Gazeta 55 11/06/2003

Spahia: Sot do tė takohemi me ambasadorin e OSBE-sė, pėr "Kodin Zgjedhor" 

Partitė e vogla vazhdojnė tė kėmbėngulin nė deklarimet e tyre se nuk janė dakord me "Kodin Zgjedhor". Kryetari i PLL z.Spahia, u ėshtė kundėrvėnė lidhur me kėtė, dy partive mė tė mėdha nė vend, PS-sė dhe PD-sė dhe ka deklaruar se, sot do tė kete nje takim mes partive te vogla dhe ambasadorit tė OSBE-sė nė Tiranė, z.Liponen. Spahia ka theksuar, se "siē jeni nė dijeni, PLL ka marrė nismėn e organizimit tė njė tryeze tė partive parlamentare pėr tė kundėrshtuar "Kodin Zgjedhor" tė pėrgatitur nga PS dhe PD, jashtė komisionit dypalėsh pozitė-opozitė. Tryeza e datės 6 qershor, vendosi qė grupet parlamentare jashtė PS-sė dhe PD-sė, tė mbajnė njė qendrim tė unifikuar nė byronė e Kuvendit dhe seancė plenare, qė "Kodi Zgjedhor" tė mos i nėnshtrohej shumicės sė kartonave, por njė konsensusi sa mė tė gjerė partiak. Tashmė ka filluar njė bashkėrendim i qendrimeve tė tė gjithė kryetarėve tė partive parlamentare, pa PS-nė e PD-nė, qė synon tė pengojė tentativėn e dy partive, pėr ta kthyer pluralizmin nė Shqipėri nė njė formalitet. Nėse PS dhe PD do tė vazhdojnė tė kėmbėngulin nė qendrimin e tyre, duke dhunuar tė drejtėn e partive tė tjera pėr njė proces zgjedhor tė lirė, tė ndershėm dhe me shanse tė barabarta pėr tė gjithė, atėherė themi me bindje se zgjedhjet e ardhshme janė komprometuar qysh sot, apo nė momentin qė "Kodi PS-PD" do tė miratohet nė parlament. Nė kėtė kuadėr, pėr t'i paraprirė kėsaj tentative antidemokratike tė dy partive kryesore, kryetarėt e partive parlamentare, pa PS-nė dhe PD-nė, do tė zhvillojnė nesėr pasdite njė takim me kreun e OSBE-sė z.Osmo Lipponen, pėr ta informuar realisht mbi procesin e hartimit tė "Kodit", pėr tė cilin "dy partitė" pretendojnė se kanė marrė O.K. e OSBE-sė, jashtė tryezės sė komisionit dypalėsh. Gjejmė rastin ta falenderojmė Pėrfaqėsinė e OSBE-sė nė Shqipėri pėr punėn e bėrė nė Shqipėri dhe posaēėrisht pėr proceset zgjedhore, por e shohim tė nevojshme qė tė sqarojmė opinionin, se dy partitė PS&PD spekulojnė me emrin e saj. Mbas takimit me kreun e OSBE-sė, tė gjitha partitė parlamentare do tė ndėrmarrin tė gjitha hapat e duhur pėr t'iu dhėnė shqiptarėve mundėsinė tė shprehin realisht bindjet e tyre politike dhe tė respektohet vota e lirė e tyre".

e.gj        


Qershor 11, 2003 Gazeta Shqiptare


Partitė e vogla nė tryezė me Liponen

Sot mbasdite kryetarėt e nėntė partive parlamentare do tė takohen me ambasadorin e OSBE-sė Osmo Liponen. Pas tryezės, kėto parti, si tė majta ashtu dhe tė djathta, vendosėn qė ta ēojnė mė tej inisiativėn e tyre kundėr marrėveshjes PD-PS pėr kodin e ri zgjedhor. Nė kėtė takim ato do tė paraqesin pikėpamjet e tyre pėr kėtė kod.