12 Prill, 2003 Copyright 2002 Shekulli
Meta, Statusi final i Kosovės, kėrkon kohėn e tij

TIRANĖ- “Ēėshtja e statusit final tė Kosovės kėrkon kohėn e tij”. Zėvendėskryeministri dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta ka mbajtur dje kėtė qėndrim, duke anatemuar idetė e hedhura nga politikanėt kosovarė pėr pavarėsinė e Kosovės, ku ndėr to, spikat ai i kreut tė PDK-sė, Hashim Thaēi, i cili ėshtė pėr moratorium tė kėsaj treve shqiptare nėn administirmin e OKB-sė. “Pėrsa i takon ēėshtjes sė Kosovės, propozimit tė zotit Thaēi dhe qėndrimit mė tė fundit qė kemi gjetur tek udhėheqėsit e rinj nė Beograd, dua tė theksoj se ēėshtja e statusit final tė Kosovės do tė kėrkonte jo vetėm kushte tė brendshme mė tė mira, pra, njė funksionim mė tė mirė tė institucioneve, njė bashkėjetesė mė tė qėndrueshme midis shqiptarėve, serbėve dhe grupeve tė tjera etnike atje, por do tė kėrkonte gjithashtu edhe njė angazhim mė tė madh tė komunitetit ndėrkombėtar pėr definimin pėrfundimtar tė kėsaj ēėshtjeje, ashtu sikurse do tė kėrkonte edhe rrethana mė tė mira rajonale”,-deklaroi dje Meta. Sipas tij, “parėsore nė pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės, duhet tė jetė e drejta e gjithė qytetarėve tė Kosovės, pa dallim etnik pėr t'u shprehur pėr tė ardhmen e saj dhe kjo shprehje e vullnetit tė tyre, duhet tė bėhet nė bashkėpunim tė ngushtė me Komunitetin Ndėrkombėtar”. Mė tej, ministri i Jashtėm shtoi se "kemi vlerėsuar vendosjen e njė mekanizmi tė ri nė kuadėr tė Stabilizim-Asociimit mes Komisionit Evropian dhe autoriteteve tė Kosovės"."Duhet tė hidhen hapa mė tė vendosur pėrmes pjesėmarrjes institucionale, nė pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e Stabilizim-Asociimit. Kosova duhet tė jetė pjesėmarrėse edhe nė shumė forume dhe institucione tė tjera, qė do tė jepnin mundėsinė qė tė mos ndihej e izoluar, pėr shkak tė mospėrcaktimit tė statusit tė saj",-tha Meta. Sipas tij, "edhe udhėheqja e re nė Beograd, synon hapjen e njė dialogu sa mė tė shpejtė, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės”.
B.Hoti


 

12/04/2003
Per statusin e Kosoves, kushte me te mira
Ministri Meta tha se statusi final i Kosoves kerkon, jo vetem kushte te brendshme me te mira, nje funksionim me te mire te institucioneve, nje bashkejetese me te qendrueshme midis shqiptareve, serbeve dhe grupeve te tjera etnike atje, por gjithashtu edhe nje angazhim me te madh te komunitetit nderkombetar per percaktimin perfundimtar te kesaj ceshtjeje, si dhe rrethana me te mira rajonale. "Paresore ne percaktimin e statusit final te Kosoves duhet te jete e drejta e te gjithe qytetareve te Kosoves pa dallime etnike". Persa i perket udheheqjes se re te Beogradit, shtoi ai, duket se synon hapjen e nje dialogu sa me te shpejte per zgjidhjen e statusit te Kosoves. "Megjithate, - shtoi Meta, - kjo eshte nje ceshtje qe kerkon kohen e saj. Mendojme se Kosova duhet te jete pjesemarrese edhe ne forume dhe institucione te tjera, qe do t'i jepnin mundesine te mos ndihej e izoluar per shkak te mospercaktimit te statusit".