrit Majko per te konfirmuar fjalet e shefit te Pentagonit. "E rendesishme eshte qe trupat shqiptare dhe trupat amerikane aktualisht jane duke ushtruar programe te nje natyre shume specifike dhe po aq konfidenciale, sic ishte dhe trainimi i fundit qe u be me 1500 trupa amerikane ne Shqiperi", tha ministri. I ndodhur nen presionin e shtypit per te shpjeguar arsyet e verteta te mberritjes ne Shqiperi, Ramsfeld tha se ne kete mes nuk kishte mister. "Arsyeja e vizites time nuk eshte aspak misterioze. E di qe disave mund t'u duket e veshtire per t'u besuar. Por e verteta eshte se mua me ftuan; une pranova. Dhe arsyeja qe pranova eshte se une cmoj marredhenien qe Shtetet e Bashkuara kane me Shqiperine", shpjegoi ish-piloti i ushtrise amerikane. "Per ne eshte e rendesishme, dhe kjo me dha mundesine te vij ketu (ne Tirane), te takohem me zyrtaret e larte dhe te shpreh vleresimin tim dhe te vendit tim per bashkepunimin e tyre te plote ne shume aktivitete", tha me tej shefi i Pentagonit. Megjithate, burime jozyrtare thane se mundesia e vendosjes se nje baze amerikane ne territorin shqiptar eshte diskutuar me autoritetet shqiptare. Drejtues te shtetit shqiptar mesohet te jene shprehur te gatshem edhe per ofrimin e strukturave aktuale ushtarake, qe mund te shfrytezohen me lehte nga ushtria amerikane.

Gjate konferences se shtypit, Ramsfeld shtoi se kishte falenderuar udheheqesit e shtetit shqiptar, Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano dhe ministrin Majko per mbeshtetjen qe Shqiperia ka dhene ne luften globale kunder terrorizmit. "Vecanerisht cmojme dhe vleresojme ndihmen ne Afganistan, si dhe ne Irak", tha ai. Duke permendur ne te njejten kohe, se Shqiperia ka bere nje hap perpara dhe ka firmosur te ashtuquajturen letren"Vilnius 10", e cila erdhi ne nje moment shume te rendesishem. Por zyrtari i larte i administrates se Bush ka vleresuar edhe firmosjen nga Shqiperia te marreveshjes mbi nenin 98 te Gjykates Penale Nderkombetare. "Vendimi per nje gje te tille, ishte dicka, qe populli i Shteteve te Bashkuara dhe qeveria e SHBA dhe sigurisht burrat dhe grate e forcave te armatosura te SHBA e vleresojne jashte mase", u shpreh Ramsfeld.

Ne te njejten kohe, Ramsfeld, i cili qendroi vetem 3 ore ne Shqiperi, premtoi vazhdimin e ndihmave per te mundesuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Eshte ne "interesin tone te perbashket qe Shqiperia te vazhdoje ne rrugen drejt anetaresimit te plote ne NATO ne vitet e ardhshme", tha ai. Ndersa, Majko shtoi se Shqiperia vlereson se anetaresimi i plote dhe "de jure" i vendit tone ne NATO eshte nje objektiv prioritar i gjithe shoqerise sone, nje aspirate kolektive, nje realitiet i afert. Ai e konsideroi viziten e Sekretarit amerikan te Mbrojtes si nje tregues i qarte i nivelit te shkelqyer te marredhenieve shqiptaro-amerikane dhe nje kontribut i rendesishem per thellimin e tyre.


 Gazeta 55 11/06/2003

Mustafaj: PD e pėrshėndet vizitėn nė Shqipėri tė z.Ramsfeld

Sekretari i marrėdhėnieve me jashtė nė PD dhe nenkryetari i komisionit tė jashtėm parlamentar z.Besnik Mustafaj, ka vlerėsuar mjaft pozitive vizitėn ne vendin tonė tė Sekretarit amerikan tė Mbrojtjes z.Ramsfeld. Ai tha se "vizita e dytė e nje zyrtari tė lartė amerikan nė vendin tonė, tregon partneritetin pozitiv qė ekziston mes vendit tonė dhe SHBA-ve. PD e pėrshendet vizitėn ne Shqipėri tė z.Ramsfeld, Sekretar pėr Mbrojtjen nė administratėn e Bushit, gėzohet pėr afrimin e metejshem te bashkėpunimit midis dy vendeve tona. Do tė mbėshtese ēdo projekt qė i siguron institucionalizimin dhe nje prani mė tė madhe te SHBA-ve nė Shqipėri, e konsideron se bashkėpunimi nė fushen ushtarake eshte nje element shumė i rendesishem, qė ka tė beje qoftė me integrimin e Shqipėrisė ne NATO, qoftė me sigurinė tonė kombetare, qoftė edhe me pjekurinė dhe reformimin e modernizimin e ushtrisė shqiptare. Gjithashtu, sekretari demokrat z.Mustafaj, ka shprehur shqetėsimin e tij pėr tentativat e qeverisė socialiste pėr tė larguar prezencėn e OSBE-sė nga Shqiperia. Sipas tij, ky qėndrim i socialistėve ėshtė negativ dhe i imponuar nga raporti kritik pėr qeverinė, qė OSBE ka paraqitur sė fundi pėrpara kėshillit tė saj tė pėrhershėm ne Vjene. Ne e konsiderojme se prania e OSBE-sė nė Shqipėri ėshtė e domosdoshme pėr reformat qė i nevojiten Shqiperisė, pėr tė arritur tek permbushja e standardeve demokratike, ndertimi i shtetit tė sė drejtes dhe integrimi nė Bashkimin Evropian, konstatojmė me keqardhje te madhe dhe shqetesim tė madh, se prapa kėtyre opinioneve janė struktura tė organizuara tė qeverisė. I bejme thirrje qeverisė, tė mos e ēojė vendin nė izolim, tė mos e ēojė vendin nė shkėputje nga kjo organizate, pa tė cilat shoqėria shqiptare do ta kete shumė te veshtirė te ece pėrpara".

e.gj


RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 7, No. 109, Part II, 11 June 2003

 
U.S. DEFENSE SECRETARY THANKS ALBANIA FOR SUPPORT. Defense Secretary
Donald Rumsfeld said in Tirana on 10 June that he values "the
relationship the United States has with Albania. It's important to
us, and this gave me an opportunity to come here and meet with the
senior officials. I expressed my appreciation and our country's
appreciation for their full cooperation in so many activities,"
RFE/RL reported (see "RFE/RL Newsline," 2 May 2003). Among his hosts
were President Alfred Moisiu, Prime Minister Fatos Nano, and Defense
Minister Pandeli Majko. Albania has 70 peacekeepers in Mosul and
recently signed a bilateral extradition-immunity agreement with the
United Sates prohibiting the handover of each other's citizens to the
International Criminal Court (ICC) despite pressure from the EU not
to do so. Referring to that agreement, Rumsfeld said, "The decision
to do that was something that the people in the United States, the
government of the United States, and certainly men and women in the
armed forces of the United States, appreciate a great deal." He
expressed support for Albania's desire to join NATO and promote
military cooperation with the United States but did not say whether
the Pentagon will establish a base in Albania, as the Albanian
leadership would like. PM

UN ADMINISTRATION CHIEF CALLS ON EU TO HELP KOSOVA. Michael Steiner,
who is the outgoing head of the UN civilian administration in Kosova
(UNMIK), appealed to the EU in Brussels on 10 June to follow through
on its financial pledges to help Kosova, RFE/RL's South Slavic and
Albanian Languages Service reported (see "RFE/RL Newsline," 10 June
2003). In New York, UN officials told the Security Council that much
progress has been made in Kosova since Resolution 1244 was passed
four years ago, adding, however, that much work remains to be done.
And in Belgrade, Serbia and Montenegro's President Svetozar Marovic
told Serbian Orthodox Archbishop Artemije, who is the chief Serbian
cleric in Kosova, that the Belgrade authorities "completely support"
the Serbs in that province. PM