Faqja 12/13 - SPECIALE

Nentor 11, 2003

 

DOSSIER
 
Mbreti Zog i kėrkoi mėrgatės politike tė rrėzonin Enverin
 

Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė premtes, u njohėm me peripecitė qė kaluan nė nėntorin e vitit 1944, eksponentėt kryesorė tė forcave tė Ballit dhe Legalitetit, tė cilėt u detyruan tė largoheshin nga Shqipėria prej hakmarrjes sė forcave partizane tė Enver Hoxhės. Pas mbėrritjes nė qytetin e Tivarit nė Malin e Zi, eksponentėt nacionalistė nė fillim nuk u lejuan tė zbrisnin nga dy kamionėt me tė cilėt patėn udhėtuar nga qyteti i Shkodrės, pasi forcat partizane serbo-malazeze tė marshallit Josif Broz Tito, kishin rrethuar qytetin. Vetėm pasi u errėsua, ballistėt dhe legalistėt mundėn tė hipnin nė anijen e ulqinakut Sulejman Latifi, tė cilit i kishin paguar nga dhjetė napolona floriri. Tė nesėrmen e asaj dite, anija me tė cilėn udhėtonin nacionalistėt shqiptarė, mbėrriti nė portin e qytetit tė Barit nė Italinė e Jugut. Pas kontrolleve dhe marrjes nė pyetje, ata i shėpėrndanė nė disa kampe tė cilat ishin ngritur enkas nga Forcat Aleate anglo-amerikane, pėr pritjen e emigranėtve politikė shqiptarė dhe atyre tė shteteve tė tjera tė Europės Lindore. Gjatė kohės qė emigrantėt politikė shqiptarė ishin nė kampin e Barit, disa prej tyre kėrkuan leje dhe u lejuan qė tė dilnin nė qytet ku u takuan me disa nga ushtarakėt e Misionit tė Qeverisė Shqiptare qė ishte atashuar pranė Kuartierit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Aleate me qėndėr nė Bari. Po kėshtu edhe nė kampet e refugjatėve politikė shqiptarė, shkuan pėr takim disa nga ushtarakėt e qeverisė sė Enver Hoxhės, si kapiteni Nuri Huta, i cili mes tė tjerash u takua edhe me ish-mėsuesin e tij, Mit'hat Frashėrin.
(vijon nga numri i sė premtes)


Pas pak ditėsh, emigrantėt shqiptarė i ndanė nė dy grupe. Njėrin grup nė tė cilin bėnin pjesė krerėt e Ballit, si Mit'hat Frashėri, Vasil Andoni, Hasan Dosti, Faik Quku, e pasuesit e tyre: Rushdi Daca, Emin Kopliku, Teki Xhindi etj, si dhe legalistėt Sali Myftija, Mul Bajraktari, Selim Damani, Zydi Karagjozi, Sadik Shaska, Arif Peza, Hysen Prishtina etj, i mbajtėn aty nė kampin e Rexho Emiljas. Bashkė me ata, nė atė kamp, qėndruan dhe disa nga krerėt e "Bllokut Indipendent", qė kishin mbėrritur mė pas nė kampet italiane, siē ishin Tahir Kolgjini, Munir Tėrshana, Man Kukaleshi, Mehmet Bej Olltuni etj. Kurse nė grupin tjetėr qė u dėrgua nė kampin e Barletas, bėnin pjesė Xhemal Laēi, Ago Agaj, Irfan Ohri, Jahja Mancaku, Asllan Mersini, Hamza Drini, Dule Sevrani, Akil Derhani, Mexhit Xhaferi etj. Aty nga fundi i vitit 1946, nė kampin e Rexhio-Emiljas ku vazhdonin tė vinin emigrantė tė tjerė politikė qė arratiseshin nga Shqipėria, mbėrritėn njė sasi e madhe ndihmash humanitare nė ushqime dhe veshmbathje tė cilat i kishte dėrguar Mbreti Zog nga Egjypti. Lidhur me kėtė gjė A.P. njė nga eksponentėt legalistė qė ishte nė Rexhijo-Emilja kujton:" Pakot qė na dėrgoi Mbreti Zog, nuk ishin vetėm pėr ne emigrantėt politikė, por aty kishte pėr tė gjithė shqiptarėt qė ishin nė Itali. Pas mbėrritjes sė tyre, pranė kampit tonė erdhėn dhe shumė shqiptarė tė tjerė nga qytete tė ndryshme tė Italisė, kryesisht studentė qė u furnizuan me to".

Nga Italia nė Damask
Emigrantėt politikė qė ishin nė kampin e Rexhjo-Emiljas, qėndruan aty deri nga fundi i vitit 1947. Hera herės shumė prej tyre transferoheshin pėr nė kampin e Banjolit, qė ishte vend tranziti dhe nga aty ata shpėrndaheshin nė vende tė ndryshme tė botės, si nė Amerikė, Kanada, Australi, Brazil, Venezuelė etj. Kjo gjė u arrit pasi pėr emigrantėt shqiptarė kryesisht djemtė e rinj, interesoheshin ambasadat e atyre vendeve qė ishin tė akredituara nė Itali. Emigrimi i shqiptarėve nga Italia nėpėr botė, vazhdoi deri nga viti 1948, ku njė pjesė e madhe e tyre qė ishin nė kampin e Banjolit kėrkuan tė shkonin nė Siri. Pėr tė shkuar nė Siri, emigrantėt politikė shqiptarė, u ndihmuan nga zonja Mirvete Sula qė ishte konsulle e Mbretėrisė shqiptare nė Egjypt, pasi Mbreti Faruk i Egjyptit, vazhdonte tė njihte ende qeverinė nė mėrgim tė Mbretit Zog, tė cilin e kishte strehuar familjarisht nė njė vilė luksoze nė Aleksandri. Zonja Sula i paisi me viza pashaportat e Mbretėrisė Shqiptare qė i kishin ende shumė prej emigrantėve politikė dhe me anė tė organizmave tė ndryshme tė Komisariatit tė Lartė tė Refugjatėve u bė e mundur pagimi i njė vaporri qė i mori ata nga porti i Napolit pėr nė Siri. Ndėr emigrantėt qė shkuan nė shtetin arab, ishin Arif Peza, Neshat Kolonja, Jahja Mancaku, Mul Bajraktari, Isa Manastirliu, Hamza Drini, Xhelal Bushati, Mato Murati, Hafuz Azemi, Daut Azemi, Haki Omari, Reshat Biēaku, Dervish Biēaku, Sadik Mollasi etj. Bashkė me kėtė emigrantė, pėr nė Siri shkuan dhe zonja e ish Ministrit tė Jshtėm shqiptar, Mehmet Konica, me dy vajzat Lavdien e Merushen. Mėrgata politike shqiptare u prit mjaft ngrohtė nė Damask dhe pėr ta u kujdes personalisht vetė Kryetari i Shtetit, Shykėri Kuatli, i cili ishte miku i ngushtė i Mbretit Zog. Me interesimin e tij, tė gjithė shqiptarėt u sistemuan dhe iu dha asistenca sociale nga shteti sirian. Nė fillim emigrantėt shqiptarė i vendosėn nė Damask, nėpr disa dhoma pranė xhamisė sė Sulltan Selimit, kurse familjarėt nė shtėpi tė mira. Pas kėsaj, shumė nga emigrantėt qė donin tė punonin, u sistemuan nė punė tė ndryshme. Nė Damask, pėr emigrantėt shqiptarė u interesua edhe Shefqet Gavoēi, djali i Sulejman Gavoēit nga Shkodra, i cili kishte porosi tė veēantė nga Mbreti Zog. Pas grupit tė Italisė nė Damsak mbėrritėn dhe grupi i kosovarėve me Xhafer Devėn, Xhelal Mitrovicėn, Tahir Zajmin, Rexhep Krasniqin, Rauf Maliqin etj, tė cilėt u sistemuan nė shtėpi tė veēanta.

Thirrja e Zogut e shpėrndarja e mėrgatės
Grupi i shqiptarėve tė Sirisė qėndroi aty deri nė gushtin e 1949-ės, e mė pas u shpėrndanė nė SHBA, Kanada, Australi etj. Nga emigrantėt qė mbetėn nė Itali, vetėm njė pjesė e vogėl e tyre qėndroi aty, kurse tė tjerėt u shpėrndanė nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Krerėt e Ballit Kombėtar, Mithat Frashėri, Hasan Dosti, Vasil Andoni e disa tė tjerė pasues tė tyre, ju aprovua kėrkesa dhe shkuan pėr nė SHBA. Aty nga fillimi i vitit 1948, Mbreti Zog thirri nė Egjypt tė gjithė krerėt kryesorė tė mėrgatės politike shqiptare qė ishin shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė botės. Kėsaj thirrje ju pėrgjigjėn edhe ish kundėrshartė e tij si Mustafa Merlika e disa krerė tė Ballit. Aty mungoi vetėm Mit'hat Frashėri. Zogu ju tha atyre:" Nė doni ta shpėtojmė Shqipėrinė nga kthetrat e komunizmit, hajdeni e mblidhuni tė gjithė dhe krijoni qeverinė. Unė do t'ju mbėshtes pa rezerva." Pas fjalėve tė Mbretit, Abaz Kupi rendi pėr nė Nev York, pėr t'i mbushur mėndjen Mit'hat Frashėrit, qė tė vintė pėr tu takuar me Zogun. Tė nesėrmen e asaj dite qė Kupi i rregulloi pashaportėn, Frashėri u gjet i vdekur nė dhomėn e tij. Pas kėsaj mėrgata politike shqiptare u pėrēa nga konfliktet e ndryshme qė kishin filluar prej kohėsh ndėrmjet tyre, duke krijuar disa komitete, gjė e cila i krijoi mundėsinė Enver Hoxhės, qė ta mbante e ta forconte mė tej pushtetin e tij komunist.


Oficeri britanik: "Ja pse nuk e morėm Abaz Kupin nė Itali"

Kur Kuartieri i Pėrgjithshėm kishte urdhėruar pėre herė tė parė largimin tonė, ne kishim kėrkuar qė tė merrnim me vete edhe trupat turkmene dhe italiane. Ishte pranuar gjithashtu tė vinin me ne tre pėrkthyesit besnikė shqiptarė, tė cilėt, megjithėse ishin njerėz tė thjeshtė, mund tė kishim probleme me komunistėt, pėr bashkėpunimin me ne. Tani kėto vendime, ishin ndryshuar nga fakti se numri i turkmenėve dhe italianėve do tė zgjaste, duke rrezikuar, kohėn e hipjes nė anije, ndėrsa shpėtimi i pėrkthyesve na sillte ngatėrresa nė LNĒ. Ishim urdhėruar tė merrnim me vete vetėm personelin britanik dhe si njėfarė lėshimi katėr rusėt tanė. Ishte diēka e rėndė tė linje trupa qė na kishin shėrbyer me besnikėri, por as turkmenėt as italianėt nuk dinin gjė mbi planet tona. Ndonėse u kishim thėnė pėrkthyesve tanė, se po tė largoheshim do t'i mirrnim me vete, tani me keqardhje po kryenim aktin e shėmtuar, duke u thėnė se nuk mund tė vinin me ne. Ata e kuptuan dhe pranuan idenė tonė pėr tė mbetur nė Shqipėri. Ndėrkohė me dinjitet e mbajtėn veten dhe nuk kėrkuan kurrfarė shpjegimi. Por qėllimet tona u mbajtėn shumė fshehtė, nga pjesėtarėt e tjerė tė kampit. Sidomos u trembeshin turkmenėve, tė cilėt mund tė na ndalonin nė njė veprim tė tillė, madje duke na quajtur si dezertorė. Atė pasdite i dogjėm dokumentat tona dhe u pėrpoqėm tė vemė punėt nė rregull. Kishin kaluar disa javė qė kur Kurtieri ynė i Pėrgithshėm nuk kishte qenė nė gjendje tė na dėrgonte fonde tė reja dhe tani arka jonė ishte katandisur nė shtatė stėrlina. Truprojat nuk ishin paguar qė prej njė muaji dhe pėrveē kėsaj, kishim hyrė nė borxh pėr mbajtjen e misionit dhe ushqimin e turkmenėve. Tė linim fshatarėt pa paguar, do tė shkonim mė thellė nė rrugėn e turpit, prandaj pranuam pesėdhjetė napolona flori nga Abaz Kupi, pėr tė shpėtuar nderin tonė. Kur filloi tė ngryset, ndėrsa turkmenėt kėndonin rreth zjarreve, u ulėm me Abaz Kupin pėr takimin e fundit. Ai dukej se kishte besim qė barka do tė vinte dhe me ndihmėn e Petritit dhe tė Gaqo Gogos, e ndihmuam tė pėrpilonte njė shpallje lamtumire drejtuar popullit shqiptar. Kur u tha gjithshka qė ishte pėr t'u thėnė, ngritėm dollinė shqiptare me "Tungjatjeta" dhe hėngrėm sė bashku, nė heshtje pėr herė tė fundit. Jashtė, kampi flinte dhe aty nga ora dhjetė, dhamė urdhėr qė tė shaloheshin kuajt. Dita kishte qenė e vrenjtur dhe e lagėsht, por nga muzgu kishte dalė njė ylber dhe nata ndriēohej nė dritėn e ftohtė tė hėnės. E pėrqafova Abaz Kupin, u hodha mbi shalė dhe pa e kthyer kokėn prapa, vazhdova rrugėn midis grupeve tė njerėzve qė flinin, tė strukur rreth zjarreve qė po veniteshin. Rruga jonė nga pylli na ēonte pėrmes kėnetave dhe njė lagune tė gjerė, ku uji arrinte deri nė qinglėn e kalit tim. Nė fillim heshtja e natės, prishej vetėm nga tingujt e plluquritjeve. Por pas pak, filluam tė dallonim mėrmėrimin e valėve tė detit, qė pėrplaseshin butė nė bregun prej rėre. Pėrtej lagunės u ngjitėm nė njė dunė dhe duke ēarė rrugėn me kujdes, pėrmes njė fushe tė minuar gjermane, zbritėm nė bregdet. Deti ishte i qetė si njė liqen dhe mbi horizont, varej poshtė hėna e plotė. Njė bunker gjerman gjendej dy kilometra larg nė drejtim tė veriut, por ne besuam, qė garnizoni ishte tepėr i demoralizuar dhe nuk do tė na binte nė qafė. Kur hėna ra poshtė, ndezėm njė zjarr prej shkurresh dhe tė mbėshtjellė me kapota, u ulėm pėr tė pritur ardhjen e anijes. Duhej tė kishin kaluar dy orė, dhe unė nuk po pėrpiqesha tė shihja pėrtej errėsirės, kur Maklini mė tregoi njė hije tė zezė nė det. Dukej sikur ishte rreth nėntėdhjetė metra larg dhe u habita qė nuk e kisha vėnė re mė parė. Prej saj u shkėput shpejt njė hije mė e vogėl dhe, ndėrsa valėt e shtynin ndaj bregut, pamė se ishte njė lundėr zbarkimi me fund tė rrafshtė. E punonin me rrema dy marinarė dhe njė oficer i ri, i cili zbriti dhe na pėrshėndeti. Ai i pėrkiste "sigurimit" dhe ishte dėrguar enakas pėr t'u siguruar qė ne, nuk do tė merrnim me vete Abaz Kupin. U dhashė lamtumirėn Shaqirit dhe Halitit, ndėrsa Kalaverit besnik i dorėzova kalin me hejbet e shalės si dhe njė grusht flori. Ky cub thatim dhe i rreshkur mė puthi faqet, duart dhe shpėrtheu nė lot si njė fėmi. Hipa nė lundrėn e zbarkimit me Haberdajnin dhe dy rusė, ndėrsa shqiptarėt na shtynin me thirrjet "Tungjatjeta". Pas disa pak minutash ndodheshim pranė njė benzinate tė tipit MAS qė drejtohej nga njė ekuipazh italian. Ivani mė ndihmoi tė ngjitesha nė kuvenrtė dhe u ula i dėshpėruar mbi njė grumbull litarėsh. Anija nuk ishte e rehatshme dhe nuk kishte asgjė tė veēantė. Ajo ngjante me avionin, nga i cili ishim hedhur tetė muaj mėparė. Marinarėt u dhanė sėrish rremave nė drejtim tė bregdetit dhe pas pak, u kthyen me Maklinin, |Dejvisin dhe rusėt e tyrė. Kur kishim hypur tė gjithė, lundra e zbarkimit u ngjit me vinē nė anėn e anijes. Mė pas motorėt u ndezėn dhe anija shkau qetėsisht nėpėr det. Pasi u larguam nga Kepi i Rodonit, kapedani dha urdhėr qė tė ecej me shpejtėsinė mė tė madhe. Ne shkonim plumb pėrpara, tė mbuluar nga njė re stėrkalash. Duke vėshturar nė errėsirėn qė venitej, munda tė shquaj bregun e ulėt shqiptar dhe malet e zeza tė Malit tė Zi qė binin poshtė nė det.
(Sipas kujtimeve tė misionarit britanik nė Shqipėri, Xhuljan Emeri)