Faqja 6 - POLITIKE

Nentor 11, 2003

 

SOT DISKUTMI NE KUVEND
 
Pronat do ndahen sipas OSBE
PS e PD marrėveshje pėr projektligjin

Artemida Ēollaku

Sot komisioni i Bujqėsisė do tė votojė dy projektligjet atė tė OSBE-sė si dhe Cako-Mediu pas njė shqyrtimi tė bėrė dje. Mediu kėrkoi qė tė votohet projketi Cako-Mediu pėr shkak tė kostos tė ulėt qė ai parashikon nė kompensimin qė do tė bėhet. Ndėrsa nėnkryetari i komisionit Zyhdi Pepa u shpreh se kostoja financiare ėshtė e njėjtė nė tė dyja projektet e paraqitura.

LAJMI

Deputetėt e komisionit parlamentar tė bujqėsisė shqyrtuan dje projektligjet e pronave, Cako-Mediu, si dhe atė tė OSBE-sė. Kreu i republikanėve Fatmir Mediu dhe deputeti i PBK-sė Alfred Cako tė cilėt ishin tė pranishėm gjatė shqyrtimit tė kėtyre projekteve u shprehėn se projekligji i OSBE-sė ėshtė antikushtetues. Ata i kėrkuan anėtarėve tė komisionit qė ta rrėzojnė kėtė projektligj nė votimin qė do tė bėhet sot, pėr t'i dhėnė kėshtu hapėsirė projektligjit tė hartuar prej tyre. Kreu i republikanėve, Mediu theksoi se aryeja e kėrkesės pėr tė votuar variantin e opozitės ėshtė ajo e zbatimit real tė tij pas miratimit. Ai nėnvizoi se njė gjė e tillė do tė jetė shumė e vėshtirė pėr t'u bėrė me projektin e OSBE-sė, pasi "vetė qeveria nuk ka bėrė publike faturėn e kompensimit". "Qėllimi nuk ėshtė vetėm rregullimi i njė padrejtėsie, por rregullimi i njė konflikti social dhe me njė kosto financiare shumė mė tė ulėt nė krahasim me atė qė parashikohet tė jetė nė draftin e OSBE-sė", tha Mediu. Nėnkryetari i kėtij komisioni, Zyhdi Pepa, pėrfaqesues i PS-sė, tha se vullneti i forcės poltike qė ai pėrfaqėson ėshtė kundėr projektligjit Cako-Mediu, dhe se deputėtėt socialistė do tė votojnė kundėr kėtij projektligji. Ai u shpreh se projekti i OSBE-sė parashikon njė kosto sociale dhe politike mė tė ulėt, kurse kostoja financiare ėshtė e njėjtė nė tė dyja projektet e paraqitura. "Kostoja financiare do tė jetė e njėjtė, pasi nė rast se do tė abrogohet 7501, atėherė do tė na duhet tė kompensojmė atyre qė do tu hiqet kjo pronė", tha Pepa. Njė mėnyrė e tillė veprimi, sipas Mediut nuk do tė zgjidhė kurrė ēėshtjen e pronave. "Dua tė theksoj se jo gjithmonė qėndrimet politike pėrputhen me tė drejtėn e pronės private", tha Mediu. Komisioni vendosi qė sot do tė hidhen nė votė tė dy projektligjet nga ku ventėm njėri do tė kalojė pėr miratim nė parlament.


Deklarata e Klosit

Qeveria: Para ish-tė burgosurve
"Qeveria do tė dėmshpėrblejė tė gjithė ish tė pėrndjekurit dhe tė burgosurit politikė pėr vitet e kaluara nė burgjet e diktaturės". Kjo ishte pėrgjigjja e kėrkesės sė bėrė nga kryetari i PLL-sė Eqrem Spahia nė lidhje me nismat e ndėrmarra deri tani nga qeveria shqiptare pėr dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve politikė. Ministri i Shtetit pranė Kryeministrit, Blendi Klosi i cili ishte i pranishėm nė mbledhjen e Byrosė u shpreh se pėr herė tė parė do tė vihet nė buxhetin e shtetit njė shumė e caktuar e cila do tė jetė garant pėr fillimin e kompensimit tė ish tė pėrndjekurve politikė. "Kjo shumė do tė variojė nė varėsi tė mundėsive qė do tė ketė buxheti i shtetit dhe do tė jetė e konsiderueshme, e cila do tė hapė rrugėn pėr kompensimin e mėtejshėm tė ish tė pėrndjekurve politikė", tha Klosi. Nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Parlamentare u shqyrtua gjithashtu edhe ēėshtja e pronave.


Berisha: Ne e hartuam ligjin 7501 pėr pronat

Kryetari i Partisė Demokratike konfirmoi dje mbėshtetjen e plotė pėr draftin e pronave tė paraqitur nga OSBE-ja. Duke e konsideruar draftin e OSBE-sė si zgjidhjen mė tė mirė pėr ēėshtjne e pronave, Berisha dha edhe arsyet pėr njė konsiderate tė tillė. "Projektligji njeh pa kufizim pronėn e pronarit, pėrcakton kthimin dhe kompensimin e saj me vlerėn e tregut, por tani jo mė me arap tė zi apo me qeverinė e Nanos, por ngre nga Parlamenti me balancė tė plotė njė komitet tė kthimit tė pronave", tha Berisha. Kreu i demokratėve u shpreh edhe pėr arsyet qė PD-ja nuk mbėshtet projektin Cako-Mediu. "Ne nuk mund tė mbėshtesim variantin e aleatit sepse ai kėrkon dy gjėra kundėr tė cilave ne nuk kemi ndėrmend tė ngrihemi", tha Berisha. Sipas tij PD-ja nuk mund tė pranojė abrogimin e ligjit 7501, pasi ajo ishte forca politike, e cila ia ka imponuar kėtė ligji PPSH-sė nė vitin '91. "PR kėrkon anullimin e ligjit 7501, ligj nė tė cilin ne iu imponuam Partisė sė Punės nė vitin '91 pėr pronėsinė e tokės, kur ajo ishte kundėr pronėsisė, si dhe kėrkon anullimin e ligjit tė viti '94, nė tė cilin ne shpallėm pronarė fermerėt nė tokėn e fermave, iu falėm tokėn e shtetit rreth 200 mijė hektarė tokė, kėtė nuk mund ta bėjmė", tha Berisha nė fund tė fjalės sė tij. Ai i siguroi tė gjithė pronarėt e ligjshmė se me projketin e OSBE-sė bėhet zgjidhja mė e drejtė e problemit tė tyre.


Faqe 6 - Politikė

11Nentor 2003

 
Kreu demokrat rivlerėson reformėn agrare tė ‘45 dhe ligjin 7051 dhe kundėrshton partitė aleate tė tij
 
“Reforma na ndau nga feudalizmi”
Berisha: S’pranojmė draftin e Mediut dhe qeverisė, por tė OSBE
 

Agim Haxhiu

Berisha cilėsoi dje si tė drejtė reformėn agrare tė 1945-ės, sikurse nuk do tė hedhė poshtė Ligjin 7501 pėr Pronat, tė pėrfoluar nga tė gjitha partitė e tjera opozitare.

Kryetari i Partisė Demokratike kundėrshtoi dje draftin e paraqitur nga aleati i tij republikan, Fatmir Mediu, i cili hedh poshtė Ligjin 7501, ku pronarė njihen ata tė cilėt pėrfituan nga ndarja e tokės sė fermave, sikurse hedh poshtė edhe reformėn agrare. Berisha hodhi poshtė edhe draftin e qeverisė, pasi nuk njeh tė drejtėn e pronės pa kufizim, sikurse edhe kompensimin me vlerė reale tė tokės, ndėrkohė qė u shpreh se drafti i OSBE-sė ka mbėshtetjen e plotė tė PD-sė.

Reforma agrare
«Reforma agrare nuk mund tė them se nuk ka patur absurditete, por ėshtė njė proces qė u zhvillua pėr tė shkėputur vendin nga feudalizmi. Njė reformė tė tillė e kanė zhvilluar edhe vende tė tjera qė nuk kanė pėsuar diktatura komuniste», u shpreh Berisha. Ai shtoi se selia blu do tė japė gjatė ditėve tė ardhshme sugjerimet, tė cilat ndihmojnė nė pėrmirėsimin e Ligjit pėr Pronat, i cili nuk ka si bazė vetėm reformėn agrare, por edhe tė Ligjit 7501, tė hartuar nga demokratėt qė nė vitin 1991.

Mbėshtetja e 7051
Pavarėsisht nga kontestimet e partitė e opozitės pėr kėtė ligj, qė njeh si pronarė ata tė cilėt pėrfituan nga shpėrbėrja e fermave, Berisha tha se ky ligj ėshtė i drejtė dhe jo vetėm pėr atė kohė. «Nuk mund tė mbėshtesim variantin e Mediut, pasi kėrkon anulimin e Ligjit 7501, ligj tė cilin ne ia imponuam Partisė sė Punės nė vitin ’91. Ne shpallėm pronarė fermerėt nė tokėn e fermave, duke falur tokėn e shtetit pėr rreth 200 mijė hektarė dhe ne nuk tėrhiqemi nga vendimi i marrė nė atė kohė», tha ai. Berisha, pasi ka hedhur poshtė draftin e qeverisė, pasi nuk njeh pronėn e pakufizuar, sikurse edhe nuk pranon kompensimin me vlerėn e tregut, dha mbėshtetjen e plotė pėr draftin e paraqitur nga OSBE-ja.

 

Pronarėt e Jugut, letėr Berishės

Ish-pronarėt nė Jug tė vendit, njėkohėsisht anėtarė dhe simpatizantė tė PD-sė, i kanė drejtuar njė peticion Sali Berishės, ku i kėrkojnė qė tė mos miratojnė projektligjin e OSBE-sė pėr pronat. Nė tė kundėrt, ata paralajmėrojnė protesta kundėr PD-sė, ashtu sikundėr OSBE-sė.

 

Fatmir Mediu
“Berisha kundėr pronarėve”

Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu tha se, qėndrimi i Berishės pėr tė mbrojtuar reformėn agrare tė 1945-ės si dhe Ligjin 7501, ėshtė njė pozicionim i kreut demokrat nė kundėrshtim me ato tė pronarėve tė ligjshėm. «Mbėshtetja pėr njė reformė, sikurse ajo agrare e bėrė nga Enver Hoxha, duke e vlerėsuar si njė hap pozitiv nė historinė e vendit, ėshtė njė qėndrim aspak i motivuar pėr tė mos thėnė njė lajthitje politike», u shpreh kreu republikan. Po ashtu, ai kundėrshtoi edhe mbėshtetjen qė Berisha ka dhėnė ndaj Ligjit 7501. «Ėshtė absurde tė mendosh qė njė fermer tė bėhet pronar, kur kjo e fundit u ngrit mbi tokėn e njė pronari tė ligjshėm, apo edhe nė prona tė shtetit.

 

Shpėtim Roqi
“PD po mbron Hoxhėn”

Kryetari i Partisė Balli Kombėtar, Shpėtim Roqi, deklaroi dje se mbrojtja e Berishės pėr njė periudhė tepėr tė errėt tė historisė, si ajo e reformės agrare tė vitit 1945, flet pėr njė politikė qė ky i fundit po ndjek nė mbrojtje tė sė majtės. «Edhe vetė deputetėt socialistė nuk kanė dalė deri tani nė mbrojtje tė njė reforme famėkeqe, si ajo agrare e bėrė nga diktatori Enver Hoxha. Ndaj ėshtė njė turp qė njė veprim tė tillė e merr vetė kreu i partisė mė tė madhe opozitare, Sali Berisha», tha ai. Sipas Roqit, nuk mund tė flitet pėr njė ligj transparent mbi pronat, nė njė kohė kur flitet pėr kompensim tė pronave, por nė anėn tjetėr, u mohohet kjo pronė personave legjitimė. «Si mund tė flitet pėr kompensim, kur askujt nuk i njihet prona, apo t’i vlerėsohet ajo», tha ai.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
 
 Gazeta55

Deputeti Pjetėr Arbnori, merr pjesė nė kongresin ndėrkombėtar "Memento Gulag", i thirrur nga Komitetet pėr Liritė 

Kongresi ndėrkombėtar Memento Gulag, i thirrur nga Komitetet pėr Liritė, i pėrbėrė nga delegatė disidentė nga shumica e vendeve komuniste, ose ish‑komuniste, me nė krye disidentin e njohur rus Valeri Bukovski, disidentin kuban, Armando Valladarės, etj, u mbajt nė Romė nė 7 shtator tė vitit 2003. Nė kongres morėn pjesė edhe historianėt Stephane Cortois, Roberto Mattei, Vittorio Strada.

Gjatė tij, senatori Gustavo Selva, paraqiti propozimin e ligjit pėr vendosjen e njė dite "Memento Gulag", (Kujtimi i Kampeve tė Pėrqendrimit).

Kėtė kongres e pėrshėndeti ambasadori i Ukrainės dhe u shfaq filmi "Uria e vitit 1933", pėr genocidin e popullit ukrainas. Nė kongres u paraqitėn dėshmi nga tė mbijetuarit e burgjeve e kampeve: Pjetėr Arbnori, Bujval, Jin Sheng, Pazhnjak, Valladares dhe u dhanė edhe mocionet e Komiteteve tė Lirisė.

Deputeti Pjetėr Arbnori, nė fjalėn e tij nėnvizoi veēanėrisht pėrndjekjet qė pėsojnė ish‑tė burgosurit politikė tė Shqipėrisė, pėr mosmiratimin e njė projektligji pėr dėmshpėrblimin e ish‑tė burgosurve, familjeve tė tė pushkatuarve, pėr tė internuarit politikė. Pjetėr Arbnori tha se ēdo javė bėheshin demonstrata para parlamentit, para kryeministrisė, para presidencės, ku kėrkohej zbatimi i Kushtetutės dhe nenit 57 tė "Kodit Penal", qė parashikon dėmshpėrblimin e tė gjithė atyre qė kanė marrė pafajėsinė me ligj tė posaēėm nga Kuvendi i Shqipėrisė. Tė gjithė tė burgosurit e tė gjitha shoqatave, kanė bėrė protesta, greva urie, peticione pėr dėmshpėrblimin e kėtyre njerėzve tė persekutuar edhe sot, qė janė pa punė, pa shtėpi. Nė gjashtė vjet, pushteti demokratik bėri pėrpjekje pėr t'i shpėrblyer pjesėrisht, por jo sa duhet. Ndihmat u prenė pas rebelimit mafioz‑komunist tė pas-1997-ės. Deputeti Pjetėr Arbnori mblodhi 53 firma deputetėsh demokratė, socialistė, republikanė, ballistė, legalistė dhe ēdo seancė bėn thirrje nė Kuvend pėr dhėnien e dėmshpėrblimit tė merituar e tė ligjshėm.

Kongresi e dėgjoi me vėmendje fjalėn e deputetit shqiptar, i cili foli edhe mė gjatė pėr jetėn e vėshtirė nėpėr kampet e burgjet komuniste. Ai shpėrndau falas librin e tij "10360 ditė e netė nė burgjet komuniste" dhe broshurat me tė njėjtin titull anglisht, italisht, gjermanisht dhe frėngjisht. Rai Uno, Rai Due dhe Rai Tre, i morėn intervista tė gjata tė mbijetuarit tė kampeve e burgjeve shqiptare, pas mė tepėr se 28 vjetėve. Atė e pyetėn hollėsisht edhe pėr kujtimet qė kishte pėr martirėt e kishės katolike, qė ka njohur qė nė fėmini, ka pasur mėsues, ka dėgjuar gjyqet, ose i ka njohur nėpėr burgje, si Kardinal Koliqin, at Pjetėr Mėshkalla, at Anton Kuli, at Xhovan Faust, at Daniel Dajani, dom Nikollė Mazreku, at Konrad Gjolaj, dom Martin Trushi, dom Ndoc Vogaj, imzot Zef Simoni, at Mark Harapi, dom Ndoc Ndoja, etj. Kuvendi vazhdon punimet dhe do tė ketė edhe njė seancė nė Milano.